VENDBURIMI I GAZIT KONDENSAT NË DELVINË …

Vendburimi i gazit kondensat Delvinë – 35 vjet i “harruar” nga shteti, por i grabitur dhe shkatërruar nga kompanitë konҫensionare

1. Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

2. Msc. Inxh. Zoto Leskaj, Për Shfrytëzimin e Vendburimeve të Naftës dhe Gazit (Ekspert Teknik i Çertifikuar nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë)

Specialistë vendburimesh dhe bashkautorë në studimin hidrodinamik të pusit Delvina – 12

Ish punonjës në ish Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier dhe ish Institutin Teknologjik, Patos

Le ta nisim këtë shkrim me muzikën dhe zërin e bukur të këngëtarit Edi Demo – Moj Saranda moj Delvinë, kush t’a prishi bukurinë?, për të mos i mërzitur lexuesitë, sidomos ata që jetojn në këtë krahinë me bukuri të rrallë që shtrihet midis Malit Gjërë dhe Jonit, kur të njihen me këtë katastrofë ekonomike-mjedisore që po bëhet prej kaq vitesh nga konҫensionarët oligarkë të qeverive të cilët së bashku vjedhin dhe shkatërrojn pasurinë që atyre ja ka falur natyra, linku:

https://www.youtube.com/watch?v=Gds-66krqY

Grumbullimi gazkondensatmbajtës i Delvinës, u identifikua me rezultatet premtuese në puset Del-9, 4, përkatësisht në vitet 1985 dhe 1987, por zyrtarisht zbulimi tij u deklarua pas testimit dhe studimit hidrodinamik të pusit Del-12, në Tetor-Nëntor/1989. Gjatë testimit, nga prerja e pusit Del-9 është marrë rreth 3,000-3,500 Nm3 gaz dhe 0.5-0.7 m3 kondensat/ditë, si dhe ujë i kripur për shkak të difektit në kollonën teknike, ndërsa në atë të pusit Del-4 është marrë rreth 3,500-4,000 Nm3 gaz dhe rreth 1 m3 kondensat/ditë i përzier me naftë dhe ujë të kripur sepse fundi tij ka penetruar në prerjen ujëmbajtëse të shtratimit. Të 3 këta puse, bashkë me pusin Del-10 që u shpua pas pusit Del-12 ku gjatë testimit pati pak rrjedhje gazi, rreth 200-300 Nm3 gaz/ditë dhe shënja kondesati, në aspektin gjeologjik, janë interpretuar në një element strukturor. Pra, me rezultatet e siguruara në këto puse, të cilët kanë penetruar pothuajse të njëjtën prerje gjeologjike në rezervuar, interpretohet se është zbuluar një shtratim gazikondensat që shoqërohet me një prerje të vogël nafte në pjesën e poshtme.    

Nga studimi pusit Del-12, me regjime të ndryshme shfrytëzimi, rezultoi se kjo prerje e rezervuarit është me veti kolektore relativisht të dobëta, me energji shtresore të lartë, temperaturë të ulët, me aftësi debituese në vlera industriale, por më e dobët në puset Del-4, 9, ndërsa në pusin Del-12 debiti gazit luhatej nga 18,500-29,500 Nm3 gaz dhe 4-9 m3 kondensat/ditë, me faktor gaz/kondensat (FGK) 3,200-3,500 Nm3 gaz/m3 kondensat. Depresioni shfrytëzimit ishte 160-290 atmosferë, teknikisht i lart dhe në ҫdo regjim shfrytëzimi, gjatë studimit, kondensati veҫohej nga gazi në zonën pranë fundit pusit dhe nuk vinte në gjëndje njëfazore në sipërfaqe. Në një regjim shfrytëzimi optimal, nga pusi duhej të nxirrej 5,000-6,000 Nm3 gaz/ditë, prandaj ishte e domosdoshme ndërhyrja me punime intensifikuse për të përmirësuar përshkueshmërinë e rezervuarit në zonën rreth trungut tij nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja, por në atë kohë për ne ishte e pamundur, teknikisht dhe financiarisht.

Në këto kushte, ku sipas studimit ishte e vështirë të aplikohej regjimi shfrytëzimit optimal, u vëndos që pusi Del-12 të vihej në punë me debit të reduktuar, rreth 25,000 Nm3 gaz dhe rreth 8 m3 kondensat/ditë, pra mbi atë që rezultoi nga studimi. Bazuar në këto të dhënat, rekomanduam studime gjeologo-teknike për konturim-vlerësimin e vendburimit dhe vënien e tij në shfrytëzim të plot. Me këto parametra teknik është vënë në shfrytëzim pusi Del-12 dhe nga pusi Del-4 nxirrej pak naftë e përzier me kondensat dhe pak gaz. Gazi shkonte në Uzinën e Përpunimit Thellë të Naftës (UPTHN), Ballsh.  

Shfrytëzimi vazhdoi deri sa Qeveria Berisha e privatizoi atë me:Marrëveshjen Hidrokarbure për vendburimet karbonatike . . . , miratuar me VKM Nr. 509, datë 8.8.2007 . . . , për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe në vendburimin e Delvinës ndërmjet “Albpetrol” sh.a. dhe Stream Oil & Gas Ltd.” Afati saj ishte 25 + 5 vjet.

Me këtë marëveshje, vendburimi Delvinës dhe 3 vendburimet e tjerë,Qeveria Berisha, ja fali Arian Tartarit, partnerit të Deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, sepse motra e saj punonte pranë tij. Ai s’është inxhinier nafte, s’kishte as kompani me eksperiencë në përpunimin e vendburimeve hidrokarbure, si dhe as kapital për të investuar në to dhe sidomos në atë të Delvinës, i cili sapo ishte zbuluar dhe ishte i pa zhvilluar. Mendoni vërtetë se kjo është një marrëzi?, që në këto 34 vite, qeveritë falin pasuritë natyrore minerare publike vetëm tek kompani konҫensionare mostra të tilla, të krijuara rishtas, pa identitet dhe pa pronar, pa eksperiencë dhe pa kapital investues?, JO, sepse me këto lloj kompanish, qeveritarët vetëm i vjedhin ato dhe ndajnë gjithë fitimin midis tyre pa paguar detyrimet në shtet. Bile ato nuk e dinë se ku janë vendburimet. Vendburimi Delvinës donte apo do investime kapitale të mëdha për konturim-vlerësimin e tij dhe për ta vënë në shfrytëzim, por jo me oligarkë qeverish si këta.

Ky pasi mori gjithë këto pasuri falas, që ishin një dhuratë e çmuar që i bëri Qeveria Berisha, u lidh me Inxh. grek, Dr. Sotirios Kapotas dhe krijuan Kompaninë Konҫensionare “Stream Oil & Gas Ltd”, të cilën e regjistruan menjëherë në Kanada dhe atë e emëroi Shef Ekzekutiv Oficer, ndërsa vetë Co-Founder. Kompania hartoi dhe miratoi në institucionet qeveritare një plan punimesh, të ndarë në disa faza, për të rritur nxjerrjen e naftës në 3 vendburimet ekzistuese dhe konturim-vlerësim-shfrytëzimin e Delvinës.

Kompania i shfrytëzoi vendburimet për ca vite, fitoi ca para dhe bëri vetëm një remont teknik dhe përpunim kimik në pusin Del-12 ku rriti nxjerrjen e gazit për interesat e saj dhe filloi shpimin e pusit Del-34, por për mungesë eksperience dështoi që në metrat e para dhe e braktisi. Pra, ajo dështoi plotësisht dhe pa bërë asnjë investim kapital, të parashikuar në kontratë, por vetëm shfrytëzoi barbarisht për rreth 7 vjet deri në shterim këto vendburime, vodhi sa deshi bashkë me qeveritarët, nuk pagoi detyrimet kontraktorëve, Albpetrolit, shtetit, nuk pagoi as ca paga punëtorëve, pra la pas borxhe të mëdha dhe u largua. Në ujdi me Qeverinë Rama, kjo ja shiti ato, kompanisë amerikane “TransAtlantic Petroleum Ltd” për $41.2 milion, sikur të ishte pronare e tyre dhe jo operatore kontraktor.  

Kërkim-zbulimi dhe vënia në shfrytëzim e vendburimit Delvinë, deri në këtë fazë, është kontribut i specialistëve të Institutit Gjeologjik dhe Teknologjik të Naftës. Nuk është e vërtetë se ky vendburim është zbuluar nga Kompania “Stream Oil & Gaz Ltd”, siҫ trajtohet në ndonjë raport zyrtar, ky është një mashtrim i qëllimshëm për të mohuar punën e armatës së naftëtarëve shqiptar dhe specialistëve të saj!.

Kompania “TransAtlantic Petroleum Ltd” është serioze, zotronte kapital investues, teknologji dhe asete bashkëkohore, eksperiencë në kërkim-prodhimin e naftës me aktivitet në SHBA dhe overseas si në Nigeri, Tunizi, Turqi, Bullgari, etj. Ishte optimiste për të shpuar puse horizontal dhe të aplikonte metodat e reja mbi kompletimin e tyre në rezervuar për të rritur prodhimin dhe naftënxjerrjen në 3 vendburimet e naftës, si dhe kishte plan të veҫant agresiv zhvillimi në atë të Delvinës. Filloi shpimin e pusit Del-34, por dështoi në realizimin e projektit. Ajo nuk përfitoi asgjë nga ky vëndburim sepse pusi Del-12 ishte i bllokuar. Me sa duket ajo u njoh me situatën në këto vendburime, e cila nuk ishte aq premtuese për të realizuar fitimin e parashikuar, korrupsionin dhe me miratim të Qeverisë Rama ajo i shiti ato tek një kompani offshore “fantazëm”. Por pa u vonuar, Ministri Gjiknuri, 3 vendburimet ja dha Albpetrolit dhe pa humbur kohë, sikur të mos mjaftonin dështimet me aventura vjedhjesh dhe korrupsioni, i mori ato prapë dhe ja fali oligarkëve tij, duke i zhytur ato prapë në lojën e konҫensionarëve të tjerë, që “punojn me humbje” për t’ju shmangur detyrimeve shtetit dhe të ndajnë gjithë fitimin bashkë me qeveritarët.  

Ka të dhëna, se themeluesitë e ish Kompanisë “Stream Oil & Gas Ltd”, Kapotas-Tartari, megjithëse në borxh me shtetin, kanë arritur të futen prapë në biznesin e naftës në një nga këto vendburime, por duke e pagëzuar kompaninë me tjetër emër, sigurisht me aprovim të Albpetrolit, Axhensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe ministrit, sepse nuk gjenë dot vendburime falas në botë dhe fitimin ta marri të gjithë vetë konҫensionari, si në Shqipëri!. Me gjithë këtë histori hajdutërie dhe korrupsioni, theksojm se deputetja e opozitës, Albana Vokshi, gjatë gjithë kohës ka qenë dhe është tepër agresive, në daljet publike dhe parlament, lidhur me denoncimin e korrupsionit në nivele të larta politike-qeveritare, ndërkohë që partneri saj është i zhytur në korrupsion aktiv, që nga fillimi kur ju falën këto pasuri natyrore, 4 vendburimet, me marëveshje hidrokarbure, që kompania e tij i shfrytëzoi barbarisht, i shkatërroi, i vodhi sa deshi dhe në fund i shiti, mori parat dhe u largua. Ajo bënë mirë që denoncon korrupsionin, por pse nuk e fillon nga vetja dhe partneri saj, Arian Tartari, që të dy janë pjesë e tij?    

Le të trajtojm vetëm vendburimin e Delvinës. Kompania “Stream Oil & gaz Ltd”, me nënshkrimin e kontratës në 23/8/2007, menjëher ndryshoi regjimin e shfrytëzimit në pusin e vetëm Del-12, d.m.th e rriti atë. Kjo vërehet qartë në rritjen e prodhimit mesatar ditor të gazit, kondensatit dhe FGK, i cili nga rreth 3,300 Nm3 gaz/m3 kondensat u rrit menjëher në rreth 4,000 Nm3 gaz/m3 kondensat dhe në vitin 2012 arriti në rreth 4,800 Nm3 gaz/m3 kondensat. Siҫ e theksuam më sipër, rënia e kondensatit në zonën pranë fundit pusit ndodhte edhe më parë, sepse ai shfrytëzohej me regjim më të madh se ai që rezultoi nga studimi tij, por në këtë periudhë vërehet se rënia është rreth 35% më e lartë se më parë, ҫ’ka tregon se pusi është shfrytëzuar barbarisht. Ndarja dhe rënia e kondensatit sjellë pasoja në shfrytëzimin e tij dhe vendburimin në tërësi, sepse në trung dhe pranë tij në rezervuar krijohet rrjedhje dyfazore fluidesh, gaz dhe kondensat. Një pjesë e kondensatit ngopë hapsirën poroze në rezervuar dhe mbetet atje, ҫ’ka ulë përshkueshmërinë e tij, prodhimin e pusit dhe një sasi rezervash gazi por sidomos kondensati mbeten në rezervuar, etj. Kjo ҫonë në rritjen e kostos së punimeve në vendburim.   

Në vitet e para kompania ja shiste gazin UPTHN, Ballsh, por me mbylljen e saj gazi që nxirrej nga puset Del-4 dhe 12, por sidomos nga ky i fundit, digjej në atmosferë dhe merrej vetëm kondensati, kjo zgjati disa vite deri sa pusi u bllokua për shkak të mos injektimit të etilenglikolit në pus që frenon krijimin e kristalohidrateve në trungun e tij. Sipas kontratës kompania do t’a përdorte gazin për të gjeneruar energji elektrike, por nuk e realizoi. Në këtë rast ajo nuk duhet të shfrytëzonte puset deri sa të gjënte tregun e shitjes gazit. Ky ishte një dëm i madh ekonomik në këtë pasuri natyrore, sepse kompania merrte vetëm kondensatin dhe gazi digjej duke krijuar probleme me ndotjen e ambientit dhe shëndetin e popullit. Po ashtu kompania kishte një plan zhvillimi me afate për vendburimin, siҫ ishin kryerja e punimeve sizmike, vënia në punë e puseve ekzistues – duke investuar në teknologjitë e reja, shpimin e puseve të rinj për konturim-vlerësimin, ndërtimin e infrastrukturës dhe vënien e tij në shfrytëzim, etj., por ajo dështoi plotësisht, bile nuk riaktivizoi më as pusin Del-12. Këto ishin shkelje të rënda në termat e kontratës, asaj i duhej hequr liҫenca, të ri-shtetëzohej vendburimi, të penalizohej për dëmtim të pasurisë natyrore dhe ndotjen e ambientit. Asgjë nuk ndodhi se personat përgjegjës në institucionet e shtetit, që nënshkruan kontratën dhe ata që kontrollonin zbatimin e saj ndanin bashkë me atë gjithë fitimin.

Historia konҫensioneve në bllokun e Delvinës nuk mbaroi me kaq. Pas Kompanisë “TransAtlantic Petoleum Ltd”, që e shiti atë, ky vendburim provoi edhe ja dy oligarkë të tjerë pazarxhinjësh para se t’a merrte “Delvina Gas Company Ltd”, e krijuar në 13/1/2016 në British Virgin Islands dhe e regjistruar si degë e saj në Republikën e Shqipërisë. Edhe kjo, sapo fitoi të drejtën e transferimit 100% të interesave prej tyre, si operatore mbi kërkim-zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në bllokun e Delvinës, sipas marëveshjes së miratuar, paraqiti një plan të detajuar zhvillimi, afatshkurtër dhe afatgjat, bile më agresiv se kompanitë para saj. Në plan kjo parashikonte rivënien në shrytëzim të puseve Del-4, 10, shpimin deri në projekt të puseve Del-14, 17, 34, projektimin dhe shpimin e puseve të rinjë, ndërtimin e infrastrukturës grumbullimit, transportit gazit, kondensatit dhe paisjeve për pastrimin e gazit nga squfuri, etj.

Përpunimi shtratimeve të gazitkondensat nuk është i leht. Prishja ekuilibrit të gjëndjes njëfazore, të krijuar në kushte të caktuara termobarike në rezervuar, midis gazit dhe fraksioneve të lehta të naftës, kondensatit, shkakton ndarjen e këtij të fundit në trung të pusit apo në rezervuar, sepse ndryshimi tyre nën pikën kritike bënë që shtratimi të dalë nga regjimi shfrytëzimit optimal, krijohet rrjedhje dyfazore dhe sasi të mëdha fluidesh bienë dhe izolohen në rezervuar. Kjo situatë u shfaq në vendburim që në fazën fillestare të studimit tij, me gjithë serinë duzave të përdorura dhe më vonë gjatë shfrytëzimit. Nga eksperienca jonë në studimin e puseve, analizat e fluideve në PVT, përpunimi shtratimeve gazokondensat në Cakran, Kolonjë-Bubullim, Delvinë dhe nga ajo botërore vërehet se përmbajtja e kondensatit në gaz ose FGK rezulton rreth 2,900-3,000 Nm3 gaz/m3 kondensat. Kjo nënkupton se në kushtet e rezervuarit, gazi tretë një sasi të caktuar fraksionesh të lehta të naftës deri sa ngopet dhe krijohet gjëndja njëfazore.    

Vendburimi ka mbi 8 vite nën operimin e kompanisë, por ajo me shumë pak investime ka kompletuar vetëm pusin Del-12 dhe ka montuar repartin e desqufurizimit gazit. Fal insistimit të k/ministrit Rama, që me kokëfortësinë dhe propogandën e tij mashtruese të shfrenuar, “me nafta viskoze dhe teknologji të vjetra”, ja arriti qëllimit që të kënaq kopenë e oligarkëve kryesor të biznesit të hidrokarbureve pranë tij, që kërkonin me ҫdo kusht prishjen njëher e përgjithmonë të UPTHN, Ballsh. Në këtë luftë të egër për disa vite, që ka solli pasoja të rënda në përpunimin e naftës, me uzinën e katandisur si mall pa zot dhe punonjësitë e saj që mundoheshin t’a mbronin atë nga qeveria e tyre e korruptuar, për fat të keq “kjo e fundit vendosi” që UPTHN të shkojë për SKRAP, por nga disa informacione, repartet kryesore të saj ndryshuan rrugën dhe ju shitën oligarkëve me 1 Euro/kg inoxit për tu montuar në bizneset e tyre, ku njëri nga këto reparte, ai i desqufurizimit u montua në vendburimin e Delvinës, pranë pusit Del-12. 

Pusi Del-12, me punimet e kryera u aktivizua dhe ka rreth 3 vite i mbyllur, nën presion të lart, por kompania herë pas here e hap atë, merrë vetëm kondensatin dhe gazin e djegë në atmosferë. Në fillim u tha se pusin e kanë në studim, por rasti më i fundit daton me fillimin e muajit Prill/2024 kur pusi u hapë dhe vazhdon në shfrytëzim me duza të mëdha për të marrë kondensatin dhe gazin e djeginë. Prapë flitet se pusi është në studim, por s’është e vërtetë, se studimi zgjatë më pak se një muaj dhe realizohet edhe gjatë shfrytëzimit, veҫohen fluidet, pastrohen nga squfuri dhe gazi i pastër i shitet konsumatorit, pra nuk ka pse të digjet gazi. Por kompania nuk ka gjetë konsumatorin, e djegë gazin në fakël dhe merrë 30 m3 kondensat/ditë. Sipas matjeve, në fakël digjet 150,000 Nm3 gaz/ditë, i pa pastruar nga squfurit. Gjatë djegjes tij ҫlirohet dyoksid karboni (CO2), benzen, naftalinë dhe karbon i zi me impakt në ndotjen e ambientit dhe shëndetin e popullit, por edhe nëse nuk digjet, shkarkimi metanit në atmosferë ndikon fuqishëm në ngrohjen e klimës. Flitet, se gjeneratorët e prodhimit energjisë elektrike janë gati, por qeveria nuk po jepë lejen për t’i vënë në punë, por me sa duket nuk dakordësohen me pazaret e pista dhe nga veprimet burokratike-grabitqare të administratës e pëson pasuria që po shkatërrohet në këtë vendburim.

Po ju sjellim një shëmbull të thjesht; në SHBA, para 3 vitesh, në disa vëndburime të reja, për mungesë të infrastrukturës, digjej pak gaz shoqërues i naftës, sigurishtë kjo sasi ishte brënda normave të lejuara dhe miratuara me ligj. Kjo shkaktoi debate të forta, u bë problem nga shkencat e mbrojtjes ambientit dhe ҫoj deri në mbylljen e puseve të prodhimit naftës. Menjëher u gjetë zgjidhja e duhur që ndërpreu djegien e tij dhe e vuri atë në shërbim të konsumatorëve!  

Le të analizojm shkurt aspektin ekonomik dhe dëmet! Gazi është energji, po aq me vlerë sa edhe nafta. “Delvina Gas Company Ltd”, nga pusi Del-12 nxjerrë 30 m3 kondensat dhe 150,000 Nm3 gaz/ditë, me FGK 5,000 Nm3 gaz/m3 kondensat, që është 2,000 Nm3/m3 kondensat më i lart se ai që rezultoi nga studimi pusit në vitin 1989 dhe një tregues i fort se pusi shfrytëzohet me regjim të sforcuar. Sasia e kondensatit që vjenë në sipërfaqe është 30 m3/ditë ose 60% dhe 40% e tij ose 20 m3 mbeten në rezervuar bashkë me një sasi gazi për arsyet e shpjeguara më sipër, pra një sasi e madhe rezervash mbeten në shtresë. Komercialisht, po të konvertojm gazin në naftë, 1,000 Nm3 gaz = 1 m3 naftë ekujvalent, rezulton se 150 m3 naftë/ditë digjet. Për të nxjerrë 30 m3 kondensat, 20 m3 mbeten në rezervuar dhe 150 m3/ditë digjet, pra kompania merrë 15% të prodhimit të pusit. Pasuria natyrore shqiptare shpërdorohet nga shteti për t’u vjedhur dhe shkatërrohet nga shfrytëzimi barbar i kompanive konçensionare, por edhe e djegin për t’a vjedhur sa më shpejtë, se qyl e kanë! Kjo është një katastrofë ekonomike-sociale-mjedisore, që aplikohet në këtë vendburim qysh në kohën e dhënies tij me konҫension. Po institucionet përgjegjëse, qeveria dhe opozita pse heshtin?, po parlamenti dhe Presidenti Republikës janë në dijeni për këtë situatë?

Në këtë vendburim, që nga viti 2007 kur u privatizua, janë ndërruar disa kompani konҫensionare, oligarkë të qeverive, shumica pa kapital investues, të gjitha kanë premtuar plane agresive afatshkurtër dhe afatgjatë për investime, me objektiv kryesor – zhvillimin dhe vënien e tij në shfrytëzim, por janë vërtitur poshtë e lart vetëm rreth pusit Del-12, e kanë shfrytëzuar barbarisht siҫ kanë dashur vetëm për të fituar, nuk kanë bërë asnjë investim kapital dhe kanë dështuar, ja kanë shitur njëra-tjetrës dhe janë larguar!. Sot, vendburimi është njëlloj si në fazën e zbulimit në vitin 1989, ende i pa konturuar dhe vlerësuar. Pra, Vendburimi gazitkondensat Delvinë, ka 35 vjet i “harruar” nga shteti, por i grabitur dhe shkatërruar nga kompanitë konҫensionare. Ekonomia dhe populli ynë kanë nevojë imediate për t’a shfrytëzuar këtë pasuri natyrore. Lojërat e qeverive me kompani konҫensionare kanë mbaruar, ky vendburim duhet rishtetëzuar nën administrimin e Kompanisë Shtetërore Albpetrol, sepse vetëm ajo mund t’a zhvilloj dhe t’a vërë në shfrytëzim, sigurisht, në fillim me pak investime nga shteti dhe nën mbikqyrjen e rreptë të qeverisë.  

Kush janë këta “mëndje ndritur” që lejojn këtë gjëndje skandaloze dhe luajnë me këtë pasuri natyrore publike, që e falin, e shfrytëzojn barbarisht, e vjedhin, e shesin atë apo e djegin si me qenë mall pa zot, por jo nëse do ishte pronë private e tyre, është shteti mafioz i korruptuar apo zv/kryeministrja kukullë që na mashtruan me Shpiragun dhe Fondin Sovran apo k/ministri vetë është pjesë e kësaj loje?, se po afrohen zgjedhjet elektorale dhe duhen para për të blerë vota! Kush ka urdhëruar të digjet dhe shkatërrohet kjo pasuri natyrore, kompania konҫensionare oligarkike që është mbi qeverinë apo “shkencëtarët” e saj apo hajdutët e Axhensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore apo doktori i korruptuar i Albpetrolit që është mbushur me mësues dhe patronazhistë militant? Dëgjoni mirë, të gjithë ju injorantë, hajdutë apo “specialistë”, vëndburimi Delvinës është zbuluar 35 vjet më parë, me koncepte gjeologjike, nga specialistët e ndjerë Gjeolog Ëngjëll Prrenjasi, Telo Velaj, etj., ish punonjës të ish Institutit Gjeologjik dhe atij Teknologjik të Naftës, është kontribut i armatës së naftëtarëve, ku janë investuar paratë e taksapaguesëve shqiptar, prandaj kjo pasuri i përket popullit.

Ju qeveritarë që e keni privatizuar dhe stër-privatizuar disa herë këtë vëndburim, pa përmëndur këtu vendburimet tjera me të njëjtin fat dhe histori abuzimesh, që i falët për t’u pasuruar ju dhe politikan të tjerë bashkë me oligarkët tuaj, padrejtësisht, po bëni një lojë shumë të rrezikëshme dhe keni për t’u djegur edhe vetë në atë fakël bashkë me gazin e Delvinës, nëse në Shqipëri një ditë do të ketë shtet ligjor dhe drejtësi për popullin. Në Delvinë kemi një vëndburim gazikondensat. Nga vetë emri që i ka vënë shkenca gjeologjisë, pasuri kryesore është gazi natyror, ndërsa kondensati është dytësor. Ata të dy bashkëjetojn për miliona vjetë në shtresë dhe të dy bashkë duhet të dalin në sipërfaqe, por kërkojn të përdoret një regjim shfrytëzimi sa më optimal, në të kundërtën një sasi e madhe e tyre mbetet në shtresë, sepse ata ndahen dhe duke nxituar për të arritur trungun e pusit që të dalin në sipërfaqe, pengojn njëri-tjetrin, prandaj janë specialistët që kanë shpikur teknologjitë dhe metodat për ti nxjerrë ato dhe ti vënë në shërbim të ekonomisë. Ndërsa ju me këto lojra këtë pasuri, gazin dhe pikërisht tani kur ҫmimi tij në treg është rritur mjaftë dhe kur Europa po vuan pasojat e ndërprerjes së furnizimit me gazin Rusë, ju e digjni atë për të marrë atë pak kondensat. Pasuritë natyrore janë pasuri kombëtare, kompania është operatore, ka detyrimin ligjor ti japin shtetit atë që i takon, sipas kontratës dhe jo të abuzojn me to duke i përdor për interesat e tyre të ngushta, ato kurrë nuk e humbasin pronësinë e tyre dhe janë krijuar për mirëqënien e popullit. Ky është një krim i rëndë ekonomik që duhet t’a hetoj drejtësia!   

Qeveria Rama mashtron popullin me zbulimin në Shpirag, me ngritjen e Fondit Sovran, etj., broҫkulla të dala boje dhe lejojn vjedhjen, korrupsionin masiv dhe shkatërrimin e një pasurie natyrore minerare, hidrokarbure dhe minerale të ngurtë, prej miliarda Euro, e cila ka 30 vjet që shfrytëzohet barbarisht nga konҫensionarët oligarkë të qeverive në pushtet dhe politikanëve që e ndajnë gjithë fitimin bashkërisht pa i paguar shtetit asnjë lek fitim mbi tatimin, por “harron” se për zbulimin dhe vënienë në shfrytëzim të saj, populli ynë ka investuar qimet e kokës dhe ju deshën mbi 50 vjetë punë intensive dhe sakrifica të mëdha për ta vënë atë në shërbim të ekonomisë! Një shëmbull unik dhe i pa dëgjuar në mbarë botën, i cili do mbetet në historinë tonë një njollë e zezë dhe për këtë do na ndëshkojn rëndë brezat e ardhshëm të kombit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura