Prishtinë, 10 mars 2020: Kush fiton dhe kush nuk fiton : Kosova po i nënshtrohet një presioni për një taksë sikur që qendra e Walt Street-it të ishte në Prishtinë dhe jo në New York. Për një taksë që shtetet normale e vendosin kur të duan , sa të duan dhe si të duan , Kosova po i nënshtrohet një terrorizimi që do të ishte i paimagjinueshëm edhe për Kinën , si fuqi e dytë ekonomike botërore , në kohën kur një numër i madh i qytetarëve të vendit janë në asistencë sociale . Është e vërtetë se taksa është vendosur si digë politike ndaj veprimeve të shfrenuara të Serbisë e që nuk pengohej , as nga shtetet e BE-së e as nga amerikanët e Trampit dhe të Grenellit por se kishte edhe efekt anësorë ekonomik duke e lënë arkën e Vuçiqit pa , së paku 500 milionë euro në vit . Në këtë mënyrë , bërrllogu prodhues i Serbisë e që nuk i pranonte asnjë shtet në botë , gjente vend në Kosovë falë disa biznesmenëve kosovarë , sekserë të Serbisë që e ngritën kapitalin pikërisht me ndihmën e Serbisë. Ishte dhe është një situatë jonormale ; paramendojeni që izraelitët të blinin gjëra ushqimore dhe mallra tjerë nga gjermanët , pas përfundimit të luftës së dytë botërore ?! Është fakt i ditur se pas formimit të Izraelit në vitin 1948 duke okupuar toka palestineze dhe arabe , izraelitët demonstruan një nacional – patriotizëm ekonomik duke mos blerë fare mallra palestineze ndonëse ishin pesfishë më lirë se ato izraelite. Kështu duhet të veprojnë edhe qytetarët e Kosovës duke mos e blerë edhe asnjë prodhim të vetëm që vjen nga Serbia. Mirëpo , është shumë e vërtetë se edhe pleqnarët ndajnë , kryesisht padrejtësi , për faktin se në shumtën e rasteve drejtësia është për të fortët dhe presioni për të lëshuar rrugë bie mbi ta , të dobtit dhe të pa krahë.
Në fillim të viteve 90-të , një delegacion nga Kosova ( Baca Adem Demaçi , Ibrahim Rugova dhe Veton Surroi ) u takua në Beograd me sekretarin e shtetit , z. Bejker i cili ua bëri të qartë se SHBA –të përkrahin integritetin territorial të Jugosllavisë dhe se shqiptarët e Kosovës mund të kërkojnë realizimin e të drejtave vetëm në kuadër të ish – Jugosllavisë dhe Serbisë. Askush nuk reagoi për këtë dhe pasojat erdhën më vonë. Paraprakisht Serbia ia kishte hequr autonominë Kosovës , nën presion dhe me dhunë dhe askush nuk reagoi . U larguan nga puna thuaja të gjithë të punësuarit shqiptarë përjashtuar një numri që vazhdoi të punojë e që punojnë edhe sot në vende të mirëpaguara në institucionet e Kosovës , u mbyllën të gjitha institucionet arsimore , shëndetësore dhe biznesore dhe nuk pati reagime. Vriteshin , arrestoheshin dhe dënoheshin shqiptarët në ish – Armatën jugosllave dhe nuk pati fare reagime. Shqiptarët që punonin , studionin apo jetonin jashtë Kosovës ishin vënë , nën kërcënim dhe presion , në situatë që , ose të burgosen ose të bashkëpunojnë me autoritetet jugosllave dhe serbe. Presionin e bënin së bashku me udhëheqjen shqiptare të asaj kohe të cilët edhe në kohën e krahut të luftës jetuan më mirë se në kohën e Millosheviqit që i shërbyen me shumë zell. Bijtë dhe bijat e tyre sot jetojnë dhe paguhen më mirë se çdo fëmi i një veterani të luftës , dëshmorit , të persekutuarit politikë apo të tjerë. Edhe popat e Shën Exhidios bënin presion të nënshkruhej Marrëveshja për Arsim duke e ulur këtë të drejtë nën nivelin e autonomisë kulturore dhe askush nuk reagoi.
U bë një presion i madh kundër atyre që kundërshtuan Konferencën e Rambujesë e cila , po të nënshkruhej nga Serbia dhe Millosheviqi do ta legalizonte robërinë me këtë marrëveshje ndërkombëtare ose do të siguronte një autonomi kulturore . Kështu , jo pse ishin shumë të mençur ata që nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë sa ishin të marrë dhe budallenjë ata që nuk e nënshkruan , Serbia dhe Millosheviqi.
Marrëveshjen Tekniko – Ushtarake në Kumanovë e nënshkruan pa na pyetur fare kurse nën kërcënim dhe shantazh e demilitarizuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke ia zëvendësuar pushkallat me kazma dhe lopata .
Nën kërcënim i organizonin zgjedhjet e Serbisë në Kosovë sikur që me kërcënim i bënë Zonat e Mbrojtura.
Me kërcënim e bënë Marrëveshjen e Vjenës dhe na imponuan kriminelin kushtetues , Mati Ahtisari i cili vetëm e përligji gjendjen e krijuar në terren duke e bërë një pavarësi të kushtëzuar , shantazhuar dhe me invaliditet të rëndë. Pasojat e saj i vuajmë edhe sot duke na detyruar të pranojmë bisedime edhe për tema që do të duhej të kishin përfunduar në qershor 1999 dhe përfundimisht të hudhen qoftë edhe si ide në vitin 2018.
Me kërcënim e bënë decentralizimin në vija etnike , me kërcënim na imponuan flamurin e Tinës , Himnin E Evropës në ndërkohë që na trajtuan dhe po na trajtojnë si shtetin më të zgjebosur dhe lebroz , na e imponuan Kosovën multietnike. Me kërcënim dhe shantazh e ndanë Veriun e Kosovës duke i lënë nën okupim Serbisë. Me kërcënim e pastruan Veriun e Kosovës duke vrarë dhe përzënë shumë shqiptarë dhe joserbë ashtu sikur ne shqiptarët që përzëmë serbët nga disa qytete brenda Kosovës.
Me kërcënim dhe shantazh na e imponuan Kushtetutën me të cilër serbët trajtohen si “ nebeski narod – popull hyjnor “ dhe po kjo Kushtetutë nuk na mundëson ta bëjmë edhe as një pordhë të vetme pa pëlqimin e 2/3 të serbëve.
Na kërcënuan dhe shantazhuan se duhet ta pranojmë formulën idioteske “ Standardet para statusit “ sikur që na detyruan që masakrimin juridik të kriminelit kushtetues , Mati Ahtisari ta pranojmë si Kushtetutën më demokratike në botë .
Me kërcënim të Pushikarit dhe ambasadorit Dell dhe me disa politikanë të korruptuar të krahut të luftës , u eliminua nga mundësia e të bërit president ATE që tërë jetën ia kushtoi popullit , shtetit , lirisë dhe bashkimit këmbëtar, i Papërsëritshmi Baca Adem Demaçi për ta zgjedhur president njeriun që me asgjë nuk e meritoi këtë post , ose më mirë ta them , personi i fundit në botë që duhej të bëhej president i Kosovës , Gjet Macolli.
Me kërcënim dhe shantazh na e imponuan BechDell Enkën , Procreditin , Monako Telekomin, faljen e aseteve përmes mendermethënë procesit të privatizimit shteteve që investonin në Serbi kurse fitonin në Kosovë.
Me dhunë na i plaçkitën 20 vjet paratë e gjepit për t’ua paguar rrymën , ujin , mbeturinat dhe shërbimet serbëve të Ahtisarit.
Po të mos e votonin Demarkacionin me Malin e Zi , na kërcënuam se do të na përjashtonin nga Evropa dhe bota duke shkaktuar shumë përçarje dhe dhunë brendashqiptare dhe , si kundërvlerë na premtuan liberalizimin e vizave . E bëmë këtë duke e gjymtuar territorin e Kosovës dhe si shpërblim fituam : “ të trashtë e Surlës “ .
Në rrethana të një terrori psikologjik dhe nën kërcënime të vazhdueshme na detyruan ta votojmë një Gjykatë raciste dhe fashiste siç është Gjykata Speciale . As pigmejtë e Afrikës nuk do ta bënin këtë. Sot ka filluar një pendim por se është vonë. Nuk është dëm se mund të dënohen disa individë por se edhe pas 500 e më shumë vitesh do të figurojë se ishte formuar një Gjykatë që ka dënuar kriminelët shqiptarë e që paskan vrarë serbë të pafajshëm në kohën kur raporti i të vrarëve janë 85 -89 % shqiptarë të vrarë nga serbë të pafajshëm dhe afërsisht 3-4 % serbë të vrarë nga kriminelët shqiptarë. Kështu e thotë kjo Gjykatë .
Tash , së fundmi po na kërcënojnë t’ia kthejmë bythët Grenellit dhe të pranojmë çdo gjë që ai kërkon i shtyrë nga perversiteti dhe sadizmi i tij. Se kështu paska kërkuar edhe Donald Tramp . Dhe pikë , askush nuk guxon të kundërshtojë sepse menjëherë del të jetë antiamerikan . Çfarë idiotizmi dhe çfarë nënshtrimi i pa kusht që kërkohet nga Albin Kurti dhe të tjerëve që , jo se e përkrahin Albinin por se kjo është bindje e tyre! Nëse kërkohet që menjëherë të hiqet taksa 100% për mallrat serbe , të mos vendoset asnjë llojë reciprociteti , të vazhdohet me bisedime për një marrëveshje përfundimtare ku do të duhet të merren vendime të dhimbshme por të guximshme !!!! dhe që nuk ka asnjë kushtëzim të ngjashëm për Serbinë, a ju duket kjo e drejtë , e dinjiteteshme dhe e pranueshme për ata që dinjitetin , së paku e kanë në gjurmë e lëre më që dikush këtë e ka vullnet , besim dhe qëndrim ! Po siç mundet të sillet në mënyrë aq të paturpshme Grenell kur , në të njëjtën kohë kur tregohet vullnet nga kryeministri Kurti , ministri për punë të jashtme i Serbisë Gjet Macolli , më falni Ivica Daçiqi ( për kah rezultati i çnjohjeve nuk dallojnë aspak , janë një ) e përplasë para gazetarëve notën e Sierra Leones për çnjohje të pavarësisë së Kosovës . Dhe nuk ka asnjë reagim nga ndërkombëtarët , Robespieri ( Glauku ) vajton dhe premton se do të kërkojë ndihmë nga SHBA dhe BE në kohën kur Aleksandar Vuçiq , kryetari çetnik i Serbisë botërisht deklaron se nuk ka asnjë kërkesë nga SHBA ta ndalë fushatën për çnjohje kurse Evropa i ndihmon shumë Serbisë në këtë proces. Nuk më ka rënë të lexojë se ka çnjohje në praktikat ndërkombëtare por se ka pezullim apo ndërprerje të përkohëshme të marëdhënieve diplomatike. Nëse ia kthejmë bythën Grenellit nuk duhet ta bëjmë pa na treguar se çka fitojmë apo çka na pret pas kësaj! Latinët e lashtë thonin : “ conti pari , amici kari .. “ ( llogaritë e pastra , miqësia e përjetshme )!
Po çka mendohet të hudhet në tavolinë :
1. Korigjimi i kufijve : Ky është varianti më idiot dhe më i dëmshëm për Kosovën me ç’rast Serbia do ta merrte Veriun e Kosovës ( trurin e trupit të Kosovës ) dhe do t’i jepte disa xhamia dhe djerrina të Luginës që nuk vlejnë as pesë para. Serbia kurrë nuk do të pranonte që Kosovës t’i jepë tërë Luginën , si njësi kadastrale . Përveç se do ta merrte Veriun , do ta çethte edhe territorin e Anamoravës , Serbia do të linte nja 13 mina të kurdisuar brenda Kosovës ( Zonat e Mbrojtura ) e që do t’i aktivizonte gjithnjë kur do të kishte nevojë . As shqiptari më i marrë nuk do të duhej të diskutonte për këtë e lëre më të rikrijonte harta të reja. Kosova duhet të bisedojë vetëm brenda kufijve ekzistues me të cilët është njohur nga mbi 100 shtete sikur edhe nga SHBA . Nëse kjo ndarje imponohet me ndonjë blick krig ( luftë e shpejtë dhe e kontrolluar ) atëherë do të ketë shpërngulje masive ( të dhunshme ) nga brendia e Kosovës dhe do të shkaktonte efektin domino me ç’rast shqiptarët dhe Shqipëria do të duhej të kërkonin bashkimin e trojeve shqiptare duke prekur kufijtë e të gjitha shteteve ballkanike . Prandaj , edhe po e them se vetëm kufijtë ekzistues janë zgjidhje ndërsa ndërkombëtarët kanë mundësi dhe detyrim të përcjellin të drejtat e pakicave dhe , në rast se ato nuk respektohen , të vendosin sanksione përkatëse .
2. Zajednica apo Komunat me Shumicë serbe , nëse bëhet sipas kërkesës së Serbisë dhe Marrëveshjes së Brukselit e përligj ndarjen e brendshme të Kosovës në vija etnike duke e krijuar një situatë sikur në Bosnje e Hercegovinë dhe duke e bërë Kosovën jofunksionale. Ky variant pashmangshëm dërgon në referendum dhe ndarje të Kosovës.
3. Ahtisari Plus : Është Zajednica Plus apo statusi që i pëlqen Grenellit dhe Borellit ; një gjendje midis pavarësisë dhe autonomisë ku 90% do të ishte pavarësi për serbët dhe 10 % autonomi. Projekt shumë i rrezikshëm dhe i rafinuar që lë përshtypje se kjo do të mbetet nën sovranitetin e Kosovës. Mashtrim optik dhe idiotik ! Dhe ,
4. Sigurimi i korridorit të lirë për Serbinë në trajektoren Serbi – Durrës ( Shqipëri ) përmes Kosovës ku autostradat e Kosovës do të bëheshin “ lamë e thiut “ e që ka qenë ëndërr e Jovan Cvijiqit , Garashaninit , Nikolla Pashiqit , Ivo Andriqit , Josip Broz Titos , Aleksandar Rankoviqit dhe Sllobodan Millosheviqit. Dalja në det ka qenë ëndërr e parealizuar e këtyre serbomëdhenjve kurse një i Rekës ( lugat ) , nëse është cituar drejtë paska deklaruar se ky qenka kompromisi i duhur me Serbinë. Në të njëjtën kohë nëse do të realizohej , me një të rame , “ korridori i lirë “ shkërdhenë pavarësinë e dy shteteve , Kosovës dhe Shqipërisë. O Zot , falni këta injorantë se po të kishin mbaruar vetëm dy klasë fillore politike do të gjykonin më arsyeshëm dhe më drejtë! Nëse ky i Rekës vërtet mendon kështu atëherë le të dërgojë buqet me lule te varret e Cvijiqit , Garashaninit , Pashiqit, Andriqit , Titos , Rankoviqit , Millosheviqit dhe Esat Pashë Toptanit . I ka krejt në një vend , në Beograd të Serbisë !
A do të bjerë Qeveria Kurti : Para zgjedhjeve të fundit ndërkombëtarët ushtronin ndikim që në Kosovë të ketë ndryshime përmes mekanizmave që zakonisht përdoren për këtë ; shoqërisë civile , mediave elektronike dhe të shkruara , personaliteteve me “ autoritet dhe besueshmëri “ , sondazheve të porositura etj. Ndërkombëtarët e përjashtuan çdo mundësi që krahu i luftës të qëndrojë në pushtet duke ua lëshuar mbi kokë dhe Gjykatën Raciste Speciale dhe , pas certifikimit të rezultateve i tërë presioni shkoi në drejtim të koalicionit LVV – LDK ndonëse këto dy subjekte politike ishin diametralisht të kundërta . Akuzoheshin disa kapës të shtetit kurse faleshin kapës të tjerë që u bënë pjesë e pushtetit aktual. Koalicioni aktual kishte moto luftimin e korrupsionit , krimit të organizuar , hapje të reja të vendeve të punës për një zhvillim efektiv , reforma të thella në arsim , shëndetësi , ekonomi dhe politikë të jashtme. Të gjitha këto premtime dhe zotime elektorale ishin në linjë të plotë me kërkesat ndërkombëtare . Premtuan se do ta largojnë taksën të cilën do ta zëvendësojnë me reciprocitet 100% . Dhe këtu u bë lidhja e shkurtër me ndërkombëtarët të cilët kërkonin hekjen e taksës pa asnjë kusht , eliminimin e çdo përpjekje për reciprocitet me Serbinë , si kushte për vazhdim të bisedimeve , pa dhënë asnjë zotim konkret . Me një fjalë , Kosovës kushte ndërsa Serbisë asnjë kusht. Albin Kurti e bëri publik një dinamikë kohore për heqje të taksës 100% duke e mbushur armën politike me reciprocitet pas së cilës , fillimisht nga Grenell u refuzua dhe u kërcënua e që ishte e mjaftueshme që kryeministri Kurti të akuzohej për antiamerikanizën dhe rrezikim të marëdhënieve me amerikanë . Kësaj valle iu bashkangjit edhe partneri i koalicionit LDK –ë , që në rastin më të butë mund të cilësohet si e pandershme. Në çdo vend të botës është një periudhë 100 – ditore e qeverisjes pas së cilës mund edhe të bëhen edhe matjet e para për cilësinë e qeverisjes . Kjo periudhë e “ besës “ nuk po respektohet në Kosovë dhe po përdoret sulmi nën brezë për ta rrëzuar qeverinë Kurt . Jo për shkak të qeverisjes së keq por për shkak të një antiamerikanizmi hipotetik ! Skajshmërisht e pandershme dhe politikisht e papranueshme. Qeveria Kurti ka problem me dialog për faktin se po e trashëgon një “ vrimë të zezë “ të bisedimeve të Brukselit e sidomos është një pa – qartësi me fushatën arrogante , agresive , kushtëzuese dhe të pamoralshme të Grenellit që nuk po lë fare hapësirë , as vepruese e as kohore për bisedime por , të mbështetur për muri na e futë nën turinjë ndonjë marrëveshje të Thaçit dhe Vuçiqit e cila , nuk është e mirë për Kosovën. Po të ishte e mirë , i pari do të dilte Hashim Thaçi me këtë marrëveshje. Në çdo variant , fitues është dhe do të jetë Serbia dhe Vuçiqi me vet faktin se e kanë imponuar në bisedime temën e statusit të Kosovës dhe tërësisë territoriale. Pikërisht kësaj i druhet kryeministri Kurti sepse , tani , përkundër kohës kur ishte në opozitë , ka informata të dorës së parë për bisedime dhe rezultatin eventual përfundimtar . Mirëpo , ose do të përballet me këtë përbindsësh që po e gërryen Kosovën territorialisht dhe politikisht , ose do të eliminohet nga skena politike apo , siç tha një analist ndërkombëtar : “ do t’iu hudhet qenve “ . Çdo marrëveshje që arrihet shpejt e shpejt , nuk mund të jetë e mirë dhe nuk duhet të nënshkruhet . Fjalët se asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruhet pa kaluar nëpër Kuvend janë përralla pa kripë për faktin se ndërkombëtarët do ta sajojnë një përbërje të Kuvendit për ta votuar marrëveshjen dhe nuk nguten fare. Duhet ta kemi të qartë se edhe Marrëveshja më e lodhët ndërkombëtare është mbizotëruese mbi të gjitha ligjet e vendit dhe mbi vet Kushtetutën . As unë aspak nuk i besoj Grenellit por nuk jam antiamerikan . Nuk është fare e domosdoshme që shqiptarët t’i binden Grenellit dhe Trampit sepse lehtësisht mund të ndodhë që pastaj t’u digjen buzët dhe t’iu dhemb prapanica . Albin Kurti duhet të kritikohet nëse nuk i përmbahet premtimeve elektorale dhe , në këtë bazë edhe mund të rrëzohet qeveria Kurti por në asnjë mënyrë nuk duhet të rrëzohet pse nuk i bindet Grenellit , Borrellit apo Trampit duke ia veshur , të mbërthyer këmishën e antiamerikanizmit. Amerikanët dhe BE –e nëse duan lehtësisht e rrëzojnë qeverinë Kurti , jo përmes opozitës por me ndihmën e partnerit qeverisës , LDK –së ! Albin Kurti , mandatin për qeverisje e ka fituar me duar të pastra , me premtime se do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin , se do të bëjë reforma të thella në ekonomi , shëndetësi , drejtësi , arsim dhe politikë të jashtme , standarde dhe vlera demokratike të vendosura pikërisht nga SHBA dhe BE . T’i japim kohë të mjaftueshme qeverisë Kurti dhe vetëm atëherë , në bazë të rezultateve mund të kërkojmë përgjegjësi për dështime eventuale , nëse ka rezultate pozitive duhet të përkrahet. Për Kosovën shumë me rëndësi është të ketë përparime pozitive në fushat e lartëpërmendura se një arritje e shpejtë e një marrëveshjeje me Serbinë e që , pastaj do të kishte problem zbatimi. Mënyra e qeverisjes duhet të jetë element përcaktues për rrëzimin eventual të qeverisë Kurti e jo antiamerikanizmi apo mosbindja ndaj Grenellit , Borrellit apo Trampit. Këto janë argumente të shpifura , moralisht të papranueshme dhe politikisht të dëmshme !
10 mars 2020 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Postime të Lidhura
ADIL FETAHU: GJYKATA KUSHTETUESE DHE POP SAVA (A DO TË ZBATOJË GJYKATA LIGJET E SERBISË?)
Prishtinë, 13. 12. 2015: (Kolonizimi i Kosovës 1912 – 1941) Sipas demografit të njohur serb, Jovan Cvijiq, në…
DR REINER FÜLLMICH: “QEVERITË TONA JANË MARRË NGA FORUMI EKONOMIK BOTËROR”!
Dija të zgjon dhe të shpëton! DR REINER FÜLLMICH: “QEVERITË TONA JANË MARRË NGA FORUMI EKONOMIK BOTËROR”! Nga…
BESIMLASHTI VJEN PRORË
Nga Rexhep Kasumaj Triptik filljave – Berelin, Mars, 2024 (Skicë-ese) BESIMLASHTI VJEN PRORË (Dhe priftëreshat e Delfit të…
AGJENSIA E BARNAVE E BE-së (EMA) NIS TESTIMIN PËR VAKSINËN E RE HIPRA!
Përkundër efekteve të rënda anësore dhe vdekjeprurëse të vaksinave ekzistuese, AGJENSIA E BARNAVE E BE-së (EMA) NIS TESTIMIN…