Tetovë, 4 tetor 2020: (Vështrim kritik për librin më të ri “Rëke trimërie dhe orteqe dashurie” të autorit Ibrahim Abedinit)
Pas njëmbëdhjetë veprave letrare, Libri me poezi i Ibrahim Abedinit “Rëke trimërie dhe orteqe dashurie“ është një përmbledhje poetike që të prek me frymë ndjeshmërie e të thellë përjetuese, si nga bota e ndjenjës kombëtare, po ashtu edhe nga ajo e intimes shpirtërore, por pa u larguar nga mendimi e tij filozofik. Kjo përmbledhje poetike është e ndarë në dy cikle: “Rëke trimërie dhe Orteqe dashurie “ të cila dallohen qe në titull të librit. Ciklet në fjalë dallohen në mes tyre, si nga motivi, ashtu edhe nga temat që trajtojnë, që do të thotë se, brenda kë tij libri kemi dy përmbledhje poetike. Si tërësi, në këtë libër poetik, Ibrahim Abedini i mbetet besnike mënyrës së tij të shkruarit, ku kemi evoluimin e pjekurisë krijuese, veças të atij poetik e që dëshmon për përdorimin e duhur të figurave stilistike, si ato të metaforës, simbolit, krahasimit etj.
Pa dilemë themi se kjo përmbledhje e zgjeruar poetike ekspozon edhe personalitetin e poetit, individual e tij dhe botën plot ndjenja që asnjëherë nuk e lë të qetë, që ka krijuar një botë të trazuar me tërmete e vullkane shpirtërore. Poeti i ndjen thellë padrejtësitë historike dhe marrëzitë e injorancës sonë, që herë pas here i kemi vrarë edhe miqtë tanë që kanë luftuar me mish e me shpirt për të mirën tonë, që si për ironi të fatit tonë, kjo e keqe na përcjell edhe sot. Për këtë dëshmon poezia e parë e këtij libri “: Gjneral Telini :
Kur të shmbnë në Tiranë
Pëtr së dyti gjenareal të vranë
I gjallë do mbetesh si një portret
Nuk të lë të vdesësh asnjë poet 1
Paraqitja me figuracionin t e tij stilistik, dëshmon edhe për ndjenjën e hollë satirike që përdor auto, si te poezia “ Kemi ngecur si kali në batak “, ku edhe përdor frazeologjinë e pasur popullore:
Shani o shqiptarë, vetëm shani!
Në fb pilaf, oriz me mish të hani
Veshur, mbërthyer me gjerdane
Franga euro e dollarë të mbani…2
Loja me figuracionin e pilafit, orizit, gjerdanit, frannga, euro, dollarë janë ca segmente satirike, përmes të cilave kemi edhe shpërthimin shpirtëror të autorit, të cilin e pengon kjo botë e shëmtuar në rrethin dhe kohën kur jeton dhe vepron autori. Me këtë, poeti e ngre zërin dhe kërkon të ndryshoj ky mentalitet i çoroditur, i cili duhet të orientohet nga shkenca, kultura e dinjiteti, por jo nga kënaqësitë instiktive dhe pa ideale.
Kur të tjerët prodhojnë raketa
Na flasim për shtiza e helmeta 3
Kjo mënyrë e të shkruarit na jep të gjykojmë se kjo poezi qëndron midis tradicionales e asaj bashkëkohores, pasi poeti nuk e ka lehtë ta largohet nga hallet e atdheut dhe të popullit të vet e të kaloj në një kosmopolizëm të pa arsyeshëm. Pikërisht kjo mënyrë të shkruarit dhe të shprehurit e vendos poezinë tij në një pozicion sa të veçantë aq dhe bashkëkohorë. Ai preokupohet me dëshirën që ndjen, ndjenjën që ia trazon shpirtin, si gëzimi, ashtu edhe trishtimi brenda një kohë të caktuar.
Poezia e Ibrahimit është plot ngarkesa emocionale dhe me kuptime filozofike, që lidhen ngushtë me pezmin shpirtëror të poetit. Kjo vjen vetvetiu, tejet spontane, e qartë, e kulluar sipas sitës së tij kulluese. Ai nuk i lë shumë vend imagjinatës poetike, as fantazisë, e cila e kthen atë në një poezi të nevojshme për kohën tonë. Gjithashtu i ikën poezisë hermetike dhe e adhuron atë kuptimplote. Thjeshtë, kjo e bën këtë poezi që të lexohet lehtësisht dhe me kënaqësi, pa ndonjë vështirësi nga lexuesi i denjë, për të arritur në përfundim të ideve, apo të problemeve që trajton e shtjellon autori.
Problemet që parashtrohen në këtë vepër, janë tangime të shoqërisë njerëzore, gjë që lidhen edhe me vetë botën e brendshme të poetit në fjalë. Ai ë shumë dimensional me zgjedhjen e temave. Lidhet drejtpërdrejt me të diturin e të paditurin, me injorantin e të diturin, të varfrin e të pasurin, me pushtetarët e pashpirt dhe njeriun e rëndomtë etj.
Sot i dituri s’ka shtëpi e as para
Dallaveraxhiu bënë pallë e sefa 4
Kjo poezi na shtynë të mendojmë për mëtimin e pandërprerë të autorit drejt përkryerjes poetike të këtij autori, i cili tenton të lidh pjesë kohësh të ndryshme dhe secila me pasojat dhe avantazhin e veta. Një e veçantë tjetër është se autori, afër mureve të vjetruara, ndërton mure të reja dhe ura bashkimi me plot dashuri, kësisoj, poezinë e orienton në mision poetik, drejt një ndërtimi të bukur. Kur lexon poezinë e tij të duket se ndodhesh në një vështrim ngjyrash ylberore, të cilat të krijojnë emocione dhe përjetime nxitëse, pasi figurat stilistikore i krijojnë sharmin stilistik të poezisë dhe ndjesi të thellë emocionale, pasi këto figura janë të përdorura në vendin e duhur, të freskëta, ambientale për rrethin dhe kohën e autorit, e mbi të gjitha, fuqia e imazhit, ndjenjës dhe emocionit që shkon përtej të zakontës, duke e radhitur tek emrat më të përveçëm të poezisë bukur.
Me frymën, me këndvështrimin origjinal dhe me spontanitetin e tij prej poeti, ai nuk egërsohet shumë pas rzmës, or më tepër i kushton kujdes melodisë së vargut, përmes së cilës ngre nivelin e lartë estetik të poezisë e që dëshmon përvojën artistike në vargun e ti poetik.
Ah moj e mjera Shqipëri këlysh kuqe e mavi
Njëri shitur te greku e tjetri zemrën në Serbi
I shohim trojet e humbura vetëm me dylbi
Ose vetëm kënaqemi në fb duke bërë selfi.5
Te pjesa e dytë e librit “orteqe dashurie” duket një butësi më e theksuar shpirtërore, ku për bazë ka motivin e dashurisë dhe atë përshkrues, veçmas bukuritë e qiellit, liqenit dhe të natyrës në rrethinat e Strugës së bukur. Këtu hasim shumë zenzacione të shpirtit poetik, pasi motivi i dashurisë dha dashuria pet strugën me rrethinë, poetin e përcjell përgjatë tërë jetës, ku kemi ndjenjën e plotë të dashurisë, pritje,prekje me çaste magjike, një dëlir që pret të plotësohet zbrazëtira e jetës, ku përjetësia bëhet imazh i dukshëm i kësaj poezie. Te poezia “ Ti the”, përjetimet nuk kanë fund:
Tek liqeni ulur ndenje
Puthjet ua fale perëndive
Flokëderdhur ngjyrë gështenje
Ishe përpara e s’u besoja syve 6
Kur lexon këtë poezi, nuk mundesh të mos hyjsh në këtë botë dhe të dalësh pa u dehur me këtë ambient të liqenit dhe një dashurie, sa idilike, po aq edhe përmbajtjesore. Patjetër që bëhesh pjesë e këtij shpirti poetik. Vetvetiu ,poezia e , jo vetëm që të banë për vete, por edhe të rrugëtosh nëpër ato lëndina të trazuara nga malli i skajshëm, ndjenja e thellë e lirisë absolute, tronditja nga vetmia, gjë që na e mundëson vargu poetik i këtij poeti Strugën. Shumë mesazhe që burojnë nga poezia e tij, figurat stilistike dhe me aq estetikë brilante, të dala nga teksti e nënteksti, përcjellin pjekurinë poetike të autorit, plot me ndezje ëndrrash, shumë i emancipuar, plot pasione, me të cilat zbukuron kopshtin e tij magjik, popullon hapësirën e mallit dhe te poezia “Zemra dikton “ dashuria na si një udhëtim që të çon drejt kopshtit të një dashurie plot magji:
Është zemra ajo që s’duron
As erë parfumi e trëndafili
Kërkon erë nga shpirti që buron
Dhe jo fjalë që të zë trishtimi 7
Poetin në fjalë e kemi njohur për mes poezisë së tij dhe sonte na u dha rasti që të njihemi edhe për së afërmi, ta njohim edhe si individ dhe kryesisht si poet, dhe si lexues e ndjekim me admirim udhëtimin e saj poetik, brendia së ka një shtrirje të strukturuar vargjesh të ngritur në artin poetik e që dëshmon për formulën jetësore të poetit dhe ngritjen e flamurit në krye të detyrimit, vo vetëm atij poeti, por edhe atë kombëtar gjithsesi.
Ky ishte një udhëtim i vazhdueshëm në kërkim i autorit, si atë historike dhe shpirtërore të kohës së tij. Ai është sa meditativ, po aq edhe personazh lirik, i cili, herë – herë kalon edhe përtej kohës së vet, pasi shpirti i tij nuk kalon lehtë nga idealet e tij jetësore për atdheun dhe dashurinë, ku përcillen përmes trajtave trajta estetika e mjaftë befasuese.
Dashuria nuk kërkon të lutur
As refren bajat, më do – të dua
Në zemër kur ajo është futur
E heshtur derdhet si një krua
Këto vargje brilante dhe ky akt krijues, sa është pjesë e mendimit krijues intelektual, po aq është refleksion poetik, si një akt shpërthyes, që krijon temperaturë shpirti dhe nuk mungojnë thyerja e vargut, që sot është trendë e poezisë moderne.
Poeti qëndron midis ëndrrës dhe zhgjëndrrës, me plot kujtesa për mallin e vendlindjes, familjes, të dashurës, miqve të shumtë, malli për idilin e vendlindjes, lufta me vetminë etj., e cila e freskon lexuesin me tërë atë efekt që ka parë dhe ka krijuar poti strugan,, Ibrahim Abedini. Pastaj, zgjimi i gjendjes emocionale ecën me kujtesën dhe unin e poetit. Kjo zhdërvjelli poetike, këto figura e gjallë e freskët, me plot imazhe nga jeta, fuqia poetike dhe thellësia e shpirtërore e poezisë së Ibrahim Abedinit, vë në lëvizje të vërtetën estetike të kësaj vepre dhe patjetër që lëviz intimen etike dhe estetike të lexuesit, si forca të veçanta të artit poetik.
Autorit i dëshirojmë shëndet, qetësi shpirtërore dhe suksese të reja në fushën e artit të tij krijues.
Tetovë, 20.09. 2020
________________
Referencat:
1 Ibrahim Abedinit “ Rëke trimërie dhe orteqe dashurie “, Prishtinë, 2020, f. 13
2 Po aty, f.15
3 Po aty
4 Po aty, f. 16
5 Po atz,f.63
6 Po aty,f. 103
7Po aty, f.1005
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: 137 VJET GJENDJE ABSURDE NË TIVAR!
Pashtriku.org, 02. 06. 2015 – (Fjala në promovimin e librit „E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit“,…
GJEKË GJONAJ: JUSUF LIKA, HAPI SHTIGJE TË REJA NË JETËN MUZIKORE TË ULQINIT
Ulqin, 28. 10. 2015: Profesori i muzikës Jusuf Cufo Lika nga Ulqini është një personalitet i njohur në…
FATON MEHMETAJ: KUMTESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “LAGJJA SHQIPTARE” (*)
(Pashtriku.org, 13. 07. 2012) – Të nderuar organizatorë të kësaj konference ndërkombëtare, Të nderuar të pranishëm, Zonja e…
SHQIPËRIA E VERIUT NË KOLEKSIONIN FOTOGRAFIK TË KARRLLTËN KUNIT (
Pashtriku.org, 19. 10. 2015: Karlltën Kun (1904-1981) ishte antropolog fizik amerikan nga Uejkfijlld në Masaçusets. Studioi për egjiptologji…