ENIS VELIU: KUR FAJDEXHINJTË I RRJEPIN QYTETARËT E KOSOVËS?!

Prishtinë, 13. 03. 2014 – Bankat që në Kosovë kryesisht janë me kapital të huaj në vazhdimësi po e rrisin fitimin, duke rrjepur qytetarët e Kosovës, duke ua marrë atyre edhe gjërat e fundit që kanë nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkaq, institucionet mikrofinanciare shumë familje kanë lënë edhe pa pasurinë e vetme (lopën), të cilët ua kanë marrë për shkak të pamundësisë së kthimit të kredisë… Deri më tash shteti në vazhdimësi ka ofruar favore për bankat, por në anën tjetër këta të fundit asnjëherë nuk janë kujdesur për qytetarin. Gjithnjë janë munduar që sa më shumë ta rendojnë atë me kamata të larta e taksa që nuk aplikohen thuajse askund, në asnjë vend normal.
Norma e interesit për kredi nëpër bankat komerciale në vend, edhe më tutje vazhdon të jetë më e larta në rajon, duke bërë kështu tregun bankar si më profitabilin, në një shtet ku gati 20 për qind e popullatës jetojnë në varfëri të skajshme, e ku të hyrat ditore i kanë më të vogla se një dollar, shumë kjo e barabartë me dy bukë që peshojnë nga 350 gramë.
Interesi në kredi për konsum nëpër bankat komerciale mesatarisht është 14 për qind, por nëse bëhet fjalë për kredi për biznes kjo përqindje është gati edhe një herë më e lartë. Ndërkaq, për institucionet mikrofinanciare që po tentojnë ta luajnë rolin e bankave, norma e interesit në depozita vazhdon të jetë rreth 24 %, apo edhe më e lartë.

Bankat të bëjnë që ta fusësh kokën edhe në kontenierë…!

 E në anën tjetër norma e interesit në depozita ka shënuar vlerën më të ulët të mundshme duke arritur në më pak se 0,5 %, prej rreth 5,5 % sa ishte një vit më parë.
Nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë shihet shumë qartë se norma e interesit në kredi është 28 herë më e lartë se sa norma e interesit në depozita, një veprim jonormal që për një dekadë po aplikohet në një shtet jofunksional.
Bankat që në Kosovë kryesisht janë me kapital të huaj në vazhdimësi po e rrisin fitimin, duke rrjepur qytetarët e Kosovës, duke ua marrë atyre edhe gjërat e fundit që kanë nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkaq, institucionet mikrofinanciare shumë familje kanë lënë edhe pa pasurinë e vetme (lopën), të cilët ua kanë marrë për shkak të pamundësisë së kthimit të kredisë.
E dhimbshme për familjen edhe aq më shumë për vendin që synon integrimin në gjirin e Bashkimit Europian.
Deri më tash shteti në vazhdimësi ka ofruar favore për bankat, por në anën tjetër këta të fundit asnjëherë nuk janë kujdesur për qytetarin. Gjithnjë janë munduar që sa më shumë ta rendojnë atë me kamata të larta e taksa që nuk aplikohen thuajse askund, në asnjë vend normal.
Nuk kanë kaluar shumë kohë kur pjesa dërmuese e bankave në masë të madhe rritën tarifat për pagesa nëpër sportelet e bankës nga 0.50 euro sa ishte më parë në 1.50, madje edhe më shumë sa është tash.
Përveç kësaj çdo shërbim që e kërkon brenda bankës qoftë tërheqja e parave duhet të paguash taksë për bankën.
Anomali të tilla po hasen çdo ditë pavarësisht se në treg kanë hyrë banka të reja, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë.
Gjithmonë dyshohet se këta (pronarët e bankave) kanë mes veti një marrëveshje të heshtur për ruajtjen e normës së kreditimit, por deri më tash nuk është konfirmuar një gjë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, pavarësisht se këta të fundit patën filluar një hetim, por në fund doli të jetë sa për sy e faqe. Sa për t’iu hedhur hi syve qytetarëve të varfër, kinse kjo shtëpi po bën diçka për ta.
Por, krahas këtij problemi që gjithnjë e më shumë po bëhet serioz, Banka Qendrore si rregullator i sistemit bankar në vend, gjithmonë ka qenë indiferente, edhe pse shumë herë i është kërkuar që të ndërhyjë.
Kjo e fundit në realitet ka ndërhyrë kur është bërë fjalë për interesin e pronarëve të bankave, por jo edhe atëherë kur është bërë fjalë për mbrojtjen e qytetarit të këtij shteti. E derisa situata vazhdon të jetë e njëjtë, bankierët do të rrisin volumin e parave nëpër llogarite e tyre, e ndërkaq qytetarët do të humbin edhe shtëpitë që i kanë futur si hipotekë për të garantuar kthimin e kredisë.

$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
– SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG –


DAVID ICKE: FUQIA E LETRËS – PARASË (I)
HAPE:
 https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=782

***
DAVID ICKE: FUQIA E LETRËS – PARASË (II)
HAPE:
 https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=785

************
CILA ËSHTË FUQIA E PARASË!
FLET EKSPERTI DHE STUDIUESI DAVID ICKE


***********************************

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

MAKONDO

MAKONDO Nga Xhelal Zejneli, Shkup 20.02.2023 Koha në Makondo rrjedh në mënyrë ciklike. Pas njëqind vjetësh ajo rikthehet…