Cyrih, 28 mars 2017: I »nderuari» zt. Dritan Shakohoxha,
Në jetën time përjetova shumë fyerje dhe atë jo pse bëra diçka, për t’u ndjerë i fyer por për shkakun, që isha ndjerë dhe ndjehem akoma shqiptarë, e shumë krenar!
Ndeshja Itali- Shqipëri iku.
Si gjithëherë edhe kësaj here, ika për të përkrah kombëtaren time të zemrës, kombëtaren që më jep nderë dhe emër, kombëtaren që na bashkojë që të gjithë: qytet, fshat e malësi sikurse gegë e toskë për një Shqipëri…
Në Palermo, pas ndeshjës mora një telefonat dhe shumë mesazhe dhe që të gjitha kishin një emërues të përbashkët: Shakohoxha ka folur keq për JU, Shakohoxha tha se turpërohet nga Ju, Shakohoxha ju ka quajtë serbë e kështu me radhë…
NUk besova zotëri që ti do t’mundeshe të thoja diçka të tillë…
U ktheva në shtëpi dhe kërkova që të shoh dhe dëgjoj tërë lojën ngaqë doja të dëgjoja, me veshët e mij, atë që më thanë, që JU kishit thënë për ne, për Tifozët e Kombëtares shqiptare, për Illyrian Elite, për më besnikët e besnikëve të Kombëtares…
Ishte e tmershme ajo që ju thonit, ishte e tmershme ulurima e juaj në transmetim, ishte i tmerrshëm krahasimi që ju bënit…
Ti fyeje zotëri Shakohoxha NE, që për trimat e Kombëtares kuq e zi, mes zemrave të hapura të kombit, Krisht e Muhamed i bëmë bashkë… Mua m’u duk që atë natë edhe hëna kur ka dëgjuar fjalët e tuaja turpëruese, fyese dhe me fjalor të një komentatori sikur t’ishte nga Beogradi, është ndjerë e turpëruar ngaqë në tokë kishin zë vend fjalët e një komentatori, i cili në fund të fundit, nuk jep dhe s’ka dhënë asgjë për kombëtaren shqiptare të futbollit…
Por zoti Shakohoxha!
E di ti se përse shpërthyen ato flakadan në stadiumin e Palermos ? E di ti se çfarë u tha dhe përse u betua tifozeria pas ndeshjës me Izraelin, që ju së shpejti do mirrni një përgjigje të merituar nga ne…
Përse ti Shakohoxha, as edhe një herë të vetme se ngrite zërin kundër Federates Shqiptare të Futbollit, e cila sillet me ne Tifozet në mënyrë arrogane, mospërfillëse dhe në mënyrë fyese?
E di ti që në ndeshjet që Kombëtarja e jonë luajti në Elbasan dhe Shkodër, ne Tifozëve shqiptarë, na u shkel çdo e drejtë elementare, që i takon një Tifozi dhe jo vetëm kjo por na u shkel, përdhunua dhe nëpërkembë çdo dinjitet prej shqiptari; çdo ndjenjë kombëtare sikurse na u shkel në fund të fundit çdo e drejtë njerzore…
Në Elbasan dhe Shkodër, në disa nga ndeshjet e fundit, policia me urdhëra të FSHF, u soll me ne sikur të ishim kafshë dhe jo njerëz, na rrahën, na fyen, në pështynë…na morën nga duart çdo simbol me përmbajtje kombëtare dhe qe besa edhe ca nga ne na ngrehen zhagas nga hyrjet në stadium…
E di ti zoti Shakohoxha që në ndeshjet e fundit, në Elbasan dhe Shkodër, edhe gratë tona u fyen nga policët e angazhuar nga FSHF e të cilët fusnin duart aty ku duhet dhe aty ku s’duhet në sytë e burrave të tyre dhe në sytë e fëmijëve të tyre…
Pse ti zoti Shakohoxha, nuk e ngrite zërin asnjëherë për këtë dukuri të shëmtuar të instaluar nga FSHF-ja e që ka dhe kishte për qëllim që tifozin e kombëtares sonë ta xhvesh nga çdo krenari dhe nga çdo simbol kombëtar?…
Pse zoti Shakohoxha , pse? Pse nuk fole për këto dukuri ti? Ta them në shkrimin më poshtë se përse s’ke folur por më parë do t’i numëroj dhe ca mëkate të tjera të FSHF, të organizatorit dhe të tjerëve…
Në ndeshjet e fundit të Kombëtares që launte si vendase, ika në stadium për t’parë ndeshjet, me familje dhe çunin tim, policët e ndrydhen, e shtynë dhe e ulen në tokë gjatë kontrollit, ani pse ai vetëm 12 vjeç ishte… Po e përsëris zoti Shakohoxha: çuni im vetëm 12 i kishte…
-« O babi, këta po më shtrëngojn!»- klithi çuni im duke kthyer kokën nga unë dhe duke kërkuar ndihmën time.
Desha t’i ndihmoj por një polic më shau dhe më tha « shtyju tutje…
Po në cilin stadium të botës përjetoj këto gjëra zoti Shakohoxha? Në cilin vend të botës, jashtë Shqipëris përjetoj këto gjëra, duke mos qenë shqiptarë që i përjetoj në Shqipëri si shqipëtar!
Ti zoti Shakohoxha ke fyer sepse isha në stdium në Palermo sikur që jam në secilën ndeshje të kombëtares, një intelektual, shkrimtar, veprimtar të çështjes kombëtare, një tifoz që vrapon nga stadiumi në stadium që 40 vite në mbështjetje të kombëtares dhe të klubit tim të zemrës…
Po ti nuk na thua ne se përse, kur Kombëtarja e jonë e futbollit ka ndeshje mbrenda, policët sillen me ne sikur të jemi të huaj? Përse në ndeshjen me Serbinë, Maqedonin, Spanjën dhe kulminacionin e mbërriu në ndeshje me Izraelin?
Aty, në tribuna, ku vendin e ka tifozi me shallë e flamur, ju na i futët policët me automatik ! Përse ti Shakohoxha s’the asgjë për këto gjëra ? E di ti përse por se thua por do ta them unë zotëri…
U tham pas ndeshjes me Izraelin se së shpejti do ta mirreni Ju dhe FSHF një përgjigje nga ne, tifozet shqiptarë që në vazhdimësi na e fyet dinjitetin në këto pesë ndeshjet e fundit e që luajtëm në Shqipëri…
U tham :
« Në tribunën tonë nuk duam të shohim asnjë polic sepse si në çdo shtet europian tribuna është vetëm për tifoz… Të mos na i ndaloni futjen në stadium të banderolave, tupanit, megafonit dhe koreografit e tjera e të cilat më parë i deklarojm në federatë… Të mos ndalen tifogrupet lokale për të mbështetur kombëtaren…»
Zoti Shakohoxha në vend që t’na fyeje ne dhe t’na krahasoje me serbë do t’bëje mirë sikur të flisje për këto gjëra! Sikur të ngritje s’paku një herë zërin për sjelljet prej huliganësh që dërgon FSHF e të cilët në « Allianz Arena» në Elbasan dhe në « Loro Boriqi» në Shkodër, rrahën çunin tim 12 vjeçë dhe kush e di edhe ca çuna dhe nëna tjera, para dyerve të stadiumit?
Po, në Palermo shkuam për t’i dhënë një përgjigje federatës! Në Palermo ajo që bëmë ishte revoltë! Ishte protest! Ishte diçka ma shumë se revolt dhe protest!
Në Palermo populli italian në kuptoj! Nuk e kuptuan në fillim por me tu sqaruar që revolta ishte si përgjigje ndaj federates shqiptare të futbollit e mirëpriten. Të nesërmën kudo që shkuam si Illyrian Elite na pritën, me ushqime tradicionale dhe pije vendase… Kështu ishte në Piano degli Albanesi por edhe në CORLEONE ku vajtëm…
Në stadium, policia speciale e Palermos, erdhë dhe u soll me ne në mënyrë tepër të njerzishme ; askush nga ne nuk u arrestua dhe nuk u prek asnjë të vetmen herë me dorë… Pas ndeshjes na i sollën autobuset dhe na garnatuan transportin gjerë në qendër të Palermos…
Por ti zotëri , na ka fyer dhe na ke krahasur me serbët, Ti zoti Shakohoxha që shkon kur të duash në Beograd dhe s’të mungon fije floku : to zoti Shakohoxha që fill pas ndeshjes në Beograd, pas ca javësh ike atje dhe bëre një film dokumentar.. E këtu dalllojm zoti Shakohoxha sepse unë se kam luksin që ke ti, të lëviz nëpër territorin e Serbis ngaqë do burgosesha menjëherë…
Unë e ndjeva vetën krenar që isha në mesin e tifozëve të Illyrian Elite në Palermo, në Tribunen etyre dhe të cikët treguan një kultur dhe civilizim të dinjitetshëm.. Ata ndezen pirotekniken etyre si revolt ndaj politikes së FSHF dhe atë para këmbëve të tyre… Nuk i hodhën askund ! vet e thithnin tymin ! Një flakadan iku dhe fluturoi tek publiku italian por që ishte hedhur nga një sektor tjetër dhe kjo gjë shihet në kamera…
Por më lejoni të bëjë ca krahasime me ty zoti Shakohoxha ashtu siç bëre ti krahasime…
To zoti Shakohoxha në krahasim me ne që japim gjithçka për kombëtaren- merr PARA dhe ti punën tënde e bë për para !
Ti merr para zoti Shakohoxha gjoja për ta « dashur » kombëtaren teksa ne JAPIm PARA zoti Shakohoxha për ta përkrahur kombëtaren !
A nuk është dallim i madh kjo gjë ?
Në mes atij që JEP dhe në mes atij që MERR !
Ti zoti Shakohoxha edhe fanellat e DIGITALBIN kuq e zi je ti i bëre për të fituar materilaishtë teksa ne për t’i pasur ato dhamë materialishtë !
Përse nuk i shpërndatë falas zotëri !
Ti zoti Shakohoxha, për të të dëgjuar në transmetim shqiptarët se si i fyen ata, shqiptarët pra, merr para, teksa ata shqiptarët për të të dëgjuar ty japin para !
Televizioni ku ti punon u kërkon shqiptarëve para nëse duan ta shikojn ndeshjen e kombëtares teksa ne u paguajm udhetimin nëse duan të vijnë në stadium për ta shikuar !
Prandaj krahasimit me serbin merri për vete zoti Shakohoxha sepse ato më së miri dhe për shtati të shkoj Ty dhe jo ne tifozëve, që nëpër borë e nëpër shi, jemi gjithkund kuq e zi dhe në përkrahje të kombëtares…
Me nderime për ata që e lexojnë dhe pa kurrfarë «nderimi» për zotin D. Shakohoxha…