Dita e përjetësisë
(Kushtuar nxënësve të mi të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, të viteve 1995–2000)
Në blirin pranë
kullës bletët zukasin,
bilbilat këndojnë, zogjtë cicërojnë,
pëllumbat lirshëm fluturojnë.
Dallëndyshe e lejlekë
kthehen në folenë e vjetër,
kudo dëgjohen daullet
dhe bie pandërprerë çiftelia,
hareshëm hedh vallen rinia.
Kosovën më 17 shkurt 2008
e bekoi Perëndia.
Nga mbarë bota vjen urimi,
në fytyrat e njerëzve shihet
gëzimi.
U këndohet SHBA-ve
dhe ushtarëve të lirisë
që Kosovës ia vunë
themelet e shtetësisë.
Uron nëna djalin
e djali nënën,
me shpresën që së shpejti
do të bashkohet Prishtina me Tiranën.
ARIF EJUPI
Gjenevë, 17 shkurt 2026