BESIM CENGU: POLITIKA S’ËSHTË ‘TËRHEQJE LITARI’, POR SISTEM IDESHË KU MERREN PËRGJEGJËSI PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË

Tiranë, 22 shkurt2020: Kam lexuar diku një thënie të një politologu se “shoqëritë njerëzore dhe kombet shpesh herë e kanë pësuar nga politikanët e këqinj”.
Sot politikanin e keq e kemi të ulur këmbëkryq në krye të “hastrës”.
E fatkeqësisht politikanin – President i cili është i ngarkuar me barrën e rëndë të mëkateve, që i ka mbi shpinë dhe kërkon t’i shkarkojë duke u njësuar me opozitën e duke humbur kuptimin e qëllimit të pozitës së rëndësishme që ka.
Agresiviteti i tij e ka shpjegimin te parimi se “mbrojtja më e mirë është sulmi”, por ka harruar se politika nuk është “tërheqje litari” ku sundon logjika e forcës fizike, por sistem ideshë ku merren përgjegjësi për të zhvilluar shoqërinë.
Presidenti Ilir Meta, i di mjaft mirë mëkatet e veta, prandaj ai nuk mund të jetë simbol uniteti dhe ekilibrues pushtetesh në vend. Për këtë ai nuk mund të rrijë rehat, nuk mund të jetë kurrë i qetë. Ndërgjegja e vrarë e ha pak e nga pak.
Ai po e kqyrë çdo ditë “qartë e ma qartë”, se laku po i shkurtohet, prandaj po humb gjithnjë e më shumë dinjitet dhe po vuan “thellë e ma thellë”.
Meta po bëhet gjithnjë e më i vogël. Me një fjalë ai po soset deri në zhdukje.
Në këto kushte në përputhje me shkurtimin e lakut, rritet edhe shkalla e nervozizmit, dmth, e humbjes së logjikës duke u bërë gjithnjë e më i pakuptimtë, gjithnjë e më paradoksal dhe mbi të gjitha qesharak.
Mirëpo nervozizmi ka një pikë ngopje.

Në rastet kur kalon pika e ngopjes së nervozizmit, te individi shfaqen simtomat e prishjes së strukturës psikologjike dhe ekuilibrit mental, deri në deviacione të rënda psiqike të pariparueshme. Më në fund fillon të notojë në detin e depresionit deri në çmenduri.
Deviacionet e rënda psiqike, rëndom shoqërohet me sjellje të padenja të natyrës foshnjarake, përcillet me anomali psikologjike dhe veprime groteske që dëmtojnë rëndë personalitetin dhe karakterin e manifestuesit.
Për më tepër, e shkëpusin nga realiteti ku jeton. Individi fatkeq i shpërfillur prej shoqërisë së vet e ka natyrën t‘i bjer pash më pash të ashtuquajturës “lumturi fatkeqe”.
Mirëpo ndryshime të tilla të individit, veçanarisht kur është figurë me rëndësi publike, paraqesin rrezik permanent për shoqërinë.
Kafsha e plgosur është e rrezikshme, porse politikani paranojak dhe i dizekuilibruar psiqikisht, është fatkeqësi jo vetëm për veten deri në kufijtë e të ardhurit keq, por edhe për shoqërinë përderisa ajo i ka besuar këtë pozitë të rëndësishme politike dhe publike.
Pikërisht manifestime të kësaj natyre, janë dukuri sociale dhe politike që konsiderohet si donkishotizëm i rrezikshëm i epokës tonë.
Konvulsionet e këtij shpirti mjeran të plagosur, duhen menaxhuar me kujdes deri në çmontim. Atëhere “Beslidhja” e 2 marsit, nuk do të jetë asgjë tjetër përveçse fusha ku ai do të luftojë me mullinjtë e erës.
Në këtë udhëkryq të paorjentuar, ku Presidenti ynë nuk di së çfarë flet, lutemi që tragjedia fatmirësisht është vetëm e vetja.
Ai duke u sosur përditë nga pak, për shkak të mëkateve të veta, rezulton të jetë shumë i vogël dhe i pafuqishëm.
Për rrjedhojë, nuk e ka fuqinë e atyre politikanëve nga të cilët e pëson një komb a një shoqëri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura