KUSH I PROMOVON LIDERËT E RINJ GLOBAL SI SHËRBËTOR TË KAPITALIT!
Nga Sheradin Berisha, Facebook, 20 shkurt 2022
“Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër” Ronald Regan (1911 – 2004) aktor i shquar dhe presidenti i 40-të i SHBA-ve
***
“Të gjitha qeveritë, me hir apo me pahir, janë shërbëtorë të kapitalit” Serge Latouche (1940 – ), ekonomist dhe filozof francez
***
“Politikanët janë kamarierët e bankierëve”, dijetari amerikan, Erza Pound, (1885 – 1972
***
Se politikanët janë prostituta, shërbëtorë dhe kamarierë të bankierëve (kapitalit) këtë fakt në mënyrë të drejtpërdrejtë e thotë edhe Klaus Martin Schwab (1938 – ), themeluesi dhe Kryetari Ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) dhe i disa fondacioneve të tjera. Ky forum promovon kryesisht liderë të rinj të shteteve dhe novacionet e miliarderëve global!
Në një intervistë Klaus Martin Schwab, deklaron:
“Dhe më duhet t’ju themë, kur përmend emrat e njerëzve tanë, si psh znj. MERKEL, bile edhe Vladimir PUTIN e me radhë. Të gjithë këta kanë qenë LIDERA GLOBAL të Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Por, ajo që na bën të ndihemi sot krenar është brezi i ri, si psh Kryeministri TRUDEAU, presidenti i Argjentinës e kështu me radhë.
Pra, ne depërtojmë në KABINETET QEVERITARE, kështu psh, dje isha në pritje me Kryeministrinë Trudeau … Dhe unë e di shumë mirë që gjysma e qeverisë së tij, apo edhe më shumë se gjysma e atij Kabineti janë NJERËZIT TANË, aktualisht janë LIDERA TË RINJ GLOBAL të Forumit Ekonomik Botëror (WEF).
-Pyetja:dhe kjo është e vërtetë edhe për Argjentinën, apo jo?
– Është e vërtetë edhe për Argjentinën ashtu siç është e vërtetë edhe në Francë, Presidenti ynë, një lider i ri global …”
———-
Dëshmi:
Shikoni intervistën e K.Schwab në video të përkthyer me titra në shqip:
https://www.facebook.com/sheradin.berisha/videos/540005340534838