ELIFE PODVORICA JASHARI: MONOLOG!

Prishtinë, 24 shkurt 2018: ….Sa keq! Më doli një psherrëtimë me vrull derisa po ecja me hapa dinamik rrugës gjarpërore të pyllit të Zllatarit! Nja dy vite më parë, këtu ishte e mbuluar gjithçka me kurorat e drunjëve të lartë që e bënin aq flladitës ajrin, edhe po të ishte vapë përcëlluese verore! Por, shumica e drunjëve nuk janë më! I kanë prerë njerëzit! Secili në mënyrën e vet, dikush me sopatë e dikush me sharrë! Dhe poqese vazhdon kështu, edhe pak vjet këtu vërtetë do të ketë vetëm gjarprinjë në rrugët gjarpëruese! Edhe ata të brengosur për arsyen se u janë prishur foletë dhe nuk kanë ku të fshihen më! Por s’kem ç’tu bëjmë atyre! Ne jemi në siklet për veten tonë! Kemi qëlluar racë që narthim shumë dhe e vetmja mënyrë e ngrohjes në shumicën e rasteve, është kjo me dru! Është edhe i vetmi aktivitet fizik i shumë burrave-atyre që i prejnë, dhe i atyre që i qajnë me sopatë në oborret e tyre!
Ndërsa unë nga dhimbja që ndjejë në shpirtë për drunjtë e zhdukur nga familja e tyre në pyll, mundohem të ndjejë mëshirë më shumë për njerëzit duke i pyetur ata se vitin tjetër, ku do t’i prejnë drutë!
Veç mos t’iu shkojë mendja në drunjtë e Çakorrit për të cilët po bëhet luftë në Parlamentin e Kosovës! Sepse, në këto momente kur unë po bëj ecejaken time për shtatë palë qejfe, aty po bëhet luftë nga burrat e Kosovës që të shpëtohen 8 km në kufi me fqinjët tanë shqiptaro-malazez! Shqiptaro -, sepse menjëherë në hapat e parë që e kalon kufirin dhe del në Mal të Zi, prap janë shqiptare ato vendbanimet! Po, sikur tani, edhe para 100 vjetësh ishte luftuar njësoj! Nga pala europiane që të ua marrë shqiptarëve tokat – Ulqinin me gjithë Malcinë, ndërsa nga pala shqiptare që të mbroheshin ato! Atëherë nuk kishte pasë sukses! Të shohim tash pas njëqind vjetësh, a po munden burrat tanë me sokoleshat e Parlamentit t’ia dalin dhe ta shpëtojnë vendin e tyre pa e shqyer edhe një copë nga ajo-Dardania që është pagëzuar Kosovë nga fqinjët tanë!
Kosovë a Dardani…! E vogël ka mbetë ndër vite! Duke e bërë kështu copë pak e nga pak. Tani, në emër të liberalizimit të vizave! Në shek XXI shqiptarët duhet të ushqejnë ujqërit përreth me toka buke, për të fituar të drejtën të ecin të lirë! Eu-Eu! Kush e kish thënë që pas gjithë asaj alamet lufte që u bë për çlirimin e saj, ne do të kemi prap luftëra! Një ndër to, si me shkua në vizitë te ndonjë familjarë i yni nëpër Europë, apo si me shkua rinia jonë me krye shkollime aty ku ata donë!

 

Cila na qenka frika e Europës kësaj radhe! Pse Amerika-Mikja jonë ndër shekuj po na bind se duhet ti japim edhe 8 hektarë për t’u shëtitur nëpër vendet europiane lirshëm-me paret tona!???
Çfarë lufte duhet të bëjnë politikanët tanë që t’i bindin të dyja palët-edhe Europën-edhe Amerikën që ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sërbëve që ua mundësuan ato të shtrenjta viza! Ne shqiptarët nuk jemi më të rrezikshëm se serbët! Ne 100% nuk do të shkaktojmë ndonjë luftë me askë në Ballkan e as më gjërë!
Si ti bindim këta njërëz se ribashkimi i shqiptarëve nuk do të paraqes as më të voglin rrezik për askë! Përveç mirëqenies së tyre në trojet e veta, ata do të bëhen edhe faktor stabilizues në Ballkan!
Pse politika e BE-së nuk arriti kurrë që ta bind Sërbinë për fqinjësi të mirë me shqiptarët duke bashkëpunuar me ta në mënyrë të ndërsjellë në fushat që do të ishte e nevojshme për të dy popujt? Në ekonomi, në turizëm, në zhvillimet e industrisë! Në mënyrë të ndërsjellë, por jo duke na i vjedhur lëndët e para siç kanë bërë me minierat tona e që ende nuk dihet se ç’bëhet me to!
Pse nuk mirret Europa me sërbët që t’ua hek sindromin gjenetik që e kanë për të funksionuar mbi kurrizin e popujve të tjerë, sidomos të shqiptarëve? Pse nuk investojnë mund e edukatë, edhe bisedime pse jo-për njerëzit sërb që ata të bëhen qenie më të sjellshme në rajon dhe mos të shkaktojnë aq shumë katastrofa humanitare e dëme të pafundme materiale, siç bënë në këto gjashtë dekada a më shumë, tek popujtë fqinjë të tyre siç ishin sllovenët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët, malazezët dhe maqedonët? A u hoq një pëllëmbë toke nga Sllovenia pse ajo e para deshi të bëhej e pavarur dhe të ndahej nga toka jugosllave? Sa pëllëmbë tokë i fali Kroacia? Apo Mali i Zi e Maqedonia të cilat nga lufta e fundit dolën pa therrë në këmbë? Pse ri-bashkimi shqiptar qenka aq i rrezikshëm për vet shqiptarët dhe për rajonin?!!
Pse atëherë-Europë e Amerikë e dashur, po u kushtojka më shtrenjtë shqiptarëve, se të tjerëve Liria? Në këtë shekull teknologjie ku gjithëçka po del në shesh, a nuk është koha që në këto proceset politike të rajonit, shqiptarëve t’u dilet hakut dhe të konsiderohen pak më miqësor se sa janë konsideruar deri më sot!
Po edhe sikur shqiptarët të bëheshin vet dorëlëshuar për trojet e tyre dhe t’ua falnin të tjerëve, ashtu siç egërsishtë po pretendohet nga të gjitha palët “miqësore”, a thua Bota do ta kishte arritur stabilitetin e saj paqësor midis popujsh e racash? A do të ishin ata të knaqur pse raca shqiptare u zhduk nga faqja e dheut? Çka do të përmirësonte kjo në planetin Tokë?
Këtë nuk mund ta supozojmë askush nga ne! Ajo që mund të konstatojmë tani për tani, është që asnjë shqiptar, i asnjë fushe, nuk është dakord për të marrë vizat dhe për tu shëtitur pragjeve të huaja, në kurriz të pragut të vet! Sepse, i mungon modeli për këtë! Hiq nga Europa! Nga fqinjet e saja – Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia! Ato patën krejt një tjetër model prej këtij që bota po kërkon nga shqiptarët! ”Sui Generis”!!……
Nuk di ku gjindet përgjigjja e pyetjes sime: Pse nuk na duan ne shqiptarëve askush-as fqinjët tanë e as të tjerët! Mos ndoshta për të na dashur, duhet t’u hyjmë në hatër duke u “dhuruar tokat tona peshqesh”..??!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura