(Prishtinë, 31. 08. 2012) – Jemi në pragun e vjeshtës të vitit 2012. Kjo që do të shkruaj në këtë artikull nuk do të mund të e ndryshon kronologjinë e kësaj vjeshte politike. Por, do të mbetet në historinë tonë kombëtare, si një zë mes shumë zërave, që nuk u mashtruan dhe nuk u pajtuan me fundosjen e ngadalshme të vendit tonë nën sundimin e ri të diktaturës neokolonialiste të sovjetëve të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian. Kjo fundosje filloi nga Konferenca e Rambujesë e vitit 1999 dhe do të përmbyllet me “anëtarësimin e Republikës së Kosovës nën BE dhe NATO”, si një popull i konvertuar nga shqiptar në “kosovar”! Kosovës iu ndalua bashkimi me shtetin Ëmë dhe iu imponua bashkimi me BE e NATO pa a pyetur fare popullin e saj. Ky është një agresion i moderuar feudal i kohës së revolucionit elektronik.
……………………………………………..
(“Wall Street Journal” – 29 Gusht 2012. Gazeta shkruan se shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton, po shqyrton përfshirjen më aktive në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lexoni: http://kosovapress.com/?cid=1%2c86%2c151895 – Sh.B)
……………………………………………………….
Populli Shqiptar ka ekzistuar edhe kur nuk ka pas fare bashkësi shtetesh e shtete dhe ka me ekzistuar edhe pas zhdukjes se tyre Që nga koha kur Iliria ra nën sundimin e huaj, pra qysh nga bizantinët, romakët, osmanlinjtë, barbarët e vjetër e të ri sllav fqinjë e deri te feudalistët modern globalist, ata synuan e po synojnë zhdukjen e qenies së këtij populli, që lidhet ngushtë me pushtimet e tyre të gadishullit ballkanik. Secila perandori që erdhi në vendin tonë pas okupimit ushtarak filloi me imponimin e ideologjive të veta politike, që dikur maskoheshin pas besimeve të tyre fetare e më pastaj pas partive të tyre politike. Herë me religjione internacionale e herë me internacionalizëm proletar shkelej pa mëshire mbi identitetin shqiptar të atdheut tonë të lashtë. Këtë nuk e bënin thjesht pse i urrenin shqiptarët, por sepse i lakmonin për vete tokat tona të pasura.
Dhe ata shqiptarë që i ngjanin kohës e që u pajtuan me sundimet e huaja jetuan mirë nën sundimin e të gjitha perandorive të kaluara dhe po jetojnë edhe sot mirë.
Vetëm një grusht “kokëkrisurish” shqiptar që nga Pirroja e Gjergj Kastrioti e deri te Adem Demaçi e Adem Jashari, e do si ata, që si misionar të Zotit, nuk hoqën dorë kurrë nga shqiptaria. Ndoshta atë që fitoi sot Adem Demaçi për veprën e tij jetësore i mbeti nofka edhe Pirros: si “FITORJA E PIRROS”! Por nëse që nga Pirroja e deri te Adem Demaçi e Adem Jashari, e do si ata, për vete nuk fituan asgjë, populli shqiptar fitoi shumë nga puna e tyre, sepse armiqtë e tij nuk ia arritën ta zhdukin si planifikuan e si po planifikojnë edhe sot zhdukjen e këtij populli. Por, si duket pasardhësit e Pirros ishin të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm për misionin e tyre, prandaj edhe u pajtuan që më parë për vetë “FITOREN E PIRROS”! Pra, me VETËMOHIMIN!
Pirroja la EMRIN që na i kujton rrënjët tona, Gjergj Kastrioti e ngriti mbi Kryqin perëndimor e mbi gjysmë Hënën lindore SHQIPONJËN DYKRENARE, Adem Demaçi ngriti kombin mbi INTERNACIONALIZMIN SOVJETIK, Adem Jashari i dha ngjyrë të kuqe flamurit të Gjergj Kastriotit me gjakun familjes së vet. E do si ata, edhe sot kur Perandoria Globaliste ia ka vu këmbën në fyt popullit shqiptar, po ecin fërkemeve të tyre pa pyetur se sa po kushton ky çmim.
PËRSE CATHERINE ASHTON I SHKRUAN LETËR VETES E BE NË EMËR TË ATIFETE JAHJA-AGËS?
Përgjigja kishte me qenë: sepse prania e KFOR-it, e Policisë se BE (EULEX) dhe e Administratës civile diktatoriale të Brukselit në Prishtinë edhe 13 vite pas lufte, pa letrën e zonjës Ashton të shkruar në emër te Atifete Jahja-agës, kishte me qenë okupacion klasik.
Pra, okupacioni klasik do të mbulohet me maskën e re të “përmbylljes së mbikëqyrjes” nga:
– Një letër të zonjës Ashton drejtuar vetit e BE, të nënshkruar nga zonja Atifete Jahja-Aga;
– Një letër të tillë e ka nënshkruar Fatmir Sejdiu në vitin 2008;
– Një letër të tillë e ka nënshkruar kreu GNS (Grupi për negociata me Serbinë) në Rambuje në vitin 1999.
Të gjitha këto letra, përfshirë edhe Kushtetutën edhe Ligjet u shkruan në Bruksel për Kosovën dhe u nënshkruan nga marionetat e GNS në Rambuje, Vjenë e Prishtinë, janë farsë. Populli Shqiptar i mashtruar në Rambuje në vitin 1999 e morri vesh këtë pas zgjedhjeve të para në Republikën e Kosovës dhe pasi që referendumi mbi vetëvendosje nuk u mbajt kurrë.
Andaj Populli kurrë nuk doli në zgjedhjet e organizuara nga marionetat e Brukselit që donin ta luanin lojën farse të “demokracisë” për ti dhënë legjitimitet të rrejshëm zgjedhjeve të tyre, ku vjedhja e votave zhvillohej legalisht. Sikur që po ndodhë tani me këto letra që po i shkruan zonja Ashton vetit e BE në emër të Atifete Jahja-Agës për ti dhënë legalitet pranisë ilegale të BE në Republikën e Kosovës.
Pra, Populli Shqiptar që vetëm është i ndarë në 6 shtete, me këtë letër të zonjës Ashton po hynë edhe në ndarjen e re të Kosovës nga ana e Brukselit, por tani në emër të Atifete Jahja-Agës. Brukseli ka harrua vetëm një vogëlsi! Strukturat aktuale të ardhura në pushtet me vjedhjen e votave dhe vet Atifete Jahja-Aga nuk mundet ta prezantojnë Republikën e Kosovës në kurrëfarë bisedimesh, sepse ato nuk e kanë votën e Popullit të Republikën e Kosovës. Me Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi – Republika e Kosovës dhe Kombi Shqiptar në tërësi vazhdon të mbetet në gjendje lufte:
– derisa këto shtete armike të mos tërhiqen nga trojet etnike shqiptare,
– derisa të mos i kompensojnë dëmet në njerëz dhe në ekonomin tonë nacionale,
– derisa të mos i njohin të drejtën e shqiptarëve në vetëvendosje e sovranitet të trojeve të veta etnike,
– derisa këto shtete të mos dorëzojnë persona të zhdukur,
– derisa të mos sillen para gjyqeve tona vrasësit dhe dhunuesit ushtarak, policorë e paramilitar dhe
– derisa të mos kërkojnë falje për tëra krimet e terrorit shtetëror serb ndaj shqiptarëve që nga viti 1878 e këtej.
Mbani mend! Përfaqësuesit e familjeve të bejlerëve e agallarëve të vjetër e të ri titist e ahtisarist dhe ata që vinë në pushtet me vota të vjedhura e në zarfe të diplomatëve të huaj, kurrë nuk munden ta përfaqësojnë Popullin Shqiptar.
Përfaqësuesit legjitim, që munden ta përfaqësojnë Popullin Shqiptar, mund të jenë vetëm ata që do të dalin nga zgjedhjet e lira pas referendumit për vetëvendosje.
Partitë e korruptuara aktuale parlamentare që ushtrojnë punën e vet kolaboracioniste në partneritet me diktaturën e BE mbi Kosovën, nuk mund ta përfaqësojnë popullin tonë. As ata në pozitë që luajnë rolin e sahanlëpirësve dhe as ata në opozitë që luajnë rolin e patriotëve të rrejshëm. Mos harroni se po të ishte fjala për miq e aleatë të vërtetë ata do ta furnizonin UÇK-në me armatim, që ajo vet ta mbron Republikën e Kosovës e jo ta shkatërrojnë armatimin e shqiptarëve siç bëri KFOR-i, që shqiptarët të mos mund të mbrohen vet nga fqinjët shovinist. KFOR-i nuk e çarmatosi as nuk e shkatërroi armatimin serb, maqedon e malazezë dhe atje nuk hyri as një ushtar i KFOR-it, por kjo ju ndodhi vetëm shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike! Shqiptarët kanë nevojë për miq e aleat të sinqertë dhe të vërtetë, se sa për miq e aleat të rrejshëm.
Nëse Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet medoemos të integrohet me shtete tjera, atëherë kjo duhet të ndodh vetëm me SHBA. Nëse sovraniteti i Britanisë së Madhe mundet të shtrihet deri të Ujdhesat Folklande, edhe sovraniteti i SHBA mundet të shtrihet deri në Ballkan. Për derisa shumica e fuqive të vjetra të Europës po sillen me shqiptarët si shtetet Arabe me Izraelin, edhe Republikat e Bashkuara Shqiptare munden të sillen me BE si Izraeli me arabët.
Pas vjeshtës politike të sovjetëve pseudokomunist feudal e primitiv sllav do të vjen dimri polar i sovjetëve pseudodemokrat të feudalëve super modern të Bashkimit Europian. Por, pastaj do të vjen përsëri pranvera shqiptare dhe mbi trojet e Shqipërisë së Bashkuar do të valon përgjithmonë vetëm flamuri i Gjergj Kastriotit! Ndoshta krah tij edhe flamuri i SHBA! Tani edhe njëherë rinia shqiptare e ka fjalën kundër titistëve sllavofil e ahtisaristëve brukselofil!