ABDULLA MEHMETI: KAOSI NË TREGUN ELEKROENERGJETIK TË MAQEDONISË ME KOSTO TEPËR TË LARTË PËR QYTETARËT

Tetovë, 02. 10. 2015: Çmimet e larta të rrymës elektrike dhe tatimi shtesë prej 33,33 % ndaj qytetarëve janë të paligjshme, të cilat janë caktuar me marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe pronarëve të kompanisë EVN, për hyrjen e kësaj kompanie në tregun e këtij vendi. EVN ka paguar milionа euro ryshfet, duke korruptuar politikanë dhe udhëheqës të lartë të pushtetit, për marrjen e këtij monopoli (moslejim të konkurrencës) kundrejt kompanive të tjera të interesuara.
Institucionet ndërkombëtare disa herë i kanë bërë vërejtje serioze Qeverisë së Maqedonisë ta ndërpresë këtë monopol dhe të krijojë mundësi për depërtimin edhe të kompanive të tjera konkurrente në tregun e Maqedonisë. Ndërkohë, është paralajmëruar edhe hapja e aferës për shitjen e Elekroekonomisë së Maqedonisë (ESM), e cila për kompensimin e shumës së dhënë ryshfet disa politikanëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit është ,,detyruar” ta rrit çmimin e rrymës dhe shërbimeve, si dhe tatimin ndaj qytetarëve prej 33,33 %, duke e ngritur çmimin e rrymës elektrike dhe shërbimeve mbi normalen.

Qytetarët e Maqedonisë paguajnë rrymë më të shtrenjtë se në shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, ku të ardhurat mujore janë shumëfish më të larta se në Maqedoni. Në këtë rast, qytetarët detyrohen të paguajnë shuma më të mëdha financiare për rrymën se sa i kanë të ardhurat e përgjithshme mujore, bile edhe familjet pa të ardhura mujore ose me ndihma sociale, duke e rrezikuar seriozisht ekzistencën e tyre.
Para disa vitesh ky eksperiment u provua edhe në Bullgari, por përfundimi i kësaj kompanie ishte tragjik. Qytetarët e këtij vendi fqinj, në fillim të vitit 2013 organizuan protesta masive dhe në shenjë pakënaqësie e revolte i shkatërruan përfaqësitë, punktet e pagesave, pajisjet dhe automjetet e kompanisë EVN-së dhe të disa kompanive të tjera elektroenergjetike, duke i detyruar ato t’i rishqyrtojë politikat e veta, ose të tërhiqen nga tregu i këtij vendi.
Qytetarët e Maqedonisë kanë jetuar në rrethana të tjera dhe kanë ndërtuar një mentalitet ndryshe prej bullgarëve, prandaj revoltën e tyre e shprehin në forma të tjera më të sofistikuara, të cilat do të reflektohen në stabilitetin politik të këtij vendi, sigurisht edhe në pengimin e integrimeve të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura