Kundëreagim
LARGIMI I ADEM DEMAÇIT NGA LISTA E TË AKUZUARVE …
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 30. 06. 2023
Para dy ditëve bëra një reagim të shpejtë:
SPIRO BUTKA NUK I NDALË SHPIFJET KUNDËR ADEM DEMAÇIT …
Pas këtij reagimi ndaj shkrimit të kolonel Spiro Butkës me titull “UÇK DHE DREJTUSIT E SAJ PËRBALLË HOLOKAUSIT POLITIK HAGIAN” i botuar në portalin “Radiokosovaelirë”, (më 26.06.2023), lidhur me akuzat e rënda ndaj Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi dhe jo vetëm, redaksia e portalit (RKL) ka bërë një ndërhyrje, ka hequr emrin e Adem Demaçit (nga lista e të akuzuarve), por jo edhe emrat tjerë të përfshirë në këto akuza e shpifje, siç ishin ish Presidenti Ibrahim Rugova, presidentja aktuale Vjosa Osmani, pastaj Sali Berisha, Veton Surroi e Albin Kurti.
Duke pas parsysh faktin se shkrimi i kolonel Spiro Butkës ka disa gabime teknike dhe jo vetëm, të cilat gjatë leximit (para botimit) pashmangshëm do të korigjoheshin, kjo më bënë të dyshoj se redaktori apo redaktorja e RKL-së nuk e ka lexuar fare shkrimin. Si duket i ka magjepsur titulli bombastik i autorit!
***
Në vijim lexoni të plotë pjesën akuzuese të Spiro Butkës, ndaj Vjosa Osmanit, Ibrahim Rugovës, Sali Berishës, Veton Surroit, Adem Demaçit e Albin Kurtit, të cilët sipas tij janë “Një skudër e tërë kundër Firmëtarit Monumental Hashim Thaçi.”!!!
Zoti Butka shkruan:
“Para disa ditëve në mos gabofsha, foli në Asamblenë e Këshillit Evropian Vjosa Osnani aktualisht presidente e Kosovës. Midis prrallisjeve të lojës me kunulleshka, zonjëza në fjalë theksoi për arritjet në Kosovë gjatë luftës e në pasluftë, duke ngitur në qiell UDB-shin Serb tradhëtarin Ibraim Pashë Rugova, homologun e mirëfilltë të Esat Pashë Toptani në Paris. Fill pas deklarimit të emrit nga pjella e tij rugovistja Vjosa Osmani, pati duartrokitje nga disa mjeranë të Kësshillit Evropianë, ku patjetër ne Shqiptarët e kuptuan më mirë se kushdo tjetër, përse u laurua Ibraim Rugova me çmimin Sllav Saharov në pas luftë, kush e lauroi dhe cili ishte inisiatori. Këtë le ta studjojnë ndjekësit e tijë, se UÇK-ës e lufëtarët e sajë e dinë më mirë se Vjosa Osmani, vajza e Babai i sajë Kapiteni i Millosheviçit Raif Osmanit besnik deri në përfundim të luftës së Kosovës. E lauruan me çmimim Saharov sepse ai u shërbeu gjatë gjithë kohës e në veçanti në Rambuje e në pas luftë. Por nuk ishte i vetëm, se nga pas u radhitën Sali Berisha, Veton Surroi, Adem Demçi e Albin Kurti. Një skudër e tërë kundër Firmëtarit Monumental Hashim Thaçi. E akuzuan për tradhëti, por në fakt autrët e asaj vepre makabre, ishin e mbetën ata që akuzuan legjendën firmëtare Hashim Thaçi. Por Ruggova e rugovizmi janë një e të pandarë, e si të tillë fonksionon stafeta, për të lënë diçka nga pas.”
***
Pas reagimit tim, emri i Adem Demaçit është hequr nga lista e të akuzuarve!
Unë jam i vetëdijshëm se mjeti kryesor për manipulimin e fakteve është manipulimi i fjalëve, por në këtë rast vetëm largimi i emrit të Adem Demaçit, brenda këtij pështjellimi të Spiro Butkës tregon karakterin njerëzor si të autorit ashtu dhe të redaktorit!
***
Në vijim lexoni shkrimin e plotë të kolonel Spiro Butkës, Radiokosovaelirë, më 26.06.2023:
UÇK DHE DREJTUSIT E SAJ PËRBALLË HOLOKAUSIT POLITIK HAGIAN
Nga SPIRO BUTKA, Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës. Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë
***
Ilustrimet:
1.PARA REAGIMIT, emri i Adem Demaçit në listën e të akuzuarve të Spiro Butkës;
2. PAS REAGIMIT, heqja e Adem Demaçit nga lista e të akuzuarve të Spiro Butkës!
Adem Demaci nuk ka qene ne burg si Thaci dhe te tjeret tani. Ata duhen si nxitje e kontrolluar per te ngritur shqiptaret!