HAZIR MEHMETI: SAMITI PROMOVUES I POLITIKËS DITORE DHE DEKORIMEVE!

Vjenë, 6 masr 2019: Se kryeministri i Shqipërisë është një akrobat i regjur në politikëbërjen e tij e ka treguar koha që nga nisja e valles së tij në kapjen e Partisë së Tij, e cila vuante nga mplakja Nanoiste e njohur me blofet e tij bajate që u doli boja, por e pësoi vendi në ngecjen e tij drejtë progresit. E reja Ramoiste u hap me shkëlqimin e blofeve në vend dhe jashtë tij në fjalimet e pa përgatitura që shpesh u vinte era nacionaliste e herë shkatërruese në hapat e shqiptarëve drejtë synimeve për ndërtimin e vendit të vuajtur me fajin e krimpolitikës së tij dhe paraardhësve të tij. Po të mos ishte intervenimi i të tjerëve, sigurisht do kallej përsëri Shqipëria, simboli i drogës, i emigracionit, i ekstremeve më të theksuara negative në kontinentin tonë. Primatin e shtetit më të varfër prej nga lulëzon krimi i pa ndëshkuar, mjerisht, akoma e mbajnë shqiptarët. Përse Vetingu? Vetingu erdhi imponim nga jashtë në vargun e standardeve për lidhje me BE, dhe duke e parë Shqipërinë si rrezik permanent prej nga sillet droga në vendet e tyre perëndimore. Vetingun nuk do ta bëjnë kurrë baballarët e instalimit të krimit në gjyqësi dhe gjithë sistemin qeverisës kundër qytetar. Kjo klasë politike shqiptare, andej e këndej gardhit, është në thelb e inkriminuar nga e cila duhet të lirohet qytetari ynë.
Njëra nga lojërat e lehta, edhe emocionalisht, është karta e diasporës. Politikanët e kanë gojën plotë ëmbëlsira rreth diasporës, por askund punën e tyre në ofrimin e vërtetë të mërgimtarit me vendlindjen dhe anasjelltas. Dhe, nga logjika del, se ata që vendit ia vranë perspektivën duke e bërë ikjen nga vendi si shpresë jetese, nuk mund të reformojnë pozitivisht asgjë. Këtu e barabartë bashkë shkatërrues pozite e djeshme dhe opozita e sotme.

Samiti i Diasporës si ide shumë e qëlluar, por si koncept i pa ndërtuar dhe manipulues, siç u pa Samiti i Dytë. Fjalimet emocionale, jo racionale dhe bajate me plotë gënjeshtra e irrituan shumicën e pjesëmarrësve nga diaspora, por jo edhe mysafiret qeveritarë dominues qe nga presidenca, qeveria, ministria, zyrtarë komunash të Kosovës e Shqipërisë, të cilët kishin pushtuar sallat e auditorëve duke ngulfatur hapësirën e mërgimtarëve. Samiti i Parë tregoi dashurinë e madhe të mërgimtarëve për vendin e tyre, ku edhe pse ishin diku rreth katër qind të planifikuar, erdhën mbi njëmijë mërgimtarë, të gjithë me shpenzimet e veta. Samiti i Dytë do mbetet në kujtesë me fjalimet irracionale me mehlem dekorimet e disa mërgimtarëve.
Cilat ishin vendimet rreth kërkesave dhe nevojave mërgimtare?
Tani edhe naivi më i trashë e di se mërgata ka nevojë për veprime konkrete, e jo fjalime të thata viteve të tëra . Nga ato me rëndësi kombëtare do rikujtoj disa: shkolla dhe ruajtje e identitetit, hapja e bizneseve ndërlidhëse, investimet urgjente për rritje punësimi duke mundësuar kthimin në vend etj. Shembulli më praktik në historinë e re janë Greqia dhe Italia qytetarët e të cilave jo moti kishin vërshuar Gjermaninë e disa vende, por gradualisht u kthyen shumica e tyre me investime e familje në vendet e tyre.
Po, ne ku jemi? Askund!
Formimi Ministrive të Diasporës u tregua më shumë rregullim raportesh mes krahëve klanor, se sa zgjedhje e problemeve të diasporës. Stafet e tyre përmes diskutimeve, kinse rreth njohjes së problemeve të diasporës ishte vetëm një farsë mashtruese për mërgimtarin. U organizuan konferenca, tryeza deri në kongrese e Samite pa ndonjë koncept në zgjedhjen vërtetë të njërit nga problemet. Ky konglomerat konfuz i shtrimit dhe pështjellimit të problemeve rrjedh nga qasja negative dhe mosnjohja e ligjeve e rrethanave në vendet ku diaspora jeton e vepron me bazë konceptin “fole e mos thuaj asgjë”.
Ministrat e aktual të diasporës janë vetëm figura zyrtare të pazareve politike. Ata po e degradojnë raportin me diasporën duke lëshuar deklarata premtuese boshe pa dhënë llogari askujt.
Problemi i mësimit plotësuese është i njohur tani kur dihet se asimilimi po gëlltitë fëmijët shqiptarë gjithandej mërgatës. Qeveria premtoi financimin e një pjese të mësimit, kjo mbeti vetëm premtim i mirë respektivisht gënjeshtër e hidhur. U premtuan Qendra Kulturore, por si duke ato u mbyllen dhe po mbyllen. U premtua kanali televiziv për mërgatën, edhe pse u kërkua nga grupi i intelektualëve dhe nga shoqatat e shumta, kjo mbeti vetëm gënjeshtër. Heqja e akcizës, sigurimet, lehtësia në investime, heqja e burokracisë në dokumente mbetën vetëm fjalë të thata.
Të gjitha këto janë vogëlsira para problemeve të qytetarit shqiptar i cili e sheh perspektivën vetëm jashtë vendit. Klasa politike shqiptare e ka shkatërruar dhe mbytur perspektivën e jetës në vend. Për pasojë ka emigrimit deri në zbrazjen e viseve shqiptare. Nga kjo krimpolitikë nuk pritet përmirësim i rrethanave për mërgatën e as për qytetarin. Mërgata nuk mashtrohet me dekorata e mirënjohje ajo është gjysma e trungua kombëtar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…