Cyrih, 6 prill 2017: Ndeshja e futbollit Itali – Shqipëri, e luajtur në Palermo, si pasoj e një rebelimi të një grupi, i njohur me emrin Illyrian Elite, që vetën e identifikojnë si ULTRAS, ndaj politikës disfatiste të FSHF e që ndjekë kjo federat një servilizëm të skajshëm, karshi të tjerëve, zgjojë vëmendjen e opinionit të gjerë sportdashës dhe jo vetëm të sportdashësve por edhe të atyre që, sportin dhe futbollin e kanë si stacion ndërmjetës rreth qëllimeve dhe destinacionëve të tyre jetësore…
Menjëherë pas ndeshjës, shumë stacione Televizive, bënë emisione nga më të ndryshmet për Tifozerit dhe për ndeshjen e ndërprerë në Palermo, duke ftuar në studio akterë nga më të ndryshmët, me lidhje dhe pa lidhje, për t’folur për ndeshjën në fjalë, pa qenë akterë të gjithë asaj që ndodhi në Palermo.
Në Televizione të ndryshme, u thirrën për t’folur për ndeshjen në fjalë dhe tifozerin, ca « tifozë» mahalle dhe koti dhe nuk u ftuan, ata që ishin akterët kryesor të pyroshow të bërë në Palermo,grupi më ultras për momentin Illyrian Elite…
I mjerë ishte emisoni i Sokol Ballës, që fliste për Tifozerin dhe tifozët, që nderprenë ndeshjën- pa i ftuar akterët kryesor, në përballje me të tjerët sikurse që akoma më i mjerë ishte një emison i Agim Poshkës, me ca tifoz koti, fare koti dhe të cilët flisnin për veprën e bërë të një grupimi tjerë… Kjo i bije sikur të organizohet ndarja e çmimit OSKar për aktorin më të mirë dhe të ftohet për ta marrë çmimin, jo aktori por spektatori, i parë që e ka nxjerrë biletën për t’parë filmin e aktorit….
Por për opinionin futbolldashës dhe më shumë për ata që nuk kanë ndonjë interes për gjërat sportive, më lejoni që të sqarojë tërë rjedhat e ngjarjeve e të cilat i paraprinë asaj që ndodhi në Palermo…
Ndeshja Shqipëri – Serbi
Pas ndeshjes që u luajt në Beograd, e që për kë ishte një lojë që shqiptarëve u kthejë krenarin, ku u luajtë për jetë dhe vdekje kishte ardhë koha për ndeshjën e kthimit.
Natyrishtë që, askujt si shkonte ndërmend që të krijonte trazira në fushë ngaqë rasti për t’u kualifikuar për në EURO 2016 ishte më afër se kurrë më parë…
Por kjo ndeshje, tifozeris i shërbente që të organizonte një koreografi të paparë gjerë atëherë, me shpalosjen e simboleve tona kombëtare, Ngritjen e flamujve tanë kombëtarë e të cilët ishin të ndaluar në Beograd etj etj…
Por për befasin e të gjithëve, Federata Shqiptare e Futbollit në vendë që të kordinonte punët me tifozerin shqiptare, ata u kujdesen më shumë që tifozeria eventuale serbe, që do të gjendej në stadium, të ndjehej komode,,, Për me qenë ironia akoma më e madhe, FSHF dha urdhër dhe ndalojë përdorimin e çdo simboli kombëtar, përdorimin e çdo portreti të ndonjë tribuni popullor, përdorimin e flamurit kombëtar në masë… Gjatë tërë kohës, sa pritej fillimi i ndeshjes Shqipëri- Serbi nuk u lëshua as edhe një këngë shqipe por tërë kohën dëgjohej tek këndonte Xhenifer Lopez… Nja dy herë ka ndodhë që është lëshuar kënga « Kuq e zi jeti» dhe me zë tepër të ulët dhe nuk lejohej deri në fund por në gjysmë ndërpritej… Policia ishte jashtëzakonisht arrogante me Tifozet shqiptarë dhe atë pa dallim: në ishin të rritur, tifoz të të gjitha ngjyrave, gra dhe fëmijë…
Grupimi i njohur si TKZ, pjesë e së cilës isha dhe ishin pjestarët e IE sikur u pajtua lehtë me tërë këto masa. Kjo ishte përshtypja e parë… Burgosja e Ismail Morinës, pak para ndeshjës ishte kulminacioni! Pa fije turpi, ai arrestohet, me urdhër të federatës nga policia! Për hiq gjë ! Ose për të vetmën gjë : për t’u bërë qejfin serbëve…
EDI RAMA VIZITON NË PAUZË TË NDESHJES EKIPIN SERBË NË ZHVESHTORE
Dhe sikur e gjitha kjo të mos ishte e mjaftueshme, kryeministri i Shqipërisë, në pauzë të ndeshjes( pas përfundimit të pjesës së parë) shkon dhe viziton ekipin serbë , për pak minuta, në zhveshtore, me siguri duke i inkurajuar që « të luajnë sikur të ishin në shtëpi të tyre ! »
Dhe në faktë kushtet ishin krijuar që në Elbsasan, serbët të ndjeheshin sikur po luanin në shtëpi të tyre, teksa tifozave shqiptarë, kushtet u ishin krijuar, sikur të luhej ndeshja në Beograd…
Pas ndeshjes, një pjesë e Tifozëve mbrenda TKZ-es, që më vonë krijuan grupimin e tyre IE, të irituar me tërë ndodhin, kërkuan që të kemi një organizim pak më ndryshe, pak më ultras dhe pak më rebelor !
Tashti, meqë luhej ndeshja me Armenin dhe në rastë fitoreje Shqiperia kualifikohej, të rebeluarit mbrenda tifozerive, hë për hë, për shkakë të një suksesi të mundshëm historik, vendosen që të heshtin dhe të jenë në pritje të ndodhive…
Fati e deshi dhe Shqipëria fitoj dhe me këtë dukej se sjellja arrogante e FSHF dhe e policis në ndeshjen me Serbinë, do harrohen dhe do të mbetet në kujtes vetëm si një episod i keq…
FSHF me krijimin e FAN KLUBIT përçan Tifozerin!
Kualifikimi i Shqiperis në Europian do të duhej t’i shërbente Federatës, që të ulej në tavolinë me Tifozerin dhe të bëhej një plan se si të organizohemi sa më mirë për Europianin… Megjithëse ekzistonte TKZ-ja ( edhe pse me performances e saj në kohë të fundit shumë anëtar të saj nuk ishin të kënaqur) FSHF, për befasin e të gjithëve formon një farë FAN KLUBI me arsyetimin se këtë gjë po e kërkon UEFA… Arsyetim Banal!
Dhe, anëtar të këtij Fan KLubi do të beheshin të gjithë ata që do paguanin, kaq e kaq para vjetore për do farë karta, platin, të arta e t’zeza e qyfyre tjera…
Meqë Kryesia e TKZes, del me qëndrim që nuk do t’ket antarsim në këtë FAN KLUB, një pjesë e tyre në mënyrë ilegale nga anëtarsia dhe kryesia ishin bërë anëtar të këtij farë FAN KLUBI…
FORMIMI I ILLYRIAN ELITE
Duke e parë tërë këtë komedi, TKZ, FSHF me FAN KLUBIN, ca djem të rinjë futbolldashës dhe tifoz të çartun, tifoz që përpos që ishin pjesë e TKz-es, bënin pjesë edhe në Grupet Ultrase të Ultrasve të njohur si të atyre të Bajern Mynhenit, Të Juventusit, Dortmundit, Interit, Millanos, thërrasin për një takim në një qytez të Kantonit të Cyrihut dhe atë:
• Fillimishtë për të shqyrtuar përjashtimin e një anëtari të Kryesis së TKZ-ës, e që bazën e veprimit e kishte tek dega e TKz-es në Zvicër..
Në atë mbledhje pasi që u dëgjuan arsyetimet e përjashtimit nga anëtari në fjalë, tifozat e pranishëm në atë mbledhje morën vendim që t’i shkruhet një letër kryesis së TKZ-es, për të sqaruar rastin e përjashtimit, për të marrë një kontakt bisedimi me këtë grup dhe… Nëse ata këtë gjë s’do ta bëjnë, grupi do të merrë hapat e mëtutjeshëm të veprimit…
Për të treguar forcën, aty u dakordua që, në ndeshjen që do të luante KOmbëtarja e jonë, në Vien të Austris, grupi do të dilte me paraqitje të re, me logo të re dhe me performancë fare të re… Por nëse TKZ-ja do reagonte dhe do kërkonte takim do të shqyrtoheshin veprimet…
Grupi vendosi që të bëjë përgaditjen e duksave për këtë ndeshje, me mbishkrimin:» Mos e Prishni Shqipërin për të bërë pasurin- por Prishni Pasurin për ta bërë Shqipërin» si dhe në të djathtë portretin e Adem Jasharit dhe anën tjetër stemën e UçK-ës….
Deklaratën e dhënë për opinionin e gjerë se mori askush si serioze. Por performanca e tyre në Vien, ra në sy të të gjithëve.
Pas kësaj, ca menduan që ky grup mund të t’jetë sa për një ndeshje dhe kaq! Por nuk ishte ashtu!
Më 16 prill i gjithë grupi i Vienes, me ca përjashtime, sipas marrëveshjës së më hershme për një takim, në rastë se TKZ-ja nuk do të kërkonte të takohet me të pakënaqurit, do të mblidheshin në Zhenevë dhe do të diskutonin për formimin e grupit të ri, që do të përkrah kombëtaren shqiptare….
Këtu mund të themi që TKZ-ja sillet me një mospërfillje duke mos i marr si serioze paralajmerimet se, në rast se disa çështje nuk do të diskutohen dhe përmirsohen, grupi do të formohet!
Më 16 Prill, në Zhenevë, grupi mblidhet dhe pas gati një ditë të tërë konsultimesh( ku thirren me tel edhe përfaqesuesit e TKz-es por të cilët edhe me këtë rast sillen me injorancë) me votim të hapur vendoset të themelohet Grupi i ri i tifozeris dhe po atë ditë u emëruar me emrin: ILLYRIAN ELITE!
Votimi ishte teper demokratik ngaqë ishin dy propozime: njëra që të formohet grupi i ri dhe propozimi i dytë ishte që të vazhdohet si TKz-ë… Me vota 13 kunder 11 fiton opcioni për themelimin e grupit të ri dhe për t’vazhduar më tutje…
Meqë, fillimi i takimit dhe themelimit ishte përjashtimi i një anëtari nga TKZ-ja, e që ishte në kryesi të TKZ-es, vlen të theksohet se ai anëtar, nuk është pjesë e IE dhe nuk ishte as edhe një herë të vetme pjesë e IE-tes…
Grupi themelohet kryesishtë nga ultras të dëshmuar si të tillë duke qenë pjesë të ultrasve të tifozerive të ndryshme të klubeve të Europës si Bajernit, Juves, Barçes, Interit etj etj…
PROPAGANDAT NGA QENDRA TË CAKTUARA
Me tu paraqitur grupi me një koreografi pak më ndryshe, më ultras, në ndeshjet e radhës të Kombëtares në Luksemburg dhe Bergamo kundër Ukraines, nga ca qarqe të caktuara, filluan të dalin PROPAGANDA të llojit nga më të ndryshëm si; këta janë të federatës, se IE janë të Fan Klubit, se ata i përkrah Duka etj etj…
Por e vërteta ishte dhe është krejt e kundërta. IE si ultras që e njohin vetën, që në fillim u deklaruan që do të jenë pak më të ndryshëm në tribuna në krahasim me tifozerit e tjera dhe se nuk e njohin Fan Klubin… menjëherë me t’u formua IE, ata lëshuan një komunikatë për opinion ku thanë që « do të mirëpresin secilin grup të tifozerive, lokale, krahinore etj etj e të cilët e pranojn mentalitetit ultras të tifo grupit…
Në ndërkohë, Shqipëria ishte kualifikuar për Europian dhe, hë për hë, grupi vendos që të përkrahë Kombëtaren në Europian dhe po ashtu problemet me Federaten të prolongohen për më vonë, natyrishtë nëse ajo, Federata pra, në ndërkohë nuk do të reflektonte me veprimet e saja karshi tifozit shqiptarë… Propaganda e disa Tifo grupeve e të cilat kryeishtë janë të aferta me Federaten ishte se ky grup, Pra Illyrian Elite është i afërt me FSHF… Ndersa Afersia e Illyrian Elites me FSHF ishte po aqë e afërt sa mund të ishte e AFËRTË Uç K-ja me ushtrin okupatore apo sa mund të jetë i afërt ISIS me Vatikanin,,, Kaq…
Pas Kampionatit të Francës fillon kompeticioni i ri dhe grupi Illyrian Elite, me shpenzime gjithnjë vetanake, në ndeshjen kualifikuese Lihteshtajn – Shqipëria, pergadisin 5000 flamuj me ngjyra Kuq e Zi dhe në secilën ulëse, ku ishte sektori shqiptar të jetë një flamur i tillë…
Këtu, grupi tregoj fytyren e tij të ultrasve dhe treguan që nuk ka më shaka!
Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon me të vjetrën
Tashti, pas kualifikimit dhe performancës së mirë që patëm në EURO 2016, u shpresua që federata do të rishikonte sjelljen e saj ndaj tifozeris, kur ndeshjet të luhen mbrenda vendit; që federata do të disciplinonte policinë dhe do të kërkonte që për tifozin të tregohet një respektë në mos më shumë, së paku për aqë sa tregonin policit e vendeve tjera, kur luante Shqipëria si musafire…
Por, FSHF serish fillon të sillet me arrogancë ndaj Tifozit ; fillon serish ta ulë dinjitetin e tifozit ; fillon sërish të përdorë dhunën dhe nënçmimin ndaj tifozëve… Serish, në Shkodër dhe Elbasan, nuk lejohen rekvizitat me përmbajtje kombëtare, nuk lejohen flamujt me përmbajtje kombëtare, nuk lejohet harta e Shqipëris Etnike dhe shumë gjësenda tjera. E, për me qenë ironia më e madhe, nuk lejohet as TUpani( lodra, daullja) si rekviziti kryesor i secilës Tifozeri…
Që më shumë se 40 VITE, Tifozi i njohur Manolo nga Spanja, hynë në secilin stadion të botës me tupan dhe askush se ndalon… Ndërsa në Shqipëri, me urdhera të Federatës, Tifozëve u ndalohet kjo gjë dhe jo vetëm kjo gjë: por edhe manifestimi dhe paraqitja e tifozëve me koreografi kombëtare…
Kjo gjë vazhdoj në ndeshjen me Maqedoninë, në ndeshje me Spanjën në Shkodër ku policët silleshin me arrogancë dhe… kulminacioni u arrit në ndeshjën me IZRAELIN…
Shteti, Shqipëria okupohet për tre ditë nga shteti i Izraelit
Kulminacioni i injorances dhe arrogances nga ana e FSHF e arrin kulmin në ndeshjen Shqipëri- Izrael… Në faktë, ndeshja ishte caktuar të luhet në Shkodër nga ana e federatës dhe këtu ndodhë presedani… Izraelitët kërkojnë për shkaqe të « siguris» që vendi të zhvendoset nga Shkodra në Elbasan… Dhe para kësaj kërkese FSHF kapitullon dhe jo vetëm federata por edhe vet shteti… Në Shqipëri zbarkojn ushtarët Izraelit, policia Izraelite dhe sigurimi i fshehtë Izraelit…
Në Elbasan në vend të policis sonë kombëtare, kontrollat tani më i kryenin ushtarët Izraelit, të uniformuar me pancer gjerë në palcë… Në stadium, aty ku duhej të ishin tifozët, më parë ishin vendosur ushtarë izraelit me automatik… Dinjiteti i tifozit ishte nëpërkëmber pa fije turpi nga të gjitha strukturat e shtetit, nga FSHF dhe nga vet pjestarët e rendit kombëtar…
De fakto për aqë kohë sa do të duhej të zhvillohej ndeshja, para dhe pas saj, Shqiperia dhe Elbasani ishin nën kontrollin e shtetit Izraelit…
Tifozeria shqipëtare dhe ILLYRIAN ELITE, pas ndeshjes e thanë haptasi: për këtë fyerje dhe turp që na i bëtë, JU Federata Shqiptare e Futbollit shumë shpejt do të merrni një përgjigje nga Ne!
Ndeshja e radhës ishte ajo e caktuar nga federata Italiane e futbollit ndermejt Shqiperis dhe Italisë në Palermo… Italianët me qëllim kishin caktuar, që ndeshja të luhej në ishullin e Sicilis ngaqë shpresonin që në atë ishull, ku shkohet vetëm me Anije dhe Aeroplan, nuk do kishte shumë shqiptarë…
Palermo 18 mars 2016
Duke u nis nga shembulli i ndeshjes Shqipëri- Izrael, ku shteti shqipëtar dhe Federata Shqipëtare u dorëzuan dhe kapitulluan për tre ditë nga Izraelitët, a mund ta merrni me mendë sikur, ta zëmë Federata Shqiptare e Futbollit ti kërkonte simotres së saj italiane, që të ndërronte vendin e zhvillimit të lojës, se çfarë përgjigje do të merrnin nga italianët?!!!
Megjithëse Palermoja ishte jo shumë afër, çunat e Illyrian Elite por edhe të grupeve të tifozerive të tjera, ca me Anije duke bërë 20 orë rrugëtim, vetëm në një drejtim dhe ca të tjerë me aeroplan, zbarkuan në Palermo, në qytetin e Koza Nostres!
IE meqë tani më ishin identifikuar si ultras, ultrasit e palermos takohen me ta dhe vëjnë një miqësi të mirë sikurse edhe një lloj binjakizimi… Përgaditjet për t’ia dhënë përgjigjen FSHF ishin bërë megjithëse gjendja dhe situata në teren nuk ishte shumë e favorshme… Që nga mëngjezi, IE si grup, përcilleshin kudo nga Policia e palermos, me uniforma dhe pa to…
Megjithë rrezikun e madh që po merrnin mbi supe, ky grup, ngaqë pyroshow edhe mund të keqkuptohej nga vendasit, e të cilët, kur të fillonte përgjigjeja e grupit për FSHF, mund të ndodhte, që të keqkuptohej…
Ngjarjen e mëtutjeshme si dhe rjedhen mbrenda stadiumit tashmë e dini! Por ajo që nuk e dini ka të bëjë me policin e Palermos dhe të cilët meritojn një kompliment nga të gjithë tifozet shqiptarë…Me të përfundur performanca e Pyroshow-t, Në tribunë hynë njesia Speciale e Palermos, të cilët futën në rreth tifo Grupin Illyrian Elite dhe per asnjë moment, ata, policët pra, nuk i penguan që tifozet shqiptarë të mos e përkrahnin akoma kombëtaren e tyre… As edhe një polic nuk ka ndodhë që ta shtyjë ose ti hakërrehet një Tifozi… Po të ndodhte kjo gjë në Shqipëri, me urdhëra të FSHF do të kishim me siguri ca të vdekur… Me t’perfunduar loja, ne që na kishin futur në rreth, në dalje të tribunes, na prisnin policët civilë të Palermos, të cilët secilit nga ne i morën dhe i fotografuan dhe inçizuan kartat e identitetit, me kamerë, dhe pa shqetesimin ma të vogël, i lejonin që të vazhdonin rrugën e tyre… Dhe jo vetëm kaq por me autobus të qytetit, të gjithë ne na sollën në qendër të qytetit të Palermos pa shpenzimin tonë më të vogël…
E sa do të donim që edhe në Shqipëri të sillen me ne kështu pjestarët e rendit ! Në faktë në Shqipëri policia meriton respekt por nëse ajo merr urdhera nga Federata e Futbollit të Shqiperis që me ne të sillen keq, ajo zbaton urdherin…
Se si dhe çfarë bë federata e jonë e futbollit do të theksoj edhe këtë gjë :
« Në Palermo, në hyrje të stadiumit, ishin vë ca punonjës të Federates shqiptare dhe të cilët u sugjeronin policëve të Italis se cilat transparente t’na linin t’i fusnim mbrenda dhe cilat JO !
Absurd i llojit të vet ! Askund i parë dhe askund i dëgjuar????!!!!
Federata Shqiptare e futbollit e mori përgjigjen e paralajmeruar, fill pas ndeshjes me Izraelin…
DIGITALBI Filiala e FSHF
Fill pas ndeshjes, në një nga Picerit e qytetit të Palermos, s’bashku po darkonin Kryetari i FSHF Armando Duka dhe njerzit e Digitalbit( moderatoret)… Që digitalbi është filial e FSHF tashmë kjo gjë dihet por që do të shkonte aqë largë dhe t’i quante tifozet shqiptarë si serb kjo nuk ja ka marrë mendja askujt që do të mund të ndodhte!
Protesten e Illyrian Elites ndaj FSHF, ngaqë lejuan që shteti shqiptarë të kapitullonte për tre ditë nga Izraeli, ata e quajtën si sjellje nga « serbët dhe si serbët!»
Por, këta miqë të serbëve harruan që FSHF dhe DIGITALBi duke e dorezuar shtetin tek Izraeli për tre ditë s’kishin bërë asgjë më shumë as më pak se të njëjtën gjë që kishte bë ESAT Pashë TOPTANI kur donte t’i dorezonte Shqipërin serbëve!
EPILOGU
Ironia me qenë më e madhe, FSHF në vend që të ndalet, të mendohet dhe të logjikoj arsyeshëm, të nesërmën dolën me deklaratën pompoze që: « Perjetësishtë përjashtohet Grupi i tifozeve me emrin Illyrian Elite!»
Dhe gjuetia e shtrigave filloi; u bënë emisione që flisnin për atë që ndodhi në Palermo, grupime që s’kishin fare të bënin me atë që ndodhi në Palermo, kishin ftuar në emisione për të folur për Illyrian Elite duke e përjashtur IE nga paraqitja e fakteve të tyre dhe arsyetimin e tyre të një veprimi të tillë… Qëllimi ishte i hetueshëm: Të ngritet një lloj Inkuzicioni për këtë grup!
Por në faktë dalja e tyre në emisione të ndryshme, siç duket atyre iu kthye si bumerang, qoftë ai Duka, Shakohoxha, Bejleri ( që darkont eme Dukën në palermo) etj etj ngaqë fill pas kësaj propagande, në adres të IE erdhën me mijëra përkrahje dhe kërkesa për antarsime të reja…
Sa më shumë që dilnin grupe të disa « tifozqiqave» e të cilët mundoheshin të paraqesnin IE si gjoja, grup i federates për çudi FSHF nuk e përjashtoj përjetsishtë asnjë grup tjeter përpos IE… Por, në ndeshjen e radhës e që ishte kundër Bosnjës, Illyrian Elite serish ishin aty, do të jenë aty dhe askush s’mundet më t’i ndaloj dhe ti përjashtoj nga aty: ata janë me mentalitet ultras dhe kush e kupton këtë mentalitet e di edhe domethënjën e grupit dhe performancat dhe sakrificen e një ultrasi!
Illyrian Elite veprimin në stadiumin e Palermos e patën si Ultras të tifozeris në përkrahje të Komvbetares sonë shqiptare të futbollit kundrejt veprimeve, që FSHF e patë gjatë ndeshjes me Izraelin dhe Digitalbi, s’bashku me krijesen e vete, e që ishin veprime ala Esat pashë Toptjane!
Djaleria shqipëtare nuk lejon këso veprimesh dhe kurdo herë dhe sa herë e do nevoja do të reagoj si di dhe si mundet!
Mbi të gjitha është Shqipëria!