FTESË PËR DEBAT PUBLIK ME PROKUROREN MERITA BINAJ – RUGOVA DHE POLICIN HETUES ARSIM THAÇI – LIDHUR ME RASTIN “PREVALLA”

Kryeinspektori i MMPH-së Bedri Halimi shpallet i pafajshëm për rastin “Prevalla”

FTESË PËR DEBAT PUBLIK ME PROKUROREN MERITA BINAJ – RUGOVA DHE POLICIN HETUES ARSIM THAÇI – LIDHUR ME RASTIN “PREVALLA”

Nga Bedri Halimi, Prishtinë 11 Korrik 2023

Ftesë publike për dialog

PROKURORJA MERITA BINAJ – RUGOVA, KAMPIONI I SHËMTISË SHPIRTËRORE, PROFESIONALE E INTELEKUALE

Për lëndën e Prevallës e kisha prokurore Merita Binaj Rugova.

Një njeri shumë e pa aftë profesinalisht.

Nuk ka fare lidhje me drejtësi.

Ama bash asnjë lidhje nuk e ka.

Pa le pastaj edhe të punojë në një institucion kredibil të quajtur Prokurori Speciale.

E ftoj publikisht për debat në cilindo medium që e zgjedh ajo.

Mund t’i marrë me vete të gjithë ata që e ndihmuan, sidomos policin hetues Arsim Thaçi.

Edhe të tjerë mund të marrë në përkrahje.

Këdo që e sheh të arsyeshme.

Gjykata Themelore – Departamenti Special më shpalli të pafajshëm.

Edhe gjykata e Apelit më shpalli të pafajshëm.

Por a duhet të mbaj dikush përgjegjësi, qoftë në Prokurori, qoftë në hetuesi, për këto poshtërsi?

A duhet që këta njerëz të vazhdojnë të punojnë në këto institucione, pra në Prokuri Speciale dhe në hetuesi?

A është ky veprim rreth meje kryerje e detyrës së tyre me sukses, apo me dështim?

Si duhet të trajtohet dështimi në kuadër të secilit institucion: me vlerësim pozitiv, me heshtje, apo me vlerësim negativ?

***

Ftesë e dytë publike për dialog

Ftesë publike për policin hetues Arsim Thaçi

Për rastin tim për Prevallën, si polic hetues u muar polici Arsim Thaçi, polic hetues në Policinë Hetuese të Prizrenit, i cili me këtë rast ka bërë shkelje ligjore nga qëllimi apo mosdija, për rastin tim në Prevallë.

1. Nga qëllimi nëse e ka bërë këtë, duhet ta thotë vetë ai: kush e shtyri ta bënte dhe përse e bëri këtë poshtërsi?

2. Kurse nga mosdija është fakti se, ky nuk i zhvilloi hetimet deri në fund, por shkoi deri në gjysmë të hetimeve. Prandaj u zhvillua procesi “Prevalla”. Qëllimisht nuk e ka njoftuar prokuroren se në këtë rast nuk ka të bëjë me vepër penale, por përkundrazi e ka dezinformuar prokuroren, se në këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale.

Dhe përgjigjen për këto padituri, dhe qëllime të tij, ia dha Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë si dhe Gjykata e Apelit – Departamenti Special në Prishtinë, duke më shpallur të pafajshëm.

Parashtrohet pyetja se a duhet të mbaj përgjegjësi hetuesi Arsim Thaçi për këtë dezinformim hetues, para organeve të drejtësisë?

Nëse ka far analize dhe argumentimi të zhvillimeve të rasteve hetuese, uroj që të merren më këtë rast. Nëse jo, do të merrem unë, po jo nga Arsim Thaçi, por duke filluar nga organet më të larta.

 E ftoj në debat publik edhe Arsim Thaçin në cilindo medium që ky dëshiron ta zgjedh, qoftë vetëm, qoftë me prokuroren Merita Binaj Rugova bashkë, e cila ka zbatuar hetimet e Arsim Thaçit në mënyrë automatike, në çdo gjë, duke ndërruar vetëm emrin e tij me emrin e saj.

____________

Shtojcë argumentuese

Kryeinspektori i MMPH-së dhe katër inspektorët e Prizrenit lirohen nga akuzat për korrupsion

https://telegrafi.com/kryeinspektori-mmph-se-dhe-kater-inspektoret-e-prizrenit-lirohen-nga-akuzat-per-korrupsion/

***

U arrestua me pompozitet, shpallet i pafajshëm kryeinspektori Bedri Halimi

https://zeri.info/kronika/445913/u-arrestua-me-pompozitet-shpallet-i-pafajshem-kryeinspektori-bedri-halimi/

***

Shpallet i pafajshëm kryeinspektori i MMPH, Bedri Halimi, nga akuzat për korrupsion në rastin ‘Prevalla

***

Lirohen nga akuzat kryeinspektori i MMPH-së dhe katër inspektorët e Prizrenit

__________________

Kush është Bedri Halimi

Bisedë – Bedri Halimi (TV Dielli)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura