Itali, 21 tetor 2018: (Vahdimësia e dy të kundërtave gjatë 3.200 viteve)
Me mendimin për të qenë sa më i kuptueshëm, fillimisht arsyetova të bëj disa spjegime dhe prezantime me personazhet dhe ngjarjen që do të trajtohet, mbasi këto vijnë nga lashtësia e paraardhësve tanë mijëravjeçarë të shkuar.
Njeriu primitiv, me trup, sy e veshë dhe me tru jo fort të zhvilluar, jetonte, shikonte rreth e qark ambjentin natyror dhe konstatonte se mes njerëzve dhe dukurive të natyrës kishte tipare, karaktere ngjashmërie. Në ato rrethana, njeriu mundohej që përgjithshka ta përshkruante dhe përshtaste me njeriun, duke menduar se qoftë kafshët e llojeve të ndryshme, gjërat materiale, po ashtu edhe ndaj qenieve jo të gjalla, ose ndryshe gjërave pashpirt, t’i trajtonte sikur ndjenin dhe kryenin veprime njerëzore. Pra, edhe gjërat pa ndërgjegje i trajtonte si të ishin me ndërgjegje.
Në ngjarjen që do shtjellojmë do të përballemi me të tilla qendrime të paraardhësve tanë. Gjithmonë në konceptim tim të trajtimit të këtyre qendrimeve të kohëve të lashta, do të ndeshemi para mendimeve se gjithshka që nuk arrihej të kuptohej tek fenomenet apo dukuritë e natyrës, mishërohej me “Zotat”(disa prej tyre paraqiten në fund të shkrimit).
Gjithë rastet e dukurive apo fenomeneve natyrore, të cilat janë personifikuar (mishërim) me Zotat, kuptohet rrjedhojë e njeriut primitiv, kanë vazhduar të zënë vend edhe në ditët tona. Perëndia “Zeus”, perëndesha “Afërditë”, janë prezent edhe në kohën tonë, duke i materializuar ata, si të plotfuqishëm dhe me ndikim në rrjedhën e jetës tonë. Do të shikojmë se Zeusi rezulton me disa fëmijë të lindur me shumë “hyjnesha” (gra), po ashtu Poseidoni, apo Afërdita, e cila dashurohet me shumë “Zota” dhe fëmijët e tyre të gjithë të hyjnizuar etj.
A duhen pranuar apo kuptuar se ashtu ka qenë e vërteta në lashtësi? Mendoj se jo!. Para 50 viteve, por edhe në ditët e sotme vazhdohet të ketë jetë mentaliteti i mishërimit të “Zotit” (e theksoj-nuk e trajtoj fjalën “Zot”, apo “Zota” me besimet fetare të ditëve tona). Nëse nusja, apo gruaja mbetet shtatzënë, si në rastin e shtazanisë dhe të gjinisë së fëmijës që pritet të lindë, shprehemi: Deshi Zoti që mbeti shtatzënë, ose e di Zoti nëse është vajzë apo djalë, apo në plotësimin e dëshirave: deshi Zoti që u arrit kjo apo ajo dëshirë, ose kur shpresojmë për diçka: Do Zoti plotësohet, etj. Ne, megjithëse jemi të ndërgjegjshëm, ose jemi shkëputur disi nga njeriu primitiv, përsëri (me apo pa) të vullnetshëm, mbështetemi tek Zoti. Në këtë mënyrë të kuptuari, lidhur me Zotat e lashtësisë, mendoj se duhet lexuar edhe ngjarja të cilën na e sjell me “Odisen” poeti mitik Homer!.
Shtjellimin e “Këngës së Hefestit”, do ta trajtoj duke marrë në krahasim dy periudha të cilat zgjasin me mbi 3.200 vjet nga njëra-tjetra, për të arritur tek pyetja: A ka ndryshime mes këtyre dy periudhave, kryesisht tek ndjenjat e dashurisë, tek aktet e tradhëtisë dhe tek mishërimi i “Zotave” (këtë fundit, në vija të përgjithshme e trajtuam më lart)?.
ââ Po ç’është krahasimi?. Para se të njihemi me përkufizimin e krahasimit, ndalemi tek përkufizimet e dashurisë dhe tradhëtisë.
ââ Dashuria, ka përkufizime të ndryshme, por do e paraqesim me variantin si një motiv të shpresës, ajo jep forcën e bashkëjetesës mes nesh, pa i mohuar njëri-tjetrit dinjitetin, dashuria e vërtetë e afron njerëzimin, pavarësisht nga raca, ngjyra, ideologjia apo besimet fetare. Me anë të dashurisë sigurohen energji të pashtershme, të nevojshme, qofshin ato emocionale apo materiale (fizike).
“Duajeni njëri-tjetrin”. Është një mesazh-thirrjeje për qeniet njerëzore me kohë-lindje lashtësinë dhe me jetë-zgjatjeje deri në shuarjen e njerëzimit.
Sot, ne jetojmë, siç dëshirojmë ta quajmë, në shoqërinë moderne, që, sipas përvojës që kemi, ndaj “mesazh-thirrjes” për dashuri, ndeshemi me ndryshime në trasenë (shinat) e ecjes në jetë. Duhet të kuptojmë aktualitetin, të ndërgjegjësohemi për ndryshim, sepse mënyrat e veprimit dhe metodat e zgjedhura për të vendosur dhe siguruar bashkëekzistencën, bashkëpunimin dhe paqen mes popujve, kur vazhdojnë me spirale në ngjitje, garat e armatimeve, luftërat e ftohta, diktatet e mekanizmave fiskale në zhvillimet e tregjeve, synimi drejt manjakërisë për pasuri dhe përqendrimi në disa duar miliarderësh, shkarja e theksuar drejt amoralitetit fizik e mendor, ku gjithshka është kthyer në plaçkë tregu, jo vetëm nuk ndikojnë pozitivisht, por fatkeqësisht është nisja e një rruge të sigurtë drejt flimentimit.
Psikologët mendojnë se çdo sjellje njerëzore, përfshirë edhe dashurinë romantike, përbëjnë tema studimi të psikologjisë, meqenëse dashuria ndikon në jetën sociale të njeriut, në marrëdhëniet intime, në martesën, divorcin etj.Tek dashuria qëndron besimi, shpresa, durimi. Strumbullari i temës që po cekim, e kërkon të themi se në ditët tona (nuk është fenomen vetëm shqiptar), po kalojmë një periudhë (disa dekada) dalldije, të theksuara në politkë dhe më e dhimshme ajo në drejtim të anës sociale.
Koncepti i familjes, e cila është gur themelor, me ndikim të theksuar dhe vendimtar në forcimin dhe konsolidimin e kombit dhe të shtetit, ka pësuar ndryshime esenciale. Ajo është larguar nga konceotet e bashkëjetesës në familje të mëdha deri në mesjetë, tek familjet më të ngushta ku bënin pjesë prindërit, bashkë me fëmijë dhe familjet e tyre deri afërsisht para 50 viteve. Dekadat e fundit, tashmë ato koncepte janë tejkaluar si dukuri, me revansh po shkëputemi nga trungu familjar duke u reduktuar tek çifti. Sigurisht edhe kushtet ekonomiko-sociale, të cilat jo vetëm e lehtësojnë shpërbërjen e famljes-trung, por nxisin edhe koncepte negative për papërgjegjshmëri ndaj pjesës së ish familjes-trung (po e quaj kështu).
Nuk e shoh të nevojshme për dhënie shembujsh, se fenomeni tashmë është bërë i natyrshëm. Është një prirje drejt tronditjes së konceptit familje, gjë e cila sinjalizohet edhe nga shtimi i divorceve; apo emigracioni, i cili në vetvete përmban më shumë anë negative se sa pozitive, por që pëlqehet nga brezi i të rinjëve, është një tjetër “goditje” efektive në stimulim të shpërbërjes, pa përgjegjshmërisë dhe ndjenjës dhe respektit ndaj familjes.
Nisur nga tema shtjelluese, për konceptin apo përkufizimin e dashurisë romantike, do paraqes mendimin e Davis (1985) i cili shprehet: “Dashuria karakterizohet nga elemente të magjepjes, eskluzivitetit dhe kujdesit të madh për tjetrin dhe dëshirës seksuale”. Ky tipar dashurie, në jetën e përditshme njihet si dashuri romantike, në dallim nga tërheqja sipërfaqësore, ku kjo e fundit, sipas gjasave po merr një zhvillim parësor.
Kështu arritëm të konkretizojmë, gjithnjë mbështetur tek tema jonë, se tek qeniet njerëzore, diku më pak, diku më shumë, ndeshemi me “Dashurinë romantike” dhe, po e them kështu, edhe me “dashurinë me tërheqje sipërfaqësore”. Personalisjt arrij të kuptoj një dallim të “vogël”, por shumë të ndryshëm mes tyre.
Dashuria romantike, karakterizohet prej lidhjeve të forta emocionale, që mbajnë të pa ndarë si tërheqjen seksuale dhe përkujdesjen, vlerësimin e thellë mes partnerëve pa pësuar tronditje nga “vërsuljet e xhelozisë, zilisë, intrigave, shpifjeve etj”. Ndërsa tërheqja sipërfaqësore, karakterizohet nga ndjenja që nxit dëshirën për një lloj të caktuar të një lidhjeje të përkohshme dhe pa shpresa, pa gjasa për mundësi lidhjeje me afate të gjata.
Në dekadat e fundit, në jetën tonë shoqërore, ka lindur dhe një dashuri, po e shpreh kështu, si dashuri mes asaj romantike dhe “Lidhjes platonike”, e cila është pagëzuar me emrin “bashkëjetesa”. Sqaroj se “Lidhja platonike” dihet, karakterizohet me lidhje të thellë dhe pëlqim reciprok, mes dy personave, por pa dëshirën për t’u bërë çift romantik ose të kenë një lidhje seksuale.
Do ta anashkalojmë dashurinë e tërheqjes sipërfaqësore, me përqendrim në atë romantike. Tek dashuria si nevojë që partnerët të jenë përherë sëbashku, të besojnë tek njëri-tjetri, të arsyetojnë, të ndihmojnë dhe të jenë të pakursyer për gjithshka mes tyre.
Duke studjuar poemat e Homerit, “Iliada” dhe “Odisea”, mendova për tu përqendruar tek “Kënga që flet për tradhëtinë ndaj Hefestit”, nga ku del qartë mundësia e zbulimit, nëse dashuria mes burrit dhe gruas është e vërtetë apo mashtruese, është dashuri romantike apo tërheqje sipërfaqësore.Tek dashuria e Afërditës Kurorëartë me Martin, vrejmë një dashuri të zjarrtë por me motivin e një tërheqjeje sipërfaqësore.
Në të vërtetë burri i saj i ligjshëm ishte Hefesti (Hefaistos), siç na e thotë Homeri, por kjo lidhje martesore nuk qe e sukseseshme, si rrjedhojë ajo kaloi nga ndjenja e dashurisë romantike tek tërheqja sipërfaqësore, duke tradhëtuar burrin e saj Hefestin.
ââ Tradhëtinë po e trajtoj sipas fjalorit të “Oxfordit”: “Një akt i pamoralshëm, i bërë për përfitime; pabesi seksuale”.
Duke ardhur tek trajtesa jonë, ku synohet krahasimi mes dashurisë dhe tradhëtisë së Afërditës Kurorëartë, burrit të saj, çalamanit Hefest dhe dashnorit të bukur dhe të zjarrtë Martit, të cilat i sjellim duke u bazuar tek poema “Odisea” e Homerit; me dashurinë romantike dhe tërheqjen sipërfaqësore të aktualitetit tonë.
Nga ky krahasim, konstatohet një vazhdimësi njëllojshmërie, e cila në mendimin tim, duhet të jetë objekt studimi dhe hulumtimi nga studiues të fushave përkatëse, për të unifikuar drejtimin e ecurisë të sigurtë të shoqërisë njerëzore, lidhur me dy ndjenjat e “dashurive”, me anashkalim intimitetet mes gjinive të njëjta.
ââ ǒështë krahasimi dhe pse po bazohem tek ai. Me krahasim kuptojmë vënien ballë për ballë të dy dukurive, dy ngjarjeve, dy fenomeneve, të natyrave të ngjajshme nga ana e jashtme, për të veçuar dhe dalluar më mirë të veçantat ose të përbashkëtat mes tyre. Është kjo idea, për të cilën zgjodha të vë në krahasim këtë ngjarje afro mbi 3.200 vite më parë, me aktualitetin tonë.
E moçme, shumë e moçme është “tradhëtia ndaj Hefestit”, ngjarje të cilën e lexojmë edhe sot në ditët tona tek poema “Odisea” e Homerit të madh. Ngjarja lexohet te Odisea, e cila mendohet se është shkruar rreth shekullit IX- të p.e.r., por ashtu siç thuhet, ngjarja tregohet në formën e këngës për respekt të pranisë së Odiseas, i cili ishte mik në truallin e fisit të lashtë pellazgjik të Thesprotisë. Duke qenë se kënga këndohet para Odises, nënkuptohet se ngjarja ka ndodhur shumë më përpara, po ashtu Homeri në këtë poemë, shkruan për Trojën, ngjarja e ndodhur në mes të shekujve XIII-XII për.e.s.
Jemi duke komentuar disi, një ngjarje të ndodhur mbi 3,200 vite më parë. Ngjarja është interesante, atje mpleksen dy të kundërta. Dashuria që është një ”ndjenjë” dhe tradhëtia që është një akt i pamoralshëm, por që të dyja nuk i qenkan shqitur shoqërisë njerëzore, siç rezulton e shkruar mbi 3.200 vite, këto janë, dashuria dhe tradhëtia bashkëshortore. Pikërisht kjo më shtyu që ta sjell në kujtesën tonë.
Dashuria dhe tradhëtia, dy të kundërta ose dy akte të pranishme në çdo shoqëri, njëra, dashuria romantike e “ligjëruar dhe e drejtë”; tjetra, tërheqja sipërfaqsore e “paligjëruar dhe e pabesë”, por ja që të dyja kanë qenë dhe janë të pandarshme, pavarësisht se tërheqja sipërfaqësore është në dukje e papranueshme, e amoralshme, por në shumicën e njerëzve, pavarësisht nga kategoritë sociale, është “nën zë” e padënushme dhe, bazuar në rrugëtimin e shoqërisë, është e lakmueshme.
Nuk është e vështirë që për lexuesit të sjellim shembuj për të vërtetuar sa u tha, gjithmonë në vështrimin e “dashurisë romantike dhe tërheqjes sipërfaqësore”, mjafton të përmendim VIP-eshat dhe VIP-at, të cilët “tërheqjen sipërfaqësore” na e kanë ngritur në art, por me humorin e popullit – “art por pak me barrë”.
Trajtimi i këtij problemi nuk lidhet me qendrimin ndaj sjelljeve të kësaj kategorie njerëzisht. Jo. Është e drejtë e secilit, është një vlerësim individual i secilit për rrugën që pëlqen dhe dëshiron të ndjekë. Parashtrimi i kësaj teme, bëhet për të gjetur një qendrim të arësyeshëm të opinionit gjithë shoqëror, nëse një ndjenjë apo një akt i pamoralshëm, i papranueshëm në dukje, i cili megjithëse e ka ndjekur në vazhdimsi shoqërinë njerëzore që nga lashtësia, duke u fshehur skutave dhe kur zbulohet dënimet arrijnë deri në “Goditje me gurë”, djegje në furra drush, vrasje, dhe më e lehta arrin tek qendrimi ndaj tyre, duke i poshtëruar me cilësime “i përdalë”, apo e “përdalë”, “lavirë”, etj, kur, besoj shumica e të pranishmëve në vetvete ligështohen, shfaqin keqardhje ndaj atyre mënyrave të ndëshkimit.
Në këta dy-tre shekujt tanë, pa dyshim edhe në ditët tona, e kemi bindjen se shumica e “njerëve” janë të përfshirë në këto qendrime. Të gjithë ligështohemi kur trajtohet dashuria romantike e “Romeos dhe Zhuljetës”, një dashuri e vërtetë deri në flijim të vullnetshëm të vetë partnerëve, por po kështu indigjohemi dhe mbajmë qendrim të ashpër për tradhëtinë e ndodhur tek tragjedia “Makbeth”, por nuk mund të harrohen “lidhjet e fshehta” të kryera nga personalitete të larta shtetërore, sikundër nuk mund të fajësohet dashuria e “Ana Karenina” etj. etj. ngjarje të tilla të bujshme në po thuaj të gjitha mjediset shoqërore.
Mendoj duhet ndalur dhe gjykuar me shumë kujdes për gjetjen e një qendrimi real ndaj këtij akti që quhet “tradhëti bashëshortore”, por me trysni dhe prirje drejt saj një pjesë e konsideruar e të gjitha kategorive (shtresave) shoqërore, pavarësisht nga paraqitja në dukje.
Mënyra se si duhet arritur, kërkon pikërisht domosdoshmërinë e ndërmarrjes së një projekti për ti dhënë zgjidhjen e duhur kësaj hipokrizie, e cila ndër shekuj ka mbjellë shumë urrejtje, armiqësira, dasira, vrasje dhe mjerime në jetët familjare dhe në shoqëritë njerëzore, deri edhe në zhdukjen e një qyteti të tërë.
Në ”këngën e Hefestit” siç na e përshkruan Homeri, duke qenë si shkrim i parë i një poeme, po e marrim si periudhën e lindjes së kësaj “hipokrizie njerëzore” (kërkoj falje nëse këtë përcaktim e kam të gabuar!).
Afërdita, Kurorëarta, ishte Perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë. Afërdita e bija e Kronidit (Kronid ishte Zeusi)!. Afërdita edhe sot mban kurorën e Perëndisë së bukurisë dhe të dashurisë, megjithëse dashuria e saj nuk ishte romantike, por tek ajo mbretëroi tërheqja sipërfaqësore, në këmbim edhe të dhuratave të pafundme. Afërdita tradhëtoi burrin e saj të ligjshëm, Hefestin dhe u vu në lidhje me Martin. Sipas miteve Afërdita rezulton se ishte e dashuruar me shumë të tjerë, por ajo nuk njihet si “tradhëtare”, përkundrazi mban prej mijëra vitesh kurorën “Perëndesha e dashurisë”.
Kurse Hefesti nga dëshpërimi dhe poshtërimi, duke parë në një shtrat gruan e tij me dashnorin Mart, para Zotave që kishte ftuar për të parë tradhëtinë, duke menduar për të jatin e saj, fliste: “Nuk e mohoj, të bukur e ka, ç’edo.. fort e lëshuar paska qenë”.
Ndërsa Zotat, njëri me tjetrin shprehnin mendimet e tyre:
I biri i Zeusit, Apoloni, Hermesit i u kthye dhe i tha:
– “Hermes, o i bir i Zeusit, lajmëtar, shpërndarës pasurish, mua ma merr mendja se me gëzim do futeshe në rrjetën më të rëndën, mjaft të flije me Afërditën”.
Hermesi i ndritshëm, lajmëtari i qiejve u gjegj:
– “Ardhtë ajo ditë, o Zot, lum Apolloni! Pa le të më ngarkojnë trefish më tepër me hekura e zinxhirë, ardhshin e mëpafshin hyjni dhe hyjnesha sa ka qielli, veç të flej në krah të Afërditës”.
Të gjithë “Zotat” të pranishëm (Hefesti i kishte ftuar për dëshminë e tradhëtisë) qeshën, ndërsa Poseidoni nuk qeshi, por ndërhyri për mos ndëshkim. Ai i u lut ta lironte Martin, duke i thënë artistit të mrekullueshëm (Hefestit):
– “Lëre të lirë, ky pas urdhërit tënd do të lajë fajin, për këtë zotohem para hyjnive të qiellit”.
– I lavdishmi topall (Hefesti ishte çalaman) u gjegj atëhere: “Hiq dorë nga urdhërat, o zot i Tokës, Poseidon! Nuk ka për borxhli t’keq, zotime të shëndosha! Ç’farë mase të marr para hyjnive të qiellit kundër teje, kur Marti lënë i lirë, do t’ketë harruar borxhe e zinxhirë”.
– Poseidoni: “Hefest, në qoftë se Marti të del fjale, jam unë që do të paguaj botxhin e tij”!!. U gjegj atëhere i çali i lavdishëm:
– ”S’është mirë, as nuk po dua ta kthej fjalën”.
Mesa fuqi pati ngriti rrjetën, e shpejt dashnorët e çliruar u zhdukën. Marti shkoi në Thrakë dhe Afërdita iku drejt e në Qipro. Në Pafos shkoi hyjnesha buzëqeshur në strehë të saj, ku kish altar, timjamë.
Kështu na e sjell Homeri nëpërmjet poemës “Odisea” tradhëtinë bashkëshortore, e cila nuk u ndëshkua, përkundrazi hyjnesha Afërditë shkoi duke buzëqeshur në qytetin Pafos të Qipros dhe atje u prit me nderime, ashtu si hyjneshë që ishte!
Në përfundim do dëshiroja që specialistët e psikologjisë, sociologjisë dhe të ngjajshmit me ‘ta, të drejtohen më tepër në punët e tyre profesionale, drejt vrojtimit të fenomeneve dhe dukurive sociale. Të arrijnë me studimet e tyre, për ti lëshuar dituritë për ndreqjet e paudhësive dhe nxitjen e shoqërisë drejt arritjeve të anëve më të mira soaciale. Më pak dalje televizive, më shumë në brendi të studimeve produktive, me depërtim deri tek nxjerrja e ligjeve për frenimin e dukurive negative që sot preokupojnë shoqërinë tonë!
Konkluzioni: Duhet vepruar për të gjetur zgjidhje që ta shpëtojmë njerëzimin nga kjo hipokrizi (dy faqësi) e shëmtuar! Kjo hipokrizi, nuk është e lindur në brezin tonë, as e atyre para nesh, jo. Kjo është e trashëguar nga paraardhësit tanë që nga lashtësia, por mendoj se ka ardhur koha që ta “kurojmë”.
ââÂââÂââÂ
Me dëshirën për t’ju ardhur në ndihmë lexuesave, si dhe mundësinë për të gjykuar të pavarur lidhur me temën që trajtohet, po paraqes “Këngën e dashurisë së Martit me Afërditën Kurorëartë”, sipas tekstit origjinal, tek poema “Odisea”, fq.115-117, kënga e VIII.
“Te mesi i sheshit doli Demodoku (lahutari). Uliksi kishte mbetur duke parë.
Kënga e dashurisë së Marti për Afërditën, Afërdita kurorëartë. Takimin e parë dhe të fshehtë e bënë tek shtëpia e Hefesit. Shumë dhurata ajo mori, mbasi i dhunoi shtratin Zotit të zjarrit (Martinit), e pastaj Dielli vetë shkoi edhe e lajmëroi burrin brinjat (Hefestin). Si i kishte zënë në valë të dashurisë. Hefesit lajmi zemrën copë i a bëri dhe si re me breshër rend tek farkëtarja duke bluajtur njëmijë të zeza. Ngriti kudhrën e madhe në këmbë, zinxhirë të pathyeshëm punoi, gjallë për ti zënë të dy dashnorët. Me atë rrjetë porsi i shastisur në dhomën e tij u fut poshtë shtratit, ku rrinë këmbët, e lidhi me mjeshtëri një tjetër rrjetë ai endi sipër shtratit si pëlhurë të imët merimange, sa mos shihet edhe nga sytë e zotave fatlumë.
Si e ngriti këtë kurth për bukuri, shtihet se po shkon andej nga Lemni, qytet që kishte më për zemër. Marti që gjithmonë e gjurmonte, me sytë xixë, kur pa farkëtarin e pa shoq për udhë, frerët e praruar (të artë) kapi e fluturimthi ra tek banesa e fisnik Hefesit, për kurorëartën kiterë po digjej, e bija e atij Kronidit të fuqishëm në atë çast po kthehej nga shtëpia e t’et . Sa ishte ulur, kur ia behu Marti, dorën i a zuri dhe i përshpëriti: “Në shtrat o shpirt! Sa e mbël dashuria!”. Hefesi është në udhë, do të jetë në Lemnos, sigurisht tek sintianët me gjuhë të egër”.
Me këto fjalë i u ndez hyjneshës gjaku. Por sa u futën në shtrat dhe u përqafuan, e mrekullueshmja rrjetë u ra përsipër. Nuk lëviznin dot as këmbë, as duar të gjorët, e shihmnin qartë se kishin rënë në kurth. Kur ja, tek po hyn brenda i forti hy (Hefesti- burri i Afërditës). Pa vajtur në Lemnos kishte ndërruar drejtimin pas fjalës së Diellit, që për të vazhdonte.
Si asnjëherë i vlonte në shpirt inati. I bërë bishë e egër, thirri zotat: “Zeus , o atë, e ju të amshuar të lavdishëm, eni një herë në daçi në gaz të shkrihemi. Sa turp e faqe zezë! Pse jam i çalë, po më shnderon kjo Afërditë e Zeusit. Dashuron Martin, veç pse është i bukur, i poshtri dhe të drejta mi ka këmbët!. Në linda çalaman, unë paskam faj apo prindërit e mi? Më mirë për mua të mos më kishin nxjerrë në këtë botë! Ecni e shihni si vlon dashuria në shtratin tim! Veç duke i parë, plasa. E di se më nuk u pëlqen bashkimi….. sado të dashuruar.Kështu nuk flihet! Por ranë në kurth dashnorët dhe do mbeten, gjersa im vjehërr të mos më ketë kthyer dhe më të voglën dhuratë, që pat prej meje për bushtrën bijë të tij. Të bukur e ka, ç’edo.. fort e lëshuar paska qenë”.
Kështu fliste burri i gënjyer; në prag të bronxët një nga një zbrisnin zotat. Para të gjithëve ra Poseidoni, Zot i Tokës mbarë, pastaj Hermesi zemërmirë; Apoli largshigjetues, e të tjerët veç hyjneshave. Këto ndenjën mbyll: Ca gjëra s’janë për gra. Në prag të dhomës të gjithë u grumbulluan të pavdekshmit nga të cilët kemi të mirat: Me duar në ije qeshnin me të madhe për të mrekullueshmen lodër të Hefestit. Shikonin shoku-shokun dhe thoshnin:” Heret a vonë kush e kërkon e gjen; Hefesti çalaman na e kapi Martin. Më i shpejti ndër hyjni, Zotër të Olimpit, ra në kurth të një topalli. Kështu e pëson në qoftëse u bie në qafë grave të botës”. Të tilla bisedime bënin Zotat.
Atëhere i biri i Zeusit, Apoloni, Hermesit i u kthye dhe i tha: “Hermes, o i bir i Zeusit, lajmëtar, shpërndarës pasurish, mua ma merr mendja se me gëzim do futeshe në rrjetën më të rëndën, mjaft të flije me Afërditën”.
Lajmëtari i qiejve u gjegj, Hermesi i ndritshëm: “Ardhtë ajo ditë, o Zot, lum Apolloni! Pa le të më ngarkojnë trefish më tepër me hekura e zinxhirë, ardhshin e mëpafshin hyjni dhe hyjnesha sa ka qielli, veç të flej në krah të Afërditës”. Nga këto fjalë në gaz Zotat shpërthyen.
Veç Poseidoni nuk qeshi. Ai iu kthye dhe Hafesit i u lut të lironte Martin, duke i thënë artistit të mrekullueshëm: “Lëre të lirë, ky pas urdhërit tënd do të lajë fajin, për këtë zotohem para hyjnive të qiellit”.
I lavdishmi topall u gjegj atëhere: “Hiq dorë nga urdhërat, o zot i Tokës, Poseidon! Nuk ka për borxhli t’keq, zotime të shëndosha! Ç’farë mase të marr para hyjnive të qiellit kundër teje, kur Marti lënë i lirë, do t’ketë harruar borxhe e zinxhirë”. Ia preu ai që tundi Tokën, Poseidoni: “Hefest, në qoftë se Marti të del fjale, jam unë që do të paguaj botxhin e tij”!!.
U gjegj atëhere i çali i lavdishën (Hefesti):” S’është mirë, as nuk po dua ta kthej fjalën”. Mesa fuqi pati ngriti rrjetën, e shpejt dashnorët e çliruar u zhdukën, ai shkoi në Thrakë e ajo drejt e në Qipro. Në Pafos shkoi hyjnesha buzëqeshur në strehë të saj, ku kish altar, timjamë.
Hiret (mirësitë) aty e futën njëherë në banjë, pastaj mirë e fërkuan me vaj hyjnor, që lëkurën u a shkëlqen zotave të qiellit, në trup i hodhën rroba vezullore”.
Shënim: Fjalët në kllapa-FD).
Mbi personazhet e cituara në poemën “Odisea” të Homerit.
Demodoni= lahutari, zë ëmbli lahutar
Lahuta= Kitara
Tek mesi i sheshët doli Demodoni
Uliksi kishte mbetur duke parë
Martini , i dashuri i Afërditës, edhe ky bir i Zotave.
Afërdita= Kurorëarta, Perëndia e dashurisë dhe e bukurisë. Quhej edhe Kiterë, sipas një ishulli në Qipro që e nderonte Afërditën. Afërdita ishte e bija e Kronidit (Kronid ishte Zeusi).
Zeusi= Zot i qiellit, bubullimës dhe rrufeve.
Hefesi= Bir i Zeusit dhe i Herës (Latinët e quanin Vulkanos). Haris ishte gruaja e Hefesit.
Lemnos= Ishull në detin Egje.
Apolloni= Biri i Zeusit.
Hermes= Perëndia e tregëtisë. I biri i Zeusit dhe i nimfës Maja.
Poseidoni= Poseidoni ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Në mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti Neptun.Vëllezërit e tij ishin: Zeusi dhe Hadi (Perëndia e nëndheshme, ose e vdekjes).
Pafos= Qytet në Qipro, dhe tempull i Afërditës.
Polifeni= Ciklop, bir i nimfës Toosa dhe i Poseidonit. I verbuar nga Uliksi.
Telemaku= I biri i Uliksit dhe i Penelopës, Penelopa ishte gruaja e Uliksit dhe vajza e Inakut.
Periflegjoni=Lumë në mbretrinë e nënëdheshme që derdhej në lumin Aheron (Thesproti/Çamëri). Edhe Aheroni ishte lumë i mbretësisë së nëndheshme.
Fahri Dahri, më 16 tetor 2018