Prishtinë, 9. 7. 2016: (M’rrove, t’rrova, brisku i Brukselit) – Jemi në një situatë pat pozicion midis pozitës dhe opozitës, sipas terminologjisë së shahut apo një lufte me pozicione të qarta dhe të pandryshuara: pozita thotë se Demarkacioni me Malin e Zi na qenka në rregull dhe për këtë më të zëshmit janë baballarët e këtij vendimi katastrofal kurse opozita, jo që e kundërshton dhe ka të drejtë qoftë edhe në bazë të mandatit politik që e ka, por nuk lejon që pozita ta shpreh mendimin dhe qëndrimin për këtë e që nuk është aspak në rregull dhe nuk ka fare të bëjë me demokracinë. Edhe pozita sikur edhe opozita duan të përfitojnë politikisht nga kjo tregti me tokat e Kosovës mirëpo, kësaj radhe opozita ka më shumë argumente kurse pozita është krejtësisht e lakuriquar në përpjekje për ta arsyetuar një marrëveshje krejtësisht jotransparente dhe të dëmshme për të cilën ka qenë e gatshme të diskutojë vetëm pasi është nënshkruar e kjo i bie sikur që doni të flisni për shërimin e dikujt pasi ai ka vdekur dhe është varrosur dhe pasi kanë përfunduar të pamet ! Diskutimi ka pasur kuptim para se të nënshkruhej marrëveshja dhe vetëm gjatë këtij diskutimi do të krijohej një konsensus politik dhe kombëtar për një çështje e cila nuk është pronësi e një individi qoftë ai edhe vet Hashimi apo një partie ose koalicioni. As Hashimi, as Bekimi e as Edita nuk janë pronarë të Kosovës dhe proceseve politike për të marrë vendime apo për të nënshkruar marrëveshje në përputhje me intereset e tyre e pastaj për t’ia ia lënë këtë marrëveshje në duar Isës dhe për t’ia deleguar përgjegjësinë! Raportimi për çështjen e Demarkacionit i ka ngjarë raportit për Fondin e 3% kurse për Fondin Vendlindja Thërret nuk ka pasur kurrfarë raporti ! Kështu është vepruar partizançe duke e përdorur taktikën e cubave! Nuk ka vend në botë që për çështje që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e një vendi vendosin individë jashtë çdo përgjegjësie për të ardhmën e qytetarëve që i sundojnë dhe vet shtetit që e drejtojnë , sikur të ishte pronë e tyre private! Nuk lidhet as logjikisht e as faktikisht procesi i liberalizimit të vizave me shenjimin e kufirit.
“Kadri Veseli e ka marrë shumë seriozisht punën e demarkacionit”!
Tash, Presidenti i Dytë Historik po përpiqet që përgjegjësinë për mosliberalizim të vizave t’ua hudhë atyre që janë kundër këtij Demarkacioni që është pjellë e një marrëveshjeje të çoroditur, jotransparente dhe jashtëzakonisht të dëmshme . Përkundër respektit të madhe që e kam për Presidentin e Dytë Historik sikur që e kam respektuar edhe Presidentin e Parë Historik, nuk jam i gatshëm ta përkrah këtë marrëveshje e sidomos nuk jam i gatshëm ta ndajë përgjegjësinë me te kur ai është përgjegjësi kryesor. Gjithashtu, nuk jam i gatshëm ta përkrah ministrin e një ministrie hibride si ajo e integrimeve afrikane , Bekim Çollakun pra kur këtë punë është dashur ta kryej Ministria për Punë të Jashtme. Ky ministër ka përgjegjësi sepse nuk ka punuar me kokë të vet por ka zbatuar urdhëra e të tjerëve prandaj nuk ka të drejtë as morale e as njerëzore t’i fajësojë kundërshtarët e Demarkacionit për vonesën e liberalizimit të vizave. Edhe ky është pjesë e fajit dhe mashtrimit! Mos të flas për një “ministre“ e një ministrie krejtësisht të shpikur e del të jetë një mashtruese dhe gënjeshtare ordinere sepse kurrë nuk e ka thënë një të vërtetë dhe kurrë nuk e ka mbajtur premtimin , as për të pagjeturit, as për urën apo bllokadën kriminale mbi lumin Ibër, as për kodin e telefonisë, energjetikës, kartonin e gjelbër, lirinë e lëvizjes dhe shumë poshtërsi të tjera që maksimalisht po i shfrytëzon Serbia. Më tregoni se cili vend në botë do të pranonte që një ministër të bisedojë me një shef zyreje të një shteti tjetër?! Ku është këtu parimi i reciprocitetit në përfaqësim?! Por grykësia, injoranca, papërgjegjshmëria ndaj qytetarit dhe vetes janë referenca për karrierë dhe mbijetesë, shpresoj vetëm për momentin !
Presioni mbi të vdekurin
Bashkësia ndërkombëtare apo një pjesë e saj është identifikuar dhe legjitimuar si hipokrite e pashembullt, duke e përkrahur kriminelin, Serbinë dhe duke blasfemuar me të vdekurin, Kosovën! Këta ndërkombëtarë, së bashku me grykësit e vendit, e krijuan veriun dhe ndërmorën të gjitha masat që veriu i Kosovës të mos integrohet duke e kushtëzuar këtë integrim vetëm me mjete paqësore kurse e injoruan faktin që e tërë bota u angazhua me tërë arsenalin e armatimit ta bind Serbinë se ka kaluar në mashallah dhe nuk durohet më! Duhet të jeni , së paku i marrë e të besoni se serbët në veri (shumica janë kriminelë të ardhur nga Kroacia dhe Bosnja) do të integrohen paqësisht. Ata, pikërisht janë vendosur aty të mos e lejojnë integrimin e jo për ndonjë qëllim tjetër! Duhet të jeni krejtësisht të marrë apo skajshmërisht të pandershëm e të deklaroni se janë shuar strukturat paralele kriminale serbe në veri dhe se veriu po integrohet në institucionet e Kosovës kur ato tërë kohën punojnë kundër Kosovës dhe për Serbinë në ndërkohë që paguhen nga buxhetet e këtyre dy vendeve , njëri shtet e tjetri as gjysëm shtet ! Bashkësia ndërkombëtare e detyroi Kroacinë të tërhiqet nga kushtëzimi i Serbisë me përmbushjen e disa kushteve për t’i hapur kapitujt 23 dhe 24 që e përshpejton rrugën, e pamerituar, Serbisë drejt integrimeve evropiane , pa i vënë kushte shtesë ndërsa Kosovës i parashtron kushte shtesë që ndërlidhen drejtpërdrejt me integritetin territorial siç është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi! Madje, paturpësisht thonë që ky është kusht absolut për t’i fituar vizat thuaja se me dhënien e vizave do të përfundojnë të gjitha problemet për qytetarët e Kosovëve ! Shkaktarët e vërtetë për mosliberalizim të vizave nuk kanë astenjë problem të pajisen me viza dhe këta janë më të zëshmit që të ratifikohet Demarkacioni ndonës lehtësisht mund të ndodhë që të ratifikohet Demarkacioni dhe të mos ketë liberalizim të vizave edhe për një kohë! Në kohën kur Serbisë iu hapën dyert e mëdha në Bruksel doli edhe një kërcënim i hapur i bashkësisë ndërkombëtare ndaj të dorëzuarit dhe të vdekurit në formën se Parlamenti Evropian paska dhënë një mendim pozitiv për Kosovën dhe se se liberalizimi i vizave tash qenka në duart e institucioneve të Kosovës e që nënkupton se duhet të votohet ratifikimi i Demarkacionit dhe jo më vonë se para të fillojnë pushimet e verës. Burokratët e ligës së tretë të Brukselit duan të rreshken në kurriz të qytetarëve të Kosovës që do të përballen me njëqindmijë probleme ! Edhe këta që janë ngulur në hurin e Demarkacionit nuk kanë fort hapësirë të lëvizim sepse , sa më shumë të lëvizin do të ngulen edhe më thellë ! Deputetët e Kuvendit i ka kapur frika e papërshkruar nga mysafirja nga Amerika shkaku se e dinë fort mirë se ajo nuk vjen t’ua urojë Bajramin e Madh por t’iu tregojë se në votimin për Demarkacion nuk janë dy mundësi sikur në shtetin nga vjen por vetëm një e ajo është se Demarkacioni duhet të votohet pa astenjë ndryshim dhe menjëherë . Ky është lehtësim për shumë deputetë sepse kjo qenka kërkesë e “miqve“ ndërkombëtarë që na kanë çliruar dhe që aq shumë paskan bërë dhe po bëjnë për ne! Ky është ai arsyetimi universal i njerëzve pa dinjitet dhe integritet personal, njerëzor , kombëtar dhe moral !
Çfarë debati, pasi është falur Bajrami
Tash është hedhur një ide se duhet të debatohet në Kuvend për Demarkacionin, para se të votohet për ratifikim . Të debatohet me shoqërinë civle , ekspertë për shënimin e kufirit , opozitën dhe autoritete morale etj. Ky debat ka pasur kuptim dhe është dashur t’i paraprijë marrëveshjes pas një vendimi konsensual kurse tani , jo që nuk ka kuptim dhe nuk prodhon astenjë efekt juridik por e thellon edhe më shumë luftën e opozitës me opozitën sikur e përçanë edhe më shumë opinionin! Qëndrimi i shoqërisë civile për Demarkacionin dihet, janë kundër; qoftë si bisht dhe të instrumentalizuar nga opozita , qoftë edhe si të pavarur. Ekspertë të Demarkacionit nuk kemi ndryshe nuk do të vinim në këtë gjendje të mjerë. Ekspertët “pasi u fal Bajrami“ nuk janë të besueshëm sepse kanë reaguar me shumë vonesë dhe nuk kanë qëndrueshmëri. Autoritete morale e hëngrën quranin, Naim Tërrnava darkën e Bajramit në oborrin e Kadrisë, Dom Lushi e nisi biznesin me lokalet rreth Katedrales kurse Otac Sava, me Gjykatën Kushtetuese uzurpoi pronat rreth Manastirit të Deçanit! Opozita po bënë luftë në vendin më të gabuar të mundshëm, në vendin e vet të punës ku marrin jo më pak se 2500 euro në muaj për tredhje të mizave sikur që edhe pozita po mrizon në të njëjtin vend duke u paguar sikur edhe opozita! Mali i Zi dhe ndërkombëtarët kurrë nuk do të lejojnë ndryshimin e përmbajtjes së nënshkruar të marrëveshjes sepse pala kosovare është e dorëzuar krejtësisht dhe fjalët e forta i përdor vetëm si kondom oral për të mos ngelur shtatëzënë nga potenca deklarative dhënë medieve të ndryshme. Këtu nuk ka çka të diskutohet sepse do të detyrohen të votojnë dhe e kanë vetëm një përgjigje, pa alternativë; PO ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion. Deputetët e pozitës që i kanë vendosur k…t e tyre në kutitë e votimit kundër Demarkacionit po përballen me dy probleme kryesore ; temperatura të larta për shkak të presioneve ndërkombëtare sikur edhe temperatura të larta për shkak të motit në ndërkohë që klimatizimi në Kuvend po funksionon mirë vetëm kur ka gaz lotsjellës ! Unë , në astenjë rrethanë dhe me astenjë çmim nuk do ta votoja Demarkacionin edhe me kusht se Hashimi , Bekimi dhe Zezdita nuk do të më flasin kurrë e që është një humbje , thuaja e pariparueshme për të ardhmën time dhe jetshkrimin tim ! Deputetët duhet ta kenë parasysh faktin se votimi i tyre është akt i vullnetit të tyre , por edhe më shumë i votuesve të tyre dhe qytetarëve të Kosovës e jo përmbushje e ambicieve karrieriste të politikanëve të ndryshëm apo përmbushje e detyrimeve ndaj “miqve“ ndërkombëtarë ! Vërtetë , votimi është veprim personal por pasojat mund të jenë edhe do të jenë të përgjithshme ! Vizat nuk krahasohen me pasoja të humbjes së territorit. Vizat i merr edhe më vonë kurse territorin , nëse hynë në detyrime ndërkombëtare, nuk e kthen astenjëherë ! Sikur Shën Naumin , Ulcinin , Tivarin , Hotin , Grudën , Plavën dhe Gucinë ! Apo do të vazhdojmë që nën hijen e Mollës së Kuqe , të hamë dardha kakiqke siç na ka ndodhur deri më tani ! Nëse deputetët që do të votojnë për ratifikim mendojnë se pas votimit do të shkojnë në pushime duke u zhytur në ujërat e detit e disa edhe të oqeaneve , kjo në astenjë mënyrë nuk nënkupton se ata, për veprimin e tyre , do t’i lajë uji i detit apo oqeaneve ! Nuk do të ketë ujë , madje as ai i “bekuari “ që do t’i lajë ata ! Nëse Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje e pse mos ta ratifikojë nëse e fiton edhe 1 m katrorë e lëre më mbi 8200 hektarë siç po flitet , ajo marrëveshje do të mbetet e pavlefshme nëse nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka astenjë arsye të ratifikohet kjo marrëveshje edhe nëse të njëjtën ditë na hiqen vizat ! Kurse opozita duhet ta ketë të qartë se kufijt e Kosovës nuk mbrohen në Prishtinë , në Rings , Metropol, Union dhe kafeteritë tjera por atje ku rrezikohen ! Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, do të kenë më shumë përkrahës . Në mesin e tyre do të jem edhe unë , pa astenjë dyshim! Veprimi që të “ shenjohet “ pika kufitare me Malin e Zi duke e vendosur tabelën multietnike të Ahtisarit dhe flamurin kombëtar apo të Shqipërisë e pastaj ia krisë makiatos dhe espressos në Prishtinë duke lejuar pasardhësit e knjaz Nikollës që e vranë edhe Isa Boletinin ta përdhosin si të duan ishte dhe është një papërgjegjshmëri infantile. Flamuri , ose nuk vendoset fare ose mbrohet edhe me jetë! Opozita e këtu mendoj në VV, po të kishte një strategji veprimi më të mirë dhe të kombinuar edhe si përmbajtje, edhe si veprim, moti do ta dërgonte pozitën në fllad sikur që Hashimi kurrë nuk do të bëhej president ordinar e lëre më President i Dytë Historik, Bekimi do të integrohej në KIPRED si zyrtar për informim kurse teze Zezdita, me xhyzyllykë Armani, Prada apo Gucci të blera gjatë ekskursioneve turistike në Bruksel me paratë tona e që i mbanë mbi kokë për t’u dukur më cool dhe më zanzi, do të thurte çorapa prej leshi të lënurur buzë Lumbardhit ! Prandaj, opozita nuk është e pafajshme sikur nëna e Zeusit siç thoshte njëri ndër drejtorët e Behtel Enka e që ishte aspak aksidentalisht ambasador në Kosovë, hamshor i certifikuar sikur edhe kumbar presidencial i Fetes! Si përfundim, hani molla e mos e votoni Demarkacionin! Më mirë t’iu mpihen dhëmbët se sa mendtë!