(Glob, 22. 07. 2012) – Përmes kësaj biografie tregohet aktiviteti në ilegale i Zafir Berishës dhe familjes së tij gjatë viteve ’80 -’90. Aktivizimi i tij në UÇK dhe më pas angazhimi në jetën politike.
Zafir Berisha u lind më 16 janar 1968 në fshatin Kushtrim (Billushë) të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa shkollimin e lartë në Gjakovë. Familja Berisha në përgjithësi, Zafiri dhe vëllezerit e tij në veçanti, shquhen per kontributin dhe sakrificën e tyre, për të drejtat kombëtare e nacionale të popullit shqiptarë . I frymëzuar dhe i nxitur nga vëllezërit e tij më të medhenj, Zafiri që në rininë e hershme, e fillon aktivitetin e vet kundër pushtuesit serbo – komunist. Në vitin 1981 bashkë me disa shokë shkroi parullën “Kosova Republikë”. Për aktivitetet e shumta, të ndërmarra kundër pushtuesit serbo-komunist të kohës, në tetor të vitit 1981, shërbimi sekret serb arreston dy vëllezërit e Zafirit, Shaniun dhe Sheradinin dhe i dënon me nga 3 vite burgim të rëndë, të cilat i vuajnë në burgjet më famkeqe të ish jugosllavisë, në Prizren, Gospiq, Shibenik, Goli-otok e Stara-Gradishk, ndërsa vetë Zafirin me dekret në emër të të ashtuquajturit vëllazërim-bashkimit jugosllav e përjashtojnë nga arsimi i detyrueshëm / fillor, ku i vijonte mësimet në klasën e shtatë.
Kushtrim, 1970: Vëllezërit Berisha – (Nga e majta) Mujadini, Zafiri, Shaniu (me motrën Elizabeta) dhe Sheradini.
……………………………..
Rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë jo të volitshme, burgosja e të rinjëve, gjendja sociale e rënduar e shumicës së popullit shqiptar në Kosovë, sidomos pas pranverës studentore të vitit 1981, Zafirin nuk e lënë të qetë, ai kishte braktisur lojërat e fëmijërisë dhe ishte vënë tërësisht në shërbim të lëvizjeve ilegale të kohës.
Në nëntor 1983, kur Zafiri ishte nxënës i shkollës së mesme dhe dy vëllëzërit e mëdhëj i kishte në burg, vëllau i tretë i tij Mujadini, në shenjë revolte dhe hakmarrje ndaj sistemit dogji flamurin jugosllav, pikërisht në kohën kur aktivistë të Lidhjes Komuniste Jugosllave (LKJ) organizonin ahengje në emër të vëllaznim-bashkimit për të lënë përshtypjen se në Kosovë nuk është duke ndodhur asgjë.
Arrestimi dhe dënimi me pesë muaj burg të rëndë i Mujadinit, ishte një goditje e rëndë për familjën Berisha dhe për vetë Zafirin, tashmë në moshën 15 vjeçare.
I mbetur përkohësisht vetëm, pa tre vëllëzërit e tij, të cilët ishin duke vuajtur “dënimet“ në burgjet e ish Jugosllavisë, por i ndihmuar dhe i mbështetur nga babai i tij, i cili gjendej në gurbet, nga nëna, motra dhe nga shokët dhe miqët e idealit, Zafiri, edhe pse në moshë shumë të re, e vazhdoj aktivitetin dhe veprimtarin e vetë kombëtare, shtëpia e tij vazhdoj edhe më tej të mbetet vendtakim i shokëve dhe i veprimtarëve të ilegales së kohës, nga e gjithë Kosova.
Gjatë vijimit të shkollimit të mesëm, në bashkveprim me shokë të tij, e zgjerojë gamën e aktivitetit kombëtar, organizoi shkruarjen e parollave kundër regjimit okupues serbo-jugosllav, shpërndarjen e trakteve nëpër shumë lokalitete të Komunës së Prizrenit, shpërndarjen e librave dhe shtypit të kohës që botohej në vende të ndryshme të Evropës, të cilat ishin të ndaluara nga regjimi.
Zafiri me shokët dhe shoqet e klasës.
…………………………………………………..
Tre vëllezërit e Zafirit , Shaniu, Sheradini dhe Mujedini, pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgjet në fund të vitit 1984, Zafirin e gjetën të burrnuar para kohe dhe të motivuar për vazhdimin e qëndresës për të drejtat nacionale e kombëtare të shqiptarëve.
Familja Berisha vazhdoi të mbetet në shënjestër të regjimit komunist dhe bashkpunëtoreve të tij , si familje e cila vazhdoi pa u lëkundur angazhimin për lirin e Kosovës. Kjo familje liridashëse dhe e pathyeshme u bastis me dhjetra herë nga forca të mëdha policore serbe, me motivacion për të kapur materiale luftarake dhe të shkruara, të cilat do të ishin shkas për arrestimin e Zafirit dhe vëllezërve të tij.
Në vitet 1984 / 1985 e në vazhdim, Zafiri tashmë ishte në krye të organizimeve ilegale në Regjionin e Prizrenit, në ball të shumë aksioneve dhe aktiviteteve të ndryshme kundër pushtetit komunist serb të kohës, por fal shkathtësisë dhe gjindshmërisë së tij forcat policore nuk arritën asnjëherë ta arrestojnë. Në pjesën e dytë të viteve 80-ta, ardhja në pushtet e Millosheviqit dhe forcave shoveniste serbe para rinisë ilegale shtroi detyra për një organizim dhe mobilizim më të madh të qytatarëve për liri dhe pavarësi.
Shpërthimi i protestave masovike në vitin 1988-1989 Zafirin dhe vëllezërit Berisha me shokët e ilegalës i gjenë në ballë të këtyre protestave, mirëpo i detyruar nga aparati shtetërorë serb, Zafiri dhunshëm dërgohet në Shëbimin Ushtarak Jugosllav, të cilin për 12 muaj e shërben në Slloveni. “Këtë shërbim” e shfrytzoi me mjeshtri për të mësuar përdorimin e armëve të lehta dhe të rënda, të cilat më vonë do t’i shërbenin shumë.
Kthimi nga Sllovenia, Zafirin tashmë 22 vjeçar e vënë në ballë të protestave kundër regjimit, të organizuara në Prizren, veçanërisht në lagjën Tusuz, ku për herë të parë me një fjalim drejtuar protestuesve në afërsi të spitalit të qytetit, kërkoi vendosmëri nga protestuesit dhe qytetarët, drejt realizimit të synimeve shekullore të popullit shqipëtar në Kosovë.
Prizren, 1989: Pamje nga protestat në lagjen Tusuz…
……………………………………………..
Në fillim të viteve 90-ta, ishte koha kur në skenën publike të Kosovës kishin lindur disa subjekte politike dhe në anën tjetër edhe me shumë u shtronte nevoja për organizim të mirëfillt të ilegales, Zafiri, formalisht ishte aktivist i Partisë Parlamentare të Kosovës, ndërsa në anën tjetër angazhimi i tij kryesorë ishte i përqëndruar në forcimin e lëvizjes popullore dhe bashkimin e të gjithë veprimtarëve te ilegalës për një organizim ushtarak.
Në 1991-92 regjimi i Serbisë i instaluar në Kosovë, filloi haptazi t’i armatoste qytetarët e moshës madhore serbe, në anën tjetër lufta veç kishte shpërthyer nëpër disa ish republika jugosllave, në këtë kohë shumë djem të Kosovës u kthenin në arkivole nga Armata ish Jugosllave, gjithashtu ndodhi helmimi masovik i nxënësve shqiptar anë e kënd Kosovës, rrjedhimisht edhe në Prizren.
Ishte koha e organizimit dhe mobilizimit të përgjithshëm të shqiptarëve në Kosovë, për t’i dhënë goditjen përfundimtare dhe dërmuese pushtuesit serbosllav në Kosovë. Zafiri me shokë i mbështetur edhe nga vëllezërit e tij, në shtator të vitit 90-të organizoi tribunën politike me temën Kosova DJE SOT DHE NESËR, ku para qindra të pranishmëve në këtë tribunë, një ligjeratë e mbajti filozofi dhe intelektuali i madh profesor Ukshin Hoti, i cili përcolli mesazhe të qarta për të pranishmit se cilën rrugë duhet ndjekur për çlirimin e Kosovës.
Kushtrim, shtator 1991: Ukshin Hoti në tribunën politike: “Kosova, dje, sot dhe nesër”.
…………………………………….
Arrestimet e veprimtarëve të ilegalës anë e kënd Kosovës, Zafirin me shokë, në mesin e të cilëve edhe dy Herojtë e Kosovës: Xhevat Berisha dhe Ismail Kryeziu, e motivuan në fuqizimin e veprimtarisë praktike të ilegalës rreth organizmit ushtarak, konkretisht në fund të vitit 1991 në një takim ilegal në praninë e 70 veprimtarëve në lagjën Tusuz të Prizrenit organizojnë Këshillin e Vetmbrojtjes, ku përfaqësoheshin 17 fshatra dhe lagje të rëndësishme të qytetit, organizmim ky që do t’i paraprijë organizimit të celulave të para të UҪK-së.
Në janar 1992, pasi forcat serbe sulmuan familjen legjendare Jasharaj në Prekaz, Zafiri meqë vepronte në kufirin shqiptaro-shqiptar, në rrethana shumë të rënda me ndihmën e vëllezërve dhe shokëve ia siguroi kalimin ilegal për në Shqipëri Rifat Jasharit (vëllait të madh të Adem Jasharit), por edhe të shumë veprimtarëve të kohës.
Lëvizja e Zafirit më shokë drejtë Shqipërisë, për tu furnizuar me armatim dhe përgatitja e rinisë për përdorimin e armëve nuk mbeti pa u vërjtur nga forcat e armikut. Zafiri dhe familja e tij vazhdonin të ishin nën vëzhgimin e vazhdushëm policor e ushtarak serb. Në korrik 1993 forca të mëdha policore rrethojnë dhe bastisin familjen Berisha në Prizren, arrestojne vëllaun e tij Sheradinin, ndërsa Zafiri, detyrohet të kaloj në ilegalitet të thellë.
Më 23 korrik 1993 tashmë Zafiri dhe shokët e tij të armatosur mirë, sulmojnë stacionin policor të forcave serbe në Prizren, aksion ky i cili tronditi pushtetin serb dhe nga shtypi i kohës u cilësua nga aksionet e para të armatosura kundër okupatorit serb në Kosovë.
Nga rrethanat që u krijuan atëbotë, Zafiri, tashmë i ndjekur nga forcat okupuese serbe, kaloi në Shqipëri dhe në disa vende të perëndimit, ku u njohë dhe bashkveproj me shumë patriot shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci.
Përmes vëllaut të tij Shaniut, Zafiri bashkveproj me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UҪK-së dhe në janar të vitit 1997 udhëtoi nga përëndimi në Shqipëri, për tu takuar me shokë dhe veprimtar të Regjionit të Prizrenit, për një organizimin nën hirarkinë e UҪK-së.
Rrethanat e krijuara politike dhe luftarake në Kosovë, rënja heroike e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut (më 31 janar 1997), arrestimet dhe burgosjet e shumë luftëtarëve të UҪK-së, shtruan detyrën urgjente për një organizim të përshpejtuar dhe në shtator të 97-ës Zafiri me ndihmën e vëllezërve (Shaniut dhe Sheradinit) si dhe miqëve e shokëve të shumtë, solli kontigjentin e parë më të madh të armatimit në atë kohë në duart e njësitit të UҪK-së, i cili udhëheqej nga Xhevat Berisha.
Më 28 shkurt 1998 kur forcat serbe kishin sulmuar njësitet e UҪK-së në Drenicë, pikërisht atë ditë kishin rrethuar edhe lagjën Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat ushtarake e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e UҪK-së, në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.
Herojtë e Kombit: Seladin Berisha, Remzi Ademaj dhe Xhevat Berisha.
…………………………………………….
Në mëngjesin e kësaj dite Zafiri (i cili gjendej në Gjermani) njoftohet përmes telefonit nga një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm për zhvillimet në lagjen Tusuz, dhe ndërkohë përmes lidhjeve të veçanta kontaktoj drejtëpërdrejt me veprimtarët e kësaj lagje dhe u njoftua më hollësisht për zhvillimet që ndodhnën në mëngjesin e 28 shkurtit të 1998-ës.
Arrestimi i Xhevatit me shokë, ishte goditje e madhe për Zafirin dhe organizimin e UҪK-së, në këtë pjesë të Kosovës. Ai, në mungesë të dokumenteve personale për të udhëtuar në Shqipëri, më 8 prill 1998 e dërgoi vëllain e tij Shaniun, në drejtim të Shqipërisë, për tu takuar me shokët nga Prizreni, që i kishin shpëtuar arrestimeve. Gjatë këtij udhëtimi Shaniu solli në Shqipëri (për tu dërguar në Kosovë) rreth 30 mijë emblema të UҪK-së, të cilat me shumë nderë dhe krenari do t’i bartin djemt dhe vajzat që kishin rrokur armët për lirinë e Kosovës. Këto emblema ishin siguruar nga Sheradini, vëllai i Zafirit, të cilat me financimin e Fondit “Vendlindja Thërret” ishin punuar në mars të vitit 1998 në qytetin Kahl/Main të Gjermanisë, në Firmën “MONO – Qiuck”.
Gjermani – Ludwigsburg, 1998: Vëllezërit Shani, Sheradin, Zafir Berisha dhe Ismet Badallaj. Në këtë takim përcaktohen veprimet e mëtutjeshme për financimin dhe rritën e UҪK-së në rajonin e Prizrenit, pas burgosjes së drejtuesit të njësitit të UҪK-së Xhevat Berisha me katër anëtarë tjerë të këtij njësiti.
………………………………………………
Emblemat e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës:
Këto emblema të UҪK’së janë punuar në mars të vitit 1998 në qytetin KAHL/Main të Gjermanisë, në Firmën “MONO – Qiuck”. Me këtë rast janë punuar: 3000 copë të formatit 95X70 mm dhe 3000 copë të formatit 50X45mm. Më 8 prill 1998 (ditë e mërkure) këto emblema janë dërguar në Shqipëri nga veprimtarët e LPK-së SH.B dhe M.K, dhe ia kanë dorëzuar anëtarëve të SHP të UҪK-së, XH.H dhe A.SH, për t’i futur në Kosovë.
……………………………………………………………..
Shaniu, pas kthimit në Gjermani e njoftoi Zafirin në detaje për të gjitha rrjedhat e fillimit të luftës në Kosovë, kështu që në fillim të muajit maj1998 nga Amsterdami Zafiri, udhëtoi për në Tiranë, ku për dy ditë rresht takoi anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe eprorë të lartë ushtarak, mori disa udhëzime dhe bashkë me Dëshmorin e Kombit Agim Shala që kishte ardhur nga Italia dhe shokë të tjerë hynë në Kosovë dhe u vendosën në tevën e Vërrinit, saktësisht në malet e Jeshkovës.
Fillimisht takoi shokët e vjetër dhe familjarët e tij, u njoftua rreth gjendjes dhe pozicioneve të forcave serbe në Komunën e Prizrenit. Në kuadër të këtyre takimeve në fshatin Lez takoi Dëshmorin e Kombit Selajdin Berishën, i cili pas arrestimeve që kishin ndodhur më parë në lagjen Tusuz, kishte dalur në malet e Lezit, me gjithë armatimin të cilin e kishte patur në dispozicion dhe ishte mbështetur fuqishëm edhe nga rinia e këtij fshati.
Zafir Berisha
………………………………………………………
Në mesin e muajit maj, njësitet tashmë të konsuliduara të UҪK-së, në Komunën e Prizrenit filluan të dërgojnë për armatim grupe të mëdha të ushtarëve të UҪK-së përmes bjeshkëve të Koretnikut – Pikllima. Meqë UҪK-së në Prizren, filluan t’i bashkangjiten vullnetarisht shumë djem dhe vajza, para Zafirit dhe shokëve të tij lindi nevoja urgjente që në koordinim me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, kanali për furnizim i UҪK-së nga Shqipëria, të bëhet më i organizuar, dhe për këtë detyrë thelbësore në Bjeshkët e Koretnikut – Pëbregut u autorizua vëllau i Zafirit, Shaniu.
Dalja e Xhevatit nga burgu më 28 maj dhe ardhja e shumë shokëve të tjerë nga përendimi, para njësive të UҪK-së shtroji detyra të reja, për një organizim të mirëfillt ushtarak, më 10 qershor 98 në takimin që u mbajt në shtëpinë e Zafirit në fshatin Billushë (Kushtrim) u ndanë përgjegjësitë organizative të Shtabit lokal të UҪK-së, për të vazhduar edhe me disa mbledhje të rëndësishme në fshatin Lez, Malësi e Vrrinit (Lybeqev), Arbëri (Leskovec), për të vendosur në këto takime, që njësitet e UCK-së – Petritat të udhëhiqen nga veprimtari i madh i çështjes kombëtare Remzi Ademaj – tani Hero i Kombit.
Shtëpia e vëllezërve Berisha në Kushtrim (ish’Billushë) ku u mbajt mbledhja e parë për konsolidimin e strukturave të UҪK-së…
…………………………………………
Në pjesën e dytë të qershorit njësitet e UҪK-së, duke udhëtuar për armatim drejtë bjeshkëve të Koretnikut, ranë në pritë të forcave serbe, me ç’rast u krijuan rrethanat e reja të cilat e detyruan Shtabin e UҪK-së në Prizren, që 8 fshatrat t’i shpallë zonë të lirë të UҪK-së, për të cilën Zafiri së bashku me Heroin Ismail Kryeziun dhe shokët e tjerë udhëtojnë për në Drenicë, për t’i njoftuar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UҪK-së, për zhvillimet luftarake në Komunën e Prizrenit, më ç’rast në Prizren vjen njëri nga anëtarët e Shtabit Operativ të UҪK-së, i cili inspekton pozicionet e UҪK-së dhe në Jeshkovë vendoset Shtabi Lokal i UҪK-së për Prizrenin, paraardhëse e Shtabit të Brigadës 125 të UҪK-së.
Lëvizjet e Zafirit dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit përcilleshin në vazhdimësi nga focat serbe dhe bashkëpuntorët e tyre, dhe më 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që ishte ndërmarrë jashtë zonës së lirë, Zafiri, bie në pritë të forcave serbe dhe pas afro 4 orë luftimesh forcat serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen.
Zafir Berisha në Kushtrim, qershor 1998.
………………………………………….
Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djemë e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës. Në këtë betejë Zafiri më një pjesë të Policisë Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushë) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritën t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruan këto forca, që në panik dhe me humbje të shumta të ikin drejtë Prizrenit.
Në këtë kohë Zafiri, ndonëse u bë sinonim i qëndresës luftarake, forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që më çdo kusht ta likuidonin atë, duke ngritur kurthe e prita të ndryshme të cilat falë shkathtësisë së tij u treguan të pa suksesshme.
Në kuadër të këtyre orvatjeve, forcat serbe disa herë sulmuan nga largësia me armatim të rëndë dhe snajper vendndodhjet e supozuara të Zafirit, dhe në një rast në përpjekje për ta likuduar atë, vran fëmiun Idriz Ramadan Krasniqin, në qendër të fshatit Kushtrim.
Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e UҪK-së, me qëllim të eleminimit të luftëtarëve të lirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK-së, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme.
Më 15 gusht 1998, rrugës duke u kthyer nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandanti Remzi Ademaj i cili shoqërohej nga Heroi i Kombit Xhevat Berisha, në udhëkryqin e Nashecit bie në pritë të forcave serbe, me ç’rast bije heroikisht Komandanti Remzi Ademaj, ndërsa Komandanti Xhevat Berisha së bashku me dy luftëtarë të tjerë arriti të shpërthej pritën.
Më 16 gusht 1998 në Malësi të Vrrinit me nderime të larta ushtarake u varros Heroi i Kombit Remzi Ademaj-Petriti, ndërsa ushtarët e UҪK-së u betuan para varrit të tij, se luftën për liri të Kosovës, do ta vazhdojnë deri në fund.
Më 16 gusht 1998, Komandan Remzi Ademaj – Petriti, varroset me nderime të larta në Malësi të Vrrinit (ish’Lybeçevë).
……………………………..
Shtabi i Brigatës 125 që tashmë udhëhiqej nga luftëtari i madh Ekrem Rexha – Drini, mori vendime të rëndësishmë për shtrirjen e UҪK-së edhe në rajonin e Opojës, mirëpo forcat serbe me makineri të rëndë luftarake më 31 gusht 1998 rrethojnë 8 fshatrat e Komunës së Prizrenit në rajonin e Vrrinit, pikërisht në mëngjesin e hershëm të 1 shtatorit filloi beteja për liri a vdekje, beteja më e madhe që ishte zhvilluar ndonjëherë në Komunën e Prizrenit.
Luftimet zgjatën 4 ditë rresht, në të gjitha vijat e frontit, pas një qëndrese titanike përballë makinerisë së rëndë ushtarake dhe mijëra forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe bien në fushëbetejë 27 Dëshmorë, në mesin e të cilëve Komandanti i ZKZ Xhevat Berisha, komandanti i Policisë Ushtarake Selajdin Berisha, komandanti i Njësisë Speciale Agim Shala dhe shumë luftëtarë të dëshmuar. Forcat serbe në këtë betejë shkatërruan tërësisht me artileri të rëndë dhe me këmbësori, katër fshatra të kësaj zone dhe pjesërisht 4 fshatra tjerë, vranë mbi 20 civilë në mësin e të cileve pleq, gra dhe fëmijë.
Zafiri, në këtë bëtejë me njësitin e vet, në malet e Billushës qëndroi i pathyeshëm, deri në fund të betejës, pasi u njoftua për rënien e shumë shokëve në vijat e frontit, pas përfundimit të betejës u tërhoq në drejtim të fshatit Kobajë, ku fillimisht u takua me disa anëtarë të Shtabit të Brigadës 125, bën analizën e betejës dhe morën vendimin për vazhdimin e luftës për liri.
Zafiri, për një kohë qëndroi në Shqipëri, ku një pjesë e bashkëluftëtarëve të tij, bënë përgatitje intensive me ushtarakët më të mirë, që i vuri në dispozicion të UҪK-së, legjenda e gjallë e luftës në Kosovë Gjeneral Kudusi Lama. Ky njësit u përgatit për një luftë guerile, që do të zbatohej në praktikë, në vazhdimin e luftës, në mesin e të cilëve ishte edhe dëshmori i Kombit Hysen Rexhepi.
Zafir Berisha, gjatë kësaj përiudhe studioj në hollësi metodat e luftës guerile vietnameze dhe tre shtyllat bazë të luftës së Qegevarës, të cilat do t’i vë në jetë në vazhdimin e luftës duke i përshtatur të njëjtat me kushtet dhe rrethanat e Luftës në Kosovë.
Renia e heroit të Kombit Mujë Krasniqi dhe shumë Dëshmorëve të Kombit në Pashtrik në 14 dhjetor ’98, dhe ngjarja dramatike që ndodhi në 29 janar të 99-ës në Rugovë të Hasit, shtroi nevojën para Zafirit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që të gjejnë shtigje të reja për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Për këtë Zafiri për një kohë të gjatë hulumtoi kanalin e mëhershëm në Bjeshkët e Koretnikut-Pikllima. Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës së madhe, Zafiri qëndroi një kohë të gjatë në vëzhgim të kufirit shqiptaro-shqiptarë dhe pas disa orvatjeve, ne fillim të marsit 99, mbi një fushë të minuar, me një mot tejet të vështirë, me borë të madhe, mbi 2 metër, e cila kishte mbuluar minat e vendosura nga forcat serbe, duke rrezikuar jetën e tij dhe të shokëve, theu kufirin dhe hyri në Kosovë, përkundër sygjerimeve nga disa miqë të tij, se nuk është koha e përshtatshme për një veprim te tillë, për shkak të zhvillimeve politike që zhvilloheshin në Rambuje, por përgjigja e Zafirit ishe: “Pavarësisht se ç’do të ndodhë në Konferencën e Rambujesë, unë gjallë a vdekur në Kosovë do të hy.”
Hyrja e Njësitit të UҪK-së në krye me Zafir Berishën në Kosovë, (Koretnik, shkurt 1999).
………………………………
Më 11 mars 1999, në kohën kur Zafiri ishte duke u kthyer në rajonin e Prizrenit, forcat serbe kishin marrë një ofenzivë të ashpër kundër njësisë speciale të Brigades 125 të UҪK-së, në Jeshkovë, me ç’ rast në fushëbetej heroikisht kishte rënë njëri nga bashkëluftëtarët e ditëve të para të Zafirit, Hysen Rexhepi dhe 10 luftëtarë tjerë të UҪK-së.
Zafiri, humbjen e shokëvë në Betejën e 11 marsit 1999, e shëndrroi në forcë, duke vazhduar me njësitin e tij tashmë të përgatitur mirë, t’i riorganizoj njësitet e UҪK-së, në rajonion e Vrrinit. 24 marsi i 99-ës (fillimi i bombardimeve të NATO-së) Zafirin, e gjen në lagjën Tusuz të Prizrenit, në ato momente tepër dramatike për qytetarët dhe për vetë Kosovën Zafiri, doli nëpër lagje dhe bisedoi me qytetarë për t’i mbështetur dhe sqaruar ata, se ky është fillimi i fundit i regjimit fashist të Serbisë në Kosovë.
Deportimi masiv i qytetarëve shqiptar për Shqipëri, masakrat që ndodhnin anë e kënd Kosovës, veçanërisht në anadrini, intensifikoj edhe më shumë përpjekjet e Zafirit dhe bashkluftëtarëve të tij, për t’i dhënë armikut shekullor grushtin përfundimtarë.
Në një nga faqet e ditarit të tij të luftës, Zafiri do të shkruante, 28 marsi i vitit 1999, ishte nga ditët më të rënda për ne luftëtarët e lirisë, atë ditë Bajrami, në orët e hershme të mëngjezit, mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit, me urdhër të forcave policore – ushtarake serbe, dhunshëm dhe nën kërcimin e vazhdushëm u deportuan në Shqipëri, Zafiri me shokë, do të gjej nëpër shumë shtëpi të fshatrave të Vrrinit sofra të cilat ishin shtruar dhe përgatitur për sillën e Bajramit, por mjerisht të zbrasta, pa njerëz, këto skena ishte shumë tronditëse për luftëtarët e UҪK-së, por në anën edhe më shumë rritën besimin se dita e lirisë, fal luftës heroike dhe të guximshme të UÇK-së, po afron gjithënjë e më shumë.
Zafiri, me bashkluftëtarët e tij tanimë operonte në kushte të reja luftarake, nga ajri bombardonte NATO dhe në tokë aplikohej lufta guerile për të cilën ishin përgatitur ai dhe bashkluftëtarët e tij.
Gjatë muajit mars – maj dhe në fillim të qershorit të vitit 1999, njësitet e UҪK-së, në rajonin e Vrrinit, tashmë të ndara në dy grupe, njëra nën udhëheqjen e Zafirit dhe tjetra të Samedin Xhezahiri – Hoxha, morën shumë aksione guerile ndaj forcave policore-ushtarake serbe, duke i shkaktuar atyre humbje të mëdha në njerëz dhe makineri.
……………………………………………………….
Prizren – Vrri, (mars – qershor 1999): Njësitet e UҪK-së të drejtuar
nga Zafir Berisha dhe Samidin Xhezairi – Hoxha.
………………………………………….
……………………………………
………………………………………
…………………………………..
……………………………………..
……………………………………..
Gjatë kësaj kohe edhe pse i lënduar Zafiri, me bashkëluftëtarët asnjëherë nuk i ndali sulmet ndaj forcave serbe, të cilat në pamundësi për t’u përballur me sulmet e rrufeshme të UҪK-së, u hakmorrën ndaj popullatës civile, fillimisht në Hoqë të Qytetit e më pastaj më 26 maj 1999 masakruan banorët e lagjës Tusuz.
Njësitet e UҪK-së me luftën e tyre të sukseshme dhe bombardimet e aviacionit të NATO-së filluan t’i dërmojnë forcat serbe, në të gjitha pozicionet, fundi i luftës po afrohej, njësitet e UҪK-së të Brigades 125 që vepronin në Regjionin e Prizrenit nisen t’i bashkërendojnë aktivitetet luftarake, për çlirimin përfundimtarë të Prizrenit: Nga malet e Kabashit në fillim të qershorit të vitit 1999 në zonën e Vrrinit kalon edhe komandanti i brigadës 125, për t’i bashkërenduar operacionet me dy grupet guerile që vepronin në këtë rajon.
Më 10 qershor 1999, kur kasapi i Ballkanit, Millosheviq, pranoi kapitullimin dhe largimin definitiv të forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, në malet e Vrrinit valoi flamuri shqiptar, një pjesë e ushtarëve të UҪK-së tashmë ishin futur në disa lagje të Prizrenit, Zafiri me bashkluftëtarë deminonte shtëpitë nëpër fshatrat e Vrrinit të cilat ishin minuar, në ikje nga forcat serbe.
Më 12 qershor rreth orës 24,00 Prizreni nisi të frymon lirshëm, forcat e UҪK-së dhe të NATO-së, tashmë kontrollonin tërësisht qytetin e Prizrenit, qytetarët e tij filluan të festonin.
Zafiri, që në ditët e para të çlirimit, filloj të përballej me sfida të reja dhe aspak të lehta. Si shef i Shtabit të Brigadës 125, u mor me transformimin e UҪK-së, në TMK. Detyrën e Shefit të Shtabit të Brigadës 125 e ushtroi deri më 15 shtator 1999, kur u demobilizua, për ta lënë rriten e mëtejme të TMK-së, në duart e profesionistëve.
Por Zafiri, nuk mund të qëndronte indiferent, ndaj zhvillimeve politike dhe socio’ekonomike në vend, në veçanti ndaj politikës joparimore dhe të dëmshme të UNMIK-ut në Kosovë.
I nxitur nga situata politike dhe e sigurisë e rënduar në nivel vendi dhe të përcaktimit që nga fëmijria e hershme për një Kosovë të lirë e demokratike, me mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit organizoi protesta dhe demostrata të shumta dhe masive, duke shprehur publikisht pakënaqësitë për zhvillimet rreth çështjes së padefinuar të Mitrovicës, mobilizimit në mbështetje të luftës heroike të UÇPMB-së në Kosovën Lindore, të luftës së drejtë të Ushtrisë Ҫlirimtare Kombëtare të Shqipëtareve në Maqedoni dhe në mështetje të bashkëluftëtarëve të UÇK-së, që u arrestuan padrejtësisht nga politika e UNMIK-ut, gjoja për krime lufte.
………………………………………..
Protestat e pasluftës në Prizren
……………………………
……………………………………..
………………………………………………
………………………………………………
Me mbështetjen e shumë qytetarëve, për vite të tëra organizoi protesta të vazhdushme edhe kundër pushtetarëve lokal të kohës në Prizren, të cilët arbitrarisht, kundërshtonin vendosjen e shtatoreve të dy komandantëve të lavidishëm të UÇK-së, Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari-Kumanova
Për arsye të kundërshtimit publik të politikes joparimore dhe të dëmshme të UNMIK-ut, ndaj interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj, Zafir Berisha, ishte vazhdimisht në shënjestër të policisë së UNMIK-ut, dhe disa herë u arrestua, iu bastisë shtëpia dhe zyra e tij e punës.
Për kundër shantazheve dhe kërcënimeve të shumta, asnjëherë nuk u shmang nga përcaktimi i tij, për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Ishte personaliteti i vetëm publik në Kosovë, që regjimi i UNMIK-ut, ia kufizoj lëvizjen nëpër qytet, por as kjo nuk e kishte zbrapsur Zafirin.
Zafir Berisha, gëzonte dhe vazhdon ta gëzon mbështetjen e gjerë nga qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës. Dy mandate në vitin 2000 /2007 ishte Këshilltarë në Asamblen e qytetit të Prizrenit, ndërsa në vitin 2007/2010 u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ishte pjesë e legjislaturës e cila shpalli Shtetin e Pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008.
Zafir Berisha, që nga paslufta vazhdimisht qëndroi afër dhe i mbështeti familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, u angazhua drejtpërdrejtë për ngritjen e përmendoreve në shumë fushëbeteja të UÇK-së, mbajti raporte të ngushta dhe miqësore me shumë organizata joqeveritare, ligjëroi për tema të ndryshme dhe mbajti shumë fjalime për luftën e lavdishme te UCK-së, situatën e sigurisë, politike, socio’ekonomike në Kosovë, përmes të cilave përcolli shumë mesazhe për qytetarët e veçanërisht për të rinjtë, kultivoj raporte shumë të afërta me mediat e shkruara dhe elektronike, dha shumë intervista, publikoi shumë shkrime autoriale dhe shpalosi filozofinë e vet politike, për shumë zhvillime që ndodhnin në Kosovë dhe rajon.
Zafiri, duke qenë pjesë e jetës politike në Prizren dhe Kosovë gjithmonë qëndroi bartës i kërkesave të arsyeshme politike dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës, nuk u pajtua asnjëherë me dukuritë devijante që kanë përfshirë Kosovën dhe institucionet e saja, edhe pse jo rrallë herë ishte nën presione të klaneve politike, asnjëherë nuk nguroi ta thoshte të vërtetën publikisht dhe në institucionet ku ai bënte pjesë, kur ishin në pyetje interesat dhe mirëqenja e qytetarëve.
………………………………..
Zafir Berisha, ishte njëri nga themeluesit e PDK-së në Prizren, për shumë vite anëtar i Kryesisë së Degës, sekretar dhe për 5 vite edhe kryetar i saj. Për kohën sa e ka udhëhequr këtë subjekt politik, është shquar për udhëheqje transparente dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të Prizrenit. Nën udhëheqjen e tij, në vitin 2007 PDK’ja, arrin t’i fitoj zgjedhjet për pushtetin vendor, të bëjë partinë e parë dhe të qeverisë me komunën. Aktualisht Zafir Berisha krahas angazhimit të tij për familjen dhe shoqërinë, udhëheqë Partinë Politike “Bashkimi Demokratik” me seli në Prizren.
===================================
FOTOALBUMI I VËLLEZËRVE TË ZAFIR BERISHËS
……………………………………….
…………………………………………..
…………………………………………………
………………………………………………..
……………………………….
………………………………………………
………………………………………….
…………………………………………
………………………………………..
…………………………..
—————————————————–