EKSPOZITA ‘RRËNJËT E KOSOVËS’ NË 10 VJETORIN E PAVARËSISË

Pashtriku.org, 12 shkurt 2018: Ekspozita “Rrënjët e shtetit” është ndër aktivitetet që kanë shënuar ditën e dytë të festimeve për nder të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ekspozita, kurator i së cilës është Bejtullah Destani, është hapur në orën 15:00, në sheshin “Skënderbeu” dhe përmban 110 fotografi të ballinave të gazetave të botës që kanë raportuar për zhvillimet në Kosovë nga 1968 e deri më 2008.
“Ekspozita tregon rrugëtimin e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, nëpër zhvillimet në vitet 80 e 90, e deri te festa dhe gëzimi i shpalljes së pavarësisë më 2008”, tregon për ekspozitën Ardian Arifaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Është një rast i mirë të kujtojmë historinë apo për të rinjtë që ta mësojnë historinë e vonë, por të lavdishme të Kosovës”, ka thënë ai.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SAMI BABA!

SAMI BABA! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 tetor 2021 Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon…