SHERADIN BERISHA: RREZIKU NGA SHKATËRRIMI I RACAVE DHE KOMBEVE!

Pashtriku, 9 shkurt 2020: Martesat e përziera midis racave dhe kombeve dhe pastaj midis pasardhësve të tyre i shkatërrojne racat dhe kombet!
Në shekujt XIX-XX racat dhe kombet u forcuan! Nëse i analizojmë trendet e shpërnguljeve dhe zhvendosjeve të njerëzve me raca e kombe të ndryshëm nga faktorë gjithashtu të ndryshem (luftërat, varfëria etj), atëherë shekujt XXI-XXII mund të jenë shekuj të shkatërrimit të racave dhe kombeve!
Psikologu, sociologu dhe antropologu francez, Gustave Le Bon (7 maj 1841 – 13 dhjetor 1931) në librin “Psikologjia e racave” shkruan:
“Të kryqëzosh (përziesh) dy popuj, kjo do të thotë të ndryshosh njëherit si konstitucionin e tyre fizik, ashtu dhe konstitucionin mendor.” “Pasoja e parë e kryqezimeve ndërmjet racave të ndryshme” – thotë Le Bon – “është shkaterrimi i shpirtit të këtyre racave, do me thënë, të asaj tërësie idesh dhe ndjenjash të përbashkëta që përbëjnë forcën e popujve, dhe pa të cilat nuk ka as komb, as atdhe”…(f.34)
Një popull mund të humb shumë gjera, mund të pësojë katastrofa, e me pas të mëkembet përsëri. Por kur ai humb shpirtin e vet, i ka humbur të gjitha dhe nuk ngrihet më!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura