Prishtinë, 21. 04. 2015 – Në botën demokratike ekziston një oponencë e fuqishme e pushtetit dhe ajo opozitë përbëhet nga: shoqëria civile, mediat dhe intelektualet e pavarur të cilët me angazhimin dhe kontributin e tyre ndihmojnë në ndryshimin e pushteteve. Tek ne, ku zhvillimi i demokracisë është i “nivelit” të “lart”, nuk kemi probleme me partitë që kanë kapur pushtetin dhe e kanë bërë Kosovën një “Kopsht me lule”, në të cilin kopsht pa asnjë “arsye” nuk deshën të jetojnë mbi 100.000 qytetarë të saj?!
Në ketë “Kopsht me Lule”, po lulëzon ekonomia, po lulëzon demokracia e shteti i se drejtës, arsimi e shëndetësia janë “shembull” edhe për vendet më të zhvilluara të Botës sonë, të papunë nuk kemi, privatizimin e kemi bërë fet e fet?!
I vetmi problem i vendit të quajtur, “Kopshtit me Lule” është opozita. Prandaj Urra o burra t’i biem kësaj “kuçedre” që po na e “rrënon” të sotshmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë?!
Se, sikur mos të ishte opozita ne, qytetarët e “Kopshtit me Lule” do t’i kishim edhe “malet me qumësht e mjaltë”. Ah, kjo opozita, veç të tjerave na “solli” edhe Gjykatën Speciale?!
Pa opozitën, shkurt e shqip do të ishim rehat, rehat. Qeveritarëve nuk do t’ju prishej as “tymi i duhanit”?! Te cilët lum si na që i kemi?! Rujna o Zot?!
Dhe atëherë i gjithë kombi do të thoshte: Lum si na që s’na duhet mendimi ndryshe e as të qeverisurit ndryshe?!
A thua ne që jetojmë në “Kopshtin me Lule”, na duhet vetëm “demokracia” e njëmendësisë?!
Postime të Lidhura
RENATO SHKULAKU: ҪFARË RËNDËSIE KA ROLI I MËSUESIT NË SHQIPËRI?!
Pogradec, 07. 03. 2016: Profesioni i mësuesit, është një nga profesionet më të vlerësuara dhe më të respektuara…
ISMET HAJRULLAHU: MOHUESIT E ATDHEUT AKTIVIZOHEN SËRISH
Prishtinë, 18. 01. 2013 – (Reagim ndaj artikullit: “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!”, të Enver Robellit.)…
Doli nga shtypi libri ‘Dhuna serbe në Opojë 1912-1999’ nga autori Bedri Halimi
Pashtriku, 17 shtator 2020: Ka dalur nga shtypi libri “Dhuna serbe në Opojë 1912-1999” me autor Bedri Halimi.…
VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË SHTETRRETHIMIT
VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË SHTETRRETHIMIT! Nga Sheradin Berisha, Facebook 1 dhjetor 2021 Qeveria e Kosovës…