IN MEMORIAM – TRIMI I EMSHIRIT

Mejdi Asllani – Plaku (1940-2024)

Mejdi Asllani-Plaku iu paska shkuar në amshim bashkëluftëtarëve çlirimtarë!… Nuk harrohet akti i Tij trimëror në Emshir të Prishtinës, pikërisht në gjendjen më të rëndë të okupimit serbian të Kosovës… Plaku ua shtiri të dridhurat milicisë serbiane, duke mbrojtur me trimëri pragun e shtëpisë së vet në përballje me milicinë gjakatare. Ai luftoi dhëmbë për dhëmbë dhe doli ngadhënjimtarë nga një luftim i pabarabartë me milicinë, e vendosur në Prishtinë për t`ia nënshtruar shqiptarët vullnetit të Kasapit të Ballkanit. Akti trimëror i trimit Mejdi Asllani në Prishtinë, e shtoi vetëbesimin dhe forcoi zemrat e trishtuara të shqiptarëve të mirëfilltë. Nderime të përhershme për një figurë të atillë kombëtare të panënshtruar, sikurse ishte dhe mbeti shembëlltyra e Mejdi Asllanit! / Mehmetali Rexhepi /

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HOLOKAUSTI

HOLOKAUSTI Nga  Xhelal Zejneli Fajësia është gjendja në të cilën ndodhemi të gjithë ne, pavarësisht nga faji –…