DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (I)

Pashtriku.org, 27. 10. 2014 – Nga fundi i luftës (së dytë botërore -shën.im), bota ishte në mëshirë të Elitës Botërore. Evropa ishte rrënuar, shkatërruar fizikisht, emocionalisht, mendërisht, shpirtërisht dhe ekonomikisht, pikërisht ashtu siç ishte planifikuar. Poshtërsia e mashtrimit mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar kur analizon e vështron rreshtat pa fund të gurëve të bardhë të varrezave të luftës së Francës, pasi ata burra dhe ato gra të reja nuk vdiqën për lirinë në kuptimin e saj të vërtetë. Ata vdiqën për të kënaqur axhendën e Elitës për mbizotërimin botëror, dhe në një nivel më të lartë, për të thelluar kontrollin e Gardianëve të Burgut të Dimensionit të Katërt mbi ne. Sigurisht, nëse ushtarët e të dyja anëve do ta dinin këtë, atëherë ata nuk do të kishin qenë në luftë. Në vend të së vërtetës, atyre iu paraqit një histori sikur nazistët ishin një krijim i vetëm djallëzor, që duhej ndaluar nga forcat e mirësisë, lirisë dhe virtytit. Përsëri, një tjetër fantazi bardh e zi. Filozofia naziste ishte e pashpjegueshme, por ajo ishte gjithashtu njëlloj si filozofia e atyre, të cilët kontrolluan aleatët. Të njëjtat forca financuan dhe i manipuluan të dyja ato.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara ishin vendi më i fuqishëm në Tokë. Amerika kishte financuar luftën dhe nëpërmjet sistemit hua-qera të pajisjeve të armatimeve sipas parimit “merre tani, paguaje më vonë”, Europa po mbytej në borxhe ndaj bankierëve amerikanë, të kontrolluar nga Elita. Ruzvelti i pati thënë vite më parë Çurçillit, se Perandoria Britanike duhej të ishte çmontuar, sikundër kishte ndodhur pa dyshim tani. Periudha e gjatë e përparësisë britanike kishte përfunduar dhe ishte shkatërruar nga të dyja Luftërat Botërore. Për mua, Britania asnjëherë nuk duhet të kishte pasur një “perandori” në plan të parë, por ne duhet ti fiksojmë sytë tanë mbi pyetjen se përse asaj i erdhi fundi nga ata që ishin duke komplotuar supremacinë e tyre botërore. Nëse ju lexoni Protokollet e Iluminatit (të cilën e përfshiva te Rebelimi i robotëve – D.I), ju do të shihni se si përdorimi i borxhit dhe luftërave, si një nga mjetet e kontrollit, ishte saktësisht ajo që gjithmonë kishin planifikuar manipulatorët.

LEXONI: THE GLOBAL ELITE
http://www.bibliotecapleyades.net/sociopolitica/sociopol_globalelite.htm

Këto protokolle dolën vonë në dritë, në fund të shekullit (të XIX’të) dhe, megjithëse u dënuan si “të falsifikuara”, ato tregonin me një saktësi të mrekullueshme historinë e shekullit XX. Kushdo që i pati shkruar ato, e ka ditur se çfarë do të vinte më pas. Borxhi për të cilin ata flasin, sa vinte dhe rritej në vendet europiane, të cilat merrnin hua të thellë nga Amerika, për të ndërtuar qytetet e tyre si pasojë e kositjes për herë të dytë për shkak të gjithë atij bombardimi që pati vazhduar aty.
Shtetet e Bashkuara (Elita Botërore) e paraqitën strategjinë e tyre të Zonës së Madhe për të kontrolluar Europën Perëndimore, të gjithë hemisferën Perëndimore, Lindjen e Largët dhe të Mesme, si dhe ish Perandorinë Britanike. Bota e Tretë ishte thelbësore për këtë politikë. Në fjalët e një memorandiumi të vitit 1949 nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, thuhet se Bota e Tretë “…do të përmbushte funksionin e saj kryesor si një burim i lëndës së parë dhe si një treg për shoqëritë kapitaliste industriale”(1). E thënë me një mënyrë tjetër, ajo do të dhunohej mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Madje Xhorxh Kenan në Departamentin e Shtetit, sugjeroi në atë kohë se Europa mund të kënaqej drejt një “ngritje psikologjike” nëpërmjet shfrytëzimit të Afrikës, ashtu siç është zbuluar nga dokumentat e deklasifikuara.(2) Jetësor për këtë plan ishte sigurimi se asnjë vend, veçanërisht në Botën e Tretë, nuk do të lejohej të shkëputej nga mbizotërimi ekonomik i Elitës dhe, që ekonomia e tyre të vihej në përfitim të popullatës. Ky i ashtuquajtur “kërcënim me anë të një shembulli të mirë”, që duhet ta ndjekin të tjerët, të drejton në kasaphanën e vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore si dhe Lindjes, duke përfshirë edhe Vietnamin. Henri Kisinger (Kom. 300) do ta quante përfshirjen e reformave sociale dhe ekonomike të vendeve të Botës së Tretë si një “virus”, i cili nëse do të lulëzojë, do të “infektojë” një zonë më të gjerë .(3) Ose siç e përmendi edhe Sekretari i Shtetit, Dean Acheson (Kom. 300) në fund të vitit 1940: “Një mollë e kalbur, mund të prishë gjithë shportën”. Shportën e Elitës.
Sa më shumë terror që të përdorej kundër liderëve dhe njerëzve që përpiqeshin të eliminonin varësinë nga bankierët dhe multinacionalet e Elitës, aq më pak gjasa do të kishte që ndokush tjetër ta bënte provë atë. Ky ishte motivimi bazë dhe fondamental pas strategjisë së Shteteve të Bashkuara (Elitës), në inxhinieringun e saj për tmerrin në Vietnam, Guatemalë, Nikaragua, El Salvador, Brazil, Itali, Kili, Republikën Domenikane, Laos, Grenada, Honduras, Iran dhe Indonezi. Ju do të kishit nevojë për një hartë të botës për t’i listuar të gjitha këto. Pas këtyre ngjarjeve dhe përmbysjes së qeverive të zgjedhura demokratike ishin disa prej nazistëve, të punësuar në të gjithë botën nga CIA. Oficeri i SS-së dhe shefi i Gestapos, Klaus Barbie, “Kasapi i Lionit”, ishte një prej të punësuarve nga amerikanët për të spiunuar mbi Francën. Për qindra, nëse jo mijëra, nga njerëzit e Hitlerit, të cilët ishin financuar nga CIA, ky ishte “biznes i zakonshëm” pas humbjes së nazizmit. Manipulimi po ndodhte në disa nivele, por qëllimi më i rëndësishëm ishte të shkaktonin sa më shumë konflikt mes shteteve kombëtare (problemi), dhe opinioni publik të kërkonte të bëhej diçka (reagimi), dhe Elita atëherë do të shpallte me solemnitet planin e saj afatgjatë për institucionet botërore të centralizuara nën kontrollin e një grupimi të vogël (zgjidhja).
Si përmbledhje, temat bazë të planit të Elitës menjëherë pas luftës (së dytë botërore -shën.im) ishin si më poshtë:
• Të paraqitej një autoritet botëror, i quajtur Kombet e Bashkuara (me trupat e bashkuara, si Organizata e Shëndetit Botëror), e cila do të mund të shndërrohej në një qeveri botërore me fuqitë për të kontrolluar jetët e çdokujt në planèt.
• Të vazhdohej të krijoheshin konflikte nëpër botë dhe të përdorej frika e Bashkimit Sovjetik, për të rritur masivisht shpenzimet mbi armët bërthamore, si dhe armët “tradicionale”, duke shtuar kështu terrorin e luftës bërthamore dhe kërkesat për siguri botërore. Të vendosej një aleancë mbrojtëse amerikano-europiane (e cila ishte quajtur NATO – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) dhe një forcë ruajtëse e ‘paqes’ së Kombeve të Bashkuara, e cila nëpërmjet inxhinieringut të konflikteve, përfundimisht do të shkrihej për të formuar një armatë botërore.
• Të krijoheshin tre zona të “lira tregtare” në Europë, në Amerikë dhe në Azi, që fillimisht do t’u paraqiteshin njerëzve si grupime të thjeshta ekonomike. Megjithatë, gradualisht, këto do të shndërroheshin në bashkime politikë të centralizuara, me një bankë dhe një monedhë qendrore. Këto do të jenë gurët kilometrikë për paraqitjen e disa institucioneve në shkallë botërore. Komuniteti Ekonomik Europian, tani Bashkimi Europian, ishte i pari ndër to, por dy të tjerat gjithashtu, tani janë gjatë rrugës së formimit.

The Trilateral Commission:
http://www.trilateral.org/download/file/TC_list_3-14%282%29.pdf

• Të ecej para me kontrollin mbi opinionin publik, të gjendeshin rrugët dhe të shpenzohej për tu kuptuar se si mund të manipulohet psikika njerëzore, individualisht dhe kolektivisht. Sot, kjo axhendë përfshin mikroçipimin e njerëzve dhe lidhjen e tyre të përhershme me kompjuterin global.
• Të krijohej një shtet i mirëqenies, ndërsa do të punohej për të shkatërruar alternativat e sistemit ekonomik dhe, kur të ishte arritur varësia e kërkuar, do të shthurrej kjo mbështetje e shtetit të mirëqenies, duke krijuar kështu një nënklasë të pafundme, pa shpresë ose ndihmë.
• Të bënin shuma marramendëse të hollash sipas drejtimit të kuptimit të të gjitha këtyre ambicieve, nëpërmjet bankave dhe kompanive të kontrolluara nga Elita.
• T’i shtonin vazhdimisht ngarkesat e borxhit të njerëzve, bizneseve dhe shtetit, duke rritur kështu kontrollin e shfaqur mbi ta.
Qasja që ishte ndjekur për të mashtruar mendimin publik, ishte parashikuar me dhimbje, por me pasoja të larta: diskretitimi i shtetit kombëtar. Kjo ishte sajuar gjatë luftës nga ekonomisti dhe refugjati gjerman, Hans Heymann, i cili e ndërtoi Planin e tij për Paqe të Përhershme duke përdorur fondet e dhëna nga… Sipërmarrja Carnegie për Paqe Ndërkombëtare. Në punimin e tij ai shkruante:
“Kombet kanë krijuar disharmoninë ndërkombëtare nga besimi i kotë se harmonia në shoqërinë tonë mund të realizohet mbi baza kombëtare… Kjo qasje mendore e kufizuar na ka hequr një shpresë të fuqishme, që do të thotë se ky koncept zhgënjyes mund të mbahet vetëm gjatë një periudhe kalimtare… Pas zhgënjimit [nga Lufta e Dytë Botërore], një organizatë ndërkombëtare do të jetë e domosdoshme, për mirëqenien e shoqërisë si një e gjitha”.
Kjo ishte klasikja problem-reagim-zgjidhje.
Në vitin 1945, shoqëria sekrete e hershme ‘Tryeza e Rrumbullakët’, kishte dy degë kryesore:
– Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare (Royal Institute of International Affairs- RIIA) në Chatham House në Londër (që kishte degë në disa pjesë të tjera të botës) dhe dega e Shteteve të Bashkuara e RIIA-s,
– Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (Council on Foreign Relations-CFR) në Nju Jork (që pati degët e saj në Shtetet e Bashkuara).
Në vitet e pasluftës, këto do të lidheshin me grupin Bilderberg (Bil), Komisioni Trepalësh (TC), si dhe Klubi i Romës (CR), për të formuar një rrjet të fuqishëm të manipulimit, i cili përmban një element shumë domethënës të qeverisë sekrete të botës – një qeveri që është shumë më e fuqishme se sa ndonjë autoritet i zgjedhur (figura 7 -të skanohet, fq.139).

Ju do të gjeni anëtarët e këtyre organizatave mes elitës së politikave botërore dhe “këshilltarëve” politikë, bankingut, kompanive të naftës, korporatave shumëkombëshe, pronarëve të mediave, administratorëve dhe gazetarëve, ushtrisë, ligjit dhe arsimit. Ata funksionojnë si organizata brenda organizatave, duke u infiltruar në këto sfera të ndikimit dhe fshehtësisë, për ti nxitur këto sfera të influencës dhe në mënyrë sekrete duke nxitur axhendën e Elitës Botërore. Pjesa më e madhe e kolegëve dhe punonjësve të tyre nuk kanë asnjë ide se çfarë po ndodh ose se në çfarë shkalle ata janë duke u përdorur. Ashtu si me Tryezën e Rrumbullakët, ka disa qarqe të shquara njerëzish brenda këtyre grupeve të një fronti. Ka një elitë-bërthamë, e cila punon me kohë të plotë për çështjen; një rreth i anëtarëve, të cilët e njohin axhendën dhe punojnë së bashku me organizatat e tyre për ta realizuar atë; si dhe një rreth i jashtëm i anëtarëve, të cilët nuk i dinë ndërlikimet e plota dhe të vërteta të axhendës, por, e thënë me pak fjalë, janë të dobishëm për manipuluesit. Jo të gjithë ata, të cilët janë anëtarë të këtyre organizatave, janë manipulatorë të vetëdijshëm dhe ne kemi nevojë që të përdorim intuitën dhe informacionin e paraqitur nga kërkimet e bëra, për të vendosur se cili prej tyre e di qëllimin dhe cilët janë përdorur pa e kuptuar se ku ata janë përfshirë realisht. Në këtë kapitull, unë do të portretizoj sfondin dhe ndikimin e këtyre grupimeve dhe blloqet e fuqishme me të cilat ato janë në ndërveprim, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.


Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare (RIIA)
http://www.bibliotecapleyades.net/sociopolitica/esp_sociopol_cfr_10.htm

Elita anglo-amerikane e cila u takua në Konferencën e Paqes së Versajës në Paris në vitin 1919, formoi RIIA-n si dhe Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) në vitet 1920 dhe 1921, ashtu siç e trajtuam edhe më parë. E ashtuquajtura “marrëdhënie speciale” mes Britanisë dhe Amerikës është, në fakt, marrëdhënia midis RIIA-s dhe Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Sot Instituti Mbretëror, me mbretëreshën si padron të tij, ka një efekt të jashtëzakonshëm mbi politikën britanike dhe atë botërore. Ai është Zyra e Punëve të Jashtme Britanike. Atëherë përse ngrihet pyetja në se ekonomia dhe fuqia politike e Britanisë është zvogëluar? Përgjigjja është se manipuluesit britanikë janë më shumë të interesuar në krijimin e një qeverie botërore, se sa në përmirësimin e Britanisë si vend. Nëse zvogëlimi i ekonomisë dhe i fuqisë politike të Britanisë do të ishte i nevojshëm për këtë plan të gjerë, atëherë kështu do të veprohet. Ashtu si edhe me klikën “judaike”, angazhimi i tyre është ndaj kauzës së kultit të Syrit që Sheh Gjithçka dhe jo ndaj interesave të njerëzve.
Në kohën e këtij shkrimi, tre presidentët e bashkuar të RIIA-s janë Lordi Kerrington (Lord Carrington-Kom 300), ish Ministër i Kabinetit Konservator (duke përfshirë edhe Sekretar i Jashtëm), Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, anëtar i Komisionit Trepalësh dhe nga viti 1991 kryetari i grupit Bilderberg; Lordi Kallagen (Callaghan) i Kardifit, ish Ministër i Parë i Punës, ministër kabineti (duke përfshirë edhe Ministër i Jashtëm), dhe frekuentues i Bilderbergut; dhe Lordi (Roy) Xhenkins i Hillhead, një anëtar themelues në Evropë i Komisionit Trepalësh, një Bilderbergers, si dhe ish Ministër i Kabinetit të Punës dhe Kancelar i Thesarit. Lordi Xhenkins ishte njëri prej “katër gangsterëve”, me vetë Sekretarin e Jashtëm të Punës, Lordin (David) Ouen (TC), që ndanë Partinë e Punës në vitin 1981, duke shpallur Partinë e tyre Social Demokratike (SDP). Ai ishte gjithashtu edhe President i Komisionit Evropian dhe së bashku me njerëz të tjerë si kryeministri konservator, Eduard Heath (Bil, TC), ai ishte një nga mbrojtësit pasionantë të Bashkimit Evropian. Kryetari i RIIA-s është ish konservatori MP, Kristofer (tani lord) Tugendhat, kryetari i Shoqërisë Ndërtesa Kombëtare e Kishës dhe guvernator i fondacionit Ditchley, i cili është një fasadë për Rendin e Ri Botëror, sipas disa studiuesve dhe veprave të botuara. Tugendhat e përshkruante Bashkimin Evropian si “zhvillimin politik më të dobishëm, premtues dhe shpresëdhënës që duhet të ndërmerret në këtë pjesë të botës këtë shekull… është një aventurë fisnike dhe e guximshme, të cilës jam krenar që i shërbej”. Instituti emëroi si “presidentë nderi” “presidentët dhe kryeministrat e Anglisë dhe vendeve të tjera federative”. Presidentët, kryeministrat dhe elita politike kudo nëpër botë flasin në institut shpesh sipas fshehtësisë e “Rregullit të Dhomës Chatham”. Kjo do të thotë se:
“Kur një takim ose një pjesë e tij është mbajtur nën Rregullin e Dhomës Chatham, pjesëmarrësit janë të lirë të përdorin informacionin e marrë, por as identiteti ose kallëzimi i folësit dhe as e ndonjë pjesëtari tjetër nuk mund të tregohet; as të përmendet se informacioni u mor në takimin e Institutit”.
Sa shumë për një qeveri të hapur! Instituti është shumë i fshehtë dhe nuk duhet të tregojë detaje të anëtarësisë së tij në vende të rëndësishme. Përse jo, nëse është ai është vetëm një “think tank”? Çfarë ka aty për të fshehur? Kur takova dikë për ta pyetur për një listë të anëtarëve të tij në Kabinetin Britanik dhe në Kabinetin Hije, m’u tha nga sekretari se emrat e individëve anëtarë nuk bëhen të ditur asnjëherë. Për tu antarësuar në Institut, duhet të nominohesh nga dy anëtarë, të cilët të njohin mirë, madje edhe në këtë rast nuk mund të kalosh procedurën e zgjedhjes. Hyrja pranë kësaj anëtarësie është një tjetër hap, i cili të jep mundësi për të shfrytëzuar bibliotekën e institutit. Kjo formë e dytë e anëtarësimit ndihmon të vendosë perden e tymit, atë çfarë ndodh, tjetërkund, në qendër të organizatës. Instituti në ditët e sotme financohet, ashtu si ka qenë financuar që në fillim të krijimit të tij, nga kompanitë dhe bankat botërore më të mëdha e më të rëndësishme. “Programi i tij për Energjinë dhe mjedisin” është paguar nga kompanitë më të mëdha të naftës, prodhuesit e elektricitetit dhe qymyrgurit, si dhe Autoriteti i Energjisë Atomike. O Zot, tani vë bast që ky nuk është i njëanshëm! Korporatës më të rëndësishme antare të RIIA-s janë: Morgan Guaranty Trust Company të Nju Jorkut (J. P. Morgan); S. G. Ëarburg Grup plc (përpara gllabërimit të saj); Barings plc (përpara dështimit të mistershëm e me profil të lartë); British Foreign and Commonëealth Office; Ministria e Mbrojtjes; Ambasada e Shteteve të Bashkuara; Korporata RTZ; Korporata anglo-amerikane e Afrikës Jugore; British Petroleum; Shell International; Banka e Anglisë; Barclays Bank; Lloyds Bank; National Ëestminster Bank; Lazard Brothers; Grupi TSB; Abbey Nacional; Midland Montagu; Coopers & Lybrand; Unilever; British American Tobacco Industries; British Aerospace; The Economist; Gerard Atkins & Co Ltd; Xhon Sëire & Sons Ltd dhe Ente Nazionale Idrocarburi (ENI).
Korporata të tjera anëtare përfshijnë një listë të kompanive udhëheqëse të botës, shteteve dhe mediave. Madje, aty përfshihet edhe Kisha e Anglisë së bashku me Kongresin Kombëtar Afrikan (ANC) dhe Amnesty International. Përse Amnesty International ishte duke mbështetur një organizatë, nëpërmjet së cilës është orkestruar manipulimi m.q.që të shtohet masivisht numri i të burgosurve politikë? Organizata të medias, të cilat po e mbështesi RIIA-n përfshijnë ABC Neës Intercontinental Inc; CBS Neës; NBC Neës Ëorldëide; Britain’s Channel Four TV dhe Independent Television Neës (ITN); Fuji Television; Der Spiegel; The European; The Financial Times; The Guardian; The Independnet dhe Independent On Sunday; The Observer; Daily Telegraph; the Times; The Scotsman; The Yorkshire Post; Reuters, the international neës agency; The Neë York Times; The Ëashington Post; The Ëall Street Journal; The Readers’s Digest; dhe, tepër mizore për një organizatë që pretendon të jetë e pavarur, BBC Ëorld Service; BBC Monitoring Service dhe BBC Radio.

Fondet e taksapaguesve dhe mbështetja për RIIA-n është dhënë jo vetëm nga britanikët dhe Zyra e Commonëelth-it dhe Ministria e Mbrojtjes, por gjithashtu edhe nga Zyra e Kabinetit, Thesari i Shtetit, Departamenti i Mjedisit, Departamenti i Industrisë dhe i Tregtisë, Taksave Indirekte dhe Doganat si dhe disa burime te tjera. Departamenti Ndërkombëtar i Partisë Laburiste Britanike është një anëtare e korporatës, së bashku me Kongresin e Bashkimit të Tregëtive (TUC) dhe kështu ka edhe emra të tjerë të përfshirë, të cilët i kemi parë në këtë libër. Kjo përfshin edhe Chase Bank Manhatan (bashkimi i pasluftës së Bankës Chase të Rokfelerit dhe të Bankës Rothsçajlld/Uarburg të Manhatanit), kompanitë Morgan dhe Ëarburg dhe bashkimet N. M. Rothsçajlld dhe Sons Ltd, J. Henri Schroder (gjithashtu vepronin si bankierë për bamirësi ndaj BBC-së, Fëmijët Apelojnë në Nevojë), Kompania e Motorit Ford dhe Organizata e Kontrollit të Popullsisë, kaq e dashur për Xhorxh Bushin, Federata e Prindërve të Planifikuar. Një tjetër emër që më vjen në mendje gjatë hetimeve të mia është ai i Hambros Bank Ltd, e cila është gjithashtu një antare e korporatës së RIIA-s. Krijimi i Shteteve të Bashkuara të Evropës, nën kontrollin e centralizuar, është një tjetër gur kilometrik në planin e Rendit të Ri Botëror dhe po kështu është një surprizim i planifikuar që RIIA është mbështetur gjithashtu nga Komisioni i Unioneve Evropiane, Zyra e Mbretërisë së Bashkuar e Parlamentit Evropian, Këshilltarët e Politikës Evropiane (UK) Ltd, Tryeza e Rrumbullakët Evropiane (sa me vend!) e Industrialistëve dhe Banka Evropiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim.
Instituti është përdorur si një forum privat për elitën për të shitur idetë e tyre të Rendit të Ri Botëror, për të thërritur audienca dhe ato me ndikim në media, politikë, arsim dhe tregti. Ai, në fakt, është një organizatë lobingu për Rendin e Ri Botëror, një mjet (jashtë makinës qeveritare “zyrtare”), nëpërmjet të cilës, mund të kryehen marrëveshjet dhe të administrohen ngjarjet, edhe pa dijeninë e publikut, por edhe pa dijeninë e parlamenteve të zgjedhura. Megjithatë, ka edhe më shumë se kaq. Është një bosht qendror dhe i rëndësishëm në rrjetin sekret të qeverisë, me lidhje shumë të ngushta me Familjen Mbretërore Britanike dhe Shërbimin Sekret Britanik. Përsëri, shumica e njerëzve të përfshirë në RIIA nuk e kuptojnë se si përdoret ajo.

…………………………………………

ELITA GLOBALE THE GLOBAL ELITE
http://www.bibliotecapleyades.net/sociopolitica/sociopol_globalelite.htm

VIJON … 

=============
PJESA E PARË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3253
***
PJESA E DYTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (II)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3277
***
PJESA E TRETË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (III)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3565
***
PJESA E KATËRT:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (IV)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3566
***
PJESA E PESTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN/KLUBI I ROMËS…/ (V)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3567
***
PJESA E GJASHTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN/KLUBI I ROMËS DHE KONTROLLI I POPULLSISË/ (VI)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3595

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura