Vjenë, 18. 03. 2016: Poeti prizrenas Mërgim Osmani e sfidon veten tani edhe në prozë, edhe atë përmes tregimeve të shkurtra. Pas tri përmbledhjeve me poezi ai sjell para lexuesve përmbledhjen e tij të parë me tregime, të titulluar “Sykaltra”. Ky libër përmbledh 18 tregime të ndryshme, kryesisht me ndodhi nga vendlindja e tij, Randobrava e Prizrenit. Autori jeton tash e shumë vite në Vjenë të Austrisë, dhe në tregimet e tij ai tregon, aty-këtu ndoshta në një formë të thjeshtë, por të dhimbshme, nostalgjinë dhe lidhjen e tij të vazhdueshme me vendin e lindjes, ai rrëfen për ngjarjet dhe ndodhitë që i kanë ndodhur në fëmijërinë e tij, apo që i ka të dëgjuara nga më të vjetrit etj.
Këtë libër e botoi Shtëpia Botuese “Fishta” nga Prishtina, ndërsa shtypin e bëri Shtypshkronja “Lena Grafik”, po ashtu nga Prishtina.
Parathënien e ka shkruar znj. Bardha Mançe nga Greqia, dhe shprehet: “Mërgim Osmani na vjen në këtë vëllim i rritur cilësisht, i vendosur dhe plot pretendime për realizime sa me vlerë njohëse nëpërmjet vëzhgimit dhe qëmtimit të realitetit aq edhe filozofike nëpërmjet analizave, sintezave të mendimit që përcjell këtë realitet në forma të këndshme dhe të besueshme artistike. Një vështrim në formë të pasthënies e ka bërë poeti Zef Ndrecaj, i cili shkruan: “Në të gjitha këto tregime gjithmonë vihet në pah qëndrimi i autorit mbi çështjen kombëtare, dhe ai ka kufi të prerë në qëndrimin e tij, – mbi etninë dhe gjenin e tij. Këtë ai e dëshmon shumë mirë sidomos në qëndrimin e tij rreth rrefimëve mbi Mamushën, Randobravën, në tregimin për Hoqën e Madhe etj.”
Përndryshe Mërgim Osmani është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” me seli në Vjenë, dhe është aktiv në aktivitetet e ndryshme kulturore dhe letrare që bëhen në Austri.
Postime të Lidhura
GJEKË GJONAJ: AKADEMIKU DHE MIKU IM, GJOVALIN SHKURTAJ
Ulqin, 01. 04. 2015 – Miku im, akademiku Gjovalin Shkurtaj më njoftoi përmes postës elektronike me botimin e…
SOKOL DEMAKU: MITI I MALIT I ROVENA VATËS NË LETËRSINË SHQIPE
Pashtriku.org, 11. 12. 2013 – Shumë akademik, historian, gjuhëtar të huaj me kohë e vite kanë rrugëtuar në…
BRAHIM I.AVDYLI: NGUSHLLIMI!
Bern, 11 shtator 2020: -Tregimi tjetër që kam lexuar nga Agron Iliriani Ndoshta ju e keni patur fat…
ANTON MARKU: PËRPARËSIA
Vjenë, 6 qershor 2018: Nga ana e majtë e ndërtesës, para portës kryesore, një burrë rreth të gjashtëdhjetave…