FATMIR BRAJSHORI: DROMCA JETE ME XHAVIT HAZIRIN (QEMAL STAFA I KOHËS SONË)

Zürich, 26. 01. 2016: /1. Xhavit Haziri dhe filozofia e tij/ – Filozofia e Xhavit Hazirit nuk ishte shterpe, nuk ishte as Teori dhe Antiteori ose Tezë e Antitezë e bërë, për Filozofin dhe filozofët, e teorive të shkuara, por ishte një filozofi e vështirë për teoricientët mekanik të sistemit okupues dhe shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për masat, pra për vegjëlinë.
Në Historinë e veprimit të ilegalës, pak shokë kishte, e të cilët mund të shtronin problemet si Xhaviti. Mënyra e të menduarit, mënyra e shtrimit jo vetëm të problemeve por edhe zgjidhja e tyre, me trajtime të kapshme dhe mirë të artikulluara, si për shokët rrethin e tij të njohur por edhe për masat e gjera popullore…
Ai me analizat e tija të shprehura, kudo që gjendej, ndaj kontradiktave dhe antagonizmave më të thella të kohës, nuk mund të ishte i shurdhër ndaj nevojave e kërkesave demokratike dhe aspiratave të popullit.
Parimi metodologjik, ishte ana e tij e fortë, ne referim dhe agjitim, në krahasim me disa „teoricientë“ të ilegalës, tek të cilët, që atë kohë, vëreheshin parimet e tyre antropologjike e të cilat i manifestonin, për personin dhe materialitetin e atij personi.
Tek ai karakteristik ishte: „teoria politike dhe shoqërore e bazuar në empirizëm të begatshëm gjatë formimit të tij, si personalitet duke thithur me kujdes njohuri të përgjithshme, e që ishin mjaftë impozante…

Këtë begati të njohurive konkrete, ai e manifeston më së miri gjatë Mbledhjes Konsultative në Kollare (prill 1993 Zajaz – Kërçovë), me diksutimin e tij, përmbajëtsor dhe teorik, ku rrallë më herët por edhe më vonë, më ka rastis të dëgjoj, në radhët e ilegalës, një që fliste me një oratori të përkryer, si Xhaviti.
Xhaviti nuk mund të ishte i shurdhër apo edhe i verbër njëkohsisht ndaj nevojave dhe kërkesave demokratike dhe aspiratave që kishte populli ynë i shumë vuajtur… Dhe për këtë ai punonte shumë si në punën e tij teorike për ngritjen e vetvetes po ashtu edhe atë praktike që njohurit që i kishte përvetsuar, të mos i mbante vetëm për veten e tij por ato i ndante me shokë dhe me masat e gjera popullore…
2.
Raporti im me Xhavitin, në kontest të veprimtarisë në kuadër të LPRK’ës
Raporti im me Xhavitin duhet të jetë raport telepatik që nga lindja ngaqë njerëzit, dje, sot por edhe nesër, siç duket fati i përcakton se kur duhet të takohen fizikisht por jo edhe ideologjikisht dhe mendërisht, dhe, shi për këtë arsye, mendoj që me Xhavitin ishim takuar shumë-shumë më herët, ideologjikisht dhe kombëtarisht ngaqë kishim një udhëkalim të përbashkët e që ishte: Liria e kombit tonë të robëruar siç e quanim ne gjysma e kombit të robëruar dhe bashkimi i këtij gjysmë kombi të ndarë në një kombë të tërë…
Ngjarjet e bujshme, ilegalen nuk e zunë të papërgatitur ngaqë LPRK-ja kishte forcuar radhët dhe zgjeruar në masë të duhur mbrenda vendit, ku kishim filluar me formimin e rretheve kudo që ishte mundësia, e, të cilat rrethe duhet të kishin një qendër kordinimi: Ishte vendosur që të formoheshin edhe Këshillat Rajonale…
Në Këshillin Rajonal për Prishtinë e që u formua nën direktivën e shokut Fadil Vata bënin pjesë: Fahri Fazliu, Avni Klinaku, Fatmir Brajshori, Ramadan Avdiu dhe Afrim Zhitia… Pas largimit nga vendi të Fadil Vatës, ngaqë vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vrasjes së Afrim Zhitisë (Ismajlit&Rushitit) dhe Fahri Fazliut (Shpetimit& Fatmirit) (nëntor 1989) dhe largimit të A.Klinakut për në Zvicër, u dukë që rradhët e LPK’ës u goditën rëndë por një gjë e tillë ishte vetëm për pak kohë…
Pas një takimi me Xhavit Hazirin, në shtëpinë e Ramadan Avdiut dhe shkëmbimit të mendimeve të ndryshme për rjedhën e kohës dhe për hapat e mëtutjeshëm, në atë njeri, pra në Xhavit Hazirin, pash udhëheqësin shpirtëror të masave, ngaqë që në formimin, e fjalive të para Ay njeri më bëri për vete… Meqë, aty gjendesha për të marrë me vete një makinë shkrimi, me të cilën duhej të shtypnim një thirrje, Xhaviti më tha :
«A e di ti që makinat e shkrimit në kohë Lufte, robërie dhe Revolucioni nuk duhet të pushojnë por të punojnë natë e ditë?»
Qesha sepse e dija që kjo pyetje shpesh herë bëhej nga Afrimi dhe Fadili… Dhe, në figurën e tij pashë të ngërshetuar këta dy heronjë të kombit, bashkëkohanik dhe bashkëmendimtar të Xhavitit, të gërshetuar në figurën e shokut Xhavit Haziri…
Përshtypja ime e parë kur e kisha takuar Xhavitin ishte »se ai përngjante shumë në pamje me figurën e Qemal Stafës dhe më vonë edhe rruga e tij ishte po e njejtë me atë të Qemali : punë agjitative me masat e gjera popullore deri në monentin, kur zemërzinjtë duke ua marrë jetën e përkohshme i bënë të jenë të pavdekshmit e përhershëm…
3.
Mbledhja Konsultative në Kollare të Kërçovës ishte bë në konspiracion të thellë dhe nuk ishte e rastësishme që ishte zgjedhur ay vend; e para ishte më afër kufirit me Shqiperinë prej nga pritej të hynin mbrenda shokët e LPRK-ës që vinin nga Mërgata dhe e Dyta ishte edhe nga ana gjeografike shumë e përshtatshme edhe për pjesën e delegatëve, që vinin nga viset e tjera nën okupimin Jugosllav, që në rast konfrontimi me policinë, kufirin dhe mundësinë e tërheqjes e kishim më të sigurt…
Para mbajtjes së Mbledhjes në Kollare, me Xhavitin takoheshim dhe bisedonim për shumë çështje të kohës; partitë politike, organizimet e nevojshme, domosdosmërinë e veprimit karshi situatës së re, se si :“ Partitë Politike që gojën e kishin plotë patriotizëm teorik por që në praktik çdo gjë bënin dhe vepronin kundër interesave të popullit të cilit i përkisnin… Pra, jo që bisedonim për aktualitetin e kohës por bisedonim edhe për të drejtat e punëtorëve, të sektorit privat, për të cilët Xhaviti mendonte se janë kategori për të cilët, duhet dikush, të mendoj”.
Meqë, i takoja LPRK – Këshillit Rajonal të Prishtinës me Xhavitin se bisedoja këtë gjë, ngaqë nuk e dija nëse Ai do t’jetë delegat në Kollare dhe me siguri ka qenë i njëjti reflektim edhe tek Ai për mua… E di që, kur u takuam në Kollare (unë erdha pak më vonë sepse me R.A.) mbetëm në Gostivar për të pritur edhe disa delegatë dhe me ta të merrnim rrugën e Kollares) s’pari të dy u befasum, morëm kontakt syri me njëri tjetrin dhe filluam të qeshnim; nëse ndonjëri nga të pranishmit do të kishte vërejtur mimikat tona do t’ju dukeshin interesante… Ne qeshëm më shumë, me konspiracionin e të dyve dhe për këtë konspiracion tonin, do të flisnim shumë, disa ditë pas përfundimit të Mbledhjes në Kollare, gjatë një takimi në Prishtinë…
Që në fillim të Mbledhjes, krijohej përshtypja që, do të ketë përplasje, konfrontime dhe qëndrime të ndryshme… Xhaviti, mendoj unë, aty ishte i vetmi që mund të udhëhiqte mbledhjen ngaqë me përgatitjen e tij të përgjithshme, qoftë filozofike, historike, politike dhe kombëtare, linte përshtypjen, që do t’ja dilte, megjithëse që në natën e parë të punimeve, vërehej se do t’kishim konfrontime, të dy grupet, e të cilat qe besa, nuk ishin aspak të lehta…
Meqë, përeshtypja ime ishte, se kishim të bënim me dy grupe të ndara mbrenda Mbledhjes dhe të cilat bënin përpjekje të jenë dominante në qëndrime, e vetmja figurë që mund të garantonte mbarëvajtje të punimeve, gjerë në fund, ishte ajo e Xhavit Hazirit…
Në kulminacionin e polemikave, që u zhvilluan duke akuzuar njëri tjetrin, për gabime, ku dega mbrenda vendit kritikonte atë jashtë vendit dhe anasjelltas, dhe pas akuzave të bëra individuale dhe konkrete për njëri tjetrin, duke etikuar herë-herë edhe me terma të vrazhdë, ndërhyrja dhe fjalimi i Xhavit Hazirit, bëri që të dy palët të qetësohen…
Në faktë, ai argumentoj aty bindshëm se përse ne duhej të Organizoheshim dhe Ri-Organizoheshim, tani e tutje edhe më mirë, për detyrat që na prisnin karshi kombit, dhe në mënyrë të bindshme qetësoi palët konfrontuese, që të zbutin tonet dhe të mendonin për ato që i shprehu si shqetesime Xhaviti… Më vonë, kur u takuam në Prishtinë, pas mbledhjes, i dhashë komplimente për fjalimin dhe për udhëheqjen e Mbledhjes… Të dy ndamë shqetesimet tona se po të mos veprojmë shumë shpejt ka rrezik që të përqahemi ndoshta në disa grupe… Ai mendonte se në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme, do të vëmë bazat e veprimit të mëtutjeshëm dhe se edhe ndonjë paqartësi, që kishte mbetur pa u sqaruar, në Mbledhjen e Kollares, Lëvizja do ta sqaronte në Mbledhjen e katërt të Përgjithshme
… Është interesante të cekë që, gjatë pauzës së mbledhjës, në Kollare, ai mu afrua afër, më shkeli këmbën për të më bërë shenjë se kërkonte një mendim dhe nga sytë, sikur lexova se deshironte të dinte, se si ishte ai gjerë në ato momente»… Ia bëra me një pohim koke;“ që ishte në rregull dhe të vazhdonte ashtu“…
Përshtypja ime e përgjithshme ka qenë që më të përgatiturit nga ne në Mbledhjen në Kollare në aspektin teorik dhe fillozofik ishin: “Xhavit Haziri dhe Behajdin Allaqi!“
4.
Mbledhja në Kollare, caktoi Kryesin e Organizimit të Mbledhjes së katërt dhe ajo duhej të mbahej sa më parë që të ishte e mundur… S’pari do t’bëheshin takime, me Këshilla të Rretheve dhe ato rajonale, ku do të dëgjoheshin shqetësimet e tyre dhe pastaj ato do të zgjedhnin delegatët për Mbledhjen e katërt të Përgjithshme…Mbledhja ishte vendosur të mbahej në Kosovë ngaqë mendonim se efekti do të ishte më i madh kur të kuptonte armiku që, megjithëse e kishte barikaduar Kosovën, me tanke, polici dhe ushtri, djemtë e ilegales, organizoheshin para hundëve të tyre.. Dhe këtë qëndrim për këtë efekt e mbronte dhe e agjitonte vet Xhaviti me çka pajtoheshim. Nga frika se armiku mund edhe të zbulonte, se ku do të mbahej mbledhja ngaqë në Kollare, pat akuzime se; “në një rreth të LPRK-ës UDB-a ia paska pas dalë të fut elementet e vet dhe duke mos e ditur se sa ka arritur ajo të veproj dhe kuptoj për lëvizjet e LPRK-ës, në ato momente, Xhaviti mendoj se fillimisht do të ishte mirë që, ne të flasim se Mbledhja do të bëhet dikund në Suharekë… Qëllimi ishte i qartë që, nëse informata rrjedhë, UDB’a do t’i koncentronte forcat, në atë vend teksa ne do të vendosnim për një vend tjetër…
Dhe deri në momentin e fundit është folur se me siguri mbledhja do të mbahet në Suharekë ose në rrethina të Prizrenit…
Gjatë, takimeve që kishim me Xhavitin, gjatë kësaj kohe, bisedonim edhe për mundësinë e vendit se ku duhej të mbahet ajo Mbledhje… Natyrisht, nëse do të vendosej Prishtina si vend i mbajtjes Përgjegjësia binte mbi Këshillin Rajonal (me të gjitha degët) të LPRK-ës për Prishtinë .. Dhe këtë Xhaviti ma tha një ditë, që u takuam, ku ai mori disa poezi, që i kisha shkruar aso kohe, për t’i përcjellë me faks, për te Zëri i Kosovës… Të gjitha punimet letrare, artikujt politik, eset, informacionet, aso kohe ia jepnin Xhavitit dhe ky pastaj i dërgonte në Redaksin e ‘Zërit të Kosovës’ për botim…
„Nëse Mbledhjen do ta bëjmë në Prishtinë do ta kallim UDB-ën” më tha ai një ditë gjerë sa ishim duke shkuar në drejtim të Taukbashqes…“Kur një ditë ta merrë vesh UDB’a se Mbledhjen e kemi mbajtë në Prishtinë- ajo do të çmendet dhe do t’jetë një goditje e madhe që do t’i japin asaj »…
Tre ditë para mbajtjes së Mbledhjes, erdhën tek unë R. A. dhe Xhaviti dhe duke e ditur konfiguracionin e shtëpis sime, relievin e saj, që linte përshtypjen, se vështirë e ka dikush të afrohej, aty pa u vërejtur, ata s’pari më thanë se do të ishte mirë, gjerë sa nuk fillon Mbledhja (e dinim ditën kur do t’fillonim me punimet e saja) që nja dy ditë më herët, të vinin tek unë, dy shokë të LPRK-ës, e të cilët vinin nga Mërgata…
U Dakorduam dhe ata dy shokë që erdhën ishin: Beqir Beqa dhe Sabri Kiçmari «Zefi»…Dy djemë të jashtëzakonshëm dhe veprimtarë të dalluar dhe shumë të sinqertë të kauzës sonë kombëtare.
Gjatë një konsulte të shkurtër, u mor vendimi se Mbledhjen ta mbajmë në Prishtinë, në shtëpin time në «Vranjevc» por që populli, gjatë Pajtimit të Gjaqeve, e quajti «Kodra e Trimave»… Menduam se, më së miri do të ishte dhe këtë gjë e propozoi Xhaviti, që tek fqinjët e mij të përhapej fjala sikur: “Fatmiri po fejohej“…
KJO u bë nga fakti, se megjithatë Lëvizjet e shumta të Personave, që do t’hynin në lagje nuk do të kalonin pa u vërejtur… Rruga e shtëpisë sime, ka qenë dhe është, një rrugë e gjatë e cila ka hyrje por jo edhe dalje.. Pra, për të dalur duhej kaluar serish nga hyrja… Dhe këtë gjë e dinte edhe armiku sepse i ka pas të njohura rrugët e qytetit… Por ajo që armiku nuk e dinte e që ishte përparësi shumë e madhe, për ne, ishte kjo gjë që: “Secila shtëpi kishte dalje rezervë në një rrugë tjetër”… Pra shtëpia ime kishte edhe një dalje tjetër, e që kjo dalje nuk të shpiente, te rrugica fqinje me rrugën tonë, qoftë nga ana e majtë apo edhe e djathtë por automatikisht tre rrugë më poshtë… Pra, sikur policia të bënte rrethimin e rrugës sonë, ajo me siguri do të bllokonte edhe dy rrugët fqinje duke menduar se aty do t’mund të dilnim, për t’u tërhequr dhe nuk do ta kishin, iden që, daljet rezervë që i kishim dhe që e kishte shtëpia ime, të çonte për të dalur tek rrugica e katërt fqinje me timen…
Dhe kjo ishte primare për Xhavitin por edhe për shokët tjerë të cilët morën pjesë në atë Këshill të çastit… Megjithëse, deri atë moment akoma s’kishim vendos për vendin e mbajtjes së Mbledhjës…
Meqë oborri i shtepisë sime ishte i mbushur me trungje pemësh, batuta kryesore që zhvillohej me dy shoktë e mërgatës por edhe me Xhavitin, ishte për ;pemët dhe trungjet e tyre… tashti Beqir Beqa u thoshte atyre: “Ore e shini ju atë pemë, në oborr, siç duket ky shoku ynë (Qerimi e kisha pseudonimin) nuk u paska ndenjur gati sepse e shini se degët qenkan rritur aqë shumë saqë po e pengojkan njëra tjetrën»…
Dhe pastaj Xhaviti shkoi tek një pemë dhe po më thotë :
„Shiko, kjo degë në këtë mollë paska dal si Fraksion dhe duhet prerë; edhe rritet më mirë kjo dega tjetër edhe frutat dalin më të shendosha »… Por, e di që po të mos bëhej Mbledhja, Ata shumë shpejt, ishin gati duke mi prerë gjysmën e degëve të pemëve duke i shpallur si Fraksione…
Meqë shokët delegat gjendeshin nëpër strehimore të ndryshme në Prishtinë, u vendos që Mbledhja të mbahej më 26 korrik (1993) dhe të fillonte në Mbrëmje, ku delegatët do të vinin në grupe grupe, të shoqëruar nga Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu… Meqë mua më herët më ishte ngarkuar puna, që të angazhoja militantët e Prishtinës, që të ishin aty afër, pa u takuar me delegatët por që të bënin sigurimin e terenit, kisha shumë pak kohë që të mirresha edhe me punë të tjera…. Një ditë më herët, megjithëse, u mor vendim që Mbledhja të mbahej në shtëpinë time, militantët u thanë të tjerëve, gojë me gojë, se Mbledhja do të mbahej, nesër dhe me siguri dikund në Bregë të Diellit. Por se ku se di akoma njeri…
Kjo gjë u bë me qëllim…
Është e vërtet se vendin, se ku do të mbahet Mbledhja e Katërt e Përgjithshme, nuk e ka ditur asnjeri dhe as vet delegatët, përpos Xhavit Hazirit dhe Ramadan Avdiut.… Ata, delegatët pra, kanë pritur aty, ku kanë qenë, deri sa nuk kanë shkuar, për t’i marrë dhe për t’i sjellur në Mbledhje.
Dhe barra kryesore kishte ra mbi Xhavitin.
Ai Lëvizte gjatë atyre ditëve, e sidomos ditën e mbajtjes së Mbledhjes, sa në një vend e sa në vendin tjetër. Xhaviti, një mbrëmje më herët, solli edhe teknikën e shtypjes së materialeve të Mbledhjes sikurse edhe armatimin, me të cilin rojet e caktuara, do të pajiseshin dhe nëse eventualisht, do t’kishte grumbullime të dyshimta të policisë, të rezistohej deri në atë pikë, sa delegatët të ishin të sigurtë…
Pra, logjistika për Mbledhje do të duhej të sigurohej nga Xhavit Haziri dhe Fatmir Brajshori…
Më 26 korrik të vitit 1993, në Prishtinë, para hundëve të armikut gjatë tërë ditës, filluan të vinin delegatët, në grupe grupe dhe në intervale të ndryshme kohore: Xhaviti atë ditë ishte në Lëvizje të panderprerë… Më duhet të them se, disa delegatë nuk kishin pritur në vendet e tyre dhe duke menduar se Mbledhja do të mbahej në Suharekë, kishin shkuar atje për të pritur… Këta që erdhën, kishin menduar se do të mbahet dikund në Kodër të Diellit dhe befasia i zuri kur erdhën në “Vranjevc” ose në “Kodër të Trimave”…
Mbledhja fillon të njejtën datë në mbrëmje të 26 korrikut dhe ka zgjatur dy ditë… Xhaviti ishte nga ata që i jepte ngjyrim Mbledhjes dhe me diskutimet e tija, nuk na linte vend ne të tjerëve që të hiqnim ndonjë gjë apo edhe të shtonim diç më tepër…
Në Mbledhje përpos që u morë vendimi që tash e tutje të kalojmë në aksione ushtarake ndaj okupaTORIT!
Pra, u mor vendim që të Formohej: Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Entuziazmi ishte i madh! Para fillimit të Mbledhjës me Fazli Veliun kishim biseduar intimisht dhe kur ia përmenda se ka ardhë koha e formimit të Ushtrisë ngaqë koha nuk pret, ai më tha: “Të presim se si do të vendos Mbledhja!”
Pas Mbledhjes kur u vendos për formimin e Ushtrisë mu afrua dhe më tha: “Atë që e deshëm atë dhe e arritëm!“
Në Mbledhje, u shtrua edhe kërkesa e Ndryshimit të emrit të LPRK në LPK me arrsyetimin se “Një Republikë ishte shpallë (aludohej në atë të Kaçanikut më 7 shtator të vitit 1990”) dhe se tash e tutje duhet të jemi Lëvizje Popullore e Kosovës… Në votim ishin dy propozime; ajo që LPRK-ja të ndryshoj emrin në LPK dhe propozimi tjetër që ishte i imi dhe i M.Bislimit që të mbetet emërtimi i vjetër…
Delegatët e mbledhjes votuan me shumicë absolute, që emërtimi tash e tutje të ishte: Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), ndërsa për emërtimin e vjetër LPRK votova vetëm unë, M.Bislimi dhe një tjetër delegat, emri i të cilit s’më kujtohet…
Mbledhja, filloi dhe mbaroi pa më të voglin incident. Delegatët ashtu siç kishin ardhur – ashtu të ndarë në grupe-grupe u larguan me detyra të reja pa pasur as të vetmin shqetësim…
Kjo ishte goditje shumë e madhe për UDB-ën…
5.
Xhaviti kishte një sens jashtëzakonisht të stërholluar dhe të arsimuar për humorin dhe ai pas secilës batutë gjente aty edhe fabulën e saj… Tashti, u tregova më herët, për diferencimin që ata filluan t’u bëjnë trupave të pemëve, në oborrin tim, duke i cilësuar degët e rritura si lloj fraksioni dhe të cilat duhet prerë… Dhe, një mbrëmje kur Xhaviti erdhë, i thash:„ore, a po i korigjon ti këta dy (Beqën dhe Zefin) sepse këta nëse vazhdojnë kështu, do ta lakuriqojnë, të tërin oborrin tim nga pemët“…
Teksa, ay bëri sikur do t’bëj diçka në këtë drejtim dhe tha:
„Po gjithsesi por e shikon atë trungun atje (bëri me gisht në drejtim të një dardhe me trungë gjigant dhe të vjetër) ka nevoj ca degë fraksioni t’ja shkurtos pastaj edhe atë mollën atje, qershizën gjithashtu se qenka ngarkuar shumë me degët fraksioniste….„
„Shyqyr, u thash që babai im nuk po ju dëgjon sepse ai do t‘mendonte se Ju jeni të mençur dhe do t’i priste gjithë ato degë „fraksioniste“ edhe pse unë personalisht nuk jam i bindur që degët, që të gjitha në trungje janë fraksione ngaqë më duken më shumë piptha“…
Dhe qeshnim pastaj…
Meqë kishte kohë që dilja me një vajzë (tash bashkëshortja ime) ajo njohton Familjen e saj për mua dhe një vëlla i saj kishte shprehur dëshirën, që të takohej me mua, që të njiheshim pak më mirë… Dhe, ai më kishte dërguar porosinë, që do të ishte mirë të takohemi në mesditë, në një lokal qyteti… Dita, kur ai kishte caktuar të takohej me mua, ishte pikrishtë dita kur ne ishim duke bërë përgatitjet e fundit, për Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme…
– „Ku e gjeti edhe ai tash të takohet me mua“…
Meqë me Xhavitin e morëm përsipër, që do të dilnim në treg për të blerë ushqimet ngaqë për dy ditë, nuk do të lëviznim më, nga shtëpia, ku do t’fillonin punimet e Mbledhjes, që për shumë çka ishte e rëndësishme, i tregova, se vëllai i vajzës me të cilën isha në lidhje, për dreq, sot paska kërkuar një takim me mua… „Dhe nëse nuk përton“, i them unë – „të kthejmë për pak minuta s’bashku vetëm sa ta takoj atë dhe pastaj ikim“
«Dakord, pse jo?“, – u pajtua ai.
U takuam.
Biseduam kush e di se për çfarë gjëra por e di, se nuk e dëgjoja ngaqë i tëri, isha fokusuar tek koha dhe përgatitjet e fundit që duhet të bënim për Mbledhjen…
Pas disa minutash, i kërkova falje vëllait të së dashurës sime, me arsyetimin se isha shumë i zënë dhe dolëm…
Rrugës Xhaviti më ngacmonte..
„Më more me qëllim“,- më thoshte.
„Jo mo, pse me qëllim?“ e pyeta unë..
«Pranoje, pranoje se më ftove me takt sepse ti nuk flisje por më lë vetëm mua që të flisja me të dhe me atë dajën e tij?!»
«E pse me qëllim të ftova, më thuaj kur edhe ti e di, që duhej bashkë të dilnim për të blerë ushqimet?!»
Teksa Xhaviti duke qeshur më tha:
«Më ftove edhe mua, që të jem me Ty, që ai vëllai i të dashurës tënde, të mendoj për ty, se ti qenke djalë i mirë sepse paska shokë të mençur (Xhaviti aludonte në veten e tij) sikurse puna ime… Po nëse ti do t’i pëlqesh atij është merit e jemja, a, mos e harro këtë gjë!»…
Dhe ja dha gazit…
Çfarë të bëja tjetër përpos të qeshja me të…
Më vonë të njejtën gjë ua thoshte, me shaka edhe shokëve të tjerë….
6.
Për nevoja të ilegalës, kishim marrë në Vranjevc një kafiteri me qera dhe aty zhvillonim aktivitetin tonë… vendi ishte shumë i përshtatshëm ngaqë Kafiteria kishte dhomë përcjellëse, ku veçohej prej veprimtarisë ditore, dhe të organizuarit e jetës ilegale, herë – herë vinin aty dhe pyesnin për risit dhe hapat e mëtutjeshëm që duhej të merrnim… Natyrisht, aty nuk linim as edhe një material propagandistik apo edhe diçka tjetër… Por ay vend ishte edhe si vend takimi dhe vend informimi për militantët e radhëve të organizuara…
(Intermeco e vogël)
Në atë Kafe vinin shpeshë ilegalët e kohës ngaqë informatat vinin aty… Një mbrëmje më vije një shok i lagjes, i cili ishte fejuar para pak javësh, me një gocë nga Shkodra. Ai, posa ishte kthyer nga atje, me autobus nëpërmjet kufirit Maqedoni – Kosovë në Gllobogjic…
Ai më tha: “Fatmir në kufi në mes Maqedonisë dhe Kosovës, policia serbe, e ka zbrit nga autobusi, një shok tëndin dhe e ka marrë me vete”.
“Po cili ke ai, cili?, – E pyeta duke qenë mjaftë i shqetësuar.
“Nuk e di, – filloi të spjegoj ai dhe vazhdoj.” Ai të njihte ty mjaftë mirë sepse kur i tregova se ku banoj ai më pyeti:”A e njehë Fatmir Brajshorin? E, ai po të njihte ty, Danin, Shemin, Esatin, po ju njihte të gjithë juve…
„Po si dukej, përshkruama pak a shumë? »…
«Po ishte i gjatë, flokë zezë të kthyera anash, edhe mua ma dha një film të aparatit me e mbajt në xhep”.
«E ke filmin me vete» – e pyeta unë.
„Po, por me tha që mos t’ja jap askujt; as ty, as R.A. dhe askujt tjetër por të pres sepse, ai e dinte se ku është kafja dhe se do të vinte, një ditë, në Vranjevc, në kafe dhe pastaj do t’ja jepja serish atij atë filmin“…
Shokun tim të lagjes, nuk e ngave më megjithëse nga përshkrimi që ai bëri, e kisha idenë se cili mund të ishte, ai „shoku“, që e kishin zbritur policia kufitare serbe, në Gllobogjic dhe marrë me vete.
E kërkova urgjent R.A. por s’e gjeta… E kërkova edhe Xhavitin por po ashtu nuk e gjeta. Që të mirrnim masat ngaqë ishim në rrezik…
Të nesërmen në mbrëmje, nga ora 20°°, papritmas hyri në lokalin e Kafe „Kodrës“ H.TH. dhe u befasova. U befasova ngaqë unë e dija, që ai ishte personi, që e kishin zbritur policët serb në kufirin Maqedoni -Serbi sipas përshkrimeve që më kishte bërë shoku i lagjes.
U përshendetëm dhe ai që të mos ngjallte dyshime tek mysafirët e tjerë, foli me një buzëqeshje:
„Kam ardhë me ngrënë qyfte se kam dëgjuar që këtu bëhen më mirë se në cilën do pjesë tjetër të qytetit“…
U ula me të në të njejtën tavolinë…
Më tha se i duhej ai shoku i lagjes sime për një punë…
Nuk ma tha cilën punë dhe nuk e pyeta, ani pse e dija…
E dërgova dikë që ta thërrasin E.C. dhe ai pas pak erdhi…
Ia dha filmin e aparatit fotografik… H.TH. hëngri dhe u largua…
Një ditë më vonë, tërë ngjarjen ia tregova Xhavit Hazirit..
„Çudi, tha. – „jo nuk di asgjë për këtë punë!“
(Fund i Intermecos)
Të gjjitha takimet tona kishin të bënin, me brengën tonë, e sidomos të Xhavitit, për Partit legale politike të shqiptarëve, nën kushtet e reja të okupimit të vjetër, të Serbo – Jugosllavëve, të trevave shqiptare.
Xhaviti mendonte: ”se ato Parti udhëhiqeshin nga ca individë të dyshimtë dhe mediokër. Ai këtë gjë e pohonte, i nisur nga mendimi, se në radhët e tyre, ishin kyçur, siç thoshte ”Individ mosmirënjohës, të pabesë, hipokritë dhe tinëzarë” të cilët, për momentin duan të jenë në ballë të punëve… të punëve që nuk sjellin ndonjë rrezik ngaqë e lakmojnë fitimin dhe “famën” por në rastin më të parë, kur të shohin rrezikun, do ikin dhe do ta lënë popullin të vetmuar, në mëshirën e fatit dhe.. kur të vije ky moment ne duhet të jemi të përgatitur »…
Koha më vonë, këtij pohimi të Xhaviti, i dha të drejtë katërcipërore,,,
Xhaviti, vinte shpesh aty në lokal dhe qëndronte me orë të tëra… Vinte edhe për shkak se aty punonte një shok i tij, i ilegales dhe me të cilin ishin dënuar më herët, e ai ishte Agim Krasniqi… Meqë pamja e tij e jashtme zgjonte kureshtjen tek musafirët e lokalit, ai më kishte kërkuar, që nëse pyesnin, tu them që ky ishte një aktivist i Sindikatave të pavarura të Punëtorëve…
Dhe, për të qenë më bindës, një ditë erdhë dhe u prezentua në lokal si i tillë: ” Përfaqesues i Sindikatave të Pavarura…
Dhe me një qëndrim serioz më ftoj (e bëri me zë që të dëgjonin të tjertë) duke u prezentuar një herë si i “Sindikatës” dhe më pyeti se “çfarë të drejta u kisha siguruar punëtorëve?”
“Po tashti, meqë s’po funksionon asgjë, ngaqë është suprimuar çdo gjë, këta punojnë pa sigurime.”
Dhe pastaj i thërriste punëtorët (kamarierët) dhe i pyeste:
“Pronari, a po ua jep të drejtat? A po ju shfrytëzon? Rrogat i merrni me rregull? Detyrone me ua paguar sigurimet shëndetësore. Edhe unë, do t’vijë më shpesh për të shikuar, se mos ky (bënte me gisht nga unë) po ua shkel Juve, të drejtat e punëtorëve”…
Ata që punonin në lokal, ishin të gjithë pothuaj të radhëve të organizuara dhe e njihnin Xhavitin dhe bënin sikur po i binden që është përfaqësues i sindikatës…
Por Fabula ishte që “klientët e tjerë duke e parë, që ai vinte gati-gati për çdo ditë të mendonin, se ishte me të vërtetë përfaqesues i sindikatave…
7.
Për burgosjen e Xhavitit, u informova nga Ramadan Avdiu, dhe pas daljes së tij nga burgu, e ku unë gjendesha në Zvicër, nuk ishim takuar me Xhavitin, asnjëherë më…
Me shokët në Zvicër, kisha biseduar dhe u kisha thënë që: “Xhavitin është mirë, me e tërheq nga Kosova në Zvicër por ata arsyetonin se “s’ka nevoj sepse ai, Xhaviti pra, e ka mbajtë burgun dhe nuk paraqet shkallë rrezikshmërie, që të burgoset sërish… Por, unë duke e njohur përgatitjen e tij intelektuale, që nuk do të mund të ishte më e mangët se ajo e Ukshin Hotit, duke paraparë moshën, mendoja se UDB-a, në rrethanat e kohës nuk do ta linte rehat ngaqë për të, Xhaviti i lirë paraqiste rrezik të madh, në çdo kohë dhe çdo moment…
Ngjarjet e mavonshme mua më kishin dhënë të drejtë por jo edhe atyre që mendonin se s’ka nevoj, tani më, ta terhiqnim Xhavitin, nga Kosova në Zvicër…
Ky shkrim, i imi, modest, është një Requiem, i vogël për veprën e madhe, të Xhavit Hazirit!
Lavdi!

Total
0
Shares
3 comments
  1. Hey there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization?
    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good
    gains. If you know of any please share. Many thanks!

    You can read similar article here: Najlepszy sklep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura