ABDULLAH PRAPASHTICA: EPOPEJA E DEMONSTRATAVE TË PRANVERËS 1981

(Pashtriku.org, 15. 03. 2013) – Në fund të viteve të ‘70 ishte sekret publik se pas vdekjes së Titos, Jugosllavia do të hynte në një cikël të ri të zhvillimeve politike, por askush nuk kishte guximin të parashikonte epilogut e tyre. Protesta studentore e mbrëmjes së 11 Marsit 1981 që shpërtheu në shenjë revolte për kushtet e këqija të ushqimit dhe të mësimit në Qendrën Studentore, ishte vetëm dalja në sipërfaqe e një vullkani që po ziente kahmoti.
Vështirë se do të mund të besonte dikush se kjo do të ishte shkak i protestës se dytë studentore e cila u mbajt me 26 mars1981, me qëllim që të kërkohet garancia nga autoritetet universitare për mos burgosjen për pjesëmarrje në demonstratën e 11 marsit, e cila me ndërhyrjen e PKMLSHJ’së (Lexo: Partia Komuniste Marksiste – Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi – Sh.B) u shndërruan në demonstrata me kërkesën politike për Republikën e Kosovës. Pastaj në demonstrata morën pjesë edhe aktivistë të LNÇKVSHJ’së (Lexo: Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi – Sh.B) e OMLK’së (Lexo: Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës – Sh.B) dhe të grupeve e organizatave tjera ilegale si edhe shumë grupe formale e jo formale si edhe individ atdhetarë.
Regjimi para opinionit u paraqit se është i befasuar edhe pse nga viti 1978 ishte i informuar zyrtarisht se po që se nuk ndërmerr hapa për krijimin e Republikës shqiptare të Kosovës, ku do të përfshihen të gjitha viset e popullit shqiptar në ish RSFJ, me këtë kërkesë, do të dilet në demonstrata. Se regjimi ishte në dijeni se do të vinte te demonstratat me këtë kërkesë, dëshmon më së miri RAPORTI I KOMISIONIT PËR PËRCAKTIMIN E PËRGJEGJËSISË SË MAHMUT BAKALLIT. ( Botuar në Gazetën “Rilindja” – E shtunë, datë 26. IX. 1981)
Gazeta “KOMUNIST” në numrin e vet të fundit – 1981 – botoi tekstin e raportit të komisionit të kryesisë të KQ të LK të Serbisë dhe të kryesisë së KK të LK të Kosovës lidhur me vërtetimin e përgjegjësisë partiake të Mahmut Bakallit, ish kryetar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. Ky raport siç dihet është shqyrtuar në mbledhjen e KK të LK të Kosovës me 6 gusht të po këtij viti, kur u mor vendim që Mahmut Bakalli të përjashtohet nga Komiteti Krahinor dhe të dënohet me masën partiake: Vërejtje e fundit me para përjashtim nga Lidhja Komuniste e Kosovës.
Në gazetën “RILINDJA” të datës 26. IX. 1981 botohet teksti i këtij raporti ku në preambulën e tij, komisioni i kishte ndriçuar më gjerësisht faktet në lidhje me përgjegjësinë personale të Mahmut Bakallit për gjendjen e krijuar. Në kapitullin e I’rë të këtij raporti që tërësisht i përkushtohet aktivitetit të PKMLSHJ’së para shpërthimit të këtyre demonstratave, Institucionet informohen për kërkesën për Republikën shqiptare të Kosovës të shtruar qysh nga viti 1978. Aktiviteti i PKMLSHJ’së përshkruhet në mënyrë kronologjike në ato rrjedha se si kanë arritur dokumentet e saja në adresat e partisë në pushtet. Meqë posedojmë materialet e botuara nga organet e atëhershme të mjeteve të informimit dhe inserte nga libri i Sinan Hasanit i cili e zëvendësoi në detyrë Mahmut Bakallin, me rastin e 30 vjetorit të organizimit të këtyre demonstratave, kësaj kumtese ia bashkangjesim këto dëshmi:
1. Raporti i komisionit të kryesisë të KQ të LK të Serbisë dhe të kryesisë së KK të LK të Kosovës lidhur me vërtetimin e përgjegjësisë partiake të Mahmut Bakallit, ish kryetar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. (Rilindja, E shtunë – 26. IX. 1981)
2. Faqet nga libri i Sinan Hasanit “E vërteta dhe mashtrimet”. (Faqet: 26/27, 196//197, 198/199 dhe 200/201)
3. Fakte dokumentuese mbi aktivitetin e PKMLSHJ’së gjatë një periudhe të caktuar. (Lexo raportin në fund)
Në bazë të këtyre fakteve dëshmohet se si ka ardhur deri te shtruarja e kërkesës “Kosova Republikë”, se si janë organizuar dhe si janë zhvilluar demonstratat e vitit 1981 me këtë kërkesë.
* ) Kjo kumtesë u lexua në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Demonstratat e vitit 1981 – kthesë e madhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, e mbajtur në Prishtinë, më 03 – 04. 06. 2011

DËSHMI NGA AKTIVITETI I PKMLSHJ’së

*   *   *

 Faqet nga libri i Sinan Hasanit “E vërteta dhe mashtrimet”.

(Faqet: 26/27, 196//197, 198/199 dhe 200/201

*   *   *

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura