FATMIR BRAJSHORI: MBLEDHJA E KOLLARES (PRILL 1993) DHE NDALIMI I HASHIM THAҪIT NGA POLICIA SERBE!

Cyrih, 28. 03. 2016: Gjatë viteve të 90’ta, në Kosovë u formuan disa parti politike legale, të gjitha me bekimin e shtetit serb (përveç UNIKOMB’it) dhe të gjitha u rreshtuan, në të ashtuqujturën ‘Alternativa e Kosovës’. Meqë lufta në territorin e shtetit “jugosllav”, tashmë të kalbur – kishte filluar, kjo Alternativë në krye me LDK’në, i kishin vënë vetës për detyrë, që në emër të ‘paqës dhe durimit’, ta ndalnin çdo përgatitje për luftë!
Rezistenca thjeshtë ishte imagjinare, ndërsa pengesat ishin objektive dhe të qëllimshme.
Për këtë arsye Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës – LPRK’ja (në Mbledhjen e katërt e Përgjithshme /26-27 krrik 1993/ u emërtua LPK) thërretë Mbledhjen Konsultative në Kollare (prill 1993), ku si qëllim kryesor kishte Organizimin dhe Riorganizimin e saj, ngaqë ishte tradhtuar nga disa struktura udhëheqëse, të dala nga Mbledhja e tretë e Përgjithëshme, e mbajtur më 4 tetor 1991në fshatin Ujëmir – të Klinës.
Mbledhja Konsultative për riorganizim dhe rirreshtim të radhëve tona ishte e domosdoshme dhe e ngutshme, për faktin sepse, atëkohë ishin kryer disa aksione sporadike të ilegalës, si:
– vënja e dinamitit gjeneratorit të RTP,
– rrëzimi i dy shtyllave telefonike në aksin hekurudhor Prishtinë-Podujevë-Nish, e veçanërisht aksioni i cili në popull njihet, si:
– “vrasja e policëve serb te rampa e Gllogovcit”…
Ky organizim i ri na duhej si kurrënjëherë më parë, sepse në Kosovë dhe gjetiu në teren, ne nuk luftoheshim vetëm nga forcat e pushtuesit serb, por edhe nga partit legale “shqiptare”, që për flamurtarë kishin LDK’në…
Për Mbledhjen e Kollares kam shkruar edhe më herët, dhe ajo mbahet në mend për debate, sulme e akuza, gjithnjë në frymën e mënjanimit të gabimeve të së shkuarës dhe evitimin e tyre në emër të së ardhmes.

– Ahmet Haxhiu dhe Hashim Thaçi –

Meqë për akuzat, që iu bënë Behajdin Allaqit nga H.Thaçi në këtë mbledhje, kam shkruar jo vetëm unë por dhe të tjerët, me këtë rast për aq sa më kujtohet, vë në spikamë disa dromca çasti nga ky takim.
Gjatë punimeve të natës së parë, Ahmet Haxhiu ka bërë një diskutim me tone kritikuese. Ai kryesisht kritikoi punën e degës së LPRK’ës jashtë vendit, për neglizhencën e saj, jo vigjilencën dhe për mosreagimin e duhur karshi situatës në Kosovë. Kritikat e tij ishin aqë të ashpra, saqë në një moment – Abaz Gjuka, me nervoz i drejtohet:
– “Mjaftë tash se e teprove… nuk është krejt ashtu siç po thua!”
Ahmeti ia kthenë:
– “Kam qenë dhe ju kam parë… Tregonju këtyre të tjerëve, mua s’keni çka t’më thoni!”
***
Megjithatë në Mbledhje u formua Këshilli i Riorganizimit të LPRK’ës, i cili mori për detyrë që t’i vizitoj të gjitha rrethet e organizatës si dhe t’i bëjë përgatitjet për Mbledhjes e katërt të Përgjithshme.
Pas përfundimit të Mbledhjes pjesëmarrësit u shpërndanë sipas planit të paraparë. Ata që kishin ardhur nga mërgata morën rrugë për në Shqipëri, ndërsa ne të tjerët u shpërndamë nëpër shtëpitë e fshatarëve.
Unë me disa shokë pata fatin që të vendosem në konakun e Beqir Limanit (i cili më vonë do të bie heorikisht në luftë me sllavomaqedonasit). Ai na bëri një pritje vëllazërore, e cila nuk mund të harrohet dot kurrë. Kishte përgatitur një darkë, që zakonisht bëhet vetëm në raste të veçanta, në dasmë apo edhe në gëzime tjera familjare. Gjatë bisedës ai shtroi çështje jetike për kombin tonë, që për ne ishin mjaftë motivuese në realizimin e detyrave që i morëm në mbledhjen konsultative.
Gjatë bisedës, aty kah mesnata papritmas hyri në dhomë një çun i njomë, flokë bjondë, i lodhur në fytyrë dhe na përshëndeti.
– “Ky është çuni im Fatmiri, – na tha Beqiri – dhe ai duhet të jetë krenar që mbrëmë dhe sonte ka bërë roje gjerë sa ju mbanit mbledhjen!”
Beqiri krenohet me djalin, ndërsa ne krenoheshim me Beqirin – për mikëpritjen dhe burrininë e tij.
Duke e parë atë burrë shtatë shkurtër por, me zemër luani – isha i bindur se lirinë e kemi shumë afër….
Të nesërmen Beqiri na përcolli, dhe pas tre ditësh u ktheva në Prishtinë. Ato ditë meqë ishte festa e pashkëve, fqinjët e dinin se kisha qenë në Shqipëri, ngaqë për Festën e Pashkëve, është folur se Shqipëria dhe Maqedonia do t’i hapnin kufijtë.
Në kafiterinë tonë me emrin “Kodra” në Prishtinë, kur më pyesnin se si ishte në Shqipëri – u thoja, bukur si në asnjë vend tjetër të botës… Por kur më pyesnin, në cilin qytet isha – ju thoja në Elbasan, dhe nuk e dinin se isha në Mbledhjen e Kollares…
***
Për nevoja të ilegalës, në Vranjevc kishim marrë kafiterinë “Kodra” me qera dhe aty zhvillonim aktivitetin tonë… Vendi ishte shumë i përshtatshëm ngaqë kafiteria kishte dhomë përcjellëse, ku veçohej prej veprimtarisë ditore, dhe të organizuarit e jetës ilegale, herë – herë vinin aty dhe pyesnin për risit dhe hapat e mëtutjeshëm që duhej të merrnim… Natyrisht, aty nuk linim as edhe një material propagandistik apo edhe diçka tjetër… Por ay vend ishte edhe si vend takimi dhe vend informimi për militantët e radhëve të organizuara…
(Intermeco e vogël)
Në atë Kafe vinin shpeshë ilegalët e kohës ngaqë informatat vinin aty… Një mbrëmje më vije një shok i lagjes, i cili ishte fejuar para pak javësh, me një gocë nga Shkodra. Ai, posa ishte kthyer nga atje, me autobus nëpërmjet kufirit Maqedoni – Kosovë në Gllobogjic…
Ai më tha: “Fatmir në kufi në mes Maqedonisë dhe Kosovës, policia serbe, e ka zbrit nga autobusi, një shok tëndin dhe e ka marrë me vete”.
“Po cili ke ai, cili?, – e pyeta duke qenë mjaftë i shqetësuar.
“Nuk e di, – filloi të spjegoj ai dhe vazhdoj.” Ai të njihte ty mjaftë mirë sepse kur i tregova se ku banoj ai më pyeti:”A e njehë Fatmir Brajshorin? E, ai po të njihte ty, Danin, Shemin, Esatin, po ju njihte të gjithë juve…
„Po si dukej, përshkruama pak a shumë? »…
«Po ishte i gjatë, flokë zezë të kthyera anash, edhe mua ma dha një film të aparatit me e mbajt në xhep”.
«E ke filmin me vete» – e pyeta unë.
„Po, por me tha që mos t’ja jap askujt; as ty, as R.A. dhe askujt tjetër por të pres sepse, ai e dinte se ku është kafja dhe se do të vinte, një ditë, në Vranjevc, në kafe dhe pastaj do t’ja jepja serish atij atë filmin“…
Shokun tim të lagjes, nuk e ngave më megjithëse nga përshkrimi që ai bëri, e kisha idenë se cili mund të ishte, ai „shoku“, që e kishin zbritur policia kufitare serbe, në Gllobogjic dhe marrë me vete.
E kërkova urgjent R.A. por s’e gjeta… E kërkova edhe Xhavitin por po ashtu nuk e gjeta. Që të mirrnim masat ngaqë ishim në rrezik…
Të nesërmen në mbrëmje, nga ora 20°°, papritmas hyri në lokalin e Kafe „Kodrës“ H.TH. (Hashim Thaçi) dhe u befasova. U befasova ngaqë unë e dija, që ai ishte personi, që e kishin zbritur policët serb në kufirin Maqedoni – Serbi sipas përshkrimeve që më kishte bërë shoku i lagjes.
U përshendetëm dhe ai që të mos ngjallte dyshime tek mysafirët e tjerë, foli me një buzëqeshje:
„Kam ardhë me ngrënë qyfte se kam dëgjuar që këtu bëhen më mirë se në cilën do pjesë tjetër të qytetit“…
U ula me të në të njejtën tavolinë…
Më tha se i duhej ai shoku i lagjes sime për një punë…
Nuk ma tha cilën punë dhe nuk e pyeta, ani pse e dija…
E dërgova dikë që ta thërrasin E.C. dhe ai pas pak erdhi…
Ia dha filmin e aparatit fotografik… H.TH. hëngri dhe u largua…
Një ditë më vonë, tërë ngjarjen ia tregova Xhavit Hazirit..
„Çudi, tha. – „jo nuk di asgjë për këtë punë!“
(Fund i Intermecos)
(***)
_____________
FATMIR BRAJSHORI: DROMCA JETE ME XHAVIT HAZIRIN (QEMAL STAFA I KOHËS SONË)
https://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=4909

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura