FAIK KRASNIQI: BASHKIMI KOMBËTAR BËN FUQINË!

 (Pashtriku.org, 04. 12. 2012) – Mjafton të lexosh pak histori dhe atë jo kushedi çfarë libre, por mjafton një libër historie të shkollës fillore, dhe e sheh që janë sllavët e grekët ata që nuk duan bashkimin e shqiptarëve. Liria e bashkimi shkojnë bashkë, posa të çlirohesh menjëherë duhet të vendoset administrata shtetërore shqiptare që të funksionojnë punët si duhet, por ky çlirim nuk arrihet duke u munduar vetëm një krahinë a një qytet, por duhet përpjekjet e të gjithëve.
Kokat e shqiponjës nuk kanë kurrëfarë lidhje me dy shtete shqiptare. Nuk pajtohem me ata që thonë se shqiptarët më mirë të jetojnë në dy-tre shtete shqiptare, shkaku që do kishim dy-tre vota në OKB, dy-tre vota në BE. Për dy vota nuk ndahet atdheu.
Shikoni arabët kanë 30 e më shumë shtete, dmth i kanë mbi 30 vota në OKB, dhe kanë mbetur askund. Një shtet i bashkuar mund të bëjë shumë më tepër kursim dhe akumulim të lekëve se sa disa shtete të copëtuara.

Më shumë bën punë një shtet i fortë, sepse lobimin e bën të fortë paraja, e paraja fitohet më shumë e më lehtë kur është një shtet i madh. Po të ishte ashtu edhe Gjermania do të ndahej në 30 shtete. Po pse jo? Do të kishte 30 vota dhe do të vendoste vetë për çdo gjë. Kosova mund të ndikojë në atë mënyrë vetëm nëse bashkohet me Shqipërinë, sepse atëherë shkrihen klasat politike të të dy vendeve dhe krijohet një klasë e re politike gjithëshqiptare. Pikë së pari duhet Shqipëria të ribashkohet me Kosovën, atëherë do kemi mundësinë të fitojmë edhe Maqedoninë Shqiptare që përbën rreth 40% të popullatës dhe territorit të Arbërisë (Maqedonisë), pjesën shqiptare të Malit të Zi, Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), por, nëse vazhdojmë ne të jemi dy shtete të ndara në një komb atëherë harrojeni, se është absurde të fitosh trojet e tjera etnike shqiptare…
Çamërinë mund t’a kërkojmë vetëm nëse bashkohemi sepse atëherë jemi të fortë, nuk i kemi dy ushtri të vogla, që nuk i hynë askujt në punë por do të kemi një ushtri të madhe. Kur nuk ke ushtri të fortë, çdo gjë është e kotë. Ushtria sot nuk shërben për të vrarë por për të kërcënuar.
Kur nuk ke ushtri të fortë, ti bën diplomaci, por më pas vije serbi e rusi dhe të pordhin në shishe. Duke mos kërkuar njëzëri të drejtën tonë themelore për Ribashkim, duke u përçarë politikisht dhe kombëtarisht, është rrjedhojë logjike të mos kemi kontrollën mbi vetë Tokat tona. Duhet të ribashkohemi sepse Bashkimi bën fuqinë.
Është koha më e duhur që të kërkojmë të drejtën tonë. Nuk duam zgjidhje që na ndanë, por duam zgjidhjen e fundit, që do të na bashkojë! Tani me një zë, Shqip të themi, Bashkim! Dhe pikë.
– Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të “ALEANCA KUQ E ZI”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura