Prishtinë, 10. 07. 2012 – Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se presidentja ka mandate të plotë filluan sulmet se ajo duhet të jape dorëheqje. Se vendimi i Gjykatës Kushtetuese qenka vetëm një rekomandim. Se presidentja nuk paska legjitimitet sepse nuk paska kaluar nëpër procesin zgjedhor. Se nuk qenka e moralshme ta tradhëtojë marrëveshjen ku garantues qenka zoti Dell. Se është pjellë e Marrëveshjes së Trojkës, prandaj duhet të largohet. Se duhet të organizohen zgjedhjet presidenciale etj.etj. Tash mund të vlerësojmë nëse qenka e moralshme të sigurohet mandati me vota të vjedhura. Apo me shantazhe. Apo me veprime imorale. Apo të bëhesh president me mashtrim dhe me para. Dhe shumë arsye tjera.
Vërtetë kush po i “hanë presidentët” e Kosovës
Kosova përfundimisht nuk po ka fat me presidentët e saj. Sidomos pas përfundimit të luftës. Para lufte ka pasur presidentë të fortë dhe autoritativë. Kujtojeni Sinan Hasanin dhe Sejdo Bajramoviqin. President pa letra dhe strukturë paralele institucionale para lufte ishte edhe Himë Gova. Pas lufte i quajtur edhe president historik. Nga ata që mrizojnë nën hije dhe nuk bëjnë asgjë prej gjëje duke siguruar mbijetesën politike dhe materiale. Sikur dikur presidenti i tyre historik. Ky është i vetmi president që i pata dhënë votën time. Menjëherë pasi dola nga burgu në vitin 1990. Në qafë na mori Baca Adem që na këshillonte të burgosurve politikë të votojmë për Himë Govën pasi që thoshte: ”se për herë të parë shqiptarët e kanë një udhëheqës që e ka zgjedhë populli dhe që ka dalë në krye të popullit“.
Presidenti “historik” i Kosovës – Ibrahim Rugova alias Himë Gova!
__________________________________
Dy muaj pas zgjedhjeve Himë Govës i mora votën time sepse vlerësova se nuk ka gjë prej tij. Sepse këtij i interesonte vetëm dolce vitae në ndërkohë që ishte shndërruar në një mistik që komunikonte me popullin me “ajete“ të gjumave të cilat nuk i ndryshonte kurrë! Sikur të ishin ajete kuranore. Ishte bllokuesi më i madh i të gjitha përpjekjeve të shqiptarëve për çlirim dhe krijimin e shtetit të pavarur. I ndau në dysh partitë politike shqiptare në FYROM, Mal të Zi, Luginë të Preshevës e mos të flasim për Kosovë. Studentëve që atëherë udhëhiqeshin nga Albin Kurti, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj dhe Driton Lajçi të cilët organizonin protesta për lirimin e objekteve universitare ua bëri një organizatë apo strukturë paramilitare studentore e cila ishte kundër këtyre protestave. Në popull përhapte defetizmin se: ”nuk bën të luftohet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë sepse na mbysin të gjithëve“. Kur në skenë doli UÇK e lavdishme ia bëri një ushtri tjetër paralele të çuajtur FARK. Sikur të ishim popull me 500 milionë banorë dhe të kishim nge të formonin çdo ditë nga një ushtri! Pas luftës heroike dhe sakrificës biblike të Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe katër brezave të kësaj familje të cilët kontribuan për lirinë e Kosovës dhe shtetin e saj më shumë se të gjithë politikanët bashkë, Himë Gova pati rastin të rreshtohej me popullin duke dalë në krye të tij. Duke e udhëheq popullin. Mund ta kem gabim por nëse Himë Gova do të dilte në ballë të popullit pas shpërthimit të luftës së UÇK-së dhe ta merrte përgjegjësinë që i takonte sot do të kishim një situatë krejt ndryshe. Nuk do të kishte Rambuje – Paris, nuk do të dinim se kush na qenka njëfarë Ahtisari dhe nuk do të kishim bisedime të Vjenës. Rrjedhimisht nuk do të kishim as enklava me paramilitarë serbë, as problemin e Veriut të Kosovës e as këtë kushtetutë surrogate me një flamur të të mbathurave të një zonje që na ka lemeritur me vet praninë e saj e lëre më këtë himn i cili nuk mund të luaj rolin e një viagraje patriotike edhe nëse konsumohet me thasë. Por Himë Gova nuk mori përgjegjësinë që i takonte por angazhohej të ndërpriteshin bombardimet e NATO-së dhe nga krimineli Millosheviq që i masakronte popullin e tij kërkonte një mjet transporti për te dhe familjen e tij. Për të shpëtuar veten dhe familjen e tij. Krimineli Millosheviq pati mirëkuptim duke i siguruar një aeroplan për Himë Govën dhe familjen e tij. Pas përfundimit të luftës u kthye nga ekzili në Itali pasi që gjermanët e kishin detyrur të largohet nga Gjermania. Vullneti i Zotit ishte përcaktues. Kjo analizë imja mbështetet në faktet që i kam dhe nëse në ndërkohë dalin fakte të reja që do të më demantojnë botërisht do të kërkoj falje dhe do të pendohem për këtë mendim kritik që e kam pasur dhe që e kam për Himë Govën. Duke i siguruar lexuesit se kurrë asgjë nuk kam pasur dhe as që kam personale me Himë Govën. Por, për pasuesit e Himës do të jetë shumë më mirë që të mos hapen edhe një kohë dosjet për Himë Govën.
Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, pas grushtimeve në kuvendin e vjeshtës 2006, e ndanë kulaçin e Himë Govës në LDK-LDD!
_______________________________
Dy vdekje në të njëjtën kohë
Pas vdekjes se Himë Govës ishte një mundësi që Nexhat Daci të bëhej trashigimtar i fronit presidencial. Duhet pranuar se Daci kishte shumë dëshirë të bëhej president. Digjej nga dëshira. Kërkonte përkrahje nga Hashimi. E kishte që nënkuptohej se nuk e kishte. I dha do deklarata të forta për ndërkombëtarët se atyre ua kanda vetëm paraja dhe ai sendi. Aspak nuk e kishte gabim ama kjo nuk përputhej me politikat “strategjike“. Për këtë arsye edhe vdiq politikisht. Deri sa Himë Gova vdiq fizikisht nga vullneti Zotit, Nexhat Daci vdiq politikisht nga “qytetari“ Filip Goldberg! Shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë!
Fatmiri me fat të zi
U bë e siç u bë dhe president u zgjodh Fatmir Sejdiu që në të njëjtën kohë ishte edhe lider i LDK-së. Ishte ky një konflikt i pastër interesi i cili nuk u pengonte aspak “miqve“ ndërkombëtarë. Sidomos jo zotit Kristofer Dell që ishte kumbarë i zgjedhjes së Fatmir Sejdiut president. Nuk i pengonte as Hashimit sepse Fatmiri ishte shumë bashkëpunues. Fatmiri e dinte se nuk mbahen dy shalqinj në një dorë ama dëshira e madhe e shndërroi në magjistar. Pozita e presidentit ishte realitet ndërsa pozita e liderit të LDK ishte siguri rezervë nëse mbetet pa postin e presidentit. Dritoni dhe Naimi ia punuan hajmalinë, Enver Baba ia përktheu hajmalinë sipas Kushtetutës. Askush nuk i doli në mbrojtje. As Delli e as Hashimi. Më vonë Fatmiri mbeti edhe pa zogun (të qenit lider i LDK-së ).
Presidenti rezervë
President për gjashtë muaj u bë kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Hajrin ia panë ata që u dekoruan dhe të burgosurit që u falën. Jakupi kishte dëshirë që ky mandat t’i zgjatej por mori në thua pikërisht në hotel Fitorja ( Victory ). Aty doli jashtë loje duke marrë kartonin e kuq nga partia e tij. Për garën e presidentit.
Kandidatët e radhës
Përfoleshin shumë emra për president. Esad Stavileci, Enver Hasani, Vjosa Dobruna , Edita Tahiri, Blerim Shala, Veton Surroi dhe Margarita Kadriu. E pata pyetur njërin prej tyre nëse ka mendjen të bëhet president dhe ai pati thënë se nuk e dinë nëse do ta bëjnë. Dukej qartë se nuk do ta refuzonte. Tjetrit i patën marrë flakë gishtrinjt e duarve duke u shkruar SMS ndërkombëtarëve dhe Hashës për të siguruar përkrahjen. Me njërën dorë shkruante sms ndërsa me tjetrën dorë pinte paracetamoll kundër ngritjes së temperaturave. Femrat u mashtruan sepse një ndërkombëtar me ndikim i njohur si donzhuan pati deklaruar se ka ardhur koha të zgjidhet një presidente femër. Doli se është bukur problematike të bëhesh president duke i pëshpëritur në vesh një impotenti të matufosur.
Presidenti i “SMS-ve” të Kumarit DELL – Behgjet Pacolli alias Gjet Macolli dhe e kryeshefi i tij – Hashim Thaçi!
_______________________________
Kandidati i vërtetë
As në filmat fantastiko – shkencorë nuk është paraparë që president i Kosovës të bëhet Gjet Macolli një analfabet në politikë dhe një person që asgjë të hajrit nuk ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët. Së paku deri më sot. Mirëpo në këtë kanë besuar vetëm Kristofer Dell, Esad Pushikari, Nexhmedin Spahiu dhe vajtojcat e AKR apo Koalicionit për Kosovë të Re që në njërën anë kanë shpërndarë para me thasë te prostitutat politike dhe kurvat e shoqërisë civile. Kur Gjet Macolli u zgjodhë president u binda se në Kosovë nuk ka punë që nuk mund të bëhet apo ngjarje që nuk mund të ndodhë. Gjet Macolli u bë krah i djathtë i Hashimit. U bë shumë shpejt president me mashtrim por iku edhe më shpejt. Ata që e sponsorisuan në garën për president pasi Enver Baba i ndau kartonin e kuq, shumë shpejt e harruan duke e bërë pjesë e mekanizmit të një mashtrimi të ri. E siguruan se pas ndryshimeve të Kushtetutës do të bëhet përsëri president tani si kandidat i përbashkët i koalicionit në pushtet PDK-AKR. Dhe mashtruesi zakonisht u beson mashtruesve. U bë pjesë e trojkës Thaçi-Mustafa-Pacolli që e kapërcyen krizën institucionale duke përfillur përsëri kumbarën për zgjedhjen e presidentit të radhës, z. Kristofer Dell i cili në mesin e tre emrave: Veton Surroi, Margarita Kadriu e hapi zarfin me emrin e Atifete Jahjagës, një oficere e Policisë së Kosovës e afërt me amerikanët. Duket se Thaçi nuk e ka kundërshtuar, Pacolli i gjendur në nokaut politik as që ka folur në ndërkohë që vetëm Isa Mustafa e ka njohur. Në fund të fundit, kush në Kosovë ka koqe ta kundërshtojë mikun tim të madh, ambasadorin Kristofer Dell?! Të gjithë bënin shaka me presidenten e re sepse mendonin se jetëgajtësia e saj në këtë post do të jetë nja 6 muaj. Dikush e quante Presidente e zarfit, tjetri Zarife, kritikohej se ajo po e bartë çantën e saj, se nuk di të lexoj etj.etj. Disa analistë që si zagarë u kishin shërbyer presidentëve dhe kryeministrave të mëparshëm e fyenin në mënyra shumë të paskrupullt. Pa dinjitet fare! Doli se investimi i Dellit nuk ishte vetëm material (një zarf = 30 centë) por afatgjatë. Presidentes Jahjaga i hapën të gjitha portat e vendimmarrjes ndërkombëtare duke i siguruar një përkrahje politike. Dhe tash po binden se koha e saj si presidente nuk qenka thjesht fluturimi i një fluture.
Arsyetimi për dorëheqje të presidentes
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se presidentja ka mandate të plotë filluan sulmet se ajo duhet të jape dorëheqje. Se vendimi i Gjykatës Kushtetuese qenka vetëm një rekomandim. Se presidentja nuk paska legjitimitet sepse nuk paska kaluar nëpër procesin zgjedhor. Se nuk qenka e moralshme ta tradhëtojë marrëveshjen ku garantues qenka zoti Dell. Se është pjellë e Marrëveshjes së Trojkës, prandaj duhet të largohet. Se duhet të organizohen zgjedhjet presidenciale etj.etj. Tash mund të vlerësojmë nëse qenka e moralshme të sigurohet mandati me vota të vjedhura. Apo me shantazhe. Apo me veprime imorale. Apo të bëhesh president me mashtrim dhe me para. Dhe shumë arsye tjera. Presidentja Jahjaga nuk ka pse të jap dorëheqje sepse nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës. Marrëveshja e Trojkës nuk është mbi Kushtetutën dhe aty nuk parashihet dorëheqja e saj. Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh mandat të presidentes e cila mbështetet në marrëveshje të subjekteve politike.
Presidentja e ZARFIT të Kumarit DELL – Atifete Jahjaga!
_______________________
Cili është roli i akte(o)rëve
Ambasadori Dell po e pranon “gabimin“ duke deklaruar se asnjë marrëveshje nuk është mbi Kushtetutën. Thaçi e ka përkrahur vendimin e Kushtetutkës sepse Jahjaga nuk po i pengon asgjë për aq kohë sa ka përkrahje të fuqishme ndërkombëtare (presidentja). Isa Mustafa i ka do reagime të buta të cilat do t’i zbusë edhe më shumë pas dy-tri seancave me zotin Dell, zëvendësin e tij apo përkthyesin e tij. Në rastin konkret më i laguri apo shumë i laguri ka dalë zotni Gjet Macolli. Ai ka humbur materialisht mirëpo është deklasuar politikisht. Po i shuhet përfundimisht ëndrra të bëhet president, ndërsa subjekti i tij politik po shkallmohet. Më nuk paraqet asgjë, as për Dellin e as për Thaçin ndërkaq Pushikari ka humbur fare në ndërkohë që Nexhit i ka rënë potenca për seanca konspirative. Pacolli nuk e njeh gramatikën e gjuhës shqipe ndryshe do ta dinte se ka mashtrues, shumë mashtrues dhe supermashtrues. Edhe këta të kooperativës private politike të Gjet Macollit që për vite të tëra kanë hëngër në grazhdin e tij, në raste të apokaliptit politik do t’ia kthejnë shpinën. Dikush do të bëhet rektor, dikush do të kalojë në PDK, dikush do ta ruaj postin e ministrit si edhe herave të tjera. Atëherë, Gjet Macolli mund të pijë kafe me mua, të deklasuarin politik para tij, Behxhet Sh. Shala. Kafetë i paguaj unë. Po në vend se të kërkojnë dorëheqjen e presidentes Jahjaga le të vendosin të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Apo që Trojka që ka nënshkruar marrëveshjen të kërkojë nga ajo të largohet. Në zgjedhje të parakohshme nuk duan të shkojnë fare Hashimi dhe Isa. Këta do të angazhohen më shumë në Marrëveshjen për Veriun dhe zbatimin e Marrëveshjes. Macolli është i parëndësishëm së bashku me AKR. Ai ka të drejtë të përrallisë për Dubain në Mitrovicën e Veriut të kontaminuar me plumb dhe shovinizëm. Edhe ndonjë ditë!
……………………………………………
Atifete Jahjaga u votua në Kuvend si Presidente e Kosovës.
___________________________________
(ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)