LE GUETTEUR (1881): TELEGRAMI KËRCËNUES I ALI PASHË GUCISË NDAJ GUVERNATORIT TË SELANIKUT

LE GUETTEUR (1881): TELEGRAMI KËRCËNUES I ALI PASHË GUCISË NDAJ GUVERNATORIT TË SELANIKUT – “KENI 24 ORË, PËRNDRYSHE 70.000 SHQIPTARË…”

Nga Aurenc Bebja, Francë – 14 Korrik 2021

“Le Guetteur” ka botuar, të mërkurën e 6 prillit 1881, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërcënimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj guvernatorit të Selanikut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas një shkrese të dërguar nga Konstandinopoja tek “Standard-i”, thuhet se Ali Pasha i ka dërguar një telegram nga Gucia guvernatorit të përgjithshëm të Selanikut, se 70,000 shqiptarë do të marshonin në këtë qytet, nëse udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare, të arrestuar së fundmi, nuk do të liheshin të lirë brenda njëzet e katër orëve.

Lidhja së pari do të përgatitej për të sulmuar garnizonin e Shkupit nëse të burgosurit do të mbaheshin më gjatë.

Nga Aurenc Bebja (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura