Prishtinë, 19 shtator 2019: Më duhet të bëhem serioz kur të shkruaj : Rrahman Jashari , fitues i Çmimit Pulicer për Lesh (t ) ërsi dhe, së bashku me Ismail Kadarenë , kandidat permanent për Çmimin Nobel për Letërsi dhe të cilin do ta fitojnë kur të bënë shelnja rrush , më kritikoi se po shkruaj analiza humoristike të cilësisë së dobët dhe këtë e mora me shumë seriozitet. Po ta thoshin këtë konstatim Rexhep Qosja , Enver Hasani , Milazim Krasniqi , Agim Vinca dhe të tjerë që kanë shkruar shumë libra , me siguri se do të shpërfillja këtë kritikë . Por , meqë këtë e thotë një autoritet i pranuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht në planin intelektual , një eseist i shquar , kritik i artit , romansier me nam , kurator dhe kolektor i thënieve më të mençura në botë, ekspert i arsimit dhe doktor i shantazhimit , më duhet seriozisht të konsultohem me ndonjë ekspert që bënë humor të mirë si puna e Rasim Thaçit – Cimës dhe Hashim Thaçit – Shimës apo , ndoshta do të ishte më mirë të shkojë në një trajnim te Vedati i Stupcave apo Sahit Plisi në mënyrë që , pas trajnimit të bëhem Behxhet Kapuçi ! Rrahman Jasharaj më ka keqkuptuar sepse unë kam shkruar me respektin më të madh për të , madje me një respekt që ai nuk e ka merituar me asgjë. Mirëpo , si njeri që shumë vonë kam filluar të lexojë , që kam mbetur shumë prapa në formësimin dhe zhvillimin intelektual , me kompleks të theksuar të mungesës së autoritetit dhe me një rritje të kompleksit të inferioritetit , frymëzimin e kam gjetur te prononcimet , fjalimet , këmbëngulësia , zgjuarësia , kapaciteti debatues dhe shantazhues e që , deri më sot gjithnjë e ka nxjerrë fitues , të Manit të SBASHK-ut i cili , SBASHKU me Imerin – Homerin po bëjnë kërdi në arsimin e Kosovës . Homeri , më kanë thënë sepse nuk kam njohuri për te , ka qenë i verbër por se ka qenë erudit , e ka shkruar Iliadën. I verbër ka qenë edhe Hoze Felisiano , Stiv Uonder dhe Andrea Boçelli por se kanë parë shumë më tepër dhe më larg se Rrahman Jashari , me dy sy në ballë që po e shkatërron arsimin në Kosovë me brutalitetin e një paramilitari i cili , me pandjeshmërinë dhe papërgjegjësinë ndaj fëmijëve shkollarë , për qëllime të përfitimit ekskluzivisht material për veten dhe gardën pretoriane po prodhonë pasoja të pariparueshme. Për fat të keq , në një mjedis krejtësisht të kontaminuar , fara e injorancës që po e mbjellë Rrahmani dhe shoqëria , po gjenë tokë pjellore për t’u mbirë. Aq për Rrahmanin dhe rrahmanët e tjerë , madje shumë kohë i kushtova në një spot publicitar të cilin nuk ia pata kushtuar as njërit ndër themeluesit e një partie të madhe në Kosovë , Rrahman Morina !
Fushata zgjedhore dhe një thirrje drejt një varri për të dalë i pari : Fushata ilegale e subjekteve politike pati filluar disa muaj më parë ndërsa fushata e lejuar nga Valdete Daka fillon me 25 shtator dhe zgjatë deri me 5 tetor 2019. Kur ta kemi parasysh përbërjen e partive dhe koalicioneve , personaliteteve të shquara dhe të pashquara , ardhacakëve për të ndërtuar një karrierë dhe të linçuarit si pasojë e në fleksibilitet , atëherë mund të thuhet se është duke shkuar mirë dhe se çdo pritje mbi këtë nivel , do të ishte joreale dhe improvizim. Grushtet dhe shpullat e ndara aty – këtu janë thjeshtë nxemje para ditës së votimit . Krahasuar me zgjedhjet – fushatën në Indi , Pakistan , Afganistan , Mali , Kolumbi, Senegal dhe Sudan , nuk jemi edhe aq keq , jemi Akademi e Demokracisë. Në fund të fundit , kur nuk ka ofertë të realizueshme politike , ekonomike dhe zhvillimore pse mos ta përdorim parimin olimpik ; “lojëra dhe argëtim..” Atë parimin kryesor olimpik se ; “ është me rëndësi të marrësh pjesë .. “ e kemi plotësuar 100% sepse nuk mbeti kush pa marrë pjesë në zgjedhje dhe pa u kandiduar për deputetë !
1. Lidhja Demokratike e Kosovës : Është parti institucionaliste dhe nuk mund të pëjashtohet nga asnjë proces që ka të bëjë me fatin e Kosovës . Përjashtuar qeverisjen e fundit ku nuk ishte në koalicion , pas përfundimit të luftës ishte hisedare e të gjitha tortave që ofron pushteti ; me të gjitha meritat në fushën e finalizimit për shpallje të pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës gjithashtu bartë përgjegjësi për të gjitha dukuritë negative siç janë korrupsioni , krimi i organizuar dhe nepotizmi për faktin se ka qenë në krye të mekanizmave që është dashur t’i luftojë këto dukuri por se nuk e ka bërë ( ministra për Punë të Brendshme , ministria e Drejtësisë ) sikur që i ka udhëhequr edhe MASHT-in dhe ministritë që janë përgjegjëse për zhvillim ekonomik. E ka privatizuar të ashtuquajturën Akademi të Shkencave dhe Arteve të Analfabetizmit duke i bërë anëtarë sipas kritereve partiake. Asnjëherë nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar vrasjet e pasluftës të anëtarëve të LDK-së e që i cilëson si vrasje politike ndërkaq , sot bënë përpjekje të fitojë poenë politikë pikërisht me këto vrasje. Si një parti demokratike që për bazë duhet ta ketë tolerancën dhe bashkëpunimin , në praktikë po e përdorë një fjalor përjashtues , hakmarrës dhe thuaja të dhunshëm. Deri më tani nuk ka asnjë ofertë politike dhe ekonomike dhe oferta kryesore mobilizuese janë vijat e kuqe ndaj PDK-së por jo edhe ndaj Listës Serbe të Aleksandar Vuçiqin. Ende bënë përpjekje të fitojë vota me varrin e Ibrahim Rugovës të cilin e përdorin ekskluzivisht për nevoja elektorale. Rugova kurrë nuk ka thënë se duhet të vjedhin , se duhet të ketë intolerancë ndaj partive tjera shqiptare . Isa Mustafa , si një kirurg estetik i përkryer arriti ta balsamojë LDK –ës që të duket bukur dhe si një trup unik pas luftës së madhe të brendshme që thuaja e ç’katramoi këtë parti pas grushteve të shumëta , votimit me karrike dhe mënyrave tjera alternative. Po Isaja e luajti për mrekulli aktin e fundit të një tragji-komedie e që besoj se pas zgjedhjeve , Isa Mustafa nuk do të ketë ndonjë interesim për LDK-në. Tash , e gjetën një figurë “ unifikuese “ , Vjosa Osmani , varianti femërorë i Skendës , duke rënë në një trans dervishësh për madhështinë e figurës së Vjosa Osmanit sikur që ajo , deri dje të ketë jetuar në ndonjë planet tjetër e jo brenda LDK-së ku ishte margjinalizuar pikërisht nga këta që sot po e himnizojnë ! Dhe Vjosa Osmani po sillet si kryeministre , pa ofruar asnjë koncept politik që do të përkrahej nga elektorati. Koncepti i armiqësisë vetëm ndaj PDK-së dhe UÇK=-së , më shumë është mundësi dhe përparësi për kryeministër të një shteti tjetër e jo për Kosovën. Thirrja se duhet të mobilizohemi sikur në vitet e 90-ta për ta shpëtuar Kosovën , nga Serbia jo por nga kush atëherë ?!!!, është kërkesë e kthimit në një kohë kur për shkak të një politike nënshtruese dinjiteti njerëzorë dhe kombëtar pati rënë në nivelet më të ulëta , në nivelet e një mentaliteti robi ku e vetmja filozofi ishte ;” uleni kokën se na mbysin të gjithëve …”. Pa bërë asnjë dallim në baza partiake dhe duke mos e mohuar kontributin e askujt e them se liria e Kosovës dhe çlirimi i saj e ka vetëm një adresë ; te lufta e lavdishme e UÇK-së , pjesëtarë e të cilëve kanë qenë anëtarë të të gjitha partive të formuara më vonë . Adresa e lirisë dhe çlirimit nuk është Prishtina dhe Velania por Drenica dhe Prekazi . Këtu është shkruar Kushtetuta e përjetshme e shqiptarëve për liri dhe njerëzit e mijëvjeçarit të kësaj Kushtetute janë ; Adem Demaçi në planin politik dhe Komandanti Legjendar , Adem Jashari , në planin ushtarak. Lexova dikund se Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin po e ndaka Muri i Berlinit . Mendova se kjo ndarje ndërlidhet me kapacitetet e Vjosës dhe Albinit dhe , në rrethana normale , të thuash se Vjosa është më e zonja se Albini , bënë mëkat me fjalën tënde , duhet të shihni përreth nëse dikush rastësisht ju ka dëgjuar. Larg , shumë larg është Albini nga Vjosa , janë të pakrahasueshëm në çdo aspekt. Tash po thonë se ndërkombëtarët nuk e duan Albinin prandaj , në këtë aspekt Vjosa qëndron shumë më mirë , është shumë më fleksibile dhe bashkëpunuese ! LDK do të garojë me PDK-ë për vend të parë dhe se premtimet për një koalicion paszgjedhorë me LVV janë flluska elektorale. Ky koalicion nuk mund të ndodhë. Dëshmitarë për këtë i kam Donald Tramp dhe Metju Pallmer sikur edhe senatorët dhe ambasadorët e këtij shteti që vranë dhe kthjellë në tërë botën !
2. Partia Demokratike e Kosovës : Nëse e analizoni pak me kujdes këtë parti , atëherë fitohet përshtypja dhe jo vetëm përshtypja se po flasim për LDK-në e dikurshme. Me një tolerancë thuaja nënshtruese , me një durim mahnitës , me një kontrollim të habitshëm të emocioneve duke ofruar respekt dhe dashuri , të cilës edhe nuk i besojnë aq shumë, po shpërndanë frymën e bashkëpunimit dhe të tolerancës. Këtë e kanë trashigimi nga Hashim Thaçi – Shima kryetar i përjetshëm i PDK-së që , edhe kur e sulmonin shumë përgjigja e tij ishte ; “ ju dua “ ndonëse , sipas meje , përveç dashurisë platonike për atdheun , nuk ka ndonjë dashuri tjetër përveç se pafundësisht e donë Bekim Çollakun ! PDK –ë ka zgjedhur mënyrën më të mirë e të bërit fushtaë , duke u sulmuar nga të gjithë u bë viktimë e një ekstremizmi politik prandaj u mobilizuan , burra dhe gra , ata që ishin më parë dhe këta që u ngjitën së voni. Madje , granimi i dikurshëm nuk po dëgjohet fare krahasuar me amazonat që aderuan tani. Nuk jam i sigurt se kush e ka mësuar Kadri Veselin ta bëjë këtë listë por , me tërë injorancën time e them se është listë e mirë , madje shumë e mirë. Është një kombinim i atyre që i kanë votat e sigurta dhe atyre që kanë ardhur dhe që do të sjellin një numër të madh të votave. Natyrisht se ka nepotizëm në këto lista por duhet ta kemi të qartë se nepotizmi është ende vetëm si ofertë elektorale , besoj se pas zgjedhjeve do të kemi tjetër situatë , nepotizmi do të fitojë në cilësi dhe në sasi ! PDK –ë , me angazhimin e Hajredinit , ka fituar shumë në planin e prezantimit të programit dhe se elokuenca e tij është mbresëlënëse krahasuar me të tjerët . PDK , ka punuar shumë dhe po punon shumë në terren dhe , sikur edhe LDK –ë ka arritur t’i amortizojë rrymat dhe kundërshtimet në parti . PDK mund edhe t’i fitojë zgjedhjet mirëpo , në asnjë rretahnë nuk do të mbetet jashtë proceseve që e presin Kosovën pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 . Dëshmitarë për këtë i kam ; Donald Trampin , Metju Pallmer , senatorët e këtij shteti sikur edhe ambasadorët. Unë , po të isha në vend të PDK-së dhe Kadri Veselit , edhe nëse do t’i fitoja zgjedhjet , bisedimet do t’i lëja LDK-së apo dikujt tjetër që ka vullnet dhe gatishmëri . Një propozim për kadri Veselin ; kur ta luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar filloni nga sporti kosovar që udhëhiqet nga persona të kriminalizuar dhe të korruptuar !
3. Lëvizja Vetëvendosje : Nuk do të ndahet keq me vota por as nuk do të bëjë koalicion me LDK-në. Nuk e bëri ate parazgjedhorë jo se ishte në pyetje posti i kryeministrit por se LDK-ë ia vuri rrëshqitëset në këmbë dhe e hodhi në fushë me akull. LDK –ë nuk do të bënte koalicion me LVV shkaku se ka frikë nga ndërkombëtarët . Prandaj , përralla janë pohimet e LDKë-së dhe shën Isait se i fali të gjitha sulmet dhe fyerje që iu bënë vetëm për shkak të Kosovës. Po Isaja kurrë nuk ia fali Fatmir Sejdiut e po ia falë Albin Kurtit. Shiheni çka i bëri Ismet Beqirit , politikisht dhe institucionalisht e masakroi. Albin Kurti , sipas bindjes sime nuk është i korruptuar në asnjë aspekt , është i guximshëm dhe atdhetar. Në rrethana normale do të ishte në gjendje ta luftonte korrupsionin , pa asnjë kompromis. Në rretahat aktuale po premton diçka që , as nuk do ta ketë rastin ta bëjë e as nuk do ta bëjë. Prandaj nuk duhet ta përdorë fjalorin e dhunshëm . Lista e LVV ka mundur të jetë më e mirë dhe më përfaqësuese . Koha nuk po punon kundër që Albin Kurti ta udhëheqë qeverinë , jo se nuk ka kapacitet por se kapacitetet ndërkombëtare , bisedimet me Serbinë janë kundër. Për këtë dëshmitarë i kam ; Donald Trampin , Metju Pallmer , senatorët dhe ambasadorët e këtij shteti .
4. AAK dhe PSD : Ramushi e ka shtuar votat për AAK-në . PSD nuk i sjell vota përveç se do të bëhet barrë për AAK-në. Në këtë rast fitues më i madh është PSD. Shpend Ahmeti , si kryeparë i PSD –së do të ndjehet shumë rehat kur të vendoset në strajcën e “ kengurit “ Ramush Haradinaj ku do të ketë siguri dhe ngrohtësi prindërore . Ky koalicion , pavarësisht sa vota i fiton do të jetë në përbërje të një koalicioni të gjerë , pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Për këtë dëshmitarë i kam ; Donald Trampin , Metju Pallmerin dhe ambasadorët dhe senatorët e shtetit ku të gjithë shtatesait janë Zeus për shtetet tjera.
5. NISMA dhe AKR-ë: Nisma për Kosovën , nëse e kalon pragun zgjedhor , do të bëhet pjesë e një koalicioni të gjerë. Fatmir Limaj , më së miri ka kapur porosinë e Trampit dhe shoqërisë , po kërkon konsensus të gjerë për bisedime me Serbinë. Po të garonte e vetme në zgjedhje Nisma për Kosovën besoj se pa asnjë problem do ta kalonte pragun zgjedhor. Kështu , me legalizuesin e prostitucionit njerëzorë , kombëtarë , politik dhe sidomos diplomatik , si partner i koalicionit , e ka vënë në dyshim kalueshmërinë dhe një 2 –shë ( mjaftueshëm ) për kalim të pragut zgjedhor . Duket se Nisma , nga paniku , për mua krejtësisht i panevojshëm se nuk do ta kalojë pragun zgjedhorë u lidhë me një shtëpi publike politike. Nëse e kalon pragun , do të bëhet pjesë e koalicionit të gjerë në ekipazhin e Ttanikut , në bisedime me Serbinë . Dëshmitarë janë ; Donald Tramp , Metju Pallmer , senatorët dhe ambasadorët e këtij shteti .
6. Partia Euroatlantike e Kosovës : Doli si parti e fortë , me ambicie të mëdha . I pësoi disa goditje të pariparueshme dhe të papërballueshme edhe për një parti tradicionale dhe të strukturuar mirë. Së pari nga kjo parti u largua …Demolli , nuk po më kujtohet as emri. Ai jo vetëm që u largua por e kërcënpoi PEK-un me kërcënime të cilat dolën të jenë “ fendë e arushës “. Goditjen nukleare e pësoi pasi PDK përmes forcës që e bënë fuqinë ia mori kandidatin për deputet …. Leonora Jakupin. Jo more më duket se kishte tjetër emër por se nuk po më kujtohet , për momentin.
Ftonjtë e Trampit dhe dhëmbët social të Dudies : Kur ishim fëmijë tezet na dërgonin gurabija për të cilat gëzoheshim shum. Tash , Donald Tramp , përmes Metju Pallmer , senatorëve dhe ambasadorëve po na dërgon një meny me vetëm një artikull , ftonjtë apo bisedimet me Serbinë. Lereni liuftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar . Kush ulet në këtë tryezë me vetëm një artikull , për të mbijetuar dhe për të jetuar duhet t’i hajë këta ftonjë e që nënkupton dhëmbët e mpirë. Nga kjo mund të shpëtojë vetëm Dudia , me dhëmbë socialë dhe me një kusht ; nëse është opozitë e bisedimeve .
Postime të Lidhura
DILAVER GOXHAJ: RRUGA PËR TEK E VËRTETA KA SHUMË ARMIQ!
Tiranë, 16 korrik 2017: Kishin kaluar gati dhjetë vite prej botimit të librit “Një kolonel midis Tiranës dhe…
MUSA SABEDINI: EDHE MEDIET JANË PËRGJEGJËSE PËR SKANDALET NË TV E PORTALE
Gjilan, 4 tetor 2017: Nuk më befason niveli i dy akterëve kryesorë në përplasjen publike, Milaim Zekës dhe…
BEDRI ISLAMI: ULNI TURRIN O NJERËZ, KOSOVA NUK ËSHTË VETËM E JUAJA!
Kirchheim unter Teck (Gjermani), 03.12.2015: Albin…Mund të kishe një “ditë pushim”në 28 nëntor, sepse në Kosovë janë edhe…
PESË NGA ATA QË SHKËLQYEN NË TURNIRIN
PESË NGA ATA QË SHKËLQYEN NË TURNIRIN NDËRKOMBËTAR TË FUTBOLLIT “MYERIN CUP 2023” Nga Arif Ejupi Turniri tradicional…