Durrës, 25 mars 2019: Në këtë kohë kontribut të jashtëzakonshëm në mobilizimin, strehimin dhe sistemimin e vullnetarëve të lirisë dhe familjeve të dëbuara nga Kosova dhanë edhe restoranët “KOSOVA” e Naim Kapitit dhe “KAPITI” i Fatmir Kapitit.
Besoj dhe shpresoj shumë së, më në fund, forcat e reja shqiptare që kanë ardhur në pushtet do t’i çmojnë drejt këto vlera atdhetare dhe do t’i realizojnë këto kërkesë plotësisht të arsyeshme!
Një veprim i tillë i mënçur do ta nderojë edhe vetë shtetin shqiptar, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë!
Sot, të pesë bijtë e tij, Sylejmani, Fatmiri, Skënderi, Naimi dhe Ganiu, të cilët gjatë luftës së UÇK-së dhanë maksimumin në mobilizimin, organizimin dhe sistemimin e vullnetarëve që ktheheshin nga mërgata dhe mësynin frontet e luftës në Kosovë, gëzojnë statusin e veteranit të UÇK-së.
Hotel “KOSOVA”, i Naim Kapitit, i ngritur më 1995, mu në hyrje- dalje të portit të Durrësit, pasi shqiptarët e Kosovës ta ndjenin se sapo hynin në Shqipëri kishin prekur njëkohësisht edhe Kosovën. Po, për çudi, pushteti i atëhershëm, në vitin 2002 e shembi restorantin, ku një prej arsyeve, deklarohej jo publiksht prej tyre se është bërë si ambasada e Kosovës. Në të vërtetë edhe ashtu ishte, sepse prej aty niseshin në mënyrë të organizuar për t’u rikthyer në Kosovë shqiptarët që vinin nga perëndimi, meqë rrugët atë kohë ishin të pasigurta dhe tek në mëngjes niseshin andej. Përveç kësaj, edhe gjatë luftës, hotel “KOSOVA” ka shërbyer edhe si pikë e shpërndarjes së të dëbuarve nga okupatori serb. Ishte edhe pikëtakimi i tyre me të afërmit që vinin nga perëndimi si dhe vullnetarëve të UÇK-së.
Restorant “KAPITI” i Fatmir Kapitit si dhe shtëpitë e Sylejman Kapitit dhe ato të motrave të tyre u vunë në shërbim të strehimit dhe akomodimit të përkohshëm të vullnetarëve të lirisë.
Dhe, së fundi, Kosova, gjegjësisht komuna jonë, Vushtrria, bëri hapin e parë në drejtim të vënies në vend të atyre që kanë kontribuar për këto ditë të bardha, duke nderuar atdhetarin e përbetuar, Sadri Kapitin, me pagëzimin e një rruge të Vushtrrisë së lashtë me emrin e tij. Rruga “SADRI KAPITI” është nder për gjithë shqiptarinë.
E gëzoftë familja e tij në Durrës!
Duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 67”g” të Statutit të Komunës dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sistemimin e Adresave të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-071, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku, me vendimin Nr. 322/ 13, të datës 11. 03. 2013, formoi Komisionin për propozim të emërtimit të rrugëve dhe shesheve të Komunës së Vushtrrisë, me kryetar, kryesuesin e Kuvendit, z. Habib Mustafa. Dhe, Komisioni, krahas emrave të tjerë, në mbledhjen e fundit, më 10. 07. 2013, pasi mori edhe pëlqimin e Kuvendit Komunal, vendosi që rruga nr. 171 të emërohet “SADRI KAPITI”.
Rruga “Sadri Kapiti” në Vushtrri (Habib Mustafa, Skënder Kapiti me vajzën Antigonën dhe Bedri Tahiri)