Prishtinë, 31 mars 2017: (Zgjedhje apo vdekje të parakohshme ) – Në çdo shtet normal opozita varet mbi kokë të pozitës sikur Shpata e Demokleut me qëllim që në rastin e parë t’ia heq kokën politike duke e larguar nga skena politike kryesisht përmes zgjedhjeve të imponuara për shkak të mospunës, paaftësisë , joefikasitetit apo gabimeve të tjera që i bënë pozita e që nuk do të duhej t’i bënte. Këto janë rregulla në një demokraci të zhvilluar e cila shndërrohet në një mundësi të artë për opozitën për ta marrë pushtetin me një procedurë të përshpejtuar e jashtë orarit të paraparë. Te shqiptarët , kudo që jetojnë përfshirë këtu edhe kombin hibrid kosovar që është sajuar për t’i dobësuar shqiptarët nga politikbërësit e fuqishëm nga prapaskena e që zbatimi i këtij projekti idiotesk bëhet nga sharlatanë të mjerë, pa kurriz dhe pa moral të cilët dinjitetin , si kategori morale e hasin vetëm gjatë leximit , nuk kërkohet koka politike por koka anatomike , koka reale . E keni shembullin konkret në “ Piemontin e shqiptarëve “ ku, ata që më së shumti që e dëmtuan Shqipërinë , çështjen shqiptare në përgjithësi , pas Ahmet Zogut , “ mbretit malok “ dhe fatosit të Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviqit të cilit ia formuan partinë komuniste dhe ia vendosën rreth qafës shaminë e kuqe (litarin, lakun), shokut Enver Hoxha, pasardhësit ideologjikë që jashtëzakonisht shumë e kanë dëmtuar çështjen shqiptare , shoku doktori nga Tropoja me atë çunin që e la pas e që po merr ngjyrë duke qëndruar nën çadra “ të demokracisë “ dhe duke u zgërvallë deri në luftë për ta marrë pushtetin , jo vetëm që kërkojnë koka anatomike , koka reale por , nëse u ipet rasti sigurisht se do ta bëjnë këtë, pa mëdyshjen më të vogël. Ahmet Zogu , mbreti malok thuaja i vrau të gjithë patriotët shqiptarë për t’i zëvendësuar ata me xhandarë të Nikolla Pashiqit dhe bellogardistët e Rusisë cariste . Fatosi i Dushanit dhe Miladinit vazhdoi me eliminimin e të gjithë nacionalistëve shqiptarë që ishin kombëtarë të vërtetë për t’i zëvendësuar me kuadro të kriminelit Tito , Rankoviqit , Stalinit dhe Hrushovit dhe për ta përfunduar këtë valle vrastare me “ miqësinë e përjetshme “ me Mao ce Dunin me të cilin : “ Enver Hoxha dhe Mao ce Duni , janë si buka prej një brumi…” Nga lista e atyre që e nënshkruan pavarësinë në Vlorë afërsisht 70% janë vrarë , burgosur apo internuar nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi përmes inkarnimit në personalitetin e shokut Enver . Në kohën kur bota ia kishte futur sanksionet Serbisë dhe Malit të Zi për shkak të krimeve gjenocidale në Kosovë dhe republikat nga ish Jugosllavia, Doktori nga Tropoja i aktivizoi kanalet ujore për ta furnizuar ushtrinë serbe dhe malaziase me karburante që pastaj të vrisnin shqiptarë . Nuk ka udhëheqës që e kanë dëmtuar shtetin e tyre më shumë sikur këta tre musketarë të Apokalipsit , mbreti malok , fatosi i Miladinit dhe Dushanit dhe Doktori nga Tropoja me Kuazimodon politik që e ka lënë pas e që çdo ditë po zgërvallet rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë me kërcënim se do t’i fusë flakën dhe zjarrin këtij vendi të përvuajtur , nëse nuk ia dorëzon pushtetin pozita . Realisht , këta tre kalorës të Apokalipsit , disa herë ia futën flakën Shqipërisë për dallim nga Neroni që vetëm një herë ia futi flakën Romës , thuhet në çaste të çmendisë së frymëzuar nga arti kurse neronët tanë , që kanë mungesë kronike të çdo gjëje që identifikohet me artistiken ia fusin flakën, ose për ta marrë pushtetin, ose për ta ruajtur pushtetin, duke e dhunuar shtetin ! Ashtu e keni në Maqedoni , ashtu e keni në Mal të Zi si dhe në Luginë. Kosova është rast sui generis edhe në këtë aspekt. Kuvendi u bë ushtrimore për hedhjen e bombave të gazit lotsjellës sikur edhe vend ku testohej qëndrueshmëria ndaj gazit lotsjellës. Kuvendi u bë vend ku testoheshin zolat me afat dhe pa afat sikur edhe saktësia e atyre që gjuanin me granatahedhës. Rrugët e Prishtinës u bënë sikur ato të Belfastit ku provoheshin mjetet për të vërtetuar qëndrueshmërinë e gomave të veturave të udhëheqësve të vendit sikur edhe provohej guximi i atyre që ishin në ato vetura. Këtë e bëjnë për ta kundërshtuar Demarkacionin, “Zajednicën”, Gjykatën Speciale , bisedimet me Serbinë e qindra projekte të tjera “kombëtare“, ndonëse një pjesë e madhe e saj ka kontribuar për këtë gjendje , qoftë duke votuar pa ditur se për çka po votojnë , qoftë duke e plaçkitur shtetin në mënyrë të pamëshirshme ndërsa sot dalin si mbrojtës të shtetit ! Dhunim klasik i inteligjencës qoftë edhe me koeficientin më të ulët të kësaj inteligjence !
Zgjedhjet që nuk sigurojnë zgjidhje
Në Kosovë sot të gjithë po duan zgjedhje të parakohshe sikur që të gjithë kanë frikë nga këto zgjedhje. Të gjithë po bëjnë fushata të kamufluara me takime të rregullta dhe obligative me qytetarët që kanë votuar për ta. Sot askush në Kosovë nuk është përgatitur për zgjedhje dhe josinqeritetin antologjik e përdorin si vlerë dhe kërcënim ndaj kundërshtarit. Fatkeqësia e Kosovës është se nuk ka një opozitë për së mbari apo një alternativë politike që do të ofrojë një të ardhme tjetër . Çdo gjë sillet rreth PDK , LDK dhe VV. Kurdo që do të mbahen zgjedhjet këto subjekte politike do të fitojnë tre vende të para dhe vetëm renditja në tabelën e klasifikimit mund të ndryshojë. Partitë tjera garuese mund të shërbejnë vetëm si allqi apo baltë për ndërtimin e koalicioneve, asgjë më tepër! Lërini sondazhet ku partitë i bëjnë me porosi dhe natyrishte vetes ia sigurojnë vendin e parë kurse kundërshtarëve ua ulin disa përqindje të votave. Lexova dikund se AAK dhe Nisma do t’i fitojnë zgjedhjet dhe 10 minuta jam dridhur së qeshuri ! Apo , deklarata e idolit tim politik , Zafës së Parë se do të bëhet kryetar i Prizrenit kurse kandidatët nga LDK dhe PDK do të mbesin 6% të votave më pak se ai ! Mbajeni mend çka po shkruaj ; Zafiri që llogaritet si erudit apo gjeni politik me gjasë do të bëhet komik apo hajgarexhi që do t’i tejkalon edhe kufijtë e Kosovës , pra do të bëhet hajgarexhi apo komik i përmasave ndërkombëtare , globalist në komedi. Po ua përkujtoj përsëri se Zafiri lehtësisht mund të bëhet ( nëse edhe nuk qenka bërë deri më tani ) politikan i madh dhe hajgarexhi disi sikur Pepe Grilo në Itali! Nëse Thaçi ka dëshirë të luaj koqe me të tjerët , Zafiri e bën të kundërtën… Edhe nëse zgjedhjet e përgjithshme mbahen brenda 6 muajve nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi dhe nuk do të katë asnjë të re në skenën politike në Kosovë. Koalicionet që po përfolen apo që janë ravijëzuar tani nuk janë ajo që i duhet Kosovës . Madje , nëse këto konkretizohen qenësisht do ta dëmtojnë të ardhmen e Kosovës e cila , edhe ashtu vuan nga një brishtësi shumë e lëndueshme ! Nuk ka fytyra të reja kurse këto që duan të paraqiten si të reja janë riciklim i një gjendjeje të keqe ku kanë kontribuar shumë! Eunuhët apo të tredhurit nuk mund të flasin për potencën seksuale sikur që as hajdutët e thesarit nuk mund të shiten si roje të thesarit. Disa parti politike janë aq të pandershme sepse nuk investojnë në programe politike , ekonomike apo sociale por i varin shpresat se për ta do të votojnë prokurorët , hetuesit , gardianët dhe gjykatësit e Gjykatës Speciale kundër Kosovës . Paralajmërojnë tërmete politike kurse as që do të ketë tërmete të dëshiruara që do të shndërroheshin në makinë votuese. Ma gjeni një Tribunal për Krime Lufte që ka shkuar aq larg sa që e ka rrezikuar qeverinë e një vendi , këtu , në ish Jugosllavi , Afrikë , Azi apo Amerikë Latine ! Nuk ka të tillë dhe as që do të ketë sepse këto Gjykata janë kryesisht politike dhe varen nga vendimmarrja politike! Për këtë më vonë!
Koalicioni PDK me krahun e “ luftës “ e provokon një koalicion LDK dhe VV që lehtësisht mund t’i fitojë zgjedhjet. Por nuk e besoj se ka të ngjarë të ndodhë kjo. Madje , përsëri mund të ketë koalicion të njëjtë! Po heret është të flitet për këtë. Na presin tema të mëdha si Demarkacioni , “Zajebnica“, Gjykata Jospeciale , bisedimet për pronat e “ Serbisë” në Kosovë që do të shkojnë në arbitrazh ndërkombëtar , shndërrimi i FSK në ushtri që mund të bëhet vetëm kur në vend të injorancës joprofesionale të mbizotërojë profesionalizmi i oficerëve, kadetëve dhe ushtarëve që e zotërojnë shkrim – leximin profesional ushtarak në vend të analfabetizmit ushtarak që sot është në fuqi. I padijshmi nuk ka kapacitet as ta dojë vendin e vet !
Disi po duket sikurse jemi në një fushatë . LDK ka aktivitet të shtuar në terren. VV gjithashtu . AKR po ringjallet nga hiri i zgjedhjeve të fundit që u dogj sepse nuk u pozicionua me kohë si duhet dhe shkaku se parazitët nga radha e saj e gërryen materialisht dhe e dëmtuan politikisht dhe sidomos në planin organizativ. Nisma po mendon se shpëtoi pasi hyri në shtrat të AAK sikur që edhe Iniciativa Boni dhe Klajd ( Iliri dhe Mimoza ) po shpresojnë të bëhen strumbullar i politikës kosovare që lë shumë për të dëshiruar . PDK e mbajti Konventën ku më së shumti u impresionova me rastin e daljes në skenë të Ledrit dhe MC Kreshës . Jo se unë jam ndonjë reper që mund ta rivalizoj Jaz –Z , Eminemin , Dr. Dre , Drake apo të shkruaj tekste gjeniale sikur Tupac Shakur i ndjerë por jam ndjer shumë inferior kur , gjatë paraqitjes të dy reperëve në Konventën e PDK-së vërejtja se në PDK ka aq shumë reperë. Pata menduar se vetëm Memli i Rrugës është reper por kur vërejtja se disa aktivistë të shquar të PDK . dridheshin në stilin e dervishëve gjatë koncertit ndonëse njohuria e tyre për rep nuk e tejkalon repin e Medës dhe të Kallashit sikur edhe të muzikës me defa dhe fyej , jam pëshurrur së qeshuri!!! Haj medet , haj , po poshtë ka ra katundi !
Sot ishte ditë historike për Kosovën. Lista Srpska , pasi pesë muaj ia puthi dy faqet Vuçiqit kurse puthjen e tretë e kishin në prapanicë (i zbatojnë tri puthje ) shpërndanë shumë puthje në Kuvendin e Kosovës duke u puthur fort me pozitën! Opozita ka mbetur pa puthje në këtë rast. Fort ishin përmalluar për njëri – tjetrin ! Tash në Kuvendin e Kosovës do të votohen disa marrëveshje sikur Demarkacioni , “ Zajebnica “ për të vazhduar me bisedimet për marrëveshje tjera . Zezdita Tahiri është e pandalshme në negativitetin e saj. Dje qytetarët e Kosovës e luajtën rolin e shtetit dhe vepruan drejt duke e zbatuar reciprocitetin e munguar deri më tani. Nëse Serbia nuk lejon futjen e abetareve për shqiptarët e Luginës pse Kosova duhet të lejojë futjen e nacionalistëve dhe shovinizmit të Serbisë në Kosovë përmes Vuçiqit , Gjuriqit, Vulinit apo Sheshelit! Pse bashkësia ndërkombëtare brengoset aq shumë për moszbatimin e marrëveshjeve kur është në pyetje Kosova kurse tjetër standard zbaron kur është në pyetje Serbia? Si mundet Oliver Ivanoviq me 9 vite burg për krime lufte të mbahet në arrest shtëpika kurse një shqiptar i dënuar për vepra të ngjashme me më pak vite burg të mbahet në burg?! Çfarë standarde janë këto ?! Në Kosovë njëherë nuk ka zgjedhje por do të ketë shumë probleme! Uroj të gaboj në parashikimin tim!
30 mars 2017 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA