DR.JAKUP KRASNIQI: KOSOVA NUK PO DISKRIMINOHET VETËM NGA SERBIA, POR EDHE NGA ZYRTARËT E LARTË TË BE’së!

Prishtinë, 12. 02. 2015 – “Diskriminimi i Kosovës nuk po bëhet vetëm nga ana e shtetit të Serbisë. Mospërfillje ndaj institucioneve të Kosovës po tregojnë edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE). Në takimin i cili është zhvilluar të hënën, në mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësueses së larte të BE-së, Federica Mogerini, në sfond duken dy flamuj të BE-së, transmeton Telegrafi. Përkundër kësaj, në takimin të cilin e ka zhvilluar kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, po në të njëjtën ditë, me Mogerinin, në sfond, përveç flamurit të BE-së, duket edhe flamuri i Serbisë.” /Telegrafi/

***
Është e vërtetë që fotografit janë ato që flasin shumë dhe ato flasin se Kosova nuk është shtet, ndërsa Serbia po. Por kush e pranoi këtë fakt?
Në një situatë të tillë, pyetja duhet të shtrohet:
– Pse pala e Kosovës e ka toleruar një gjë të tillë?
Përgjigjja nga ata që e kanë pranuar ketë vetëdiskriminim është:
– “Nuk na kanë njohur pesë shtete të BE-së”.

Edhe po ta zam se është kështu. Pala që ka përfaqësuar Kosovën a ka bërë ndonjë rezistencë? Sipas të gjitha gjasave nuk e ka bërë asnjë përpjekje ose së paku askush nuk ka folur për ndonjë rezistencë?!
Unë nuk e pranoj se diskriminimi është bërë nga Evropa apo Serbia. Kosova në ato bisedime është vetëdiskriminuar dhe jo vetëm më rastin e mos pasjes së simbolit të shtetit (flamurin). Delegacioni i Kosovës e ka pranuar inferioritetin në të gjitha takimet dhe marrëveshjet e arritura. Thënia se kështu ka kërkuar Uashingtoni dhe Brukseli, nuk qëndron. Pse nuk qëndron. Çka nëse Brukseli e Uashingtoni do të kërkonin që të pranohet njëfarë lloj autonomie?
A do të pranohej?
Ose nëse do të shkallonin përfaqësuesit tanë në Bruksel për të pranuar jetesën nën Serbi, a do të kundërshtonin Kryeqytetet e përmenda?
Jam i bindur që, si Brukseli dhe Uashingtoni do ta përshëndetnin një hap të tillë, bash kështu si po u duartrokisnin marrëveshjeve diskriminuese?!
Këta që po e përfaqësojnë Kosovën në Bruksel, mandatin nga shumica e qytetarëve e kanë marrë për të përfaqësuar Kosovën, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura