Pashtriku.org, 18 qershor 2018: Në vitin 2008 dhe 2011, publikisht iu kam drejtuar të pranishmëve në sallën e shtëpisë së kulturës: të gjithë ata që kanë marr pjesë në demonstratat e organizuara në Therandë, të gjithë ata të cilët janë burgosur politikisht dhe të gjithë ata që kanë marr pjesë në luftë, t’i mbarshtrojnë në letër dhe pastaj punën e tyre do t’ua redaktojë unë.
Sabit Gashi këtë mesazh e ka marr dhe iu ka rrek punës, duke shkruar për luftën, si ushtar i UÇK-së dhe në pranverë ma solli një material prej tetëqind faqesh të formatit A4. Pasi ia lëshova një sy, më tërhoqi materiali i trajtuar, e sigurova se do t’ia bëjë redakturën edhe pse e dija se ka shumë punë për t’u bërë. E lash një projekt timin dhe fillova të punojë me seriozitet shumë të madh.
Gjatë leximit e pash të rrugës, se materialin duhet ndarë në tri pjesë, duke i dhënë edhe titujt sipas trajtimit të materies që kishte mbarshtruar. Këto ditë e përfundova, duke iu rikthyer, për të bërë evitimin edhe të ndonjë gabimi që ka mundur të përvidhet dhe pash se kisha lëshuar gabime, duke shmangur përsëritjet në përshkrim, në dialogje, etj. Nga gjithë ai material që më ka ardhur, sot autorit ia këthej të përpunuar këto faqe që janë.
Përveç përsëritjeve, më është dashtë, që të bëjë tipizimin e personazheve, në bazë të vendit nga është, nivelit të shkollimit dhe nivelit të aftësive që kanë pasur, por edhe ndryshimi i të folmes gjatë kalimit të kohës, sepse personazhet kryesore kanë takime të shumta dhe të ndikuar nga kjo, kanë ndryshuar edhe të folmen. Përveç kësaj, është dashur edhe ta shndërroj materialin në gjuhën standarde, për të mos mbetur një vepër provinciale. Gjatë punës më është dashur të përmirësojë edhe shkronjat ë dhe ç, sepse autori në vend të tyre ka përdorur e-në dhe c-në.
Dilemat janë shfaqur edhe të përcaktimi i gjinisë letrare:
Roman
Roman historik
Ditar lufte
Kronikë
Kjo dilemë është shfaqur, sepse të gjitha elementet ky roman i ngërthen në vete dhe u përcaktova për emërimin – roman historik. Këtë emërim e nxora nga trajtimi që i bëhet luftës së UÇK-së, përmes krye protagonistit – Albanit. Përfshirja e terrenit të veprimit ushtarak, ka elemente kronike, dialogjet dhe zhvillimet luftarake, kanë elemente historike, por edhe aty këtu shënohen ndonjë herë datat më karakteristike të zhvillimeve luftarake dhe koha e zhvillimit të ngjarjeve është e përcaktuar. Nëse shikohen nga ky këndë, atëherë vetvetiu del se kemi të bëjmë me roman historik.
Problem tjetër më doli, ku duhet bërë ndarjen e pjesëve, që të kenë një lidhje organike ndër vete dhe t’i shtohet kureshtja lexuesit, për të vazhduar pjesën pasuese. Jam munduar edhe këtë punë ta kryej me përgjegjësi, sa ia kam dal mund të shihet nga lexuesi.
Romani historik “Vitet e Lavdisë – Zhgënjimet”, është një roman, në të cilin trajtohet lufta e lavdishme e UÇK-së, nga një ushtar fillimisht, i cili pastaj në bazë të angazhimit të vet, arrin të gradohet në bazë të punës, ku veprimtaria e Tij është e shtrirë në një hapësirë bukur të gjerë gjeografike dhe me protagonistë të vërtetë të luftës. Përmes të cilëve krye personazhi – Albani bënë lëvizje të domosdoshme me shokët e vet, aty ku e thirr nevoja, por ka edhe momente kur ndërmarrin aksione, në konsultë mes shokësh dhe pas saj informohen organet më të larta ushtarake.
Edhe më herët e kam theksuar, se romani historik “Vitet e Lavdisë – Zhgënjimet” ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë “Nën betim”, pjesa dytë “Drejtë Lirisë” dhe pjesa e tretë “Zhgënjimet”. “Nën betim” bënë fjalë për fillimin e shtrirjes së UÇK-së në Iliron, ku edhe do të kyçet Albani në radhët e ushtarëve të lirisë, “Drejt lirisë” veprimi dhe riorganizimi i luftës pas ofensivës së parë dhe “Zhgënjimet” që do të dalin pas përfundimit të kësaj lufte të lavdishme çlirimtare.
Madhështinë e luftës çlirimtare e bënë, kur asaj i bashkëngjiten vullnetarët, me e pa armë, por prej tyre, të paktë janë të brumosur me ide kombëtare dhe nuk donë për të çarë kokën, për pasojat që mund t’i ketë si individ, por edhe si familje. Kjo është kategoria e luftëtarëve në orët e para të kalimit nga guerilja në luftë gjithëpërfshirëse, të bijave dhe bijve të kombit tonë, në radhët e UÇK-së. Nga këtu edhe fillon romani historik “Vitet e Lavdisë – Zhgënjimet”, që autori përmes Albanit dhe disa shokëve të Tij, siç janë Tahi, Doloni, Rexha, Mësuesi, Kobra dhe shumë të tjerë, të cilët kanë treguar gatishmërinë e flijimit për Atdhe dhe mu për këtë do të gjinden kudo që e lyp detyra, madje, ka raste edhe kur marrin urdhra edhe jashtë detyrës që kanë, por këta nuk do ta diskutojnë këtë, por menjëherë vihen në zbatim, duke mos llogaritur rrezikshmërinë.
Këta edhe do të ballafaqohen me lloje të ndryshme të armëve, por ka edhe të tillë, që përherë të parë i kanë armët në dorë, mirëpo, kjo nuk i bënë të frikohen, sepse kanë dhënë betimin dhe mbajtja e këtij betimi është detyrë e shenjtë. Kudo që shkojnë Albani, Tahi, Doloni, Mësuesi me shokë, betimin e kanë si medaljon të ngulitur në mendje dhe gjithnjë frikohen se mos nuk po e kryejnë detyrën me nder, se mos po gabojnë diku, se mos nuk do të pëlqehen aksionet, që do t’i ndërmarrin pa konsulta me eprorët, në nivel batalioni, brigade apo zone, prandaj edhe janë shumë të kujdesshëm. Ky betim që kishin bërë, sikur edhe u jepte zemër për të vepruar edhe në rrethana tepër të rrezikshme, në rrethana tepër me përgjegjësi, por me rëndësi, sepse veprimet e tyre shkonin në shërbim të luftës e atdheut.
Lufta do t’i kalisë dhe do t’i rreshtojë në radhët e elitës pararojë, që për këta do të jenë të informuar edhe struktura ushtarake në nivel të Shtabit të Zonës Operative, në nivel të Shtabit të Përgjithshëm dhe në nivel të Drejtorisë Politike. Edhe nga këto tri nivele kërkohet ndihma e tyre, qoftë për të kaluar deri në kufi mes Shqipërisë londineze, qoftë për të shpërndarë urdhra, qoftë për t’iu përgjigjur përforcimeve, apo edhe për të përcjellë luftëtarë lirie, që vinin nga mërgata, nëpër vende të caktuara. Ky grup do të jetë edhe në përcjelljen e eprorëve më të lartë të UÇK-së, por edhe gazetar që ishin të interesuar të raportonin për luftën, apo luftëtar të huaj që kishin ndarë mendjet t’i bashkojnë armët me ushtarët çlirimtar. Në këtë kishte gjallëri, nga kjo gjallëri vinte edhe guximi për të marr aksione, për të zënë prita, për të vepruar edhe në ato vende e rrethana, të cilat nuk do t’i shkonin ndër mend armikut.
Ofensiva e parë nisi për ta ndarë shapin prej sheqeri, sepse në këtë luftë kishim tre kategori, të cilat autori nuk i nxjerr, por përmes leximit të romanit diktohen, ata të cilët me të vërtetë e kishin marrë luftën si mision dhe duhej që njëherë e përgjithmonë të kusuriteshin me armikun, një kategori që mendonin se pa ta nuk mund të bëhej lufta dhe mund t’i tërheqin luftëtarët e lirisë për kërpeshi, andej kah kanë dëshirë për t’i dërguar dhe kategoria e tretë ishte e përbërë prej luftëtarëve, të cilët i bindeshin eprorëve dhe vepronin sipas sugjerimeve të tyre.
Albani, Tahi, Doloni etj., së pari do të përjetojnë rëndë largimin e Delegatit, Granitit e Fergosonit me shokë nga fushëbeteja për në Shqipëri, mirëpo, kjo kulmohet kur kthehen në fshat dhe Rudi do të lajmërojë tërheqjen e Lisit me disa të tjerë, po ashtu për në Shqipëri. Që të dyja palët do të arsyetohen, se shkojnë në Shqipëri për të marr lidhjet, se u kishin humbur.
Nga ky moment do të ketë një shkapërderdhje të ushtarëve, por ata do të tubohen dalë nga dalë. Do të ketë edhe peripeci të nduarndurta, sepse tani do të kyqen në lojë edhe bashkëpunëtorët e serbëve. Nga këta dhe FARK-u fillon të propagandonte dorëzimin e armëve, etj. Të parët e tregojnë hapur qëllimin e vet, gjoja për të ruajtur fshatin nga ajo që kishte mbetur pa djegur e shkatërruar, ndërsa të dytët, për të pritur momentin kur të vijnë forca të mjaftuara, edhe me teknikë shumë të fortë ushtarake, të cilën “e kishte siguruar” Qeveria e Bukoshit. Albanit e Tahit i duhej të përballeshin me këtë propagandë të errët e antikombëtare dhe nuk mund të rrinin e heshtnin, prandaj edhe filluan të gjenin shokët e vet, për të ndërmarr aksione, sa për të treguar se UÇK-ja nuk ishte shuar, por ishte e gjallë dhe vepronte. Këto aksione i tmerronin të dyja palët. Edhe pse e dinin se kush i kryente, nuk guxonin të bëzanin, sepse dihej çka i priste. Pra, qëllimit për të mos u dukur uniforma e UÇK-së, qëllimit për t’i dorëzuar armët, qëllimit për zhbërjen e bërthamave të vogla ushtarake që kishin mbetur, nuk ia arritën, por ato sa vinin e bëheshin më të shumta, e më të fuqishme. Kjo vendosmëri vepruese e Albanit me shokë, u siguroi vend e strehë te bashkëfshatarët e gjetiu dhe filloi të ngulitej në kokat e të tjerëve, se rruga drejtë lirisë, ishte e drejtë.
Këto aksione dhe takime me shokët, kthimi i Mësuesit, përgatitja e policisë ushtarake, riorganizimi, e shumë veprime tjera, i bënë luftëtarët e lirisë të jenë të qëndrueshëm dhe të bindur, se ishin drejtuar drejt lirisë, e ajo nuk ishte larg. Tashmë e kishin përvojën e luftës, kishin hequr tremën, i kishin mësuar taktikat e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serb dhe nuk mund të ziheshin në befasi. Koha e kaluar në luftë, iu kishte mundësuar edhe të njohin disa lloje armësh që ishin në përdorim, e kishin mësuar më shumë terrenin e fushëveprimtarisë luftarake, propagandën e luftës, taktikat sulmuese, krijimin e krizave psikologjike te armiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Më nuk do të përballeshin me propagandën e dorëzimit të armëve, sepse propaganduesit e kuptuan se ishte ora e fundit, qoftë për të heshtur, një kategori dhe e dyta për të përfituar për të nesërmen.
Sikurse në ofensivën e parë, ashtu edhe pas saj, sidomos në të dytën, do të ketë rënie dëshmorësh, shokë apo bashkëluftëtarë, do të ketë masakra të mëdha, të cilat i përballojnë me vështirësi, por nga këto sikur marrin fuqi, guxim, vendosmëri, për të shtrënguar armët. Ky realitet do t’i bëjnë më të vëmendshëm gjatë lëvizjeve, gjatë kryerjes së aksioneve, kur përballen me propagandën e verdhë, që të ruajnë gjakftohtësinë, por edhe të mos përkulën nga pësimet apo nga kurthet që përgatiteshin, për pozicionim të akëcilit. Kjo edhe do t’i ndodh Albanit kur burgoset nga farkistët, por ky moment do ta bëjë edhe më të vendosur, për luftën e filluar, se misioni i Tij ishte të hapëronte drejtë lirisë.
Krijimi i policisë ushtarake do të tregojë lartësinë e përgjegjësisë që merrte UÇK-ja, do të ngjallte elanin e punës, të forconte besimin e luhatur te disa, për luftëtarët e lirisë. Krijimi i këtij mekanizmi ushtarak tregonte edhe seriozitetin e zhvillimit të luftës, vendimeve që merrnin për të ardhmen dhe përballjen e fuqishme me këdo që mundohej të ndërpriste rrugën e lirisë. Si polici ushtarake, kryeprotagonistëve i bie të jenë gjithkund dhe në detyra e misione, që pothuaj gjithnjë do të jenë të rrezikuar. Në një kësi situate, Albani do t’i humbë dy shokë të çmuar: Tahin dhe Dolonin, që do t’i shkaktojnë dhembje të madhe, por edhe do të marri guxim për të vepruar edhe më tepër.
***
Pas lufte, Albani, do të kryej detyrën e komandantit të policisë, në postëkomandën e Therandës dhe aty do të përballet me shumë situata. Do të shkojnë për t’i uruar detyrën, do të shkojnë për të çarë hallet, do të shkojnë për të kërkuar ndihmë, do të shkojnë për të kërkuar strehim, do të shkojnë për të kërkuar të pagjeturit dhe shumë kërkesa tjera të qytetarëve. Mundohet me secilin të jetë i barabartë, për të ndarë brengat e tyre dhe ato që vareshin prej Tij, do t’i zgjidhte menjëherë. Edhe pse i angazhuar tërë ditën, siç thotë populli, diell me diell, Ai nuk do të ankohet për asgjë.
Por ditëve në vazhdim, do t’i dalin pengesa dhe fillon të zhgënjehet për kohën e pas luftës. Do të përballet me UNIMIK-un e KFOR-in, do të përballet me bashkëpunëtorët e armikut që kishin ngritur kokën, do të përballet me pengimin e punëve që duhej kryer, të cilën e kërkonin bashkëkombësit e vet, do t’i mungojë mbështetja nga eprorët, do të sheh përbuzjen e luftëtarëve të lirisë, tash si polici, të cilën ua bëjnë strukturat politike, që kishin koordinuar veprimet me mekanizmat ndërkombëtar, civilë, ushtarakë e politik.
Do t’i dalin pengesa nga veprat e sajuara politike, për të mos vazhduar ushtrimet profesionale, do t’i dalin pengesa për strehimin e fëmijëve, do të dalin pengesa për të vu rend të mirëfilltë, se pala tjetër ishte e interesuar për anarki, mosrespektimin e luftës dhe bartësve të saj, dëshmorët, invalidët, veteranët, të gjithë atyre që i dhanë shpirt lirisë, të gjithë atyre që e sollën lirinë, se për ta ishte humbje e madhe që nuk kishin arritur të vepronin me kohë, që nuk kishin arritur të parashikonin rrjedhat historike, për të qenë ata meritorët dhe nga kjo frikë u sulën se kush më tepër mundët për të qenë më i afërt me ndërkombëtarët.
Ky do të zhgënjehet edhe me regjistrin e Bushit, jo pse Ai e kishte përpiluar, por se si arriti emri i Tij deri te Atje. Kjo e brente, por edhe do të gjejë ngushëllim te e kaluara e vet, te veprimtaria kombëtare, te qëndresa që kishte bërë me shokë. Do të zhgënjehet edhe për pengimin e hulumtimit të trupave të dy shokëve dëshmor Tahit e Dolonit dhe i dukej se po vonohej kjo punë.
Të gjitha këto që ndodhnin rreth Tij, të gjitha ato që i shihte, i dukeshin sikur po e përmbytnin lirinë, për të cilën, bashkë me shokë kishte luftuar, bashkë me shok ishte përballur me armikun, urinë, të ftohtit, por këto të tashmet e kishin mundur, se ditë e më tepër e shihte vetën të vetmuar në vorbullën e vrapimit për ushqime, veshmbathje, sigurimin e materialit ndërtimor, pozicionimit në struktura civile e ushtarake. Albani me një episodë, do të paraqes situatën e krijuar pas lufte, kur shkon në restorant për drekë, aty do të sheh mantellbardhë nga ana e anës, ndërsa kur shokëve të Tij të plagosur u duheshin ndihma mjekësore, ishin tre katër veta ku mund të drejtohej.
Ky roman historik, i shkruar me përkushtim, i shkruar me një nuancë veçuese, sa këtë mund ta vërej vetëm ai që ka qenë pjesë përbërëse e luftës, jep një pasqyrë reale të zhvillimeve luftarake, me të mirat dhe të këqijat e saj, me protagonist që ishin pjesë e bërjes së kësaj historie, pa aspak hiperbolizime, por real, ashtu siç mund t’i sheh edhe sot.
Ky roman duhet të vlej si moto edhe për të tjerët, që të mbarshtrojnë kujtimet e tyre, ashtu siç kanë qenë dhe kam bindjen se gjeneratave do të ju mbetët thesari i luftës në duar, që përmes këtij thesari të kujtojnë baballarët, gjyshërit, nënat, gjyshet, se me çfarë armiku barbar u përballën dhe ata u përzunë duke falënderuar luftën e shejtë, luftëtarët e lirisë për guximin e treguar.
Urojë që romani “Vitet e Lavdisë – Zhgënjimet” të gjej rrugën deri te lexuesi, në radhë të parë te protagonistët, te bërësit e historisë, të shohin vetën ashtu siç kanë qenë, e jo siç kishin pasur dëshirë të ishin. Këtë duhet ta lexojnë edhe ata të cilët kanë dëgjuar për luftën, madje edhe ata të cilët kanë shkruar e folur për luftën, për të parë të vërtetën dhe të merret ky roman si barometër për analizë të së vërtetës, në rrjedhën e ngjarjeve që janë shtjelluar
Autorit i urojë suksese të mëtejmë në punën letrare.
Prishtinë, Nëntor 2015