SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (1)

Prishtinë, 25 mars 2021: Dokumente nga Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura të Republikes së Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes Popullore (Drejtoria e Zbulimit), për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë

Demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Në arkivat e shtetit shqiptar ekzistojnë dokumente relevante arkivore si burime me vlerë historike të dorës së parë, të cilat ndihmojnë që analizat dhe përfundimet shkencore të jenë sa më të besueshme e më të qëndrueshme përballë kohës dhe kritikes së mirëfilltë historiografike. Duke u mbështetur në dokumentet e këtyre fondeve, Tirana zyrtare ishte në dijeni për shumë zhvillime politike që ndodhnin në atë kohë në Jugosllavi dhe Kosovë.

Demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, patën jehonë sidomos në Republikën Popullore të Shqipërisë, e cila jo vetëm që vlerësoi kërkesat e demonstruesve, por dënoi pa mëdyshje dhe me vendosmëri qëndrimin e autoriteteve jugosllave ndaj tyre.



Kjo, u prit me zemërim në qarqet jugosllave, e cila akuzoi Shqipërinë se qëndronte prapa demonstratave në Kosovë, që jetonin nën pushtimin e RSFJ-së. Në Jugosllavi edhe mendohej se Shqipëria do të heshte, duke pasur në konsideratë rrethanat konkrete të zhvillimit të atyre ngjarjeve, që kishin të bënin me vendin dhe rolin e Jugosllavisë në marrëdhëniet me Shqipërinë, mbetjen e saj pa aleat të madh pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën etj. Megjithatë, ngjarjet rrodhën ndryshe. Byroja Politike e Komitetit Qendror dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë mbajtën qëndrim shumë kritikë ndaj Jugosllavisë dhe në veçanti ndaj politikës serbe. Nga këto dokumente vërehen segmente të shumta të hulumtimeve e studimit të rrethanave të përgjithshme të vitit 1981. Nga ky angazhim i jashtëzakonshëm i shtetit dhe institucioneve të Mbrojtjes kuptojmë se Republika e Shqipërisë kishte përcjellë me shumë vëmendje, të gjitha zhvillimet në Kosovë, dhe kishte siguruar të dhëna sekrete nga të gjitha burimet e mundshme…!

Këto dokumente, sipas gjykimit tonë, janë faktografi shumë të rëndësishme historike, të cilat do t’u shërbejnë studiuesve të Lëvizjes sonë Kombëtare në përgjithësi dhe të Demonstratave të vitit 1981 në veçanti, për të mbushur boshllëqet e ndjeshme që ka historiografia jonë, sidomos në dokumentet e këtij karakteri.

***

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE

SHTABI I PËRGJITHSHËM

Tiranë, më 13. 4. 1981

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

(Drejtorisë së III)


Lënda: Mbi të dhëna me karakter ushtarak për ngjarjet në Kosovë.

Shtabit të Përgjithshëm i interesojnë të dijë të dhëna me karakter ushtarak rreth zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë:

1. Sasia e forcave dhe dislokimi i tyre në territorin e Kosovës para fillimit të demonstratave (11. 03. 1981).

2. Sa forca u dërguan në Kosovë (të ushtrisë dhe policisë) dhe nga cilat rajone të Jugosllavisë u hoqën. Konkretisht cilat njësi apo reparte u dërguan.

3. A u bë mobilizimi i efektivit rezervist për repartet që u dërguan në Kosovë dhe cilat reparte e njësi kaluan në gatishmëri luftarake (të Zonës 2-të Ushtarake të Nishit, Zonës 3-të Ushtarake të Shkupit, Rrethit Ushtarak Autonom të Titogradit, etj.).

4. Drejtimet e lëvizjes së forcave dhe mënyra e transportimit te tyre (me makina, helikopterë, aeroplanë transporti etj.).

5. Brenda sa kohëve erdhën forcat e ushtrisë dhe policisë në Kosovë dhe si bashkëvepruan midis tyre për shtypjen e demonstratave.

6. Në cilat rajone konkrete u dislokuan forcat e reja të dislokuara dhe si u përdoren konkretisht.

7. Çfarë masa u morën për përforcimin e kufirit në vendin tonë. Në cilat drejtime u përqendrua më tepër vëmendja dhe cilat drejtime u lanë më të zbuluara.

8. Masat konkrete që u morën gjatë shpalljes së gjendjeve së jashtëzakonshme (përveç masave të tilla si bllokimi i hyrjeve të qyteteve me tanke e transportues të blinduar, vendosjes së mitralozëve në kryqëzimet e rrugëve në qytete etj.).

9. Sa dhe cilat forca u përdoren për përshtypjen direkte të demonstratave.

10. Kush i drejtonte veprimet e reparteve të ushtrisë (atyre të dislokuara në territorin e Kosovës dhe atyre të sjella në këto rajone në kohen e demonstratave).

11. Duke u nisur nga të gjitha masat e marra nga udhëheqja jugosllave për të shtypur demonstratat në Kosovë, a rezulton të jetë i përgatitur dhe i planëzuar që më parë ndonjë plan për ndërhyrje në situata të tilla në Kosovë.



SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHEM TË USHTRISË

VELI LLAKAJ


- VIJON -


© Pashtriku.org


___________________________


PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (1)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11062

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (2)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11069

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (3)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11078

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (4)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11080

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (5)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11086


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks