Vlorë, 13 prill 2021: Në vitin 2013 për shqiptarët u shfaq një ylber me ngjyra të bukura. Shqiptarët rendën pas tij të mahnitur. Herë e parë që ata shikonin një qeveri me ngjyra, një qeveri ylber, një qeveri imazh. Ky ylber qëndroi në qiell tetë vjet rresht, i bukur, maramendës, gazmor. Vitin e parë shqiptarët e pëlqyen shfaqjen, “shoun” si i thonë, por më pas! Shqiptarët rendnin pas tij dhe i kërkonin bukë. Ylberi u tregonte në qiell të gjitha llojet e bukëve dhe me të gjitha ngjyrat. Por ato nuk kapeshin. Ato ishin lart dhe qëndronin lart si foto të bukura që dukeshin dhe zhdukeshin. Shqiptarët ndienin uri, por ama qeveria i ngopte me imazhet e bukës. Tetë vjet shqiptarët mbetën të uritur. Shqiptarët kërkonin ujë. Por ylberi tregonte vetëm foto, video mahnitëse me ujvara dhe liqene përrallorë, dhe shqiptarëve u thahej fyti nga etja. Dhe kështu me rradhë, për çdo gjë që kërkonin shqiptarët, qeveria kishte gati o një foto me ngjyra, o një video.
Imazhe dhe vetëm imazhe. Shqiptarët i gjeti si udhëtarët në shkretëtirë që thahen për ujë dhe tutje në horizont shfaqej imazhi i një oazi me ujë dhe gjelbërim; dhe ata rendnin drejt oazit që premtonte, premtonte dhe vazhdimisht u premtonte qeveria, por vazhdimisht imazhet, që u premtonte qeveria vit pas viti, zhdukeshin, dhe ata, çdo vit, të zhgënjyer mbeteshin në tokë të thatë dhe të zhurritur. Qeveria ylber i kishte ministrat dhe ministreshat bukuroshë dhe bukuroshe me ngjyrat e ylberit, të gjithë njeri më i bukur se tjetri dhe njera më e bukur se tjetra, të gjithë si fiq, shegë dhe pjeshkë të pjekura; pasi ata dhe ato nuk duheshin për punë por duheshin vetëm për t’u dukur, për imazh; ata nuk kishin ardhur për punë, por për sfilata. Nuk duhej puna, nuk duhej aftësia, nuk duhej kultura, por vetëm bukuria, vetëm imazhi. Por kryebukuroshi ishte ai, kryeimazhisti, kryemagjistari, ai që për tetë vjet rresht u hodhi “sërën” shqiptarëve, që për t’ju prishur mëndjen, herë u shfaqej shqiptarëve me tuta, herë me pantolla, herë me çitjane dhe herë me xhybe, herë me opinga dhe herë me papuçe; që me këmbë dhe me duar u kishte premtuar shqiptarëve tokë dhe qiell, por që djallëzisht, vit pas viti, me imazhe të rrejshme i tërhiqte ata drejt greminës.
Qeveria ylber në qiell dhe shqiptarët në tokë prisnin të binte një vesë shi, që t’ju shfaqej qeveria, pasi ajo herë dukej dhe herë zhdukej. Qeveria ishte virtuale. Ajo ishte e pakapshme. E dukshme dhe e padukshme. Kur premtonte dhe mashtronte dukej, kur shqiptarët kishin halle zhdukej. Qeveria në qiell duke bërë qejf dhe shqiptarët në tokë me një mijë e një halle. Një palë në qiell dhe pala tjetër në tokë. Në qiell zotërinjtë dhe në tokë hallexhinjtë.
Qeveria imazh ishte virtuale. Ajo ishte qeveri faqebuku dhe instagrami. Puna e saj kishte si matës jo rezultatet konkrete, punët konkrete, por vetëm lajkat që i bënin në faqebuk. Kjo qeveri ishte qeveri interneti. Asaj po t’i hiqje internetin zhdukej një herë e përgjithmonë. Kjo qeveri virtuale nuk e njihte punën në zyrë, megjithëse për zyrat, nga i pari deri tek i fundit kishin harxhuar “qimet e kokës”, por jo nga paratë e veta, si gjithmonë nga paratë e shqiptarëve, nga xhepi i tyre, të cilit i kishin vënë një emër të bukur: “xhepi i shtetit” apo “buxheti i shtetit”, kur në fakt ishte xhepi i shqiptarëve.
Kjo qeveri që nuk njihte zyrën, ishte një qeveri në lëvizje të vazhdueshme, qytet më qytet dhe fshat më fshat; ajo ishte qeveri e rrugës. Kryeministri dhe ministrat nuk i bëjnë bisedat në zyrë, në kryeministri apo ministri. Jo, mos e thëntë zoti. Rruga dhe vetëm rruga ishte vendi ku bisedohej, ku vendosej dhe ku vulosej. I keni parë në TV: ministra dhe kryebashkiakë që i raportojnë kryeministrit në rrugë, dhe ai ua përcjell porositë, urdhërat dhe detyrat, po në rrugë, duke bredhur.
Por kjo qeveri virtuale ka edhe një veti tjetër të çmuar, që nuk e ka asnjë qeveri në botë. Ky është një origjinalitet i kësaj qeverie dhe vetëm i kësaj. Ajo nuk njeh jo vetëm zyrën, por ajo nuk njeh as shkresat. Ajo është edh qeveri telefoni. Çdo gjë bëhet me telefon: Vendime qeverie apo VKM si u thonë, akte ligjore dhe nënligjore, urdhëra ministri, kryebashkiaku etj, çdo gjë me telefon. Por në mjaft raste edhe me TV; p.sh. del kryeministri në TV flet dhe policia zbaton; del kryeministri flet dhe shëndetësia zbaton; e kështu me rradhë. Populli, për të marrë vesh se çfarë bëhet, rri ngulur para TV ditë dhe natë, se për ndryshe, nuk e merr vesh qeni të zonë.
Që kjo është një qeveri imazhi, duket se si i ka “zbukuruar” qytetet, qytezat dhe fshatrat, bojra bojra, të gjitha me ngjyra të ndezura si lojra kalamajsh. Gojët e liga duan e thonë, se ato janë përgatitur për ata që do të vijnë: ezmerët, arrixhinjtë e Bangladeshit, arabo-çifutët, egjyptianët dhe qoftë larg, negrit. Thonë që ata i pëlqejnë shumë ngjyrat e ndezura; të kuqe, të verdha, të gjelbëra. Madje këto ngjyra, dikur, kur kulturonte shqiptarët e pakulturuar, i kanë pëlqyer edhe këtij kryemagjistari, pasi këmishat që vishte i kishte me këto ngjyra. Pra qyteteve ky u ka vënë nga një buzëkuq dhe nuk do t’ia dijë se çfarë problemesh kanë, pasi buzëkuqi është vënë vetëm për behar, se në dimër, të puth halla në dy faqet, ato janë pis dhe për ibret P.Sh.Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora etj, në dimër mbyten dhe qelben. Por kryeimazhisti nuk do t’ia dijë. Gojët e liga përsëri flasin: kështu i duan ata që do të vijnë, ezmerët, atyre u pëlqen pisllëku.
Por jo vetëm kaq. Ringjallja urbane e këtij, mirë që i ringjalli qytetet, por për bela, i ringjalli të gjithë njësoj; me të njëjtat ngjyra, me të njëjtat pllaka, gurë dhe beton, të njëjtat pemë të mbjella. Të gjithë qytetet, qytezat dhe fshatrat duken njëlloj, si të kllonuar. Ato të kujtojnë veshjet e fëmijve jetimë në “Shtëpitë e Fëmijve” dikur para 70 vjetësh, të cilët visheshin të gjithë njësoj.
Shikoni Vlorën. Ky, kryemavriu, thotë ua kam bërë të bukur Vlorën vlonjatëve. Pavarësisht se zbukurimi i tij është me një shije të rëndomtë dhe vulgare. Ai i ngjan zbukurimit që u bënin faqeve arixheshkat kur bënin shfaqje në popull me ariun. Në Vlorë, për ata që nuk e dinë, por edhe për kryeministrin në detyrë, kryebashkiakun në detyrë, dhe ata vlonjatë që u shkojnë pas me hosanna, para shumë viteve kanë filluar disa investime të rëndësishme në ujësjellës dhe kanalizime, të cilat janë me faza dhe nuk janë mbyllur. Këto investime deri në vitin 2013 kishin mbyllur vetëm fazën e parë, por ka mbetur pa u kryer faza e dytë dhe e tretë, ku tubacionet e ujit të pijshëm dhe të ujrave të zeza do të shkojnë deri tek dera e çdo shtëpie dhe e çdo pallati. Por për tetë vjet, çfarë bënë këta për Vlorën? Kënduan si gjinkalla. Vizatime dhe bojatisje, llustra-boja.
Por ky tani u kërkon votën përsëri vlonjatëve, ndërkohë që ujrat e bardha të shiut përzihen me ujrat e zeza, dhe nga ana tjetër, uji i pijshëm (kokë më vete dhe ai) plekset me ujrat e bardha dhe të zeza bashkë. Thonë, që kështu i kanë edhe në Bangladesh. Por jo vetëm, kujtohet tani pas tetë vjetësh, si kofini pas të vjelit, dhe u premton vlonjatëve se do t’u sjell ujin. Po ku ishe ti bej efendi kur të tjerët punonin për Shqipëri. Të djathtët, kur ishin në pushtet, i çuan Korçës 24 orë ujë. Shpejt bre burrë u ktheve nga Qabeja. Por vlonjatët nuk harojnë që më trembëdhjetën u premtove ujin. Madje, u the, se po nuk ua solla ujin brenda vitit, unë do të dorëzoj mandatën. Ku vajti premtimi? Në hale.
Që kjo është një qeveri imazhi duket edhe tani në fushatë. Populli pret që ajo të tregojë se çfarë ka bërë? Por ajo në të sajën, gjinkalli dhe gjinkallat ja marrin këngës, por kur kanë mundësi, ja marrin edhe valles. Kuptohet, që këngën dhe vallen ato e shoqërojnë edhe me foto, edhe me video, dhe që të gjitha nga qielli, asnjë nga toka. Pasi kjo është një qeveri qiellore, dhe vetë kryeqeveriu thotë që unë jam zoti i juaj. Votojeni o skllevër, që t’ju marr votën dhe t’ju bëjë gropën. Trembëdhjetë mos ardhsh kurrë!
Postime të Lidhura
XHEVAT BISLIMI: UDHËHEQJA E PDK-së DUHET URGJENTISHT T’I HAP “KARTAT” NË MËNYRËN MË MIQËSORE
(Viti, 04. 10. 2012) – Shkrimi i sotëm te gazeta “Tribuna shqiptare”, me titullin tërësisht të pabesueshëm dhe…
REXHEP ALI AHMETI: DY PRESHEVAT
Pashtriku.org, 29. 01. 2013 – (Logjika, psikologjia e politika kombëtare nuk janë të njëjta me logjikën, psikologjinë dhe…
ISH’KRYETARI I KUVENDIT, JAKUP KRASNIQI I SHKRUAN LETËR ZV.PRESIDENTES SË BE’së ULRIKE LUNACEK
Prishtinë, 29.11.2015: E nderuara zonja Lunacek, zëvendëspresidente e BE’së – Fillimisht dëshiroj që t’ju falënderoj, për bashkëpunimin që…
RENATE FLOTTAU: ‘IKË, SHPËTOJE KOKËN’ (DITARI – DER SPIEGEL, 14 PRILL 1999)
Pashtriku.org, 04. 04. 2016: (“E diel, 4 prill 1999) – Dita e Pashkëve. Për disa çaste Rugova e…