KONVERTIMI I ISA MUSTAFËS
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 14.01. 2023
(…)
ISA MUSTAFA PASI U HODHË NË KOSHIN E PLEHRAVE TË MILLOSHEVIÇIT – U EMËRUA MINISTËR I EKONOMISË DHE FINANCAVE NË QEVERINË E BUKOSHIT – TË 3%-shit NË EKZIL!
Më 29 mars 1990 Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (KEK), Jusuf Zejnullahu njofton qeverinë për dorëheqjen e tij, ndërsa më 9 prill dorëheqjen e parevokueshme me shkrim ia dorëzon edhe Kuvendit të Kosovës. Pas “dorëheqjes” së Jusuf Zejnullahut, dorëheqje ofruan edhe disa anëtarë të KEK si:
– Mazllum Beqa,
– Jusuf Karakushi,
– Muhamet Bicaj,
– Lek Vuksani,
– Lek (Gjon) Berisha, dhe
– Seladin Skeja, por jo edhe Isa Mustafa (ish kryetari i LDK-së)!!!
Isa Mustafa “dorëhiqet” më 22 maj 1990, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, së bashku me Rexhep Haxhimusën, Shefqet Canën dhe Rifat Zylfiun.
Mirëpo këto dorëheqje nuk zgjatën shumë!
Në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, më 23 Maj 1990, të 11 anëtarët e KEK në “dorëheqje” i tërheqon dorëheqjet e tyre!!
“Delegatët e Kuvendit të KSA’së së Kosovës, pas dy ditë pune, mbi 20 orë efektive, me duartrokitje e përshëndetën aktin final, kur Jusuf Zejnullahu, Kryetar i KEK’së, doli në tribunë dhe kumtoi se Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht njëmbëdhjetë anëtarë në doreheqje, i tërheqin dorëheqjet,…” – shkruan “Rilindja” , datë 24 maj 1990.
Ndonëse mbledhjet e Kuvendit mbaheshin në një gjendje të tensionuar nga presioni i delegatëve serbë, seanca që ishte paraparë të mbahej më 28 qershor, ishte shtyrë për datën 2 korrik.
Më 2 korrik 1990, delegatët shqiptarë para dyerve të mbyllur të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall si njësi e veçantë në kuadër të federatës jugosllave.
Më 5 korrik 1990 Kuvendi i Serbisë, suprimoj të gjitha institucionet e Kosovës: Këshillin Ekzekutiv, Kuvendin e Kosovës etj., (të cilat vetë i kishte krijuar Serbia në krye me Sllobodan Millosheviqi), sepse ato nuk i duheshin më, i hodhi në “koshin e plehrave”!!!
Më 7 gusht 1990 Kuvendi i Serbisë vendosi masa të dhunshme edhe në 27 ndërmarrje ekonomike, në kuvendet komunale dhe në të gjitha institucionet tjera publike të Kosovës!!!
Pas kësaj situate të rëndë për Kosovën dhe popullin shqiptarë, Isa Mustafa me shokët e KEK dhe delegatët e Kuvendit të Kosovës, në vend se të bënin rezistencë dhe të viheshin në ballë të organizimit gjithëpopullor, ata u larguan nga Kosova.
Në anën tjetër edhe Kryetari i LDK’së, Ibrahim Rugova, në vend se t’i bënte thirrje popullit për të protestuar qetësisht dhe me dinjitet nëpër rrugë, kundër okupimit klasik të Kosovës, ai e bëri të kundërtën, apeloj te populli të qëndronte i qetë nëpër shtëpitë e tyre, duke i premtuar popullit se shumë shpejt do ta krijonte Qeverinë e re në Prishtinë, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar!! Por Ibrahmi Rugova nuk e mbajti këtë premtim, ashtu siç nuk i mbajti dhe shumë premtime të tjera!
***
Isa Mustafa pas largimit nga Kosova, fillimisht qëndron në Kroaci e Slloveni dhe pastaj kalon në Gjermani.
Më 19 tetor 1991, një numër i delegatëve të Kuvendit të Kosovës që kishin ikur nga Kosova, u mblodhën në Kranj të Sllovenisë dhe zgjodhën qeverinë e re, pa e ditur se kush e përbënte atë qeveri!
Më 19 tetor 1991 me vendim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli:
– KK numër 25-01-10/91, Bujar Bukoshi zgjidhet “Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të koalicionit të Republikës së Kosovës”, ndërsa
– ISA MUSTAFA (ky ministri në KEK-së e ngritur nga Millosheviçi) me vendim: KK Numër 26-01-11/91, datë 19 tetor 1991, zgjidhet “anëtar i Qeverisë së Përkohshme të koalicionit të Republikës së Kosovës”.
Ndërkaq në një mbledhje të mbajtur në zyrën e LDK’së në Shtutgart të Gjermanisë Isa Mustafa emrohet Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në këtë qeveri, e cila u quajt Qeveria e 3%!
Isa Mustafa njëkohësisht ishte edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën “Dardania” në Tiranë, që e kishte themeluar Qeveria e 3% në krye me Bujar Bukishin!
Qeveria e binomit Bukoshi&Mustafa etj., me seli në Ulm të Gjermanisë veproj deri në qershor të vitit 1999 dhe mori shumë vendime obligative për mërgimtarët tanë!
_____________
Ilustrimet:
– Shefat e qeverisë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa…
– Vendimi obligativ, Nr.7/91-1 datë 26.04.1992, i nënshkruar nga Kryetari i Qeverisë, Bujar Bukoshi dhe Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Mr.Isa Mustafa.
***
(I shkëputur nga libri im në dorëshkrim)
______________________
FRAGMENTE:
ISA MUSTAFA GJATË REGJIMIT KOMUNIST!
https://pashtriku.beepworld.de/isa_mustafa.htm
***
Isa Mustafa, ish- pionier i devotshëm i regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos
www.prizrenpress.com/isa-mustafa-ish-pionier-i-devotshem-i-regjimit-komunist-te-jugosllavise-se-titos/
***
SHERADIN BERISHA: KARIERA POLITIKE E KRYETARIT TË LDK’së, ISA MUSTAFA – GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1980 – 1990) /Pjesa e dytë/
***
SHERADIN BERISHA: KARIERA POLITIKE E KRYETARIT TË LDK’së, ISA MUSTAFA – GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1980 – 1990) /Pjesa e tretë/
***
SHERADIN BERISHA: KARIERA POLITIKE E KRYETARIT TË LDK’së, ISA MUSTAFA – GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1980 – 1990) /Pjesa e katërt/
***
SHERADIN BERISHA: KARIERA POLITIKE E KRYETARIT TË LDK’së, ISA MUSTAFA – GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1980 – 1990) /Pjesa e pestë/