DJALIT TË TROPOJËS DHE ZANËS SË MALSISË

DJALIT TË TROPOJËS DHE ZANËS SË MALSISË

Nga Bukurie Buçpapaj, Pashtriku 22 Prill 2022

 1-

I bukur m’asht njaj djal malciet,

Dilli e hana m’kanê ran mbi ta.

Shndrin si yll prej bukuriet,

Zot ami dhe nj’i pal sy veç me pa.

2-

Shpatit malit ka po bjen,

E nër krue sokoli asht nal,

Zogi i malit n’prehën i flen,

zemra venit po do mem dal.

3-

Trupin e g’jatë si lisat e malit,

Sytë e zi si rrush m’i kish.

Shikim t’ mprehtê si të luanit,

Ka po k’qyri, tutna po e ha sysh.

4-

Cila nanë t’ ka  dhanë, djalo, gji,

E në djep t’ka rrit kaq azgan,

Edhe zanat e malit s’asht çudi,

Me shitue ty more i bukri jaran.

5-

Rrit n’rudina, n’bjeshk e n’vrri,

ujë të ftohtë ke pi në ato kroje.

Qerpikt me rrema, përmbi sy,

Buzë të ambla si mjalti n’hoje.

6-

Në xhamadan e n’tirqi t’zi,

S’ka ma të bukur, se ti, djalê, Tropoje.

Zoti tē paska qenis me hijeshi,

Shpatull – gjanë, si krah shqiponje.

7-

Tana këto fjalë çika ia tha atij,

Djali met veç t’u e nigjue.

Ty t’u baft, çiko, dita njëmijë,

Hajde, pra, e përqafom ti mue.

8-

Zgate doren moj sojnike,

Mos tut, mos ik prej meje,

Jaranesh bamu, moj fisnike,

Kurrë nuk ndahna une prej teje.

9-

Dy bilbyla nisen me k’nue,

kangën tonë të jaranisë.

Mal e gryka kanë ushtue,

Ia pafshim hajrin pra dashnisë.

Moj lulebora, zan, hyjnie çikë malsisë.

———

Autore

Bukurie Buçpapaj

22. 04. 2022

***

ZANË MALSIE

1-

Mori zana e malsisë

ka po ecê tuj ndriçue,

Ku po shko, ka je nis,

Si ortegu t’uj ushtue.

2-

Tuj vrapue toka dridhet,

Era floket po t’i pêrkëdhel,

Zemra jeme pêr ty po digjet,

Bardhoke oj zan, rrit n’Shkelzen.

3-

Zana e bukur, oj hyjnesh,

Faqe kuqe si kokrra e mollës,

Qukat në faqe kur po më kesh,

Më ç’mene krejt, çikë e Tropojës.

4-

Ke pi ujë në gryka t’Valbonês,

 Në Gash të Gurit rrite shtatin,

Yllnie e malsise se Gjakovês,

Ylber qe bjen mbi Rozofatin.

5-

Në Bogë të T’planit t’zuni nata,

Mbi liqen tê Fierzes, agu i mjesit.

Zane moj me floke te gata,

Rrezen e arte mia more diellit.

6-

Syzezë, zanë moj lulja blinit.

Hanës ia ke marrë hijeshinë,

Zana jonë bijë e Bytyçit,

N’damar të gjakut ma kie sojninë.

7-

Bjeshke e m’bjeshkë verova,

Mal me mal si zog fluturova,

Në livadhe si flutur fluturova,

Veç nji gja mirë kuptova,

8-

Çikat,zana rrit n’Tropoj,

N’vargunt tem nji hoj dado hoj,

Kangën e nisa me vargëzue,

Nê tel sharkis ti me u kënue,

9-

E brez pas brezi me u kujtue.

Se ty zoti zane moj të ka bekue.,

Kurrë për jetë ti mos me u harrue,

Kanga për ty s’ka me ndalue,

10-

Zanē Malsie na ki zanue.

Shpirtin tone na ki pushtue.

Mjaft dredhove drenush mali,

Gezoja zemrë ketij djali.

11-

Se u dogj pêr ty përsgjalli.

Tê mjerin malli yt e kalli.

Zanë malsie tu shtoftë bukuria,

Ae din bre ç’ka asht dashnia.

12-  

Jepi fund vujtve t’mia.

 Nuse të marr e t’çoj te shpia,

Besa – bese ke me u gëzue,

Se bashk jetën me kalue.

13-

Zane e malit çika e malsisë,

Ma e hishmja e Shqiptarise,

U kujtofsh gjithmon perle bukurie,

Nē varg kange, n’varg poezie,

Zane e bukur çikë malsie.

———-

Autore

Bukurie Buçpapaj

29. 12. 2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura