Prishtinë, 20. 04. 2015 – Zakonisht jemi mёsuar t’i shohim dy tabore sa herё bie fjala pёr protestat, ata qё e organizojnё atё dhe ata qё jane shkaku i organizmit, por nё protestёn e opozitёs, kёto tabore u bёnё lёmsh. Nuk e ditёm se kush kё po akuzon me tё vёrtetё dhe akuzat qё i’u drejtuan pushtetit vinin nga njerёz qё ndanё pjatën dikur me po ata njerёz. E dimё qё tipari thelbёsor i vdekjes ёshtё tё qenit “i vetmuar” nё kuptimin figurativ tё saj. Lidhja e tё vdekurit bёhet nga jashtё, flitet pёr tё, punёt e tij, interesin e tij qё ka lёnё pas e gjёra tjera, por nuk ёshtё e pritshme tё na jep diҫka “i vdekuri”. Kjo e portretizon edhe qytetarin e lodhur tё Kosovёs, i cili edhe pas 16 vitesh lirie, ende nuk e ka idenё e sё ardhmes, pasi qё plani i tij tejet i ngjeshur pёr njё kafshatё goje, ia pamundёson kёtё dhe lirisht ai mund tё quhet nё stilin aristotelian “njё qenie e vdekur politike”.
Pra qytetari i Kosovёs ёshtё i vetmuar nga politika, sepse pёrgjatё viteve qё vetёdija e tij ёshtё prezente nё agjendën e tij, ai ёshtё parё si mjet pёr qёllime tё caktuara politike. Dhe kjo ka kontribuar nё ndarjen e kulturёs politike tё shoqёrisё sonё (sado e zbehur qё ёshtё), sepse shoqёria jonё ёshtё e kapur pas individёve, e jo pas kolektives. Nё shoqёrinё tonё nuk ekziston ideja e pёrgjithëshme pёr tё mirë, por ekziston ideja e individit, pra liderёve partiak.
Kush protestoj me 18 prill 2015?
Nё protestёn e 18 prillit protestuan subjektet politike tё opozitёs dhe pa dallime partiake tё gjithё e quajtën veten “protestues”. Por a i sheh populli si tё kёtillё? Kam frikё se jo, sepse po t’i shihte, nuk do tё protestonin 10.000 por 50.000 qytetarё, pёrafёrsisht sa vota kanё gjithsej kёto subjekte. Populli i sheh shumё prej tyre si demagogё, synues tё pushtetit, dyftyrësha, qё pёrdorin vetёm klienturёn e tyre elektorale pёr qёllimet e tyre politike. Disa politikanё qё radhiteshin nё rreshtat e parё tё protestёs, pёrveҫ qё kanё qenё bashkudhёheqёs tё kёsaj politike, ata me vite tё tёra nuk kanё tentuar ta ngjallin “qytetarin e vdekur politikisht” tё Kosovёs me ide e plane konkrete. Nuk janё ndalё me kaq, por kanё amnistuar edhe veten nga e kaluara e tyre.
Kjo klasё nuk po na jep njё dritё qё e ka ndezur nga vetvetja e tyre, e qё mbi tё gjitha ёshtё mirë tё kuptohet qё nuk po na jep tё vёrtetёn. Por kjo nuk do tё thotё qё unё jam kundёr tё drejtёs sё tyre pёr tё protestuar, sepse tek e fundit, ata qё janё mёsuar tё luajnё me karta tё ndryshme ndaj popullit, ky i fundit i ka lёnё nё baltё.
Askush mё shumё sesa vet qytetari i Kosovёs nuk ёshtё mё i vetёdijshёm pёr problemet qё po e vёshtirësojnё jetesёn e tij dhe tё ardhmёn e tij, dhe kёsaj vetёdije po i mungon vendosshmёria pёr t’i zgjidhur kёto probleme. Kёsaj jo vendosshmёrie po i kontribuojnё edhe protestuesit politik tё “opozitёs”, tё cilёt kanё pёrjashtuar nga vetja e tyre ҫdo lloj etike. Humbja e etikёs sё tyre po vazhdon ta zbehё qytetarin e Kosovёs, i cili nuk ёshtё nё gjendje ta prish kёtё mёnyrё tё jetesёs pёr hirë tё njё jetese mё tё mirë. Me njё fjalё, ai ёshtё i lumtur me aftёsinё e tij individuale tё ekzistencёs dhe ai vazhdon ta sheh veten si pjesё tё kёsaj turme edhe pse disi nё heshtje e ka pranuar qё moti se ёshtё gabim. Ai tani ballafaqohet pёrballё dy gjendjeve qё duhet patjetёr ta ndjek njёrёn apo tjetren, ose tё zgjedhё vetminё e tij, siҫ e potencova mё lartё ose ta ngrijё veten mbi kёtё turmё, por fatkeqёsisht kjo e dyta ёshtё tejet e vёshtirё nё realitetin e sotёm.
Kujdesi ka lidhje me tё shkuarën dhe kur qytetari i Kosovёs po e sheh tё shkuarën e liderёve qё po e thirrin nё protestё, ai nuk ёshtё se nuk po dёshiron t’i pёrgjigjet, as qё po e pranon nёn hije pushtetin por po tregohet i kujdesshёm.
– Autori ёshtё ekonomist dhe student i Shkencave Politike nё Universitetin e Prishtinёs. Kontakti: [email protected].
……………………………………………………….
BESART PECI:
‘POLITIKA’ SIPAS SOCIOLOGUT TË NJOHUR GJERMAN MAX VEBER
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2181