(Pashtriku.org, 28. 11. 2012) – Këtë muaj shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike, shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar nga maja e këtij përvjetori që po e festojmë sot, te dita më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 100 viteve, më 28 Nëntor 1912, pra në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik. E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse Shqipëria e 28 nëntorit 1912 nuk u bë, mbeti e pabërë në tërësinë e saj. Gëzuar 28 nëntorin 1912 – këtë pikënisje të Pavarësisë…! Punë të mbarë në bërjen e Shqipërisë së Bashkuar!
Pak histori për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912
100 vjet më parë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë – në orë 16 pasdite u mblodh Kuvendi Kombëtar i përbërë nga 40 delegatë në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëririt të Ismail Qemalit dhe u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, që shtriheshin në katër Vilajetet shqiptare (Në Vilajetin e Kosovës, të Shkodrës, Manastirit dhe të Janinës).
Mbledhjen e hapi Ismail Qemali si “nisjator “ i saj duke treguar rëndësinë e Kuvendit. Foli për të kaluarën e shqiptarëve nën sundimin osman dhe për luftrat e vazhdueshme për të fituar të drejtat e tyre. Ai pasi shpërfaqi rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike vuri në dukje se, e vetmja udhë shpëtimi për shqiptarët ishte ndarja e Shqipërisë nga Perandoria osmane.
Dokumenti që pasqyron shpalljen e pavarësisë është procesverbali i mbajtuar atë ditë nga Luigj Gurakuqi në bllokun e tij të shenimeve. Deklarata (procesverbali) është dokument i shkurtër i shkruar me dorë, dhe i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit dhe ka këtë përmbajtje:
“Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912
Pas fjalëve që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vete, e lirë e e mosvarme”.
Pamja origjinale e procesverbalit të mbajtur në atë ditë nga Luigj Gurakuqi në bllokun e tij të shenimeve, i fotografuar nga Kel Marubi me 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë në cilësinë e fotografit zyrtar të Oborrit Mbretëror të Ahmet Zogut.
………………………………………
Kush e përfaqësonte Kosovën në Kuvendin e Vlorës?
Në Kuvendin e Vlorës morën pjesë përfaqësues të katër vilajeteve shqiptare. Vilajeti i Kosovës, në këtë kuvend u përfaqësua nga Sali Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, të cilët kishin ardhur si përfaqësues nga Kuvendi i Shkupit (që u mbajt në tetor 1912), ndërsa një ditë më vonë (më 29 nëntor) në Vlorë arriti Isa Boletini dhe delegatët tjerë, si: gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musë Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Udhëheqësit tjerë të Kosovës si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., nuk erdhën, sepse në fillim të nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin të burgosur në kështjellën e Kalemedanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të vijë në Kuvend.
Isa Boletini më bashkëluftëtarët e tij duke hyrë në Vlorë.
………………………………
Sa kilomtër katrorë kishte Shqipëria e katër vilajeteve që u shpallë e pavarur, më 28 Nëtor 1912 në Kuvendin e Vlorës?
Në vitin 1912 gjeografia e katër vilajeteve shqiptare përfshinte 90 270 km2.
1 – Vilajeti i Kosovës përfshinte 32 900 km2,
2 – Vilajeti i Shkodrës kishte 10 970 km2,
3 – Vilajeti i Manastirit kishte 28 500 km2 dhe
4 – Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2.
Pra, më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Vlorës u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në tërësinë teritoriale, prej 90 270 km2 .
Katë Vilajetet Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manstirit dhe i Janinës)
* * *
Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan teritoret etnike shqiptare
Në këto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër më 17 dhjetor 1912, për të “zgjidhur” problemet e lindura nga lufta në mes Aleatëve Ballkanikë dhe Turqisë (pa u përfshirë këtu shqiptarët). Kjo konferencë zgjati tetë muaj dhe më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha, në vend se ta njihnin pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km2, ata e pranuan një Shqipëri prej 28700 km2, ndërkaq 61 570 km2 të teritorit etnik shqiptar ia dhuruan shteteve ortodokse ballknike si: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Shqipëria Londineze prej 28700 km2
…………………………………..
(…)
Këtë muaj shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike, shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar nga maja e këtij përvjetori që po e festojmë sot, te dita më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 100 viteve, më 28 Nëntor 1912, pra në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik. E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse Shqipëria e 28 nëntorit 1912 nuk u bë, mbeti e pabërë në tërësinë e saj. Gëzuar 28 nëntorin 1912 – këtë pikënisje të Pavarësisë…! Punë të mbarë në bërjen e Shqipërisë së Bashkuar!
Pikënisja për Shqipërinë e Bashkuar të 28 nëntorit 1912!
=======================================