Prishtinë, 03. 04. 2015 – Javën e shkuar Kosova, gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme, ishte organizatore e konferencës “Western Balkans 6”, ku morën pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Delegacioni i Serbisë, i prirë nga Ivica Daçiq, kishte deklaruar se do të jetë pjesëmarrëse në këtë konferencë vetëm nëse nuk do të ketë të pranishme simbole të shtetit të Kosovës. Jo fort çuditërisht, injorimit të shtetësisë së Kosovës iu bashkua edhe vet ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, i cili në hapje të këtij samiti ministror (me 12 ministra të jashtëm dhe të transportit), nuk iu referua në asnjë rast shtetit me emrin kushtetues “Republika e Kosovës”. Sipas stenografit, në fjalën e tij hyrëse, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës jo më pak se 14 herë i është referuar shtetit vetëm me emrin “Kosovë”. Republikën që deri vonë ështe krekosur se e kishte shpallur vetë, e kishte “harruar” fare.
Më pastaj, Ivica Daciq, këlyshi i kryeçetnikut Sheshel, për të dëshmuar edhe kësaj radhe shqiptarofobinë e tij, vendosi që të deklarohet vetëm për mediet serbe, ndërkohë që mediet shqiptare nuk u lejuan as të dalin jashtë sallës së konferencave, Peng i zënë në shtëpinë tënde!
Se sa jemi “de facto” të pavarur na e përkujton edhe ministri serb, Aleksandar Vulin, i cili para pak ditësh deklaroi se për Serbinë, Kosova është vetëm një zonë nën administrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe asgjë më shumë. Ai, po ashtu deklaroi se Prishtina edhe sikur të provojë të miratojë ndonjë ligj të rëndësishëm, nuk mund të lëvizë pa pëlqimin e Beogradit, duke shtuar “Çfarë pavarësie është kjo, kur për të negocioni edhe në Bruksel”.
A bën qeveritarët tanë të marrin frymë pa lejen e Beogradit dhe të Brukselit?
Por, sikur kam thënë edhe shumë here më parë, fajin për gjendjen e mjerë në atdhe dhe për pavarësinë e cunguar e kemi edhe ne. Pranojmë gjithçka që na servohet nga kuzhina Serbo-Evropiane, ndërsa prijësit e institucioneve tona vazhdojnë të mbeten vasalë të dëgjueshëm të Serbisë. Ta zëmë, para pak ditësh Kryeprokurori i Kosovës, Sylë Hoxha, bëri publike akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës duke thënë se kjo Prokurori i ka dhënë dokumente Prokurorisë së Serbisë e cila pastaj ka lëshuar fletë-arreste për shqiptarët e Kosovës. Ai, po ashtu e akuzoi zëvendës-prokuroren znj. Sevdije Morina, duke shtuar se ajo gjatë këtyre viteve në këtë post, e tani edhe si Prokurore, mori qindra mijëra euro pagë dhe nuk lëshoi as edhe dhjetë aktakuza për tërë ketë kohë, ndërsa ishte “produktive” kur është fjala për takimet e shumta që kjo Prokurori kishte me Prokurorinë për krime luftë në Serbi. Me dokumentet që serbët morën nga kjo prokurori Serbia arriti të lëshojë fletë-arreste ndërkombëtare kundër shqiptarëve të Kosovës.
Dhe, mos të harrojmë se vet, Atifetja (Jahjaga) ia kishte drejtuar BE-së kërkesën për themelimin e Gjykatës Speciale që ka për qëllim ndjekjen e çlirimtarëve dhe barazimin djallëzor të viktimës shqiptare me barbarinë e shkaut. Janë zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kur janë pyetur lidhur me mundësinë e ndryshimit të draftit fillestar të projektligjit për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, që kanë deklaruar se procesi i themelimit të kësaj gjykate është në përputhje të plotë me letërkëmbimin e prillit të vitit 2014, kur z-sha Atifete iu kishte drejtuar BE-së me kërkesë për themelimin e saj, dhe prej asaj kohe janë miratuar të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore.
Dhe, pikërisht krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së pritet ta rikthejë (plot vullnet) Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, pas bojkotit gati dymujor.
Por, ky vullnet i serbëve nuk ekziston edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për çka Qeveria pati paralajmëruar se do ta ndryshojë Kushtetutën.
Krijimi i Gjykatës Speciale, e inicuar për t´i ndjekur çlirimtarët dhe për ta barazuar luftën për liri me gjenocidin barbar të shkijve, nuk do të rrezikohet nga Lista Serbe, pa votat e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Kjo listë e pezulloi punën e vet në institucionet e Kosovës qysh prej 3 shkurtit, kur u vendos që të përjashtohet ministri Jablanoviq. Mirëpo, ndonëse larg vëndit të punës, shkijet e Listës – kanë marrë pagat e tyre të majme dhe nuk kanë hequr dorë nga veturat zyrrtare dhe beneficionet e tjera të shumta. Me fjalë të tjera, këta shkije marrin paga nga buxheti i Kosovës vetëm për të punuar kundër Kosovës ose për të mos punuar fare!
I vetmi nga qeveritarët tanë që botërisht u përpoq ta thotë të vërtetën për pozitën e favorizuar të shkijeve të Kosovës është ministri i diasporës Valon Murati, i cili deklaroi para pak kohe se “pozita e privilegjuar e komuniteteve joshqiptare, e veçanërisht ajo e komunitetit serb, është njëra nga arsyet kryesore për emigrimin e shqiptarëve të Kosovës”. Pas kësaj deklarate, organizatat e shoqërisë civile të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshqiptare, kërkuan nga Qeveria të kërkojë falje dhe që urgjentisht ta shkarkojë ministrin Murati.
Këto organizata deklarojnë se kjo deklaratë… “edhe njëherë po e zbulon cinizmin dhe hipokrizinë në mesin e elitës politike në Prishtinë”, kur është fjala për përkushtimin në ndërtimin e një shoqërie multietnike, dhe se kjo “njëkohësisht tregon se frika e komunitetit serb dhe e komuniteteve të tjera është e arsyeshme”. E gjithë kjo paska të bëjë edhe me diskriminimin dhe mosrespektimin e të drejtave të tyre të garantuara, të cilat, gjithnjë sipas këtyre mjeranëve, “mbesin vetëm shkronja të vdekura në letër”.
E gjithë kjo qarje me lot krokodili bëhet duke e theksuar botërisht se këto farë komunitete nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Dhe për të qenë sarkazma edhe më i thellë i këtij minoriteti të çoroditur, ata theksojnë se për komunitetin serb edhe më tutje janë të freskëta ngjarjet e 17 marsit të vitit 2004, si dhe “demonstratat e fundme shkatërruese” në Prishtinë.
Po si ndodhi që ky komunitet i mbanë në mënd ca xhama e gardhiqe të thyera kurse i harron krimet makabre ndaj shqiptarëve që vet i bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë?
Përderisa OJQ-të e minoritarëve qajnë me lot krokodili pozitën e tyre (të privilegjuar deri në absurd), askush nuk qanë kokën për pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës Lindore që ka ndodhur në vazhdimësi, por që tani ka marrë përmasa shqetësuese, si në komunën e Bujanocit ashtu edhe në Malësinë e kësaj komune, pastaj në Medvegjë e në Preshevë.
Nga ana tjetër, delegacionet tona (numerikisht të fryra deri në pafytyrësi), nga Brukseli kanë dhënë dhe japin deklarata të rrejshme për kinse marrëveshjet e arritura me Serbinë. Deklarata e fundme e Edita Tahirit për marrëveshjen e arritur për shpërbërjen e Civilna Zashtites ( ky formacion paramilitar që ekziston në komunat serbe të veriut) u mohua kategorikisht nga ana e prefektit të Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, i cili deklaron se në Bruksel nuk është arritur kjo marrëveshje duke shtuar se ”… pala jonë kishte kërkuar një numër shtesë të këtyre pjesëtarëve, prandaj rrëfimi për shpërbërje është i pamundshëm”, ka thënë Jablanoviq. Më pastaj doli në shesh se në Bruksel u arit marrëveshja që autoriteti i Kosovës do të shtrihet në veri jo duke i shpërbërë strukturat kriminale serbe, por duke i integruar ato brenda institucioneve qeveritare (!!!). Pra, pjesëtarët e formacionit paramilitar ”Civilna Zastita” (kinse) do ta ndërrojnë vetëm shefin, por jo edhe zyrat ku funksionojnë. Ata do të zënë vend nëpër dikastere qeveritare dhe agjenci të ndryshme, por veprimtarinë do të vazhdojnë nga zyrat e etabluara që prej vitesh në veriun e pushtuar të Kosovës. Në bazë të marrëveshjes së arritur mes palës serbe dhe kuislingëve tanë, Qeveria e Kosovës ka pranuar që të mos lërë pa punë asnjë paramilitar serb.
Dhe kur të shikohet në përgjithësi gjendja në vendin tonë, njeriu i shtron pyetjen vetvetes:
– A ka Kosova çfarëdo kompetencash shtetërore?
– Ku mbet pavarësia?
– Ku humbi shteti i Kosovës?
– A bën qeveritarët tanë qoftë edhe të marrin frymë pa lejen e Beogradit dhe të Brukselit? A…?
Sikur shumë shpejtë i harruam klithmat e Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta:
MË MIRË ME DEKË
NËN DHE M´U KJA
SE PËR T´GJALLË
ME MBETË NËN SHKJA!