Pashtriku.org, 27. 02. 2015 – Prej 7 marsit 1914 e deri më 3 shtator 1914, në Shqipëri sundoi Wilhelm Friedrich Heinrich, i njohur tek shqiptarët si Princ Vidi. Gjatë kësaj kohe në mediat austriake të kohës, shfaqet një karikaturë e Vidit me Isa Boletinin. Karikatura është bërë nga emri i njohur Fritz Schönpflug (16 qershor 1873 – 18 shkurt 1951), i cili ka themeluar revistën humoristike “Muskete”, e që ka bashkëpunuar edhe me revistat: “Wiener Figaro”, “Bombe” dhe “Sketch” të Londrës. Isa Boletini njihet në histori si mbështetës i Vidit, ndërsa në karikaturën me titull “Wilhelm i I-rë i Shqipërisë”, thuhet: “Kështu pra Boletin i dashur, kjo qenka deklarata për popullin tim”?
………………………………………..