LETËR E HAPUR PËR Z.ALBIN KURTIN DHE Z.ILIR META
Nga Amina Nuraj, Sanxhak 2 nëntor 2021
Z.Kurti dhe Z.Meta,
e pashë se me 2.000.000 euro de ju i nderuar kryemisitër Kurti i keni mbështetë shqiptarët e Luginës së Preshevës, u gëzova pa masë për këtë lajmi,
por edhe u pikëllova shumë se po ua ktheni shpinën shqiptarëve të Sanxhakut.
Pse Shqipëria së bashku me Republikën e Kosovës nuk i ka ndihmuar asnjëherë shqiptarët e Sanxhakut që jetojnë në tortura dhe frikë nga Serbia?
Ne që me krenari mbajmë flamuj shqiptarë në shtëpitë tona dhe që luftojmë për kombin shqiptar në Sanxhak, që e duam Kosovën dhe Shqipërinë nga
thellësia e shpirtit tonë, nuk kemi ndihmë nga dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova. Pse?!
Pse na keni harrovu dhe pse na refuzoni? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut gjaku juaj? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut pjesë e kombit tshqiptarë. Ju na keni quajt boshnjakë, ne nuk kem qenë kurrë boshnjakë?
Pse nuk e zbatoni amanetin e Isa Boletinit, Ismailit Qemalit, Aqif Blytës e Shaban Polluzhës, se shqiptarët e Kosovës dhe Shqiperisë duhet të ndihmojnë vëllezërit e tyre në Sanxhak?
Me respekt,
e juajaj përfaqësuese e Sanxhakut Shqiptar,
Amina Nuraj Uka