GJOKË DABAJ: SITUATË SATIRIKE NË NJË DITË ZIE NË FRANCË: ‘SHUMËZO ME10’!

Durrës, 11. 01. 2015 – Në shkrimin tim, publikuar më 9 janar 2015 te „pashtriku.org“, pata shprehur konstatimin, që, në kohën tonë, SHTETI, marrë në përgjithësi, jo vetëm ai i Francës, ka dalë tashmë tërësisht JASHTË FUNKSIONIT të vet pozitiv. Ngjarja e Francës e vërtetoi tërësisht konstatimin tim, kaq të hidhur dhe kaq alarmues. Presidenti F.Holand nxori nëpër rrugët e Parisit dhe të krejt Francës 85 mijë policë. Për çfarë do të shërbenin ata 85 mijë policë?! Për të kapur 3 terroristë dhe 1 femër që i ndihmonte e që s’e kapën dot?!
***
PAMJA E PARË. (Presidenti F.Holand në zyrë. Hyn ministri i punëvet të brendshme.)
Ministri: Z.President, 3 terroristë islamikë kanë vrarë 12 njerëz!
F.Holand: Bllokoni rrugët dhe kapinini kriminelët!
Ministri: Si urdhëron! (Niset të dalë.)
F.Holand: Ndal! Sa forca do të nxjerrësh?! (Ministri rrudh supet.) Bête! Nxirr 80 mijë forca, që të lemerisen terroristët!
Ministri: Si urdhëron!
F.Holand: Ndal!.. Shtoji edhe 5 mijë forca speciale!
Ministri: Si urdhëron!
***
PAMJA E DYTË:
Ministri: Zoti President! Kemi të dhëna për 30 terroristë.
F.Holand: Ashtu?! 10 herë më shumë terriristë?!
Ministri: Po!
F.Holand: Nxirr edhe ti 10 herë më shumë forca! Nxirr 850 mijë policë!
Ministri: Si urdhëron!
***
PAMJA E TRETË:
Ministri: Zoti President! Nuk janë 30, por janë 300 terroristë!
F.Holand: Nxirr 8 milionë e 500 mijë policë nëpër rrugët e Francës!
Ministri: Si urdhëron!
***
PAMJA E KATËRT:
Ministri: Zoti President! Janë 3 mijë terroristë, të gatshëm për terror!
F.Holand: Nxirr policinë!
Ministri: Sa?!
F.Holand: Bête! Imbécile! Shumëzo me 10!
Ministri: Duhen 85 milionë policë! I gjithë shteti ynë ka vetëm 55 milionë banorë! Si të veproj?!
***


Kjo do të ishte faqja e parë e revistës Sharli Ebdo (Charlie Hebdo), që mendohet të dalë, me 1 milion ekzemplarë, të mërkurën, më 13 janar 2015. Rileximi shumë herë i tekstit të mësipërm, do të mund ta kthjellonte edhe lexuesin më të përgjumur të botës.
Në shkrimin tim, publikuar më 9 janar 2015 te „pashtriku.org“, pata shprehur konstatimin, që, në kohën tonë, SHTETI, marrë në përgjithësi, jo vetëm ai i Francës, ka dalë tashmë tërësisht JASHTË FUNKSIONIT të vet pozitiv. Ngjarja e Francës e vërtetoi tërësisht konstatimin tim, kaq të hidhur dhe kaq alarmues.
Presidenti F.Holand nxori nëpër rrugët e Parisit dhe të krejt Francës 85 mijë policë. Për çfarë do të shërbenin ata 85 mijë policë?! Për të kapur 3 terroristë dhe 1 femër që i ndihmonte e që s’e kapën dot?!
Pamja ishte më shumë se indinjuese. Policët, duke mos ditur ç’të bënin, grumbulloheshin rreth njëri-tjetrit, nga 10 e nga 15. Vinin vërdallë, me armët varur në sup ose me armët ndër duar, gjoja në pozicion përdorimi, pa pasur askënd përballë. Rrugët ishin bllokuar, mijëra makina qenë ndalur përgjatë autostradavet, helikopterët vërtiteshin nëpër qiell si kali nëpër lëmë, ndërsa vrasësit vazhdonin punët e tyre.
Një ndër pamjet më qesharake ishte, kur disa policë tentuan t’i ngjiteshin një të përpjete të gjelbëruar. Së pari, u ngjitën, 1 polic dhe 1 qen. Ata dolën në krye të pjerrësisë pa problem, por, kur policët e tjerë tentuan të bënin si shoku i tyre dhe si qeni, bari i shkelur u bë rrëshqitës. Niseshin, bënin 2 apo 3 hapa dhe rrëshqisnin. Pastaj niseshin prapë dhe prapë rrëshqisnin.
Njerëzit që i shikonin në ekranet e televizionevet, nuk mund të mos pyesnin veten, doemos të tronditur: A këta policë dashkan ta mbojnë Francën?! Ç’gjë ish më e rëndësishme për këtë turmë 85-mijëshe, veshur me uniformë: atdheu apo rroga?! Ta zëmë se s’ish primare rroga, por detyra! A ishin në gjendje ta kryenin detyrën të këtillë njerëz, që s’kalonin dot pa rrëshqitur as 5 metra lulishte?!
Ç’do të thoshte, vallë, Napoleon Bonaparti, përballë të tilla pamjesh të forcavet të armatosura franceze?! Me sa njerëz zbarkoi Napoleon Bonaparti nga Korsika, kur e mori për herë të dytë pushtetin në Francë?!
Ç’do t’i thoshte Gjeneral Sharl De Goli F.Holandit, kur të shihte nëpër rrugët e Francës 85 mijë njerëz, mobilizuar për të kapur vetëm 3 fanatikë, gjithsesi rrugëhumbur dhe jetëhumbur?!
Më thoni, tash: A është brenda funksionit të vet normal shteti i sotëm i francezëvet?!
Kur, për 3 terroristë, nxiren në rrugë 85 mijë ushtarakë, të armatosur gjer në dhëmbë, po për 3 mijë të tillë vrasës njerëzish, sa ushtarakë do t’i duheshin një të këtillë shteti, të shndërruar vajtimisht në një karikaturë?!
A kemi shpresa të shpëtojmë prej lloj-lloj terrorizmash me të këtillë shtete?!
***

Masakra në “Charlie Hebdo” e sajuar, eksperti amerikan sjell fakte rreth ngjarjes (Video)

 
Paris Hoax Shooting Blown Wide Open blood added later in wrong place 100% debunked as Fake

……………………………………………..

(Ilustrimet janë të pashtriku.org) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura