Më 19 dhjetor 2025
KEQPËRDORIMI I POPULLIT NGA PARTIA!
Nga Sheradin Berisha – 19. 12. 2025
Këto ditë të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, lidershipi i partive politike parreshtur e keqpërdorë nocionin popull!
Gjatë kësaj fushate, duket që populli për kandidatët e partive për kryeministër dhe jo vetëm, është: zotim – premtim, manipulim – mashtrim, parollë – marketing – sllogan, etj.
– Pse partia, popullin e konsideron të tillë?
– Sepse partia është pjesë (pakicë), ndërsa populli është tërësi (shumicë)!
Dhe partia (pakica) duke kërkuar sot votë në emër të popullit (shumicës), nesër i shërben pakicës (partisë dhe lidershipit të saj)!
Pse mendoj kështu?
Sepse për 25 vjet rresht pas luftës, partia, identifikohet me shefin dhe strukturat klienteliste të kësaj kompanie, të cilat e kanë kapur shtetin dhe pa u penguar krijuan pasuri përrallore dhe privilegje të pakufizuar për veten dhe rrethin e tyre!
Ndërkohë që populli (80 – 85 %), jeton me pagë minimale, pa punë, pa përkujdesjen e duhur në shumë fusha jetësore, pra jetojnë nën mëshirën e fatit! Dhe kjo gjendje ka shkaktuar largim të theksuar nga Kosova!
Duke u nisur nga këto rrethana, gjithmonë më rezulton që “populli” zgjedhë e voton, e pastaj për
4 vjet partia e shkelmon!
Presidenti i 16-të i SHBA-ve, Abraham Lincoln (1809 – 1865) për votën ka një thënie epokale.
Ai ka thënë: “Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu”!

————
Shpresa është buka e të varfërve!
TREGTARËT E SHPRESËS?!
*