KONÇESIONARЁT OLIGARKЁ …

KONÇESIONARЁT OLIGARKЁ …

Konҫensionarët oligarkë e zhytën Shqipërinë në varfëri të plotë, së shpejti nga nëntoka jonë

s’do të nxirret më naftë, gaz dhe minerale!

Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

Ja si, kompanitë konҫesionare nxjerrin dhe vjedhin pasuritë natyrore minerare, shkatërrojn vendburimet dhe ndotin ambientin

Kundër ligjit privatizimit, me VKM ose urdhëra jo verbale, të gjitha qeveritë nga Meksi tek Rama, i dhanë dhe ri-dhanë oligarkëve të tyre vendburimet e pasurive minerare. Ata mbi 30 vite, nxjerrin naftë/gaz, bitume dhe minerale, fryjnë shpenzimet/investimet dhe dalin me “humbje” se vjedhin gjithë fitimin, por aktivitetin e vazhdojn normal, shkatërrojn pronatë private, ndotin ambientin dhe helmojn zona të tëra. Është vjedhje e hapur, e dirigjon kupola politike-qeveritare dhe oligarkët “aktrojn”. Situatë shumë e rëndë, skandaloze, qeveritë njëra pas tjetrës heshtin dhe si falimentojn, se bashkë grabitinë dhe ndajnë me njëri tjetrin gjithë fitimin që del prej tyre. Ato janë biznesi më i fuqishëm, më me fitim për ekonominë dhe rritë mirëqënien e popullit, në gjithë botën. Nga analiza në ecuri e konҫesioneve rezulton se, qeveritë i krijuan atyre me pa të drejt por me qëllim shumë favore financiare, në mënyrë që të mos i paguajn detyrimet fiskale dhe taksat shtetit. Kështu privatizimi tyre e humbi qëllimin për të cilin ato u dhanë me konҫesion, se shteti jo vetëm nuk mori më shumë fitim prej tyre po humbi edhe atë që kishte dhe gjithëҫka po shkatërrohet pa mëshirë! Bankers Petroleum me gjithë kompanitë tjera, si krijuan vetë këto skema mafioze por në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e kupolës politike-qeveritare. Kjo klasë politike është e papërgjegjëshme, e korruptuar, antikombëtare dhe me pazare të pista po i shkatërron ato barbarisht. Faktet flasin shumë qartë se, pasuritë natyrore minerare, qeveritë i privatizuan për ti vjedhur, prandaj i regjistruan si biznes që del vetëm me humbje, pa fitim dhe i falimentuar, por koha vërtetoi atë që ne kishim kundërshtuar! E ҫuditshme, kështu do vazhdojm, nga kush pret populli që të ndal këtë masakër që vazhdon mbi 3 dekada me të njëjtin barbarizëm?, mos të presim nga qeveritë se ato janë zhytur vetë brënda

Vendburimet e pasurive minerare, uzinat/fabrikat e përpunimit/pasurimit tyre, ishin me fitim, politika s’kishte asnjë arsye llogjike, profesionale, ekonomike ti privatizonte dhe mënyra si ju falën me konҫesion e shkatërroi gjithë atë që ishte zbuluar dhe në shfrytëzim. E vjedhë politika me konҫesionarët oligarkë, kurse shteti, ekonomia dhe populli, jo vetëm s’fitojn gjë por humbën gjithҫka. Shqipëria, nga një vend me pasuri të mjaftueshme për popullin e saj, tani rënditet me vendet më të varfëra në botë se nga nëntoka jonë së shpejti s’do nxirret më naftë/gaz dhe minerale. S’ka më shpresë për zbulime të reja, p.m.v perspektivës, se kompanitë shtetërore i falimentuan qeveritë. Të huajët erdhën, kërkuan, nuk zbuluan gjë dhe ikën për arsyet që ne specialistët i kemi bërë publike. Ato krijuan idenë se investimet në kërkim-zbulim janë pa interes për ato. Ringritja e kësaj që po shkatërrohet ҫdo ditë është pa interesë për kupolën tonë politike. Ajo s’do t’a kuptoj se vjedhja dhe shkatërrimi saj po mbyllë kërkim-zbulimin në zonat e reja.

Ju qeveritarë/politikan, që për hallin tuaj jeni akoma në politikë dhe ju në pension, kamë shumë pyetje por vetëm disa po ju drejtoj: Pse i privatizuat vendburimet, se ishin me fitim? me fitimet e tyre ndërtuam Shqipërinë apo fitimin t’a marrinë konҫesionarët? apo ti shfrytëzojn ato barbarisht dhe shkatërrojn? Pse i falët me konҫesion vetëm tek oligarkët tuaj dhe në kompani offshore me pronarë anonim? Pse s’dëgjuat mendimet e specialistëve, ata ishin kundër privatizimit? Pse i hoqët konҫesionarëve detyrimet financiare ndaj shtetit?, ju i privatizuat pikërisht që të rritej fitimi dhe humbëm atë që kishim? Kompania Premier Oil në shumë vite doli pa fitim, dështoi dhe iku, pse futët Bankers-in dhe nuk shtetëzuat vendburimin siҫ kërkuan specialistët e naftës? dhe kur ky prapë dështoi, pse su zbatua ligji falimentimit? Pse lejohet ai 21 vite me “humbje”? Me gjithë këto dështime, pse qeveria Berisha se hoqi ligjin e privatizimit?, por privatizoi gjithë vendburimet tjera? dhe ato prapë dolën pa fitim. Qeveria Rama pse si shtetëzoj ato por ndërroi konҫesionarët? dhe pse i lejon akoma pa fitim? Po privatët si punojnë me “humbje” apo ndajnë fitimin me ju? Presidenti Republikës pse heshtë dhe lejon që këto pasuri të shfrytëzohen me “humbje”?, e lejon kushtetuta këtë? Kur i dhatë me konҫesion, ju dhe konҫesionarët, biseduat me banorët në zonat pranë tyre, se ky aktivitet ka pasoja në ambient dhe shëndetin e tyre? dhe kërkon investime? Kush mbanë përgjegjësi për këtë vjedhje dhe shkatërrim të vendburimeve?, ҫ’do bëhet, kështu do vazhdojm? Pse të gjitha konҫesionet janë dhënë pa garë? Këto pyetje kërkojn transparencë, po ju pse se bëni apo jeni “bashkëoperatorë” me konҫesionarët dhe vidhni pasuritë minerare, prandaj jeni milionerë, me vila dhe me biznese! Ky është një krim ekonomik dhe SPAKU nga ju t’a filloj hetimin dhe të veproj pa mëshirë.

Kontrata me ndarje prodhimi 51/49% për shtetin, vlenë vetëm në zonat e reja të kërkimit dhe me kushte të specifikuara, por jo në vendburimet e maturuara dhe për më tepër kur 100% e ka vetëm konҫesionari, se ai bënë si të dojë. Ka shtete që marrinë deri në 70% të fitimit. Ajo dështoi në 1994-rën dhe në 2004-rën, nga dy kompani në Patos-Marinës (vendburimi më i madh), ku shteti gjithë këto vite s’ka marrë kurrë tatim mbi fitimin. Vendburimet tona s’kishin nevojë për puse tjerë se ishin të maturuar dhe në shfrytëzim. I kontrollonte Instituti Teknologjik i Naftës, me projekte studimi. Bankers-i s’kishte pse bënte investime kapitale në Patos-Marinës se ato vetëm po e shkatërrojn atë. Ne stimuluam nxjerrjen e naftës me mtoda shumë efektive, që konҫesionari si zhvilloi por i shkatërroi ato. Atë kontratë përdori Berisha kur privatizoi gjithë vendburimet tek oligarkët e tij në 2007-2008-ën dhe Rama kur ndërron konҫesionarët sipas qefit.

Sali Berisha në një intervistë me gazetarët, para ca kohësh, kur e pyetën për skandalin e Bankers-it, që s’paguan tatim mbi fitimin, ai tha se “qeveria tij për konҫesionet e pasurive natyrore vuri taksën minerare 10% dhe ajo mund të rritej deri në 50% në vartësi të fitimit kompanisë”. Fatkeqësi, ish-k/ministri s’di që tatimi mbi fitimin dhe taksa minerare janë të ndryshme. Taksa minerare, Property Tax, e ka detyrim ligjor, ҫdo kompani që shfrytëzon një pasuri minerare, ndryshe ajo s’ka të drejtë. Këtë e merrë ai që ka pronësinë minerare, shteti ose privati dhe vlera 2-3% apo tani vonë 10% është e vogël, qesharake. Në Amerikë ajo varion 12.5-25% e të ardhurave bruto që gjenerohen nga nafta/gazi.Tatimin mbi fitimin e merrë shteti.  

E fundit që ҫuan për SKARP, me apo pa VKM, ishte UPTHN, Ballsh, e vënë në punë në 1978-ën me kapacitet mbi 1 milion ton naftë/vit dhe dizenjuar për naftatë tona. Rrënimi filloi me qeveritë Meksi/Nano që e përdorën pa kriter, por shkatërrimin e projektoi Berisha kur ja “shiti” oligarkut tij, Taҫi, me gjithë “pajën” 40 milion Euro karburante, gati për treg. Ky s’investoi gjë, por vetëm vodhi dhe ndau gjithë fitimin me “Fondacionin Liri Berisha”. S’pagoi as detyrime fiskale, as të tretët, as punonjësit dhe ja shiti grupit mafioz nga Azerbaxhani, që e përdori sa deshi, vodhi gjithë fitimin dhe e braktisi si mall pa zot derisa mbeti kolateral në bankë. Pastaj qeveria Rama e jepte me qira tek oligarkët e saj. As këta s’investuan, po herë e vinin në punë, herë e ndalnin për lëndë të parë se prodhuesi kryesor i naftës, Bankers-i, me urdhër të Ramës se furnizoi atë se donte t’a eksportonte dhe paratë ti depozitonte në bankat offshore. “Fondacionin Liri Berisha” e përdori edhe Bankers Petroleum që ndante paratë e korrupsionit me familjen Berisha!

Pamje përkujtimore: Uzina Përpunimit Thellë të Naftës (UPTHN), ndërtuar në 1978 midis vendburimeve, në Qytetin e Ballshit

Keq-qeverisja/keq-menaxhimi nga Rama kishte për qëllim t’a ҫonte UPTHN për SKARP, që të favorizonte oligarkët e importit karburantëve dhe të nxjerrjes naftës, se në këto flitet se ka interesa Ëngjëll Agaҫi që bashkë me Bankers-in e donin vetëm për SKARP, në mënyrë që t’a ҫonin naftën jasht përmes doganave të korruptuara të shtetit dhe të mos e furnizonin atë, se kështu abuzojn lehtë me sasinë, ҫmimin e shitjes dhe paratë i kalojn direkt në destinacion. Kështu e deshën dhe “Baca” e bëri. Punonjësit i nxori në rrugë të madhe dhe i jep lëmosha sociale nga taksat e popullit. Shqipëria varet 100% nga importi karburanteve me ҫmimin e tregut botëror, i cili u rritë për konsumatorët tanë dhe ndikon direkt në zhvillimin ekonomik. Qeveria humbi shancin që t’a rregulloj atë në tregun e brendshëm, në rast krizash energjie, që ti vijë në ndihmë konsumatorit. U realizua me sukses objektivi tyre, por si mund të prishet një gjigand i tillë që vlenë shumë dhe ishte me fitim për ekonominë? Ky krim i rëndë shtetëror duhet hetuar në detaje nga SPAK-u. 

Mendimet e specialistëve si përfillë as qeveria, as opozita, as parlamenti, as presidenti, se bashkë vjedhin dhe heshtin. Deputeti Braҫe pasi u largua si zv/kryeministër, deklaroi në parlament se shteti s’merrë asnjë lek tatim mbi fitimin nga nafta! Ai di plot fakte, si punojnë skematë e vjedhjes në naftë/miniera, kush fshihet pas tyre por s’dha asnjë emër. Asnjë zë su dëgjua në sallë, nga opozita/mazhoranca, heshtje varri, se të dy palët bashkë me konҫesionarët ndajnë gjithë fitimin e vendburimeve. Ky deputet kaq aktiv, i zgjedhur dhe që paguhet me taksat tona, pse se dërgoi këtë aferë korruptive në SPAK, po ky pse se pyet si dëshmitar? Presidenti Republikës hiqet si garant i kushtetutës, e cila s’lejon shfrytëzimin e pasurive minerare me humbje dhe ai direkt shkelë atë se në heshtje miraton vjedhjen dhe shkatërrimin e saj. Ne specialistët i kemi kërkuar atij me shkrim, që sipas ligjit të ndërhyjë në institucionet përkatëse që të pezullohet aktiviteti kompanive konҫesionare që operojn këto pasuri dhe s’paguajn detyrime fiskale se gjoja dalin me “humbje”, por për 21 vite nuk falimentojn!. Termat e kontratave janë me shkelje serioze dhe pezullohen pa u ndëshkuar shteti. Këto pasuri ti kalojn nën administrim kompanive shtetërore.

I bëjë thirrje SPAKU-ut, nëse janë bijë të këtij populli dhe të pavarur politikisht, të mos heshtin për këtë aferë korruptive në pasuritë natyrore. Hetoni këtë masakër me pasoja kaq të rënda dhe Gjykatën Fier, se ajo ka vite që hapë e mbyllë dosje korrupsioni dhe jo vetëm si heton, por ka tjerë leshë e ka thurë vetëm ҫorape për Bankers-in. Ka plotë fakte, është vjedhje e hapur, që vetëm ju mund ti analizoni dhe hetoni. Hetimi mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e një prej vendburimeve më të mëdha në Europë, me pasuri prej miliarda Euro, të përfshijë edhe Bankers-in kanadez, gjithë kompanitë që operojn dhe kanë operuar vendburimet tjera të naftës/gazit, bitumit, minierat, fabrikat/uzinat e përpunimit tyre. Kanë të njëjtat skema vjedhje dhe koka drejtuese është politika, “majtas-djathtas”. Këta janë oligarkët e saj, bashkë vjedhin dhe ndajnë fitimin që del nga pasuritë minerare. Urgjent të ndalet ky aktivitet, të sekuestrohen vendburimet, që të ndaloj vjedhja dhe shkatërrimi. Këto shpëtohen vetëm nëse shtetëzohen!

Rol të veҫantë në korrupsionin Patos-Marinës, me përmasa kaq të mëdha dhe nivele të frikëshme, luanë marëdhënia e bashkisë Fier, ato përrreth, me Bankers-in dhe Albpetrolin. Kjo ekzistonte që më parë por pas 90’-tës kur u prishën nd/jet kryesore në naftë dhe hynë kompanitë konҫesionare, atë e forcoi më shumë korrupsioni, se në rajonin Fier-Ballsh-Kuҫovë, janë vëndburime me pasuri të mëdha nafte/gazi. Nga këtu, ish-Drejtoria Përgjithëshme e Naftës, drejtoi gjithë aktivitetin në naftë. Ishin institutet shkencore, industria nxjerrëse-përpunuese-petrokimike që punonte me naftë/gaz, ekzistonte infrastruktura, armata e specialistëve me eksperiencë, etj. Pra, ҫdo gjë ishte gati dhe përshtatej lehtë në ekonominë e tregut në një demokraci funksionale. Por politika që drejtoi këto proҫese, përbëhej nga idiotë të lindur, pa edukim dhe pa eksperiencë. Drejtoi turmat pa tru që shkatërruan gjithҫka vetëm për interesat e tyre të ngushta dhe këtu krijuan epiqendrën e korrupsionit në naftë me skema mafioze grabitqare shumë të rrezikshme.

Klani politik PS-PD, deputetët e zonës dhe kryesisht bashkia Fier, me miratim të ministrit përkatës dhe k/ministrit në pushtet, historikisht në 35 vite kanë vepruar si grup mafioz, kanë propozuar apo zgjedhur drejtorin e Albpetrolit dhe bordin drejtues, kryesisht militantë injorantë me aromë korrupsioni por jo specialistë të aftë. Zyrtarucët e korruptuar në AKBN me Albpetrolin dhe ministrinë, në zbatim të VKM-ve dhe porosive të veҫanta verbale të k/ministrit për favore financiare, manipuluan termatë e kontratave në konҫesionet e vendburimeve të naftës/gazit dhe ato në zonat e kërkimit, përjashtuan konҫesionarët nga detyrimet fiskale dhe shteti merrë zero tatim mbi fitimin. Albetroli me ligj është kompani kërkim-prodhimi dhe  pronarë i  pasurive natyrore hidrokarbure që ka nënshkruar kontratatë me kompanitë konҫesionare. Bashkë me AKBN-në duhet të monitorojn aktivitetin dhe zbatimin e tyre, taksat, shpenzimet/investimet, detyrimet fiskale, etj., që kompanitë kanë ndaj shtetit, të tretëve dhe komuniteteve pranë vendburimeve.       

Albpetroli u kthye në një kompani që nxjerrë naftë me litra nga puset që si duanë konҫesionarët, mbledh prej tyre pak naftë në natyrë sipas kontratës, nëse ekziston akoma, jep tendëra për shitjen e saj privatit, për ndonjë copë rrugë, për paisje zyrash dhe makina luksi, karburante dhe asgjë tjetër. Flitet shumë për korrupsion në kupolën drejtuese, drejtorët ndërrohen shpesh që të vjedhin të gjithë dhe kryesisht janë militantë injorantë, por jo specialistë nafte. Albpetroli me Bankers-in financojn partinë në pushtet gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjet lokale në bashkitë e zonave të naftës, punësojn patronazhistë militantë, por jo specialistë. Bashkë me AKBN-në harruan detyrat kryesore që kanë ndaj konҫesioneve, prandaj nafta jonë arriti në këtë derenxhe ku e gjitha vidhet dhe shkatërrohet, kurse ekonomia, shteti dhe populli s’fitojn gjë prej saj. Në mbyllje të fushatës elektorale zv-k/ministrja-ministrja energjisë, lubia Belinda Balluku me lakenjët e saj militantë nga pas, të veshur luks me paratë e korrupsionit në naftë, pa pikë ndrojtje nga naftëtarët, zbritën dhe hodhën valle në vendin e krimit për “sukseset e mëdha” në naftë. Kreu shoqatës naftëtarëve i dha asaj ҫertifikatë mirënjohje për kontribut në naftë. Se di kush është ky, por me siguri ndonjë lëpirës i korruptuar, që jeton aty në epiqëndrën e korrupsionit, që mashtron fukarenjtë naftëtarë me rroga të ulta dhe pensionistët me 10,000 lek/muaj. Ç’farë “kontributi apo suksesi” ka qeveria, ajo dhe ministria e saj në naftë?, përveҫ korrupsionit dhe shkatërrimit të vendburimeve, prandaj duhet hetuar?!  

Bankers-i po vlerëson vendburimin me asetet e tij, pra do e shesi se k/ministri ka gjetë oligark tjetër, s’ka në plan t’a shtetëzoi. Bankers-it i duhet bllokuar shitja, se ka pasurinë e tij. Shteti konҫesionarëve ja fali për ti operuar sipas kontratës me të drejta dhe detyrime ndaj tij. Kur mbaron afati ose aktiviteti ndërpritet për arsye të ndryshme, pasuria i kalon shtetit, ato s’kanë të drejtë t’ja shesinë atë të tjerëve, siҫ bëhet tek ne. Konҫesionarët as investuan dhe nuk zbuluan asnjë ton rezerva të reja nafte. Shitja e tyre është skemë e pastër korruptive dhe paratë konҫesionarët i ndajnë me kupolën politike-qeveritare, sa herë ato shiten. S’ka tallje më të madhe se kjo që po i bënë popullit, kjo bandë mafiozesh politikë, me pasuritë e tija.    

Në 2020-tën, Bankers-i kinez denoncoi Leonidha Çobon se ka vjedhë kompaninë, u bë ca zhurmë, e hoqën po se arrestuan, me siguri u mbyllë dosja. Bankers-i në 2004-rën e mori falas Patos-Marinës me plotë favore financiare. Lonin e vuri në atë post politika, majtas-djathtas, se loboi fortë me Bankers-in kanadez dhe ja arriti qëllimit. Loni ishte drejtor me Bankers-in kinez rreth 5 vite. Media që në fillim investigoi dhe vuri re se aty vjedhja ishte masive. Për Lonin flitej se, në pronësi të familjes ngriti kompani fiktive që gjoja punonin për Bankers-in, abuzonte me qirat e tokave ku operohej, etj. Pra, me këto skema ky s’vodhi vetëm këta por dhe kanadezët, po ata se akuzuan se bashkë kanë vjedhë pasurinë e shtetit. Tani pas 5 vitesh, dikush urdhëroi rihapjen e dosjes dhe arrestuan Lonin po dhe CEO-n e kompanisë Hongping Xiao, etj. Pra, Loni se ka vjedhur vetëm kompaninë. Mirë, po vetëm ky grup vodhi miliarda Euro fitim, që kompania del me “humbje”, ajo s’ka vjedhë fare? Ka plotë fakte për këta dhe kompaninë për korrupsion, shkatërrim të vendburimit, pronave private, ndotja masive e ambientit, mashtrime me skema korruptive, mos pagim taksash dhe detyrimet e shtetit për 21 vite që ajo operon këtë pasuri prej miliarda Euro, ku mendohet se ka nxjerrë mbi 30 milion ton naftë bruto dhe me ҫmim tregu ka siguruar 15-20 miliard Euro fitim bruto.

Ky grup në hetim, do bëjë ca vite burg, mbase do i gjejnë ca pasuri, por korrupsioni s’ndërpritet! JO, ai do vazhdoj njëlloj! Loni ka mbi 5 vjet që s’është më drejtor, por Bankers-i njëlloj abuzoi, fry shpenzime, investime, me sasinë e naftës dhe ҫmimin, vidhë, raporto se del me “humbje” dhe si paguan asnjë detyrim shtetit, pra me apo pa Lonin vjedhja vazhdoi njëlloj se vetë Bankers-i vjedhë shtetin. Grupi Loni-Hongping Xiao-n dhe kompania bashkë vjedhin shtetin dhe ndajnë paratë midis tyre. Pra, duhet hetuar me detaje kompania, roli i Lonit dhe Hongping Xiao-s në këtë vjedhje dhe sa është dëmi total që Bankers Petroleum i ka shkaktuar shtetit. Këto “cironka” jo se s’kanë vjedhë por kryesorët janë drejtuesitë e kompanisë offshore, zyrtarucët e saj me emërat 1, 2, politika me qeveritë tona dhe organizata e hajdutëve që fshihet në këtë aferë korruptive të tmerrëshme. Ky model s’ndëshkon korrupsionin, duke hetuar vetëm këta, kështu ai stimulohet dhe hetimi do mbyllet vetëm me Patos-Marinës, pa hetuar atë në vendburimet tjera të naftës/gazit, bitumit, kromit, bakrit, etj., ku skemat dhe “aktorët” luajnë njëlloj. Hetimi vetëm i këtij grupi është show politik i radhës që të largoj vëmëndjen e popullit dhe opinionit botëror se gjoja Shqipëria po lufton korrupsionin, për të shpëtuar Bankers-in dhe kompanitë e tjera që përdorin konҫesionet vetëm për të vjedhur pasuritë natyrore minerare. SPAK-u të mos hesht, urgjent t’i sekuestroj vendburimin Bankers Petroleum, etj., dhe t’ja japi kompanisë shtetërore Albpetrol! Kjo histori privatizimi dhe vjedhje aplikohet edhe në miniera! Kamë besim se SPAK-u do triumfoj mbi politikën e korruptuar!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura