ALEKSANDËR VUÇIQIT (GEBELSIT TË MILLOSHEVIQIT) I NDALOHET HYRJA NË SHTETET E BE-së, NË SHTATOR 1999! (DËSHMI ARKIVORE)
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 02.02.2023
Nga 24 marsi 1998 (në kohën kur kishte ndodhur ploja (gjakderdhja) kriminale në Prekaz dhe po zhvillohej sulmi policor në fshatin Gllogjan të Deçanit) e deri më 24 tetor 2000, Aleksandër Vuçiq ishte Ministër i informacionit (propagandës) në qeverinë e “Unitetit Kombëtar” të Mirko Marjanoviqit, e cila përbëhej nga Partia Socialiste e Serbisë, Partia Radikale Serbe dhe e Majta Jugosllave e gruas së Millosheviçit, Mirjana Markoviç.
Kjo qeveri kishte 36 anëtarë, 23 ministra dhe 7 ministra pa portofol. Vuçiqi gjatë kohës së luftës në Kosovë duke qenë ministër informacionit u bë zëdhënës i propagandës së aparatit shtetëror të Millosheviçit, ashtu sikur vepronte Josef Gebelsi (1897 – 1945) ministri i propagandës në kabinetin e Adolf Hitlerit gjatë LDB-së.
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke qenë pjesë e establishmentit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, në shtator të vitit 1999 ishte vënë nën sanksione të Bashkimit Europian (BE) dhe rrjedhimisht atij iu ndalua hyrja në shtetet e BE-së.
DËSHMI:
Vendimi i Këshillit (të BE-së), datë 13 shtator 1999, Aleksandër Vuçiq i kornizuar me ngjyrë të kuqe:
________________
Për më tepër lexoni:
ALEKSANDËR VUÇIQI – GEBELSI I MILLOSHEVIÇIT DHE I LLASTUARI I PERËNDIMIT …
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221521096913209&id=1125324528
_____________
TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA, NUK ËSHTË BIBËL AS KURAN!
https://pashtriku.org/te-ndryshohet-kushtetuta-nuk-eshte-bibel-as-kuran/