Cyrih, 18 mars 2017: Gjurmëve të dy emisioneve me temë të njejtë dhe atë në «Rubikon» dhe «Click» të KTV-ës dhe RTV21, rreth tentim vrasjes së Azem Vllasit, një politikani që i shërbente, në kohën kur Kosova ishte «pjesë e Serbisë dhe Jugosllavisë» një ideologjie vasoqubrilliqjane,,,
Nuk është e rastësishme që këto dy televizione, janë të pozicionuara në mënyrë të atillë, që të mbrojnë, kohën e të qenit të Kosovës, nën Jugosllavi gjegjësishtë nën Serbi, ngaqë pronarët e këtyre dy televizioneve, ishin fëmij të shkolluar në Beograd me ide të Jugosllavizmit vetëqeverisës.
Ironia që të jetë më e madhe, që të dy emisionet, sikur të ishin në dakordim paraprakë, kishin ftuar musafir ose siç i quajnë « analistë politikë », për të folur dhe analizuar, aktin e tentim vrasjës së një ish politikani « shqiptarë » por që vepronte dhe kishte vepruar gjithnjë, ashtu siç ishte i deklaruar, se është jugosllav, për t’mirën e Jugosllavis dhe të jugosllavëve, karshi çdo kërkesë identitetale të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve tjera të ish Jugosllavis të banuara me shqiptarë…
Tashti s’do mend që këto dy televizione, siç duket të sponsorizuara nga një qender konspirative, me « analistët » e ftuar në emison/e, mbrëmë( 16.3.2017) u munduan që audiencës t’i ofrojn një të vërtet të tyre ose më mirë me thënë, t’u bëjnë lavazh truri…
U shtruan pyetje të shumta si :
Kush mundet dhe kend të shpall tradhtarë ? Pse Murat Jashari shtiu në Azem Vllasin kur ai nuk është nga Kosova por nga Kumanova ? Azem Vllasi nuk kishte torturuar askend gjatë viteve 1981-1989 ?! Azem Vllasi nuk ishte përgjegjës për ngjarjet e vitit 1981 ? Pas « atentatorit » qëndron një qendër e rëndësishme e konspiracionit ! Tentim vrasja e Vllasit siç e ka cilësuar prokurori për hakmarrje është e gabuar ngaqë Murat Jashari, s’ka pas arsye të hakmirret ndaj Vllasit ngaqë ky asgjë personalishtë si ka bë etj etj…
E, para kur dëgjoj këta tipa « analistësh», më vjen për të vjellë ngaqë tashmë mendoj që i tërë populli shqiptarë e di, e ka parë, përjetuar dhe kuptuar, që këta, me analizat e tyre bajate, vite me radhë kanë dal HUQ, kanë dal shterpë dhe shumë-shumë qesharak !
Nuk e di, se si akoma nuk janë ngopur me këta dështak, producentët e emisoneve « Rubikon » dhe « Click » nëse këta nuk përqojnë aty interesat e producentëve, duke u dhënë rastin, të njëjtëve « analist » me mijëra herë për të dështuar po aqë herë teksa të tjerëve, s’u jepet rasti asnjëherë, bile që të kenë mundësin e dështimit, « një herë ! »
KUSH KËND E SHPALL TRADHTARË?
Që kur u ngjiz bota dhe njerzimi ekziston robëria në një anë dhe liria në anën tjetër! Në mes të të dyjave ishin : tradhtarët apo kolaboracionistët dhe në anën tjetër liridashësit dhe luftëtarët apo siç njihen me një gjuhë ndërkombëtare « patriotët»!
Por kush ka të drejt të shpallë dikend tradhtarë?
Tradhtarin se shpall dikush apo një organizëm vetëm se i teket dikujt kjo gjë… Tradhtari e shpall vet, veten e tij, si të tillë me veprimet, që ai bë karshi kombit që i takon, me vërjen e tij në shërbim të të huajve karshi dhe kundër njerëzve të tij… Me një fjalë tradhtari identifikohet me veprimet e tija! Nëse veprimet i ke në dobi të armikut, pushtuesit apo edhe torturuesit të pjestarëve të familjes tënde, të pjestarëve të kombit tëndë dhe në dëm të territorit të shtetit tëndë ato veprime quhen tradhtare… Dhe këtë gjë se kemi shpik ne shqiptarët por kështu është që nga koha e jetesës së Adamit dhe Evës s’bashku me Abelin dhe Kainin !
Por që të mos shkojm në kohërat që s’janë kohëra tona,mjafton që të kujtojm Luftën e Dytë Botërore…
Franca pushkatoj me mijëra francezë, me akuzën për tradhti kombëtare ngaqë gjatë kohës sa ishte nën okupimin nazist gjerman, Franca pra, ata francez që ishin vë në shërbim të okupatorit, u burgosën, u vranë dhe ua ndaluan punët publike ! Pra, nuk i shpallën francezët kolaboracionistët e tyre tradhtarë ngaqë ata deshën kështu, Jo… por vet francezët bashkëpunëtor të nazistëve, ishin identifikuar si të tillë me veprimet e tyre tradhtare, karshi Frontit të Rezistencës,,,
Sipas analistëve të RUBIKONIT dhe CLICK-ut kjo do t’i bjente kështu : « Kush kanë qenë ata francezë që mund të përcaktonin, se cilët ishin tradhtarë dhe kolaboracionist të Rajhut të Tretë ? Apo edhe do të arsyetonin që : « francezët kolaboracionist s’i kanë sjellë asgjë të keqe Francës sepse ata se kanë bombarduar Parisin, sikurse që janë munduar të ruajnë një status quo, që të mos pëson Franca dhe francezët ». E, sikur të fitonin dhe të merrnin pushtetin komunistët në Francë, analistët e « Rubikonit » dhe të « Clickut » do t’i arsyetonin kolaboracionistët e Francës dhe qeverin e Vishit, se ata ishin kundër « stalinizmit » dhe « leninizmit » dhe për këtë arsye kanë bashkëpunuar me Gjermanin naziste…
Kështu po njësoj vepruan edhe Britania e Madhe, shtetet e Lindjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës para Luftës Civile, gjatë luftës civile dhe pas saj… Edhe Gjermania pas naziste, i dënoj për dëme të sjella vendit, bartësit e teoris naziste… Teksa keqbërësit, udhëheqesit e teorive naziste, projektuesit e holokausit, i ndjekën dhe i ndjekin edhe sot e kësaj dite për politikat e tyre të bëra, jo të bëra sot por për ato politika që kishin bërë dje…
Se si dhe kush e shpallë tradhtin[SB1] dhe tradhtarin besoj që, tani më kuptohemi që ; janë veprat dhe të bëmat e njërës palë dhe të palës tjetër…
Gjergj Kastriotin Skënderbeun si hero kombëtar e shpallën veprat e tija!
Hamza Kastriotin si tradhtarë dhe kolaboracionist po ashtu e shpalli vepra e tij!
Ismail Qemalin si hero dhe patriot kombëtar e shpallën veprat e tija!
Esad pashë Toptanin si tradhtarë dhe kolaboracionist nuk e shpallën se dikush e pati inat por si të tillë e bënë veprat e tija, e që ishin në dobi të armiqëve të shqiptarëve dhe kundër interesave të kombit të cilit, fatkeqësisht i përkiste…
Edhe pas Luftës së Dytë botërore, njëra palë tek shqiptarët shikohej si patriote dhe atdhetare( NDSH-ja, Gjon Serreqi, Rifat Berisha) dhe pala tjetër si tradhtare ( Ali Shukriu, Fadil Hoxha etj etj)…
Po ashtu në vitin 1981-e këtej populli si hero dhe atdhetar shpalli Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën, Zijah Shemsiun, Naser Hajrizin, Asllan Pirevën, Sherif Frangun…
E Azem Vllasin dhe kliken e re titiste komuniste si tradhtarë, kolaboracionist dhe jugosllav të tërbuar… Këta nuk u shpallën si të tillë sepse dikush deshti kështu por u shpallën si të tillë, qofshin disa atdhetar dhe disa tjerë tradhtarë falë veprave të tyre, pra falë veprimeve të tyre…
NË RUBIKON DHE CLICK U THA: Azem vllasi s’kishte torturuar askënd gjatë kohës sa ishte në pushtet.
Tashti, kjo thënje ishte nga më qesharaket nga shumë gjëra qesharake që dëgjuam… Sipas kësaj logjike të këtyre farë « analistëve» e të cilët janë bërë për mjerim, i bje që edhe Aleksandër Rankoviqi, në kohën e tij, s’u ka « bë gjë të keqe shqiptarëve» sepse ai vet personalishtë, s’kishte rrah asnjë shqiptarë, s’kishte dëbuar asnjë shqiptarë dhe s’kishte marrë në pyetje asnjë shqiptarë?! Pra sipas logjikës së Halil Matoshit, gazetarit Kajtazi, dhe panelit të « analistëve koti» nuk qenka fare fajtor kreatori i politikave por zbatuesit e atyre politikave…
Pra, sipas Halil Matoshit and Co, nuk qenka fajtor Millosheviqi, Shainoviqi, Stanishiqi, Ojdaniqi për krimet dhe genocidin në Kosovë por policia, paramilitarët dhe ushtarët serbë të cilët në teren kanë kryer këto krime…
Sipas Halil Matoshit and co Azem Vllasi nuk qenka fajtor, për ato që u ngjau shqiptarëve të Kosovës, burgosja, vrasja, linçimi e tortura të tjera por fajtorët qenkan inspektorët hetues, policët, prokurorët dhe gjykatësit… Gjithnjë sipas analistëve të RUBIKONIT dhe CLICKUT…
A, botërishtë dihet që, në Kosovë, pas vitit 1981( pas shtypjes së demonstratave me tanke dhe hekur) si policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit zbatonin politikën urdhërdhënëse të Azem Vllasit; zbatonin urdhërat e politikës dhe bartësve të politikës sikurse që policët dhe paramilitarët serbë gjatë luftës në Kosovë zbatonin politikën e udhëheqësit të tyre Millosheviqit…
Sipas Halil Matoshit dhe CO, në Hagë nuk duhej të ishte Milosheviqi me serbët e tjerë ngaqë personalishtë s’kanë krye krime por kryerësit e atyre krimeve…
Pas demonstratave të vitit 1981, Azem Vllasi kërkoj dhe i cilësoi ato si kundërrevolucionare ( edhe pse s’kishte parolla që kërkonin kthimin embretit Peter Karagjorgjeviqit), irredentiste dhe sececioniste( edhe pse s’kishte kërkesa për shkëputje por për avansim të statusit të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë) etj etj… Dhe urdhëri ishte: cilido shqiptarë që kërkon avansimin e statutit të Kosovës, të arrestohen, torturohen dhe të asgjësohen…
Politikën e bënte Azem Vllasi me Kompani teksa për zbatimin e asaj politike përkujdesej ekzekutivi( UDB-a)…
KOMEDIA TJETËR E ANALISTËVE TË RUBIKONIT DHE CLICKUT
Një nga këta analist koti, u shprehë se « Murat Jashari nuk është nga Kosova por nga Kumanova dhe s’ka pasur arësye të tentim-veprimit për të vrarë Vllasin… Sepse sipas tij dhe të tjerëve, Vllasi s’i ka bë gjë atij,,,
Sa ironike dhe qesharake konstatimi…
Në vitin 1981 në demonstrata u kërkua që Kosova të bëhet Republikë dhe në kuadër të saj të jenë të përfshira edhe viset tjera të banuara me shqiptarë në kuadër të JUgosllavisë…
Demonstrata u bënë në Kosovë… Në Prishtinë, pra në kryeqytet. Por, pushteti Jugosllav për kërkesën « Kosova Republikë» burgosi edhe shqiptarët e Maqedonis, edhe të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës e Bujanocit me Medvegje,,, edhe shqiptarët që gjendeshin me sherbim ushtarak në ushtrin Jugosllave… Pra, me një fjalë shqiptarët edhe në mërgatë përgjoheshin, nddjekeshin dhe likuidoheshin nga pushteti Jugosllav, serbë dhe kosovar i Azem Vllasit ani pse nuk jetonin në shtetin Jugosllavë… Dhe sot të pohosh se « një shqiptarë që është nga Kumanova, s’ka pas të drejtë të dënoj dikend që jeton në Kosovë për të kaluarën e tij kolaboracioniste, është çmenduri e radhës, dhe, me të vërtetë mund të konstatojmë, që kemi « analsit» koti e të cilët flasin nëpër studio, sipas porosive që marrin nga padronët e tyre…
Pastaj, të mos harrojmë që, gjatë viteve 1981- 1989 janë burgosur dhe vrarë nëper burgje shumë shqiptarë… Shtrohet pyetja: a u interesua ndonjëherë Azem Vllasi, për ata shqiptarë të burgosur, se çfarë ngjau me ta dhe përse, u mbytën, me tortura nga zbatuesit e politikës, që ai ndiqte? Pra politika që përqonte dhe propagandonte Azem Vllasi!!!
Ju zoteri të nderuar po harroni faktin që Azem Vlalsi kishte mohuar përkatesin e tij nacionale dhe ai ishte deklaruar që me Nacionalitet ndjehet Jugosllav! Ai edhe gjatë kohës së Millosheviqit deklarohej si Jugosllav! Edhe pas Luftës së Kosovës, në vitet e pas luftës, ishte zgjedhur si kryetar i një shoqate të formuar në Kosovë me emrin « Shoqata e jugosllavëve të mbetur!
Gjatë viteve të 80-ta, pushteti Jugosllav i Azem Vllasit nuk i ndante shqiptarët por që të gjithë qofshin nga Prizreni, Tetova, Ulqini, Presheva, i dënonin dhe i dërgonin nëpër burgje anembanë Jugosllavisë…
E, sot sipas Halil Matoshit dhe Co, këta shqiptartë e viseve nuk paskan të drejtë t’i kërkojnë përgjegjësi Azem Vllasit sepse ata nuk qenkan qytetar të Kosovës…
Zotëri Halil Matoshi, as izraelitet dhe « gjuetarë të tjerë) nuk ishin qytetarë të Argjentinës apo Brazilit por nazistët i ndoqën edhe nëpër ato shtete, i vranë, ca i zunë e të tjerë i burgosën…
I dëmtuari, ka të drejtë në çdo kohë, në çdo vendë dhe territor ta kërkon keqbërësin e tij për të bërë drejtësi apo edhe për ta sjellë para drejtësisë…
QENDRAT E KONSPIRACIONIT
Tentim vrasja e Azem Vllasit nuk ishte personale dhe as për hirë të hireve të dikujt; ajo ishte për çështje politike dhe atë jo për çështjet e politikës së sotme por per atë të së djeshmës. Tashti, nëse nuk u dënua për veprimet e tija politike në kohën kur vepronte mendoj që nuk do të duhej të dënohej as sot… Por, nuk kërkon, ta zëmë dikush gjithmon për veprimet që ke bë të të dënoj por për veprimet që ke pas mundësi me i bë e si ke bë! E njëra nga këto gjëra, ka t’bëj pikrishtë me zotin Vllasi i cili, jo që fyu, rinin shqiptare të vitit 1981, rinin revolucionare, klasën punëtore, intelegjencën sa ishte në pushtet por ai filloi edhe sot, me fjalorin e njëjtë, ti fyej, t’i shaj dhe t’i denoncoj… Ai shkoj në kohën e sotshme aqë lart sa që ti cilësoj edhe si « staliniste»…
Por të sqarojmë pak stalinizmin edhe pse demonstratat e vitit 1981 asgjë s’kishin të bënin me këtë rrymë politike…
E para, shqiptarët e Kosovës s’kishin pësuar asnjë të keqe nga Stalinizmi por nga Titizmi ! Armiku i shqiptarëve të Kosovës nuk ishte Bashkimi Sovjetik i Stalinit por Jugosllavia titiste- Rankoviçiste… Pastaj, gjatë kohës së Tito Rankoviqit dhe më vonë, Bashkimi Sovjetik konsiderohej si vend jo miqësor i Jugosllavis… Natyrishtë që të gjithë ata shqiptarë që jetonin nën JUgosllavin do të përkrahnin cilen do Lëvizje Politike ndërkombëtare e që do të ishte kundër Jugosllavis…
Jugosllavia ishte armikja dhe të gjithë armiqtë e armiqëve tanë do t’i përkrahnim dhe do t’i përkrahim edhe sot !
Francezët dje ishin me Serbin kur i ndihmuan gjatë Luftës së parë Botërore të mbijetonin- po ata francezë në vitin 1999 bombardonin Beogradin !
Azem Vlalsi duhet ta dij që : Në vitet e 50-ta të ishe Stalinist apo edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte diçka e mirë sikur që ishte shumë e mirë të identifikoheshe si « marksit- leninist » !
Edhe sot po qe nevoja do të dalim dhe do të brohorasim : « Rroftë marksizëm Leninizmi »
E kurrë dhe asnjëherë : « rroftë Bashkim- Vllazrimi ! »
Për shqiptarët « marksizëm leninizmi ishte shpresë teksa bashkim- Vllazrimi vdekje ! »
Mes shpresës dhe vdekjës zgjodhëm : shpresën !
Për këtë arsye, mendoj që, shumë qesharake janë deklaratat në stilin se « Murat Jashari ka lidhje me qendra konspirative » sepse tentim vrasja ka qenë teper amatoreske dhe si veprim i një njeriu që një kohë të gjatë ka probleme teper serioze mentale… Mjafton të lexohen ato letrat e hapura dhe gjithësecili të kuptoni, që kemi të bëjmë me një të sëmurë me gjendje mentale jo të mirë…
Edhe i ashtuquturi organizim me emrin « Syri i Popullit « duhet me qenë fiktivë dhe inekzistent ngaqë një njeri si Murat Jashari, në gjendjen psiqike siç ishte ( sipas të dhënave të të njohurve të tij) se ka atë zotësi për të bë një gjë të tillë…
Por veprimi i tij siç duket ka qenë sinjal për qendrat Konspirative të dhezen dhe të mundohen të shfrytezojn mjegullën e krijuar të cilën e do ujku…
Komunikatën mendoj se ka mundur ta lëshoj kushdo dhe cilado qender konspirative, si gjoja pjesë e një Organizate së cilës i përkista Murat jashari… Murat jashari ka qenë veprimtar i mirë por i cili, siç thonë familjarët në këto 7 a 8 vitet e fundit shumicën e kohës e paska kaluar nëpër spitale të ndryshme, për kurim nga gjendja e tij e rëndë psiqike…
DHE PËR FUND MË LEJONI ME PAK FJALË T’U DREJTOHEM TË «BURGOSURVE POLITIKË»
E para emrin të burgosur politik e futa në thojza ngaqë po u drejtohem vetëm një 5% të tyre ngaqë 95% të kësaj kategorie më të ndërgjegjshme të kombit tonë, populli ynë duhet t’u përkulet dhe t’u falenderohet për rezistencën e bërë dhe lirin që na e sollën !
Pa t’burgosurit tanë politik ne nuk do t’kishim as ushtri çlirimtare, as Adem Jasharin dhe as Zahir Pajazitin…
Ajo që më befasoj dhe më befason është ky 5% që siç duket ka qenë i burgosur dhe dënuar aksidentalishtë… Vënja në mbrojtje të Azem Vllasit e ca prej tyre është për t’u befasur. Ata që i burgosi dhe i dënoj politika e Vllasit, vrapuan për t’u solidarizuar me Vllasin dhe për t’u distancuar nga veprimi( aspak i justifikueshëm për kohën) i Murat Jasharit…
S’muj ta kuptoj Bajram Kosumin që kishte ofruar afër tij Azem Vllasin… S’munda ta kuptoj edhe Begzat Sinanin që kishte vrapuar, menjëherë në spital për t’u solidarizuar me Azem Vllasin…
Kam NJë pyetje për Begzatin, Bajramin dhe të ngjashëm si ata :
«Në vitin 1984 u vranë Rexhep Mala e Nuhi Berisha… I vrau politika antishqiptare që ndiqte Azem Vllasi. Azemi aso kohe nuk shkoj për t’i ngushëlluar familjarët por përkundrazi u krenuan që kishin kryer një aktë të tillë… »
Tashti ju, O jeni me Rexhepin e Nuhiun e kundër Vllasit, o jeni me Vllasin e kundër Xhepit e Nuhiut ?!
Mos harroni se kur ju shkoni dhe përkuluni para bartësve të politikës Jugosllave- ju po vrisni dëshmorët, heronjtë edhe për së dyti… Sidomos ju të burgosurit politik që vini nga rajoni i Anamoravës prej nga vjen edhe Azem Vllasi, duhet të jenë të qartë : në jeni me Rexhep Malën, Nuhiun, Zijain e të tjerë apo me Azem Vllasin dhe politiken e tij të viteve të 80-ta, politikë e cila po të pyetej Azem Vllasi do të duhej të vazhdonte gjerë në infinit,,,
Kur u pash ju, disa tek filluat të vajtoni për të pavajttuarin, sinçerishtë më erdhë shumë keq për kohën tuaj, për të kaluarën tuaj dhe për shëndërrimin tuaj, në trupa të njejtë me të atyre që dikur i luftonit, nëse përnjëmend, i keni luftuar…
EPILOG
Për fund dua të them këtë gjë: Sot s’kemi, mjerishtë analist të pavarur ngaqë këta që i njohim, pikrishtë këta janë punëtor të qenrave konspirative dhe të cilët,e kanë detyrë që para TV-ve tona të përqojnë politikat e qarqeve konspirative dhe të të fortëve…
Detyra e këtyre analsitëve është të bëjnë akoma më shumë mjegull sepse padronët ua kërkojnë një gjë të tillë.. Mjafton të përmendet, që për rastin Vllasi, ftohet të flasë një farë analisti si Halil Matoshi dhe për ironi të fatit ky është një familjar i Azem Vllasit… Shtrohet pyetja se përse nuk ftohet nëpër këto emisone edhe ndonjë familjar i Murat Jasharit apo edhe ndonjë « analist» i pavarur dhe i guximshëm…
Ajo që dua sërish të potencoj është e dhëna që: Azem Vllasi nuk iu kundërvy asnjëherë Millosheviqit por Millosheviqi iu kundërvye Azem Vllasit!
Meqë së shpejti do të dal me një qëndrim timin rreth grevës së Minatorëve të vitit 1988 dhe 1989( shkurtë) dua të theksoj vetëm këtë gjë:
« Lëvizja e Minatorëve në ato vite dhe greva e tyre ishte kundër kërkesës Kosova Republikë dhe ajo Lëvizje ishte për Jugosllavi, ruajtjen e Jugosllavis dhe të statutit autonom të Kosovës… Ata minatorë gjatë atyre grevave bartnin flamujt Jugosllav dhe Fotografin e satrapit Tito dhe jo flamur shqiptarë dhe fotografi të heronjëve tanë kombëtar…»
Kështu që duke identifikuar Azem Vllasin me ato greva, aspak s’po e vëni atë në pozita të dikushit që ju ka kundervy Jugosllavis por përkundrazi, po e vëni në ato pozita ku ai ka qenë gjithmonë: për Serbi dhe Jugosllavi!
Unë në vitin 2017 nuk përkrahu asnjë vrasje që ka për qëllim dënimin e dikujt për t’kaluarën politike sepse kam menduar që këtyre personave, pas çlirimit të Kosovës, do t’u organizohen proqese gjyqësore, si ato të Nyrenbergut e të ngjashme, do t’u shqiptohet dënimet e merituara ( si Egon Hencit të DDR ta zëmë pas rënjes së murit të Berlinit)por në vitin 2017 nëse më duhet të zgjedhë në mes Azem Vllasit dhe Murat Jasharit do ta zgjedhë MURAT JASHARIN sepse me të ishim s’bashku edhe gjatë Kohës së NDSH-es, Lëvizjes Revolucionare të bacë Ademit, gjatë viteve 1968,1981, 1997-1999 e tutje…
Me Azemin s’kishim kurrë asgjë të përbashkët dhe as Kosovën tonë të atëhershme dhe as këtë Kosovën tonë të sotshme!