KUR SERBI TREGON FTYRË…
Nga Rexhep Kasumaj, Berlin 11 shkurt 2022
Një shtëpi në fokus kulture.
E hershme, por e shenjuar dhe e paharruar ndër vite. Në Mitrovicën e ravijëzuar mjegullash që nuk ngrejnë dot perden e tyre.
Mund të ketë ankim amerikani, briti, frëngu. Dhe rusi, madje, me ahtin e vjetër. Gjermani, veçanërisht, saherë era lëkund ndonjë fletëz historie nga messhekulli i ikur.
Por ç’besueshmëri morale kanë serbët, politikisht më i paftyri popull në botë, që acarohen e çojnë pluhur për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës?
Jo fort larg pas 70 vjetorit të fitores mbi fashizmin (njëj dite diellore, datë 14 maj 2015) gjykata e lartë e Serbisë do t’rehabilitojë kryeçetnikun Drazha Mihajloviq.
Vendimi i kthente atij posthumno të gjitha të drejtat civile të abroguara në vitin 1946, pas ardhjes së partizanëve në pushtet.
Dhe ngjarja e majit, 69 vjet më vonë, do të shënohej me lavdi e festë popullore!
Përse pra dhe me ç’investurë a katarsis politik e shpirtëror, hedh gurë serbi mbi çdo lëvizje të përparuar europiane të Kosovës?
Gjakpirësi (ende i fashistizuar) Belgrad është i fundmi që mund të ngre kryet në emër të nderit dhe dinjitetit njerëzor!